Close
Faqja 11 prej 48 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 480
  1. #101
    Socialist Maska e Genti
    Anėtarėsuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Me behet qejfi qe Elbasani fitoj titullin kampion pasi ka vite qe luajn nje futboll te shkelqyer...

    dhe kete sezon e meriton pasi kane qene ne vendin e pare qe nga fillimi i kampionatit..


    Suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti : 22-05-2006 mė 05:37
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  2. #102
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Urime Elbasanit pasi e ka merituar

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2005
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    139
    Edhe mu me vjen mire qe e mori Elbasani, sivjet ishte ekipi ma i forte. Suksese ne champions
    Kur u ndane, keshtu na rane.

  4. #104
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Urime Elbasanit per kete kampionat.

    Un e dija sikur pata "fluturonte" nje her ne 100.000 vjet, por e paskam pasur gabim.... Se pata "fluturoi" pas 22 vjetesh perseri.

    Dua ti kujtoj Elbasansve qe ne 1999 te kujtojn pak se cili ekip i ka zbritur ne kategorin e dyte. Ku Elbasani ka humbur 0-2 ne fushen e vete, Dhe ne 1998 ne kupen e Shqipris keni fituar ne Elbasan 4-1 me Apolonin.... Dhe ne Fier e dini vete ju sa ka dal ndeshja e kthimit
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  5. #105
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Tė rejat e fundit

    Zėvendėstrajneri verdheblu, Bujar Gogunja, e vlerėson tė parin nxėnėsin e tij


    Gogunja: Suksesi i Elbasanit nis nga Kotorri




    Ish portieri i njohur i Labinotit, Bujar Gogunja, nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", rrėfen sezonin aktual te kampionėt e rinj, si dhe fitimin e titullit kampion pas 22 vitesh, por nė njė rol krejt ndryshe se ai i sezonit '84. Gogunja shprehet se skuadra e Elbasanit themelet e titullit i vendosi njė vit mė parė, kur u shpall nėnkampione e Shqipėrisė. "Mund tė them se qyteti i Elbasanit e priste prej kohėsh njė titull tė tillė. Unė kisha besim se me grupin e futbollistėve qė krijuam para njė sezoni do tė fitonim diēka pozitive," thekson Gogunja. Ndėrkohė, legjenda e portės elbasanase shprehet se sezoni qė sapo u mbyll ishte me tė vėrtetė shumė i rėndėsishėm pėr Elbasanin.

    "Presidenti Arben Laze ka meritėn mė tė madhe pėr kurorėzimin kampion tė Elbasanit, por nuk mund tė mos kujtojmė kėtu edhe punėn e mirė tė gjithė stafit, sidomos tė futbollistėve nė fushė, tė cilėt kanė dhėnė nė ēdo ndeshje maksimumin e mundshėm," shton Bujar Gogunja, i cili shprehet se ky titull ėshtė tepėr i veēantė pėr tė nė karrierėn e tij sportive, teksa mė poshtė shton:

    "Unė ndihem nė delir, pasi jam kampion nė dy kohė tė ndryshme, por ndihem kėtė vit kampion mė i madh se nė 84', kjo edhe pėr faktin se sot kam kėnaqėsinė tė punoj me njė talent nė portėn shqiptare, siē ėshtė Elvis Kotorri." I pyetur se cili ėshtė portieri mė i mirė i kėtij sezoni, Bujar Gogunja, shprehet i prerė:

    "Elvis Kotorri ishte mė i miri nga portierėt e kėtij sezoni. Unė jam profesionist dhe me bindjen mė tė madhe mund tė them se kėtė sezon Kotorri ishte mė i miri, edhe pse ai nuk ėshtė pėrzgjedhur portier i ekipit kombėtar. Po ta krahasojmė me sezonin e shkuar, Kotorri ka ngjitur shumė shkallė dhe pėr kėtė jam krenar qė punoj me njė portier cilėsor dhe qė ka dėshirė pėr tė ecur pėrpara." Trajneri i portierėve nė ekipin e Elbasanit prej dy sezonesh ka arritur tė formojė edhe njė shkollė portierėsh nė kėtė skuadėr. Bujar Gogunja stėrvit 8 portierė, duke punuar me orė tė tėra, ndėrsa ai thotė se nga portierėt qė stėrvit nuk mund tė bėjė dallime, pasi tė gjithė kanė talent. Paraqitja e Elvis Kotorrit kėtė sezon tregon qartė se shkolla "Gogunja" ėshtė duke lindur nė futbollin elbasanas. Nė fund tė prononcimit tė tij, Bujar Gogunja shprehet se Elbasanit nuk i mungojnė talentet, ndėrsa thekson se skuadra e tij do tė jetė edhe sezonin e ardhshėm nė kėto nivele.
    "Nėse do tė jem trajner edhe sezonin tjetėr nė radhėt e Elbasanit, i kam vėnė si detyrė vetes qė tė punoj akoma mė shumė me portierėt, sidomos me portierin titullar Kotorri. Elbasani do tė kalojė dy ture tė Ligės sė Kampioneve," pėrfundon zėvendėstrajneri i Elbasanit, Bujar Gogunja. Ajo qė bie nė sy menjėherė nė fytyrėn e Gogunjės ėshtė dashuria e tij pėr portėn dhe futbollin. Nė lokalin e tij, nė ēdo cep tė murit janė vendosur fotot e tij dhe tė ekipit kampion, njė pasion i vjetėr pėr njė nga tifozėt e thekur tė Anglisė.



    Eriol Merxha drejt riaftėsimit

    Njė nga talentet e futbollit elbasanas, Eriol Merxha, ėshtė drejt riaftėsimit tė plotė. Mesfushori tepėr punėtor i verdhebluve ėshtė duke vazhduar stėrvitjen nė plazhin e Durrėsit nė mėnyrė individuale dhe shumė shpejt pritet tė bashkohet me ekipin pėr takimet e Ligės sė Kampioneve. Kthimi i Merxhės nė skuadėr ėshtė njė lajm tepėr pozitiv pėr ekipin kampion, pasi riaftėsimi i mesfushorit tė njohur do tė jetė njė nga blerjet mė tė rėndėsishme qė Elbasani do tė bėjė gjatė kėsaj vere.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  6. #106
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Laze: Shpenzova shumė, por ia vlejti !!!

    Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, shprehet se duhet tė ndryshojė forma e organizimit tė klubeve




    "Skaneri" i superligės pėrmes presidentėve

    Sezoni 2005-2006 ka pak qė ėshtė mbyllur dhe shumica e klubeve tashmė kanė bėrė bilancet, madje kanė filluar tė mendojnė pėr sezonin e ardhshėm, apo ekipet pjesėmarrėse nė kupat europiane janė futur merkato pėr tė thithur elementėt mė cilėsorė.
    Po sa u ka kushtuar sezoni qė sapo u mbyll presidentėve tanė? A kanė mbetur tė kėnaqur nga ekipet e tyre? Ēfarė mendojnė pėr gjykimet dhe trukimet, tė cilat janė pėrmendur kaq shumė kėtė sezon?
    Duke nisur qė sot, gazeta "Sporti shqiptar", e cila ka pėrgatitur njė pyetėsor tė pėrbashkėt pėr presidentėt e tė gjitha klubeve tė superligės, do tė pasqyrojė mendimet, vlerėsimet dhe gjėra qė ndoshta nuk janė thėnė gjatė kampionatit.


    Ja edhe pyetėsori:

    1. Sa u kushtoi sezoni 2005 2006?

    2. Jeni i kėnaqur me atė ēfarė ka arritur ekipi?

    3. Si e vlerėsoni kėtė kampionat qė sapo u mbyll me atė tė vjetshmin?

    4. Sa e kanė ndihmuar, apo dėnuar, trukimet dhe gjykimet skuadrėn tuaj gjatė sezonit?

    5. A mund tė vazhdohet me kėto forma organizative tė klubeve tona dhe si mund ta ndihmojė shteti futbollin?

    6. Si e shikoni konfliktin MTKRS FSHF?


    Edhe pse ka dy vjet qė ėshtė president i klubit tė Elbasanit, ka arritur qė nė njėrin preh tyre tė shpallet kampion, duke fituar simpatinė e njė qyteti tė tėrė. Arben Laze, biznesmen nė fushėn e ndėrtimeve, vėrtet ka harxhuar shumė kėtė sezon, por ndihet i kėnaqur me atė ēfarė ekipi i tij ka dhėnė gjatė sezonit, duke rrėmbyer pėr tė dytėn herė nė historinė e futbollit shqiptar titullin kampion. Laze ka pranuar t'i pėrgjigjet me kėnaqėsi pyetėsorit tonė, teksa i jep pėrgjigjet njė e nga njė tė detajuara.


    1. Fatura e sezonit 2005-2006: "Pa dyshim qė sezoni futbollistik qė sapo pėrfundoi ka qenė njė nga mė tė kushtueshmit nė historinė e klubit verdheblu. Kjo para sė gjithash edhe pėr faktin se ne kemi zhvilluar njė merkato tė fuqishme, duke afruar nė radhėt e ekipit lojtarė nga mė tė mirėt, por edhe pėr shkak se kampionti ka qenė mjaft i gjatė. Mė shumė se sa shifra e shpenzimeve, pėr ne e rėndėsishme mbetet qė kemi qenė korrektė nė zbatimin e kontratave qė kemi bėrė me futbollistėt. Besoj se kjo na ka garantuar njė pjesė tė atij suksesi tė madh qė arritėm nė mbyllje tė aktivitetit."


    2. Titulli justifikoi gjithēka: "Pėr klubin tonė, qė u kurorėzua me meritė tė padiskutueshme kampion i superligės, ky kampionat do tė mbetet i paharrueshėm dhe normalisht qė ėshtė mė i mirė se ai i sezonit tė kaluar. Megjithatė, pėr nga impenjimi nuk do t'i ndaja. Ndoshta kėtė sezon ishim mė stabėl dhe e kishim krijuar eksperiencėn. Ne kemi qenė nga mė tė mirėt e kėtij aktiviteti qė nga fillimi i garės deri nė mbarimin e saj. Objektivat tona kanė qenė ambicioze qė pėrpara fillimit ta garės dhe falė punės serioze ia arritėm qė t'i bėjmė realitet ato. Qėndrueshmėria dhe ecuria e shkėlqyer, si dhe mbėshtetja e disa mijėrave sportdashėsve nė ēdo stadium ku kemi luajtur i dhanė njė bukuri tė pazakontė kampionatit qė sapo u mbyll. Nė tė gjitha aspektet, apo kėndvėshtrimet qė ta shohėh kėtė kampionat, qė nga koha e pėrmbysjes sė diktaturės ka qenė ndėr mė tė bukurit, si nga cilėsia, edhe nga rivaliteti, qė e shoqėroi deri nė fundin e tij. Merita pėr kėtė ka qenė e Elbasanit, i cili pėr tė dytin vit radhazi u bėri njė konkurrencė tė fortė dhe mjaft tė ndershme ekipeve tė kryeqytetit, tė cilėt prej shumė vitesh e kishin bėrė pronė tė tyre titullin kampion."


    3. Suksesi, plotėsisht i merituar: "Nuk ka asnjė diskutim qė jemi tė kėnaqur nga ajo qė ka arritur ekipi i Elbasanit, pasi sukses mė tė madh se tė fitosh njė trofe qė u ka munguar rretheve pėr shumė e shumė vite nuk ėshtė pak. Verdheblutė kanė konkurruar si askush tjetėr ndonjėherė nė historinė e deritanishme tė kampionatit shqiptar dhe falė njė ekipi me elementė tepėr cilėsorė, arriti ta kryesonte garėn nga ndeshja e parė deri nė mbylljen e garės. Fitoret bindėse me rivalėt dhe humbja vetėm e pak ndeshjeve janė tregues tė qartė tė njė suksesi plotėsisht tė merituar. Elbasani iu rikthye titullit pas 22 vitesh, por tė mos harrojnė se nuk mbėrriti rastėsisht aty. Njė sezon mė parė ky ekip u shpall nėnkampion i superligės, duke qenė gjithmonė i dyti.


    4. I dėmtuar nga gjykimet apo trukimet: "Qė tė gjykosh pėr favorizimet, apo dėmtimet qė ka pėsuar njė ekip nga trukimet, apo gjykimet, duhet tė kesh tė faktuara raste konkrete. Ne jemi kampionė jo duke pėrfituar nga kėto fenomene, por doja tė theksoja se mund tė kishim grumbulluar edhe mė shumė pikė nėse ndonjė ndeshje jona do tė ishte gjykuar mė korrektėsisht. Elbasani nuk i ka fituar ndeshjet me 11 metėrsha nė fundin e tyre, por me rezultate tė pastra nė shumicėn e rasteve dhe nėpėrmjet lojėrave bindėse. Kompromise ka pasur nė dėm tė ekipit tonė, sidomos nga ekipet rivale, tė cilėt, kur e kuptuan se ne ishim tė pathyeshėn dhe tė pakapshėm, nxorėn nė treg thashethemet pėr gjoja trukim tė kampionatit tė superligės. Ka qenė njė turp i tyre qė kėrkuan ta njollosin kėtė kampionat deri nė provokimin e incidenteve tė turpshme mes tifozėrive gjatė ndeshjeve me rivalėt."


    5. Tė ndryshojė funksionimi i klubeve: "Nuk ka asnjė dyshim qė forma e organizimit tė klubeve tona tė futbollit duhet tė ndryshojė. Nė kėtė aspekt, mendoj se jemi mjaft tė vonuar dhe gjithēka duhet tė bėhet me ritme tė shpejta. Eksperienca e klubeve europiane nuk mungon dhe ne duhet ta ndjekim kėtė shembull. Personalisht nuk mund tė flas me detaje, pasi janė specialistėt ata qė duhet tė bėhen protagonistė tė argumentimeve pėr njė ndryshim tė formės sė organizimit tė klubeve tona. Nė klubin tonė ka njė pėrvojė tė mirė nė kėtė drejtim nė dy vitet e fundit, por ėshtė nevojė urgjente qė ritmet e ndryshimeve tė jenė edhe mė tė shpejta. Pa dyshim qė shteti duhet tė jetė faktor pozitiv nė kėtė drejtim. Futbolli shqiptar ka nevojė pėr ndihmėn e "makinės" shtetėrore, sepse pa tė nuk mund tė ecė pėrpara ky lloj sporti. Se si mund ta ndihmojė shteti futbollin dihet, por ajo qė do tė kėrkoja ėshtė qė ai tė mos bėhet pengesė pėr ata qė kanė marrė pėrsipėr tė kontribuojnė pėr zhvillimin e sporteve."


    6. MTKRS-FSHF, zgjidhje ligjore: "Palėt nė konflikt pretendojnė se secila prej tyre ka tė drejtė nė atė qė thotė, kėshtu qė pėr ne, qė nuk jemi pjesė e tyre, ėshtė e vėshtirė tė bėjmė komente rreth kėsaj pėrplasjeje. Por duke u nisur nga interesat e futbollit, mendoj se ai duhet tė ishte zgjidhur, ashtu sikurse duhej tė mos kishte arritur deri nė kėtė shkallė. Pėrplasje kaq tė forta dhe qė mund tė rrezikojnė deri nė vendosjen e sanksioneve ndaj ekipeve shqiptare nga UEFA nuk ka pėrse tė krijohen kur jemi nė njė shtet ligjor. Nga ana ime uroj qė nga pėrplasja tė mos dėmtohet futbolli."


    Tetova pėrgėnjeshtron: Nuk iki nga Elbasani!

    Zėrat e merkatos nė kampin e kampionėve janė shtuar se tepėrmi dhe pikėrisht njė pjesė e mirė e futbollistėve tė Elbasanit ende nuk e dinė tė ardhmen e tyre, por njė gjė ėshtė e sigurt, skuadra kampione do tė ketė nė gjirin e saj tė gjithė futbollistėt e sezonit tė shkuar, kjo edhe nė sajė tė dėshirės sė vetė futbollistėve verdheblu. Edlir Tetova, qė ditėt e fundit ėshtė pėrfolur shumė pėr njė largim nga Elbasani, nė mėnyrė kategorike ka hedhur poshtė gjithēka. Edlir Tetova ėshtė shprehur se nuk do tė largohet nga Elbasani, madje Tetova pėr tė ardhmen e tij thekson shumė shkurt se zemra e tij do tė jetė pėrjetėsisht verdheblu, duke shtuar se ai kėrkon tė jetė pjesė e ekipit tė Elbasanit pėr shumė sezone tė tjera. Jam kampion pėr herė tė parė nė karrierėn time dhe kjo falė ekipit tė Elbasanit. Kurrė nuk do tė largohem nga kjo skuadėr pėr asnjė arsye tė vetme, madje jam i gatshėm tė qėndroj edhe nė stol, vetėm qė tė qėndroj me Elbasanin," - shprehet Tetova.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    .........................

  7. #107
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Foto nga festa verdheblu...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    .........................

  8. #108
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Festa vazhdon...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    .........................

  9. #109
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Red face

    Mos u gezoni kot ! Elbasanin e vertete do ta shikoni ne Champions Liege ,ku pervec Maltes nuk besoj te mposhte dike. Dhe keshtu do ti dalin fletet byrekut te ketij kampionati te trukuar.Po te mos beje perforcime Elbasani eshte i 'vdekur".

  10. #110
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Vazhon....


    Ps.Fotot jane marre nga www.kfelbasani.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    .........................

Faqja 11 prej 48 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •