Close
Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 480
  1. #91
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Elbasani nė delir,Kampion pas 22 vitesh !!!

    Dita e djeshme ka qenė e paharrueshme pėr Elbasanin, "mbretin" e ri tė futbollit shqiptar




    Ekipi i Elbasanit ėshtė shpallur dje zyrtarisht kampion i superligės dhe kjo ditė pėr banorėt e kėtij qyteti, do tė mbetet e paharrueshme pėr shumė e shumė arsye. Nuk besohet tė ketė ndodhur ndonjėherė tjetėr nė historinė e kėtij qyteti, ku i madh e i vogėl tė festojė aq marrėzisht sa gjatė ditės sė djeshme, kur verdheblutė pėr herė tė dytė nė historinė e klubit tė futbollit tė qytetit tė Elbasanit, fitojnė titullin Kampion i Shqipėrisė. Njė festė me pėrmasa thuajse kombėtare, ka mbizotėruar pėr orė tė tėra nė qytetin e lashtė tė Elbasanit. Festa e kurorėzimit tė Elbasanit kampion i superligės dje, ia ka kaluar edhe pėrmasave tė festės tredicionale tė Ditės sė Verės. Me mijėra vetė, tė ftuar e tė paftuar, tė mbėrritur nga qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, kishin zgjedhur qytetin e Elbasanit pėr tė pėrjetuar emocionet e zyrtarizimit tė verdhebluve kampionė tė rinj tė superligės. Qė nė orėt e para tė mėngjesit tė sė shtunės, rrugėt dhe sheshet e kėtij qyteti janė gjallėruar sė tepėrmi. Nė sheshin para stadiumit "Ruzhdi Bizhuta", me qidra sportėdashės tė mbėrritur edhe nga rrethet kėrkonin njė biletė pa pasur asnjė lloj pretendimi pėr vendin, ndryshe nga herėt e tjera. Dyndja e pazakontė pritej, por qė nė shkallėt e stadiumit tė Elbasanit dje tė sistemoheshin 15 mijė vetė, kjo as qė ishte marrė me mend. Megjithatė, i madh e i vogėl, nuk ėshtė privuar nga kėnaqėsia e pėrjetimit tė festės sportive me pėrmasa historike. Personalitete tė shumta tė artit, kulturės, por edhe nga tė gjitha fushat e tjera kanė tejmbushur stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Mėse njė mijė femra tė ardhura sė bashku me tė afėrmit e tyre nga qytetet e tjerė, kanė bėrė tifo pėr kampionėt mė tė rinj tė Shqipėrisė. Rreth 5 mijė flamuj tė vegjėl dhe tė mėdhenj, janė valėvitur nė tė katėr anėt e stadiumit pėr orė tė tėra. Ndėrkohė qė nė fillim tė ndeshjes, njė tjetėr mjaft gjigand ėshtė shpalosur nė mesin e fushės me mbishkrimin: "Elbasani kampion!". Fishekzjarre e tullumbace pa fund janė lėshuar drejt qiellit tė pastėr tė shoqėruar me thirrjet: Kampion, kampion, kampion! Kėngėtarė tė njohur vendas dhe nga kryeqyteti kanė dhėnė njė koncert pėr mėse dy orė pėrpara takimit, duke e ndezur atmosferėn, e cila e ka arritur kulmin pas kalimit nė avantazh tė verdhebluve. Gjatė kohės qė luhej takimi, njė limuzinė e mbuluar me flamurin verdheblu ka bėrė njė xhiro nė pistėn e stadiumit, ndėrsa spektatorėt kanė kėnduar himnin e ekipit. Pas pėrfundimit tė takimit me Shkumbinin, ėshtė dashur afro njė orė qė ekipit t'i jepej nga presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, Kupa dhe medaljet e titullit Kampion i Superligės, pasi me mijėra tifozė janė futur nė fushė pėr tė uruar futbollistėt pėr kėtė sukses tė munguar prej 22 vitesh. Mė pas me njė autobus tė zbuluar, tė pėrgatitur enkas pėr tė bėrė xhiron e triumfit, ekipi verdheblu ėshtė nisur drejt sheshit qendror tė qytetit, aty ku pėr 10 orė ėshtė festuar. 1 km rrugė u ka kushtuar njė orė futbollistėve, pasi qytetarėt nuk kanė rreshtur sė uruari sportistėt pėr fitoren e titullit kampion. Nė sheshin "Gensher" para kalasė sė Elbasanit, mėse 50 mijė elbasanas kanė pritur me duartrokitje tė nxehta dhe me kėngėn himn, ekipin e tyre tė zemrės. Nė podiumin e ngritur para portės sė kalasė, janė ngjitur njėri pas tjetrit tė gjithė lojtarėt tė emocionuar, por tė gėzuar si rrallėherė. Kryetari i bashkisė, Ardian Turku e ka cilėsuar historike kėtė fitore dhe i ka uruar nė emėr tė stafit qė drejton futbollistėt, por nuk ka harruar t'u kėrkojė qė kėtė sukses ta pėrsėrisin edhe nė edicionet e ardhshme. Nevil Dede, kapiteni qė elbasanasit e kanė aq shumė pėr zemėr, e ka ngritur nė kupėn e qiellit entuziazmin e tė pranishėmve nė shesh, me mėnyrėn krejt origjinale tė festimit tė kėtij suksesi. Shoku i tij i ngushtė, Skerdi Bejzade ka qenė i papėrmbajtshėm dhe u ka premtuar elbasanasve, se titulli kampion do tė mbetet pronė e ekipit verdheblu edhe nė vitet e tjera. Urimet e fituesve dhe emocionet kanė qenė tė pafundme dhe sė bashku me presidentin Arben Laze e drejtuesit e ekipit, nė podiumin e ngritur nė sheshin qendror, ėshtė kėnduar e kėrcyer jo vetėm nga kėngėtarėt mė me zė tė Shqipėrisė, por edhe nga verdheblutė.


    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 14-05-2006 mė 07:02
    .........................

  2. #92
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Post Flasin Kampionet !!!

    Flasin kampionėt e Elbasanit


    Arben Laze,Presidenti: Njė titull plotėsisht i merituar. Kemi luftuar pėr dy vite rresht dhe mė nė fund u shpėrblyem pėr punėn tonė. Edhe fitorja e sotme me Shkumbinin vėrtetoi se ekipi nuk bėn asnjė lloj kompromisi. Do tė vazhdojmė nė kėtė mėnyrė, duke e mbajtur Elbasanin nė majat mė tė larta tė futbollit shqiptar sa mė gjatė tė mundemi. Dua tė krijoj njė dekadė mbizotėrimi ekipit tim. Pra nuk do tė jetė titulli i fundit ky pėr Elbasanin. Por Elbasani do fillojė pėrgatitjet pėr t'u paraqitur sa mė denjėsisht nė kupėn e kampioneve, pse jo tė lėmė gjurmė si ekipi shqiptar mė i suksesshėm nė kėtė kompeticion.

    Gentian Ēėrraga, zėvendėspresidenti: Ka qenė dita ime mė e shėnuar dhe pa dyshim qė kam pasur emocione. Ju garantoj se nuk do tė jetė suksesi i vetėm, pasi do tė tjerė do tė realizojmė nė sezonet e ardhshme. Jemi ekipi qė i kemi dhėnė gjallėri kėsaj superlige dhe tė tillė do tė mbetemi pėr shumė kohė.

    Nevil Dede, kapiteni: Sot i kam shtuar njė tjetėr trofe karrierės sime tė gjatė, por si ky i sivjetmi me Elbasanin do tė mbetet mė i bukuri. Tė festosh me kaq shumė tifozė dhe me kaq njerėz qė tė pėrkrahin ėshtė fantastike. Nuk kam se ēfarė tė them tjetėr, veēse urimet mė tė mira pėr qytetin e Elbasanit, i cili na ka trajtuar jashtėzakonisht mirė.

    Skerdi Bejzade, sulmues: I kemi bėrė njė mbyllje perfekte sezonit. Kėnaqėm edhe publikun. Nuk kisha parė kurrė kaq shumė njerėz stadium kur kam luajtur vetė dhe pėr t'i respektuar ata u dhuruam njė tjetėr fitore. Titulli i fituar prej nesh ėshtė sa pesė tė njė ekipi kryeqytetas.

    Ilir Qorri, mesfushor: Kur erdha tek Elbasani, nuk e besova se mund tė shpallesha kampion. Tani s'mė mbetet gjė tjetėr, veēse tė falenderoj Zotin qė gjithēka shkoi mė sė miri.

    Klevis Dalipi, sulmues: Do tė jetė njė ditė e paharruar pėr mua. Jam pėrpjekur tė jap maksimumin, ashtu siē ka bėrė e gjithė familja ime pėr ekipin elbasanas. Fati mė solli mua tė ngre kėtė trofe, por kėtu kanė pjesė tė gjithė.

    Elvis Kotorri, portier: Ka qenė sezoni mė i shkėlqyer i karrierės sime. Titulli ėshtė plotėsisht i merituar, tė cilin ia dedikojmė tifozėrisė dhe presidencės sonė kėtė titull, pasi pa ndihmėn e tyre sot nuk do tė ishim kėtu.

    Albert Kaēi, sulmues: Kam besuar shumė kur u riktheva nė ekip, por tani qė po ngre lart trofeun mė duket si nė ėndėrr. Duhet tė kishim ngritur edhe vjet kėtė trofe, megjithatė Zoti na e shpėrbleu sivjet. Besoj shumė qė ekipi do tė jetė nė kėto nivele edhe pėr disa sezone tė tjerė.

    Erion Rizvanolli, sulmues: Jam kampion i vėrtet. Mė nė fund realizova ėndrrėn time. Do tė kisha dashur tė shėnoj nė ndeshjen e fundit me Shkumbinin, por ekipi fitoi sėrish dhe natyrisht qė mė kėnaq pa masė. Falenderoj tė gjitha ata qė na mbėshteten nė punėn tonė.

    Julian Brahja, mbrojtės: Jam shumė i lumtur. Eshtė titulli i parė pėr mua dhe si i tillė paska emocione tė mėdha. Nuk besoj se do tė prvoj kaq shumė emocione sikur tė fitoj trofe tė tjerė.

    Safet Osja, mesfushor: E kam fituar njėherė titullin me Vllazninė. Nuk mund t'i ndaj nga njėri-tjetri pėr nga rėndėsia dhe emocionet, pavarėsisht se nuk kam luajtur pėr ekipin e qytetit tim. Elbasani pėr dy vite rresht mė ka trajtuar si birin e vet dhe unė i jam borxhli akoma tifozėrisė pėr nga respekti.

    Hetlem Ēapja, mesfushor: Tė jeni tė bindur se Elbasani do tė ngre shumė trofe tani e tutje. Ky ėshtė vetėm fillimi i njė epoke. Si elbasanas, mė del detyrė tė lodhem pak mė shumė se tė tjerėt, por do ta bėj me kėnaqėsi, sepse ia vlen tė sakrifikosh pėr kėtė tifozėri.

    Abraham, mesfushor: Gjatė kėtij sezoni mė ėshtė dukur vetja sikur luaja me njė ekip tė madh europian. Nuk do ta ndėrroj Elbasanin me asnjė ekip tjetėr. Kisha dėshirė ta regjistroja edhe unė emrin si golashėnues nė kampionat, por fati nuk e deshi. Nuk se mėrzitem shumė pėr kėtė gjė, veēse do tė ishte mė bukur.

    Arlind Nora, sulmues: Kam besuar qė nga fillimi dhe tani vetėm sa bėmė realitet atė qė deklaruam nė fillim tė sezonit. Nuk ėshtė se ka qenė e thjeshtė kjo arritje, madje shumė e vėshtirė, por grupi qė kishte nė pėrbėrje Elbasani tė linte tė kuptosh se do tė ishte fitues nė fund.

    Edlir Tetova, mbrojtės: Sot jam i gėzuar dy herė. Sė pari, pėr ekipin ku luaj qė u shpall kampion. Sė dyti, pėr Teutėn time qė iu dha shansi tė ndeshet me Skėnderbeun pėr tė diskutuar rėnien nga superliga.

    Endri Vrapi, mbrojtės: Elbasani mė dha kombėtaren dhe nė kėtė drejtim nuk do tė shkėputet nga mendja ime ky sezon. Nėse nuk do tė luaj jashtė shtetit, besoj se do mbetem gjithmonė lojtar i kėtij ekipi, pasi jam si nė shtėpinė time.

    Gentian Stojku, sulmues: Po jetoj rininė time tė dytė. E kisha menduar tėrheqjen nga futbolli, por tani mė duket sikur ky titull mė ka dhėnė shumė fuqi sa mund tė vazhdoj edhe disa sezone.



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al
    .........................

  3. #93
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Titulli, “vere 22 vjecare”


    Fantastike, e mahniteshme, emocionuese deri ne perlotje. Dje pasdite shumekush vuri re se sa i vogel na qenkej “Ruzhdi Bizhuta”. Dhe, sa “zemergjere”, perderisa i pranoi te gjithe aty brenda. Ndersa prania e qindra sportdasheseve femra, te cilat, ndonese u ishte caktuar nga organizatoret nje nga tribunat anash asaj qendrore, i shikoje edhe ne pjese te tjera te stadiumit, tregoi se sporti i futbollit e ruan traditen qe ka patur, nese e vlereson realisht, e organizon seriozisht, duke i bere ndoshta me turp ata qe gjithcka e shohin vetem bardh e zi, madje, vetem zi. Ishte emocionuese tek degjoje mijerat e sportdasheve te therrisnin emrat e futbollisteve kampione nje e nga nje, permes “ole” se se famshme. Ishte dicka e bukur kur po keta sportdashes pershendesnin edhe idhullin e futbollit peqinas, Gugash Maganin, i cili, i emocionuar, ua kthente pershendetjen me duartrokitje. Ishte e vecante pjesemarrja ne tribunen “Vip”, krahas presidentit te FSHF, Armando Duka, edhe e nje “Vip i” tjeter per elbasanasit, ish trajneri i verdhebluve sezonin e kaluar, Artan Bushati, i cili vuri bazat e nje skuadre qe do te behej kampione pas ikjes se tij. Ishte kenaqesi te provoje mbresat e pershendetjes se grupit te kercimtareve nga Vlora, i cili kishte ardhur ne Elbasan enkas per t- pershendetur kampionet e superiores, pasi me pare paten festuar per skuadren e tyre, Flamurtarin, qe iu bashkua “shoqerise” se me te mireve sezonin e ardhshem. Bashke me ta pershendeten edhe shume kengetare e artiste te njohur, si edhe banda frymore e Elbasanit. Dhe, se fundi, emocione te pakrahasueshme te jepte tablloja e gezimit te pergjithshem qe shpertheu ne castin qe trofeu i kampionatit kaloi nga dora e presidentit Duka te kapiteni i verdhebluve, Nevil Dede. U la menjane programi i hartuar ne leter, ndersa te gjithe futbollistet perfunduan mbi supet e fansave qe shperthyen ne delir...



    Festa vazhdon...

    Rreth nje ore e gjysme pas perfundimit te ndeshjes, ndonese stadiumi u zbraz nga sportdashesit, asnje prej tyre nuk u largua, por u rreshtuan ne te dya anet e bulevardit kryesor per te pritur skuadren, qe do te pershkonte rrugen deri ne qender te qyteti, ku do te vazhdonte festa popullore. Futbollistet verdheblu, pasi dolen nga dhomat e zhveshjes, per minuta te tera rane “pre” e mediave te shkruara e televizive, duke dhene intervista e duke bere foto te panumerta me trofeun ne mes. Kulmi tjeter i festimeve ishte parakalimi i autobusit veror, ne te cilin hipen te gjithe futbollistet elbasanas, te pershendetur nga sirena e bori makinash, neper te gjitha rruget e qytetit, duke i dhene ketij te fundit nje pamje festive te jashtezakonshme. Ngado, neper pallatet e rrugen ku kaloi autobusi i ngjyrosur i teri ne verdheblu, u pershendet nga te gjithe banoret e qytetit, nga ballkone e taraca pallatesh. Nje atmosfere vertete emocionuese, qe solli skuadra e futbollit e Elbasanit dhe qe tronditi edhe zemrat me te hekurta... Ne qender te qytetit, te porta e Kalase, u mblodhen te gjithe per te realizuar epilogun e festes. Kenge e valle, daulle qe nuk pushonin, altoparlante te fuqishem pershendesnin skuadren kampione. Forca e gezimit popullor ishte e jashtezakonshme. Ishte i kote dyshimi per intensitetin e gezimit. Sepse gezon i gjithe qyteti...


    Marre nga www.sportekspres.com
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 14-05-2006 mė 07:34
    .........................

  4. #94
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kur “endrra” preket me dore


    Edhe pse pritej kjo dite, kur Elbasani do te kurorezohej me titullin e kampiones, dita e djeshme ka qene e vecante, jo vetem per skuadren e stafine saj, por per te gjithe qytetin. E kishin perjetuar edhe me pare nje gezim te tille, ne ate vit tashme te larget 1984, kur “portokallinjte” e fituan titullin per here te pare ne historine e futbollit te qytetit. Ka qene nje dite e shenuar, qe mbahet akoma mend, sidomos nga veteranet e skuadres, “Labinoti” i athershem, por dhe nga sportdashesit me te “pjekur”. E, megjithate, ajo e djeshmja ka qene e vecante per nga permasat dhe entuziazmi, kur jo vetem stadiumi, por edhe rruget e sheshet e qytetit ishin ngjyrosur ne verdheblu. Stadiumi eshte pushtuar nga banderolat, tollumbacet e deri te flamuri i stermadh, nje pamje e jashtezakonshme, qe mund te krahasohej me ngjarje te ngjashme ne vende te tjera. Njerezit, ne te vertete, nuk kishin ardhur per te pare ndeshjen, por per te prekur “endrren”, qe ne heshtje e kishin nanurisur per kaq vite breza futbollistesh e fansash. Kane qene shume prane vitin e kaluar, por jane mjaftuar ne rolin e “shoqerueses” se “Zonjes bardheblu”. Dhe, ndersa te tjeret mund ta kishin quajtur si nje rastesi, elbasanasit projektonin kapercimin, per t’u ngjitur ne maje. Kane ngjitur “maloren” duke “care eren” ne pjesen me te madhe te rruges, edhe pse ne ndonje moment mund te jene lekundur. Por, kane patur mbeshtetjen e presidentit Laze e te stafit te tij, ne “timon” kishin nje trajner te ri e ambicioz, si Daja, qe nuk mund te pranonte hapa prapa, ndersa jane mbeshtetur nga nje numer rekord fansash, qe, pertej tejkalimeve ne ndonje rast, kane qene ne nivelin e skuadres kampione. Eshte momenti kur te gjithe “fluturojne” e nuk bejne analiza, per to do te kete kohe, edhe pse thuhet se “fituesi nuk gjykohet”. Te gjithe ne Elbasan kane festuar, nje qytet i tere eshte lumturuar, pasi e ka prekur endrren me dore


    Marre nga www.sportekspres.com
    .........................

  5. #95
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Nuk eshte me enderr,eshte realitet..

    Ekipi yne i zemres eshte perseri ne majat e futbollit shqiptar.Ekipi im i zemres eshte perseri mbreti i futbollit shqiptar.Emocione te paimagjinueshme me kane rrembyer dje ne momentet kur ndiqja pamjet filmike.Eshte nje enderr qe u be realitet....

    Jemi Kampionet e Shqiperise...

    Nuk kam koment tjeter vecse dua te falenderoj gjithe ata qe kane lexuar kete teme,ata qe kane marre pjese ne te dhe pikerisht ata tifoze me te cilet kemi debatuar pothuajse dy vjet per ekipet tona,ecurine dhe problemet e kampionatit shqiptar.

    Elbasani me ne fund arriti te realizoje endrren e tij...u shpall Kampion i vetem kundra te gjitheve...


    Forca cuna


    Gjithmone verdh e blu
    .........................

  6. #96
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Urime Elbasanit per titullin kampion.
    Desha ta bej qe javen e kaluar urimin por me pezulluan llogarine
    Elbasani e meritoi komplet titullin, ishte skuadra me e mire e Superliges dhe shpresoj qe te na perfaqesoje denjesisht ne Ligen e Kampioneve.

    -- ca lexova une qe kerkojne ta largojne Dajen dhe duan te sjellin trainer kosovar?
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #97
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Pamje nga festa verdheblu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga miko : 17-05-2006 mė 15:12
    .........................

  8. #98
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kampionet ne autobuzin e hapur,duke festuar e duke adhuruar nga i gjithe qyteti qe ate mbremje ishte i teri ne feste..
    .........................

  9. #99
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755

    Nora: Me zemėr jam bėrė elbasanas !!!

    Sulmuesi Arlind Nora thotė se verdheblutė do tė pėrfaqėsohen denjėsisht edhe nė kupat e Europės


    "Elbasani nuk do tė zhgėnjejė edhe nė ligėn e kampioneve." Kėto janė fjalėt e para tė sulmuesit gjirokastrit tė verdhebluve, Arlind Nora, nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar". Nora tregon ambiciet qė ka ky ekip edhe nė kupat e Europės, duke dashur tė lėrė gjurmė si ekipi shqiptar qė ėshtė paraqitur mė mirė nė kompeticionet europiane. Sulmuesi i Elbasanit gjithashtu tregon edhe synimet e tij pėr tė ardhmen. Pėr mė gjerė ja dhe pėrgjigjet e bjondit gjirokastrit:

    Njė kampionat i kurorėzuar me sukses nga Elbasani, apo keni ndonjė dyshim?

    Nuk kishte se si tė pėrfundonte ndryshe. Elbasani e nisi me "marshin e pestė" qė nė fillim dhe kėtė ritėm e ruajti deri nė fund. Besoj se ky sukses ishte i parashikuar, pasi njė vit mė parė Elbasani ishte shumė pranė titullit kampion.

    Cilin kundėrshtar keni pasur mė frikė gjatė kėtij sezoni?

    Me grupin qė kemi sinqerisht ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh dallime, pasi tė gjithė futbollistėt janė tė njė kalibri profesionist, nga mė tė mirėt e kampionatit tonė tė futbollit. Elbasani frikė nuk ka pasur asnjė skuadėr, me pėrjashtim tė vetvetes, ku shpesh kemi lėnė pikė edhe pėr fajin tonė. Kėtu dua tė shtoj barazimin me Dinamon nė fushėn tonė.

    Titulli i parė nė karrierėn tuaj, cili ėshtė komenti juaj?

    Nė futboll, fitorja e njė trofeu tė rėndėsishėm ėshtė diēka qė mbetet edhe pas largimit nga fusha e blertė, kėshtu qė nuk ka gjė mė tė bukur se tė shpallesh kampion. Kur zgjodha Elbasanin, me kėtė qėllim e bėra, qė tė fitoja titullin kampion dhe pėr kėtė dua tė falėnderoj edhe presidentin Laze pėr besimin qė ka ndaj meje.

    A do tė qėndroni edhe sezonin e ardhshėm tek Elbasani, apo...?

    Nuk besoj se ka dėshirė ndonjė futbollist tė largohet nga skuadra kampione, e cila tė siguron edhe njė sezon tjetėr me objektiv sėrish titullin kampion. Unė jam me zemėr elbasanas. Tashmė ky titull mė ka afruar akoma mė shumė me kėtė qytet. Jam duke menduar pėr Ligėn e Kampioneve dhe kam besim se Elbasani do tė bėjė surprizė edhe nė Europė.

    Kujt ia dedikoni titullin kampion?

    Nė radhė tė parė, tifozėrisė sė Elbasanit dhe kryetifozit Gėzim Pepa, por pa harruar edhe familjen time. Mendoj se ky titull ėshtė i pėrbashkėt, me gjithė stafin, tifozėt dhe pa dyshim qė do tė jetė i paharrueshėm pėr mua, pasi ėshtė i pari. Shpresoj tė fitojmė edhe nė sezonin e ardhshėm. Do tė ishte ideale pėr tė gjithė.





    Abraham, edhe vitin tjetėr me kampionėt

    Njė ndėr futbollistėt mė tė mirė tė verdhebluve gjatė kėtij sezoni ėshtė pa dyshim edhe mesfushori 20 vjeēar, afrikani Abraham, i cili ėshtė shpallur kampion me Elbasanin. Afrikani, i cili u shpall edhe mesfushori mė i mirė i sezonit te skuadra e Elbasanit, ėshtė shprehur se kurrė mė parė nuk e kishte menduar se do tė shpallej kampion i Shqipėrisė. "Kam tre vjet qė jetoj nė Shqipėri dhe kur kam mbėrritur pėr herė tė parė isha pothuajse i hutuar dhe mbi tė gjitha isha i turbullt, pasi nuk luaja nė superligė dhe e kisha tė vėshtirė qė tė mendoja se njė ditė do tė fitoja ndonjė trofe," shprehet Abraham. Mė poshtė, numri 16 i verdhebluve, i cili flet mirė gjuhėn shqipe, shprehet se Elbasani i dha mundėsinė tė fitonte kėtė trofe, teksa thotė: "Jam si nė shtėpinė time. E kam kuptuar se pėr futbollistėt e huaj nuk ėshtė e lehtė qė tė fitosh njė vend titullari dhe tė fitosh njė titull kampion, por nė Elbasan mendoj se mundėsitė janė pėr tė gjithė. Endrra ime ėshtė tė luaj nė njė kampionat tė madh, por jo pėr para, ndėrsa Elbasanin nuk mund ta ndėrroj me asnjė skuadėr tjetėr." Ndėrkohė qė ka marrė disa oferta nga ekipe tė kryeqytetit, afrikani thotė se tė paktėn edhe nė sezonin tjetėr do tė luajė pėr ngjyrat e Elbasanit



    Marre nga www.sportishqiptar.com.al




    Jam munduar te ve disa foto por nuk dalin,biles njera mesa shoh qenka fshire.A mund te me sqaroje ndonje moderator perse ka ndodhur dicka e tille ?
    .........................

  10. #100
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Urime mbare Elbasanit per kete titull te fituar plot merite. Suksese te metejshme...
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  2. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  3. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  4. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05
  5. Elbasani
    Nga erzeni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2002, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •