Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Ismet Toto

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ismet Toto

    Shtypi dhe opinioni publik

    Ismet TOTO,

    Tė dy gazetat e kryeqytetit e kanė ndarė punėn aq mirė, saqė shumė rrallė u takon tė bien nė kundėrshtim njėra me tjetrėn. Por si duket, era e polemikės, qė po fryn kėto kohėt e fundit nė Shqipėri, kaloi edhe nga redaksia e rrugės sė Dibrės. Kur themi polemikė, nuk jemi tė sigurtė nė mund tė quhet kėshtu, ajo shfaqje mendimesh tė kundėrta po mbi atė ēėshtje, qė u bė tani shpejt nė shtyllat e Vatrės dhe tė Besės.
    Kėtu duket sikur u pėrgėnjeshtrua preteza e atyre, qė thonė, se ndėr ne, polemika merr me diomos formėn e sharjeve personale. Ah, me sa takt, me sa hollėsi dhe sa tėrthorazi Besa i thotė Vatrės qė s’ka tė drejtė! Tė vjen tė pyesėsh veten: nga doli tėrė kjo delikatesė, qė kur u rafinuan kag redaktorėt e Besės apo s’kishin se si bėnin ndeyshe?.. Kėrcen prifti nga belaja...
    Po, tė vimė nė thelbin e bisedimit. Polemika e mbytur, aq e mbytur, sa mbase shumica e kėndonjėsve nuk e vunė re fare, midis Besės dhe Vatrės, rrodhi nga polemika e vėrtetė, pa stėrhollime, pa dredhira, pa gante kadifeje, ku u pėrpoqėn pėrfaqėsonjėsit e dy tendencave ekstreme tė rregjimit hiderian. Dy ministrat e kancelarit Hider, Von Papeni me Goebbelsin, duke u pėrleshur me fjalė nga tribuna e dy sallave tė ndryshme, na dhanė tė kuptojmė se
    Gjermania naziste nuk ishte parajsi i lumtėrisė, qė na trumbetonin profitet e nacional-socializimit. Von Papeni, ky pėrfaqėsonjės tipik i junkerėve prusianė qė tradhtoi partinė e tij pėr t’u bėrė ministėr i Hitlerit, u alarmua nga gjendja kritike ku e shpuri Gjermaninė njė mot e gjysmė qeverimi nacional-socialist. Politika e Hitlerit, e cila i duket atij, sikur brenda po e shpie Gjermaninė drejt falimentit financiar dhe jashtė drejt izolimit diplomatik, nuk mund tė mos alarmojė pronarėt dhe kapitalistėt e mėdhenj, qė pėrfaqėson Von Papeni. Prandaj ky, nė njė fjalė qė bėri bujė, deshi tė kujtonte disa tė vėrteta tė hidhura. Me pakė fjale tha, se kėshtu nuk mund tė vazhdojė, se demagogjitė e disa revolucionarėve tė rinj e tė flaktė (Goebbels?) janė tė rrezikshme, se ngrirja e lirisė sė shtypit ėshtė e dėmshme, pse le gabime tė pademaskuara, se njė qeveri me tė vėrtetė e fortė, s’ka frikė nga kritikat, se sistemi i njė partie nuk mund tė vazhdojė edhe pasi revolucioni triumfoi, se njė popull, qė i mohonet liria e fjalės, nuk mund tė quhet anėtar i bindur i rregjimit, se njė unanimitet i siguruar vetėm me anėn e forcės brutale, nuk mund tė ketė jetė tė gjatė.
    Von Papeni mbaroi me kėto fjalė: “Luftėn kundėr kritikonjėsve unė s’e kuptonj si disa tė tjerė. Unė kujtoj se vetėm njė shpjegim i sinqertė me kombin, do t’i ngjallė kėtij besimin nė veten e tij dhe do t’i japė gėzimin e punės qė bėn. Populli do tė pranojė ēdo sakrificė, kur ta dijė se pėr ē’qėllim e bėn, kur ēdo kritikė tė mos luftohet, kur patriotėt qė shqetėsohen pėr fatin e Atdheut, tė mos quhen tradhtorė.”
    Kėtij fjalimi, qė dėnon rregjimin e Nazive, bashkė me doktrinėn dhe metodat e tyre, i u pėrgjegj ministri i propagandės Goebbels, me njė ton, qė arrin vende-vende, kulmin e violencės. Jeniēeri oratorik i Hitlerit, nuk gjeti fjalė mjaft tė forta pėr tė stigmatizuar reaksionarėt qė prehen nėpėr kulltuqet e klubeve, aventurierėt pa skrupull, qė u qepen pas lėvizjes nacional-socialiste pėr tė shkėputur nonjė kockė. Kėta zotėrinj (kėndo: Von Papen) pashpirt e pa entuziazėm, qė guxojnė tė kritikojnė regjimin nazi, duhet ta dinė se shpirtmadhėria e Goebbelsit me shokė ka kufi dhe po e tepėruan zullumin, vala nacional-socialiste do tė kalojnė pėrmbi trupat e tyre. Von Papeni do tė jetė penduar pėr guximin qė pati se, pas lajmeve tė fundit, puna nuk u kufizua me kėrcėnimet e Goebbelsit. Qeveria hitleriane po i provon pjesėtarit tė vet me anėn e policisė, se nuk kish tė drejtė...
    * * *
    Vatra, duke komentuar kėtė polemikė, qė nuk dihej se do tė mbaronte kėshtu, sikur shfaqi dėshirėn, qė nonjė ministėr nga tanėt, tė delte tė na mbante njė fjalė si tė Von Papenit. Kurse Besės grindja nė llogorin e nacional-socialistėve i inspiron disa konsiderata mbi shtypin e opinionin publik, konsiderata qė mund tė shqyrtohen me interes edhe nė shtyllat e njė gazete kulturale si kjo jona. “Pėr sa u pėrket gabimeve tė qeverisė nė administratėn e brendshme tė shtetit, shtypi nuk ėshtė ndrojtur kurrė - thotė Besa, - kėtu ta pėrmbushė detyrėn e tij dhe tė kritikojė ēfarėdo vepre, qė nuk pajtohet plotėsisht me interesat e larta tė kombit dhe tė shtetit.” Sikundėr e di gjithkush.
    Besa ėshtė parimisht optimiste. Optimizma i shtyn njerėzit t’i shohin punėt, ashtu si do t’u pėlqente tė ishin. Kėshtu e sheh edhe Besa rolin e saj nė zbulimin e gabimeve tė administratės. Por fjalėn e kemi gjetkė. “Shtypi, citojmė prapė Besėn duke e quajtur veten si njė armė tė fortė nė dorėn e fuqisė ekzekutive, nė shumė raste nuk e gjen tė pajtuar me interesin e shtetit, qė tė ngutet nė shfaqjen e opinionit publik mbi disa ēėshtje me rėndėsi, sidomos kur i pėrkasin politikės sė jashtme tė shtetit.” Me dy fjalė Besa mbron sistemin e diplomacisė sė fshehtė.
    Rezultatet e kėsaj diplomacie, qė pregatiti me aq mjeshtėri luftėn e pėrgjithshme, janė nė shesh. Pėrdorja e atyre metodave fatale edhe nė ditėt tona, nga shtetet e mėdhenj, aleancat e lidhura prapa perdes, qoftė edhe me etiketa tė reja, thellojnė edhe mė tepėr shqetėsimin tragjik, ku ka arrirė bota sot. Fundi, edhe sikur tė pranohet nė parim, diplomacia e fshehtė, ka kufitė e veta. Deri sa puna kufizohet nė demarshe e nota diplomatike, nė tratativa qė mund tė kenė pėrfundime pozitive apo negative, opinioni publik mund tė mbahet nė errėsirė. Por ditėn qė ngjasin disa fakte konkrete, ditėn qė bėhen do gjeste, qė i sheh kushdo, atėherė mospėrfillja e opinionit publik, mbajtja e tij nė injorancė tė ngjarjeve, nuk mund tė justifikohet as me njė mėnyrė. Publiku i papregatitur me kohė, impresionohet aq mė tepėr nga kėto ngjarje tė papritura, qė nuk di sesi t’i shpjegojė.
    Nė mendjen e njerėzisė sė alarmuar dhe pa njė drejtim, lajmet mė fantastike dhe mė disfatiste gjejnė shesh tė lirė. Nė tė tilla raste kritike qeveritė kanė interes tė ndjejnė se e kanė popullin pas. Dhe qė tė mund populli tė ndjekė qeverinė, duhet tė dijė se ē’ngjet. Pėrkundrazi, heshtja e qeverisė tregon se ajo nuk ka besimin e popullit, tregon se ndėrmjet popullit dhe qeverisė nuk mbretėron njė harmoni e plotė. Prandaj nė tė tilla raste shtypi, qė shėrben si organ i fuqisė ekzekutive, nuk mund ta quanjė kurrsesi veten pėrfaqėsonjės tė opinionit publik, shtyp!

    Botuar mė 1936

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Sinqeriteti pėr bazė

    Ismet TOTO,

    Nėqoftėse ne shqiptarėt do tė frymėzohemi nga sinqeriteti nė sjelljet dhe veprat tona, tė jemi tė sigurtė se puna jonė e shenjtė pėr rindėrtimin e Atdheut tonė tė dashur, do tė vejė mbarė. Do tė vejė mbarė sepse i tillė ėshtė vullneti i pathyeshėm i Atij qė drejton fatin tonė. Por, kjo nuk do tė thotė se ne qytetarėt dhe subjektet e bindur duhet tė jemi makina tė ftohta qė pėrmbarojmė njė punė tė caktuar, shumė herė vetėm pėr tė siguruar "bukėn" dhe aty tė ndalemi. Jo, kurrė! Ėshtė njė "krim moral" qė i bėjmė vetes dhe kolektivitetit, tė cilit na i detyrohemi shumė. U detyrohemi shumė, pėr shėmbėll, dėshmorėve tanė, qė pėr njė Shqipėri tė lirė nuk sakrifikuan vetėm kolltukė e rroga, por dhanė dhe atė me tė shtrenjtėn pasuri: jetėn e tyre. Me gjak tė tyre u mbrujt dhe u gatua Shqipėria, qė na e gėzojmė sot.
    Ēėshtja e tė kuptuarit dhe ēėshtja e tė ndierit janė dy gjėra fare tė veēanta. Njė njeri mund tė arsyetojė mirė dhe tė kuptojė nga arsyeja, por kjo nuk domethanė se ndien. Njerėzit me ndjenja nuk mund tė jenė, veēse nė njė pėrqindje tė vogėl midis nesh. Kjo ėshtė fatkeqėsi.
    Me njerėz skeptikė, tė paralizuar nga shpirti, njerėz qė u ka humbur entuziazmi dhe energjia, s'do tė arrijmė asgjėkundi. Duhet punė e djersė pėr tė rindėrtuar Shqipėrinė. Duhet entuziazėm dhe guxim tė mbėshtetura nė sinqeritet, nė njė shpirt tė kulluar. Fallsitetet, reklamat, hipokrizitė e oportunizmat, si nė shekullin e tetėmbėdhjetė, mund tė kenė njė duresė deri-diku, por s'mundin kurrė tė rrojnė nė faqe tė kėtij dheu. Janė tė dėnuara tė zhduken duke pėshtytur ndytas njė ditė. Kėshtu ka ngjarė nė tė gjithė botėn, e pra vendi ynė s'mund tė jetė njė pėrjashtim.
    Klasa e vjetruar, qė akoma vazhdon tė dominojė sot nė mentalitetin e ndryshkur, sikundėr pėrshkruante dhe nė gazetėn "Vullneti" njė miku ynė nė Shkodėr (S.S), ėshtė skeptike pėr ēdo gjė, pėr ēdo inisiativė tė re. Skepticizėm nuk do me thėnė dyshim intelektual, por dyshim moral, pabesim, mungesė sinqeriteti dhe mė nė fund e mė shkurtas, njė paralizim shpirtėror.
    Kėta duhet tė hiqen nga mesi ynė. Duhet tė pastrohet makina e shtetit nga kėta parazitė, qė diskretitojnė idenė e shtetit nė popull, dhe pėrkundrazi. Duhet filluar pastrimi qė nga funksionarėt e lartė.
    Sinqeriteti, qė ėshtė kondita kryesore pėr t'i shėrbyer me dobi kombit, u mungon dhe asgjė nė botė s'mund tė jetė e mirė, e frytshme, e drejtė, po s'qe e mbėshtetur nė sinqeritet. Me oportunizėm, me hipokrizi nuk bėhet shtet. Duhet tė jemi ballėhapėt dhe tė lėftojmė pėr triumfin e sė drejtės e tė sė mirės. Vetėm kėshtu do tė bėjmė detyrėn tonė ndaj Atdheut dhe mbretit tonė ideal.
    Por kur hedhim njė sy rreth e rrotull, nuk shohim veēse aty-kėtu ndonjė njeri qė u pėrgjigjet konditave qė lyp fryma e re qė mbėshtjell Shqipėrinė e rilindur dhe tė konsoliduar prej produktit mė tė zgjedhur tė rracės sonė. Nuk shohim mjaft se atje ku duhen njerėz me ndjenjėn e lartė tė abnegacionit, sakrificės e tė guximit pėr mbarėvajtjen tonė kombėtare. Ne duam njerėz qė tė mos tremben tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi, kur e kėrkon e mira e Atdheut. Njerėz dinamikė, njerėz tė ndjenjės e tė veprimit.
    Fantazmat skeptike tė sotme do tė zhduken nesėr sigurisht. E imponojnė ligjet imperative tė natyrės. E imponon e mira e kombit, qė ėshtė i vetmi kujdes i tė Madhit tonė. Ne duam njerėz tė sinqertė qė tė bėjnė vepra tė bazuara nė sinqeritet. Vetėm kėto vepra i lipsen Shqipėrisė sė sotme.

    Botuar mė 1930

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vobeksia e intelektualėve tanė

    Ismet Toto,

    Besoj se vetė natyra i ka prerė njerėzit tė ndryshojnė nga njėri-tjetri. Pėrmbi kėtė shtohen dhe efektet qė prodhon mėnyra e rritjes dhe e zhvillimit shpirtėror, moral dhe intelektual. Kjo varet eksklusivisht nga “rrethi” nė tė cilin njeriu rron. Sidoqoftė bota e shkencėtarėve ėshtė e ndarė dhe e shpėrndarė mbi misterin e natyrės njerėzore. Ajo qė njihet unanimisht si e vėrtetė e pabisedueshme, ėshtė, qė njerėzit janė ēuditėrisht tė ndryshėm nga njėri-tjetri, mendojnė dhe ndiejnė ēuditėrisht ndryshe. As njė graduatore, asnjė ligjė, sa do me zotėsi qoftė e pėrgatitur, nuk mund tė na japė njė ide tė ndryshimėsisė shpirtėrore tė njerėzve, qė pėrbėjnė njė kolektivitet. Ėshtė njė fenomen i pakontrollueshėm. Ėshtė njė fenomen, pėr njohjen e tė cilit, vetėm njė intuision i zhvilluar mirė, mund tė shėrbejė nė ndonjė farė mėnyre.
    Punė e vėshtirė, pra, por e domosdoshme. Na shqiptarėt duhet t’ ngulim sytė me trimėri nė problemet e vėshtira, qė janė njėkohėsisht ēėshtje jetike pėr qenien tonė si komb mė vete. Nėpėrmjet tė eksperiencės sė popujve tė vuar, duhet tė shquajmė kthjelltėsisht plagėt kryesore tė shoqėrisė sonė; tė zbulojme shkaqet dhe t’i luftojmė me energji dhe vazhdim, ashtu siē kanė bėrė gjithė popujt guximtarė qė rrojnė e mbretėrojnė dhe sot e gjithė ditėn.
    Kėto janė punėt e mbara qė pret kombi tash pėr tash nga ajo pjesė jona, qė ėshtė koshiente pėr qenien dhe misionin e saj nė jetė
    * * *
    Pikėrisht ajo qė shkėlqen se ēaluari, ose mė mirė, sė bėri “hiē gjė” ndėr ne, ėshtė ajo pjesė, qė ka njė pėrgatitje kulturore dhe qė presupozohet se ėshtė konshiente.
    Me fjalė tė tjera dhe tė shpėrdoruara dendur. Klasa intelektuale e re. Thashė tė shpėrdoruara dėndur, sepse nuk mund tė besohet qė njė klasė njerėzish tė jetė intelektuale nė kuptimin e ngushtė tė fjalės dhe nė njė kohė e sipėr tė mos i ndihet eksistenca, veē si njė barrė e rėndė financiare pėr shtetin dhe popullin. Ėshtė punė mė e menēur t’i themi vetė me kohė kėto gjėra, para se tė na i thotė, me mėnyrat e tij, populli ynė i zgjuar dhe i urtė. Flegmarizma, ataraksia spirituale dhe hedonisma nė tė cilėn ėshtė e zhytur sot kjo klasa jonė intelektuale, pėrbėn njė nga plagėt mė tė mėdha tė shoqėrisė sonė. Ata qė mundohen ta justifikojnė kėtė gjendje, mbrojnė veten. Tėrė shpresa ka mbetur tek ajo pakicė, qė pėrpiqet tė dalė nga ky pellg degjeneronjės dhe mbytės.
    Mungesa e simpatisė pėr njėri-tjetrin qėndron nė krye. Klasa jonė intelektuale i shėmbėllen njė grumbullimi ambasadorėsh tė kulturave qė ndodhen nė tėrė faqen e planetit. Do tė kemi shqiptarė, besoj, qė tė kenė studiuar edhe nė Zhapon ose Brazil. Dhe siē ngjet me ambasadorėt pėr punė titujsh, punė pozite dhe provenience, ashtu ngjet dhe me kėta tanėt pėr cilėsitė e vendeve ku kanė studiuar dhe pėr lartėsinė e kulturės sė atij vendi. Njė student, qė kthehej nga Gjermania, aty pardje, pati guximin tė thotė nė mes tė disa studenteve tė kthyer nga Italia se, djemtė shqiptarė, qė mėsojnė nė Itali, nuk e mėsojnė aq mirė latinishten, sepse profesorėt gjermanė tė kėsaj gjuhe, janė botėrisht tė njohur si latinistėt mė tė mėdhenj tė botės!..
    Pa hyrė tė bisedoj faktin qė ndryshimėsia e vendit ku ėshtė marrė kultura nuk duhet tė shkaktonte paragjykime dhe apati pėr njėri-tjetrin, pėrnjėherėsh do tė pohoj se tė paktėn kėtu nė Tirane, ku gjenden disa qindra njerėz qė kanė studiuar jashtė, realiteti ėshtė ai qė thashė mė sipėr. Ata qė kanė studiuar nė Gjermani dhe Austri, rrinė tė patrazuar mėnjanė; tė Francės dhe Italisė mbanė tjetėr, tė Anglisė dhe Amerikės herė bashkė e herė veē e kėshtu e tutje vazhdon, gjersa tė arrijmė tek ai qė ka studiuar nė Brazil, i cili qenkėsh i destinuar tė rrijė nė vetmi, por dhe ky njė vetmim krenar dhe aristokratik!...
    Tė gjithė kėta grupe pėrbėjnė njė sasi ishujsh tė akullt (icebergs) kulturor pa lidhje dhe pa ndonjė marrėveshje nė mes tyre. Pėrkundrazi, haseti, mėria, tallja dhe pėrbuzja mbretėrojnė shkėlqimtarisht. Antipatia nėpėrkė s’le rast pa nxjerrė gjuhėn e saj tė vogėl, por helmonjėse...
    ... Pėr kėtė shkak nuk ėshtė e mundur tė organizohet njė luftim sistematik i analfabetizmės sė njerėzisė sonė. Pėr kėtė shkak nuk mund tė bėhen botime tė vlefshme; pėr kėtė shkak nuk mund tė bėhet, qė zėri i qėruar i arsyes dhe i kulturės tė predominojnė mbi tė tjerat. Pėr ta thėnė mė shkurt, kėtu qėndron pengimi mė i madh pėr organizimin e jetės kulturore tė vendit tonė, qė ėshtė njėkohėsisht kondita kryesore pėr gjallėrinė e kombit dhe e vetmja detyrė qė ka klasa jonė intelektuale e sotme.
    Thashė nė fillim se natyra i ka prerė njerėzit tė ndryshėm. Duke e konfirmuar, shtoj se kultura e vėrtetė nuk ka detyrė mė tė shenjtė se kėtė. Ta bėjė njerinė modest, tolerant, tė shoqėrueshėm dhe njė simpatizonjės tė sinqertė tė ēdo shoku ose njeriu qė ka qėllime tė mbara dhe tė shėndetshme. Kur nuk jemi tė zotė tė eliminojmė efektet e kundėrshtimeve tė vogla, qė kemi nė mes tonė, cilidoqoftė burimi i tyre, pėr tė arritur njė qėllim tė lartė e tė pėrbashkėt, nuk bėjmė tjetėr, veēse proklamojmė haptas vogėlsinė tonė shpirtėrore dhe mendore, kotėsinė e shpenzimit qė u bė pėr edukatėn dhe zhvillimin tonė mendor.
    Populli me gjuhėn e tij naive, por kuptimplotė ka tė drejtė tė thotė: Askush nuk e ha me haram bukėn nė vendin tonė se klasa intelektuale...
    Jam i bindur se do tė vazhdojė dhe pėr shumė kohė gjendja e sotme. E tillė ėshtė natyra e punėve. Greqia e vjetėr u bashkua dhe ndjeu madhėrinė e saj nė luftrat Persiane. Nė tė tilla raste, i tille ėshtė mėsimi qė na jep historia e njerėzimit. Vetėm grushte tė forta, tė dhėna pa mėshirė, do tė mund ta sjellin nė vete, do ta tmerojnė nga realiteti i mėkateve tė saj kėtė tė famshmen klasė intelektuale shqiptare.

    Botuar nė vitin 1932

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Filozofia qė na duhet sot

    Ismet TOTO,

    "Am Anfang Watr die Tat"
    (Nė krye qe veprimi)


    GOETHE

    Spencer-i thoshte se filosofia ėshtė shkenca e shkencave. Dhe meqėnėse qėllimi i shkencės ėshtė lumturia, edhe lumturia s'mund tė ketė tjetėr qėllim, veēse lumturinė dhe sigurimin e saj. Ē'do tė thotė lumtėri? Cilat janė elementet e saj? Ja disa: Punė, shėndet, mirėrrojtje vetjake dhe e pėrgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndėrgjegjeje etj. Njohja qė na udhėheq pėr nė fitimin e kėtyre tė mirave dhe shkenca qė me siguri dhe pandėrprerje na ndrit udhėt e njė pėrmirėsimi tė tėrėsisė kombėtare - ja, me pak fjalė, tėrė shkenca dhe tėrė filozofia qė na duhet sot. Ēapi i parė, pėr sigurimin e njė jete tė lumtur, ėshtė dashuria e jetės. Po, qė ta duam jetėn, s'arrin vetėm ta nderojmė, po edhe ta ēmojmė. Duhet ta mbajmė lart. Jeta ėshtė kaq e shenjtė, saqė pėr tė ruajtur shenjtėrinė e saj, sakrifikon akoma dhe veten nė altarin e saj. Jeta, qė lihet tė bjerė, tė ēnderohet, tė tradhtohet, ėshtė jetė errėsire, jetė skllavėrie, jetė shtaze, jetė verbėrie. Jeta qė nuk ėshtė gati tė sakrifikohet tek duhet dhe kur duhet; nuk ėshtė jetė; ėshtė jetė rrezile, e poshtėr, e ndyrė, e pėrgėrtė!
    Shokė miq! Mbajeni lart jetėn! Shumė lart! Vetėm ahere do ta ndaloni rėnien e saj dhe do tė ndjeni turp, hidhėrim, tmerr pėr ēdo gjė qė pėrpiqet ta ēnderojė. Qė tė mbahet lart jeta, duhet tė ndalohet rrėzimi i saj. Kant, Comte, Bergson, Freud etj,... oh! Kėto filozofira s'janė filozofia qė duhet nė ēastet tragjike. Mendimi i thellė, kompleks, i futur nė rrėnjėt, nė shkaqet e jetės, mė tė paduruar, mė tė errėt. Drita e madhe e ditės sė re. Drita qė shkėlqen nė errėsirėn e piksur, tė trashė, tė paēarė tė shekujve. Drita qė zbulon agimin e njė epoke tjetėr tė panjohur, tė ndershme, tė lumtur. Lėvizje! Nė qoftė se do tė ulim kokėn vetėm mbi faqet e pasosura tė teorive, lumi qė na mori! Mbi ne, mbi ėndrrat tona, mbi lumturinė tonė, do tė shkojne vite, epoka, shekuj sa tė ndezim njė kandile tė varfėr nė kalivet e mizerjes sonė mendore! Me pak mendim, me pak truajtje, mė tepėr lėvizje, mė tepėr kurajo! Udha e jonė s'duhet tė shkojė nga fushat. S'kemi kohė pėr njė udhė tė tillė. Pėr tė arritur qėllimin tonė, nuk do tė shkojmė nga udhėrat dhe monopatet e fushavet e tė malevet, po do tė fluturojmė nga bregu nė breg, si zogj me krahė hapur.
    * * *
    "Ne krye qe veprimi!" Vepra! Fakti! Lėvizja! Puno pėr lumturinė e njeriut dhe pėr shpėtimin e shoqėrisė, pa u ēlodhur, pa u tallandisur as njė ēast. Njė e rreme zotėron rreth e rrotull. Mos shiko as prapa, as djathtas, as mengjazi; shiko drejt pėrpara. Puno me ballė lart, me sytė pėrpara dhe kėnaqėsinė tėnde, ėndrrėn tėnde, gjeje nė kornizėn e njė pune tė tillė. Nė ēdo punė ka, pak a shumė, njė krijim. Krijimi ėshtė kėnaqėsia mė e madhe. Eshtė vjersha e jetės. Artisti, poeti, s'kane nevojė pėr duartrokitje, s'kanė nevojė pėr shpėrblime. U arrit vepra. Kur kjo filozofi do tė zaptojė shpirtrat tanė, janė tė tepėrta tė gjitha ato porosira qė quhen morale, tė gjithė titujt.
    "Elemėntet e lumturisė sė jetės gjenden brenda nė jetė" thoshte Guyua-i, menduesi frėng mė i madh e me i freshkėt i shekullit tė shkuar. Dhe u bėrtiste tė rinjve:
    "Mos u mundoni kot tė mbushni kokat me njohje, qė s'do t'ju duhen. Nė kokat tuaja mos tė hyjė asnjė njohje qė nuk bėn ndonjė shėrbim, qė nuk bie nonjė dobi nė jetė e nė lumturi. Gjėrat e kota tė mos e zėnė vendin e gjėrave tė dobishme".
    * * *
    Jeta ėshtė e shenjtė, po shenjtėria dhe pastėrtia e jetės janė mė tė shenjta. Mendo lirisht. Mos prit gjė as nga qielli, as nga dheu, as nga shteti, as nga shoqėria. Qėndro nė kėmbėt e tua dhe mbėshtetu vetėm mbi vetėhe tėnde. Mos ec as djathtazi, as mėngjazi. Ti je qendra. Ti je e ardhmja. Mos le tė tė ēfrutojė njeri dhe tjetri. Kėta i ndan vetėm mėria dhe zihen vetėm me jorganin, i cili u gris dhe u bė pėr tė frėngėlluar. Mbaji tė lira e tė pastra duart e tua pėr kėtė punė!
    Kėrko dritė dhe shpėrndaj dritė. Rri i pastėr dhe mos u tremb! Do tė bėhesh i fortė dhe do tė japėsh fuqi. Po tė qėndrosh nė vend, je njė burim energjie tė pasur. Po tė shkasėsh herė djathtazi, e herė mėngjazi, bie viktimė e mirėsisė tėnde. Tė marrin me tė mirė, kur u hyn nė punė. Ēfrutojnė ndjenjat e tua fisnike qė tė realizojnė qėllimet e tyre tė errta dhe pasionet e
    tyre tė ndyta. Dhe njėri dhe tjetri! Hiq udhėn tėnde dhe lėri mėnjanė. Ti shiko punėn tėnde. Le qė fryma krijonjėse e pėrpjekjes tėnde tė shpėrndahet nė tė gjitha drejtimet, qė tė mundė njė ditė tė fryjė era jote nė Atdheun e ėndėruar. Mos le tė ta vjedhin tė tjerėt pasurinė tėnde morale. Shpėrndaje vetė ti. Do tė shohėsh, se si do tė pėrhapet shpejt -shpejt, edhe sa mė shpejt qė tė pėrhapet, kaq mė shumė do tė shtohet pasuria morale e shpirtit tėnd tė nxehtė e tė ndritur. Dėgjo se ē'thotė Carlyle-i: Po tė gjesh pėrpara njė tė rreme qė tė mundon, hidhju pėrsipėr dhe pėrmbyse. Tė rremat dalin pėrpara qė tė pėrmbysen".
    Karakter! Karakter! Duke dėgjuar kėtė fjalė, tani mos sill ndėr mend kuptimet aristoteliane ose teofrastiane ose labyeriane. Dhe qė tė shpjegohemi mirė-mirė, mos bjer ndėr mend as edhe pėrcaktimet mė filozofike, mė tė rėnda e mė tė thella tė mėsuesit gjenial tė Koenigsberg-ut. Sot pėr sot mendo e fol vetėm pėr karaktere morale. Kjo arrin. Kjo njohje e karakterit moral arrin boll-boll qė tė zotėrojė ideja se njeriu ndjen nevojėn tė gjejė pėrsėri pikat e mbėshtetjes sė tij vetėm nė veten e tij, kjo ide e autonomisė njerėzore zotėron gjithnjė. Dhe atje ku zotėron, ka bėrė triumfe e mrekullira. Atje ku janė zhvilluar dhe imponuar karakteret morale, interesi shoqėror dhe ideali shoqėror kanė dhėnė luftėn e fundit dhe kanė fituar. Ndjenja e sakrificės, guximit, autonomisė, lirisė sė mendimit dhe pėrgjegjėsisė, u forcuan, burokratia u dobėsua, frika e abuzimit tė lirisė u paksua, gjurmimet dhe provat u shtuan, u shumuan tė gjitha mundėsitė e zhvillimit tė fuqive natyrale njerėzore dhe tė virtyteve shoqėrore. Jeta fitoi burrime tė reja dhe njeriu i sė ardhmes hyri nė udhėn e lindjes sė tij...
    Ta them edhe njė herė, o shok: ēdo gjė qė tė bėsh, ta bėsh vetė. Ēdo gjė qė tė kėrkosh, ta gjesh vetė brenda nė veten tėnde. Mos humbit, mos u shpėrndaj. Bashko tė gjitha fuqitė e tua, dėndėro rradhėt e tua, nderju dorėn shokėve tė tu, qėndro nėn flamurin e brezit tėnd. Kij mendjen tė mos e pėsosh si e ke pėsuar dikur!

    Botuar mė 1934

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Agonia e ideologjis sė vjetėr

    Ismet TOTO,

    Lufta e hapur e dy mendėsive kundėrshtare nė vendin tonė, duke mbaruar procesin latent tė kundėrshtimit historik tė tij, mė 21 tetor 1935, pėrfundoi, nė fazėn e parė, me fitimin e Ideologjisė sė re, e cila pėrfaqėsohet prej elementave qė formojnė "Elitėn e djalėrisė intelektuale" tė Atdheut tonė. Ky triumf historik i frymėzuar prej shpirtit tė pastėr tė intelektualve tė vėrtetė dhe i pėrgatitur nga fuqitė morale dhe materiale tė popullit, gjeti pėrkrahjen e merituar tė pushtetit dhe me kėtė mėnyrė, nė historinė e evolucionit ideologjik dhe politik tė popullit tonė caktoi pikėnisjen e zhvillimit normal tė parimeve moderne nė organizmėn shtetrore dhe pikėmbarimin e sundimit tė mentalitetit oriental, i cili ka pasur nė dorė gjithė fatin e Atdheut duke e qeverisur si mbas parimeve tė kohrave para Tanximatit! Pra, dushi i akullt, qė qėlloi pa pritur e pa kujtuar avangardistėt e ideologjisė sė vjetėr mė 21 tetor, i plevitosi tė tėrė antarėt e saj, tė cilėt nė kėto dhjetė vjetėt e fundit nuk kanė pranuar asnjė dhimbje nė trupin e tyre tė ushqyer mirė me mjerimet dhe me djersėn e popullit. Tani ky trup i plevirosur ėshtė nė agoninė e minutave mė kritike tė jetės politike!
    Por, si duket, trupi i sėmurė pėrpiqet gjithnjė qė tė mos i dorzojė djallit shpirtin e zi! Kėrkon tė marrė fuqi pėr tė sulmuar edhe njė herė trupin e njomė tė djalėrisė intelektuale, e cila sapo nisi tė marrė frymė tė lirė nė atdheun e vet.
    Gjendemi, pra, nė fazėn, e fundit tė pėrpjekjes sė rreptė, e cila kėsaj here nisi tė zhvillohet nė ariergardėn e fushės sė luftimit, duke pasur si pusi tė sigurt kulltuqet dhe bankot parlamentare. Po bėhet njė luftė deēisive, nė tė cilėn dhelprat e vjetra janė duke zbatuar tė tėrė marifetet e tyre tė zakonshme: provokacionin, insinuacionin dhe sabotazhin!
    Domosdo me ndryshimin e fizionomisė politike tė djalėrisė intelektuale, e cila zuri vendin e merituar nė organizmėn e shtetit tė vet, ndryshoi edhe taktika dhe strategjia e luftimit tė adversarit, i cili tani ashtė duke manevruar nė ēdo mėnyrė qė tė na qėllojė nga prapa, bile tė na qėllojė me armėt tona, tė cilėt janė: "gabimet" e rritjes, e zhvillimit dhe e entusiazmit tonė. Dua tė them, na luftojnė duke i paraqitur si gjėra tė kėqija e tė rrezikshme rritjen dhe entusiasmin tonė.
    21 tetori, si ē'e lypte konseguenca e llogjikės, provokoi njė reaksion tė fortė nėr pėrfaqėsuesit e ndryshėm tė ideologjisė sė vjetėr duke i bashkuar rretherrotull Qendrės.
    Kėshtu shpjegohet bashkimi i disa tipave tė ndryshėm, i disa ekstremave, bile, reakcionare, tė cilėt, nė kėto ditėt e fundit, formuan Frontin e tyre tė pėrbashkėt dhe, si ē'thanė ata, tė shėnjtė, duke mos e cilėsuar me asnjė mbiemėr politik.
    Si ē'duket, ideologjisė sė vjetėr, nė kohrat e sotme, s'para ia ka qejfi tė dėgjojė epitete politike si "liberale", "demokrate", sidomos shumė zėt e ka "lirinė e shtypit", sepse kėto fjalė, tė mprehta si maja thikash, u ngulėn nė zemėr zotėrinjve konservatorė duke u prishur rehatin e shtruar dhe gjumin e ėmbėl, dhe duke u kujtuar edhe mbase, kohrat tė kėqia...!
    Agonia e konservatorėve ėshtė e tmerrshme: ata nė delirium shofin rrėzimin e tyre bashkė me tė gjitha konsekuencat, qė sjell me vete ky rrėzim! Adio me kolltuqe dhe boll para! Prandaj hidhen dhe ēirren pėr tė evituar katastrofėn e paevitueshme! Por tepėr vonė, historia s'vete mė prapa!
    Kundrejt kėsaj agonie tė rrezikshme, sjellja e djalėrisė intelektuale duhet caktuar brenda kufive tė interesave tė saj historike: agonisė sė egėr plot ethe e delirium, djalėria duhet t'i pėrgjigjet duke formuar frontin kompakt tė pėrbashkėt, duke caktuar taktikėn sistematike tė luftės dhe duke i thėnė ndonjė shoku qė friksohet. "Non ti curar di lor, ma guarda e passa".

    Botuar mė 1936

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pėr njė "politikė popullsie"

    Ismet TOTO,

    Demografia, ose "politika e popullatės", si e quajnė tashti sė fundi, ėshtė njė shkencė mė vete dhe, si e tillė, ka ligjet dhe mėnyrat e saj. Pėr tė studiuar njė shoqėri njerėzore "demografikisht" lypsen njohur njė tok elementesh dhe gjendje qė shtrihen nė "kohė". Shumica e kėtyre, zakonisht pėrkthehet nė shifra. Nė Shqipėri mungojnė statistikat dhe studimet pėr kohėn e kaluar prej tė cilave do tė rezultonte se ēfarė ėshtė e "pėrhershme nė ndryshuarshmėrinė". E keqja shtohet kur mendojmė se dhe ato pak kartėra qė pretendojnė tė na japin pasqyrėn e realitetit tė sotėm, nuk janė tė kėnaqshme dhe aq mė pak, tė besuarshme. Regjistrimi i popullsisė qė u bė sė fundi, ishte njė tentativė pėr tė caktuar numurin e banorėve; asgjė mė tepėr. Nė kėtė mėnyrė, pra, e vetmja gjė qė dihet me siguri nė rastin tonė, ėshtė qė popullsia brenda kufive tė mbretėrisė vėrtitet rreth milionit. Njėqind e njė pyetjet e tjera qė kėrkojnė njė studim, pak a shumė serioz, mbeten pa pėrgjigje. Me qenė, pra, se elementet bazale pėr njė studim shkencor mungojnė, ėshtė nevojė ta themi qė nė krye, se qėllimi i kėtij artikulli ėshtė tė tėrheqė vėmendjen e klasės studjonjėse shqiptare mbi kėtė problem, i cili, pa tjetėr, ėshtė nga tė radhės parė pėr Kombin.
    Vija tė trasha
    Gjendja jonė e sotme paraqitet origjinale nga shumė pikėpamje. Jemi njė popull, pothuaj, parahistorik dhe jemi njė shtet i porsalindur. A mund tė pretendojmė nė njė "kulluetesi rraciale"? Me fjalė tė tjera e thėnė shqip, a jemi tė njė gjaku? A jemi tė njė barku? Biologjikisht nuk gjendet asnjė vėrtetim. Ngjarjet historike dhe sidomos realiteti i sotėm, dėshmojnė tė kundėrtėn. Nėqoftė se Myzeqeja paraqet njė heterogjenitet tė madh nga pikpamja e rracės, edhe tė famshmet malėsi, nuk japin asnjė garanci pėr thjeshtėsinė e tyre. Ku mė shumė e ku mė pak, vihet re se rraca jonė ėshtė kryqėzuar me tė tjera, nė mos fare e zėvendsuar. Si do qė tė jetė e vėrteta, nuk ėshtė nevojė tė qėndrojmė shumė mbi kėtė pikė. Puna e rracės ėshtė njė "sentiment" dhe jo nje "realitet". Pikėrisht kėshtu ėshtė dhe puna e gjuhės. Perandoria Austro-Hungare nuk u pėrmbys, sepse kish shumė rraca dhe shumė gjuhė brenda. Zvicra e sotme qėndron dhe lulėzon pikėrisht sepse populli i saj flet tri gjuhė dhe u pėrket tri rracave tė ndryshme. Tani ka shumė kohė qė janė kthyer pėrsėprapthi shumė koncepsione. Nasionalizma nuk mbėshtetet me vetėm mbi "Rracė" dhe "Gjuhė". Nga pikpamja biologjike, popullin tonė do ta ndajmė nė trish: Veriu, Juga, dhe Mesi, qė pėrmbledh krahinat Berat, Elbasan, Tiranė dhe Durrės. Pėrgjithėsisht populli ynė ėshtė shumė riprodhonjės. Burrat janė tė fuqishėm si meshkuj dhe gratė janė pjellore tė mira. Fakti qė s'jemi shumuar dhe qė s'po duken shenja tė mira edhe sot e gjithė ditėn, se do tė shumohemi, i detyrohet ekskluzivisht pamundėsisė dhe pazotėsisė pėr rritjen e atyre qė lindin, njė pjesė e madhe e tė cilėve, evidentėrisht, vdes nė moshė tė njomė. Mbasandaj vjen ēėshtja e sėmundjeve dhe mė nė fund varfėria ekonomike. Ka mjaft arėsye tė besohet se popullsia e Jugės qėndron nė shkallė tė dytė nga pikpamja e riprodhimėsisė. Nė krye qėndron ajo e Veriut, e cila, pa pikė dyshimi, paraqitet edhe mė e sakta nga pikpamja fizike. Nė ėshtė se popullsia e Jugės ėshtė shumuar mė tepėr, kjo i detyrohet avantazheve qė ka mbi atė tė Veriut nga pikpamja e rritjes sė fėmijėve dhe sidokudo nga njė superioritet kultural, ekonomik dhe shoqėror. Popullsia e Mesit tė Shqipėrisė, mund tė quhet njė pėrzierje, nė tė cilėn gjenden shumė karakteristika tė Veriut dhe tė Jugės si nga pikėpamja e rracės, ashtu dhe nga pikėpamja psikologjike. Po tė hedhim njė vėshtrim tė kujdesshėm mbi karakteristikat shpirtėrore tė popullit tonė, do tė konstatojmė se ndarja e vrazhgėt biologjike, qė i bėmė arbitrarisht, koincidon plotsisht mirė me disa ndryshime shpirtrore. Ndėrsa Malėsori i veriut, ėshtė krejt verior, i qetė, i mbyllur, konservator i qėndrueshėm dhe i fortė si nė punė, ashtu dhe nė mendim; burri i Jugės ėshtė inteligjent, intuitiv, liberal, impulsiv dhe jo fort i qėndrushėm. Ay i mesit tė Shqipėrisė ka mundėsi tė bėjė njė sintezė, njė fuzion tė goditur mirė nga kėto influenca tė kundėrta. Po nuk mjaftojnė kėto ndarje, ka edhe njė tjetėr mė me rėndėsi. Branko Merxhani e ka qėlluar mirė kėtė tė fundit me njė artikull tė tij "Mbi tre Njėsitė Biologjike, qė kanė krijuar fetė". Katoliku s'ėshtė martuar me myslimankėn, ortodoksi me katoliken etj. Pikėrisht ashtu siē nuk ėshtė martuar Veriorja me Jugorin etj. Gjithė kėto ndasi, gjithė kėto "frėthe psikologjike" e kanė ndarė botėn tonė tė vogėl nė thėrrime tė veēanta. Nėn kėto kushte, doemos s'ka se si tė shtohet populli ynė; as qė ėshtė e arsyeshme tė presim njė homogjenitet rracial dhe njė njėsi shpirtrore. Mos ushtrimi i "kryqėzimit tė lirė" ka qenė fatale pėr ne. Mbi kėtė nuk besojmė tė ketė kundėrshtim asnjė nga ata qė e ndjejnė veten, mė parė nga ēdo gjė shqiptar.
    Megjithkėto tė kėqija, megjithe kėto gardhe e pengime, nuk duhet mohuar se populli ynė nuk ėshtė futur akoma nė fazėn e dekadencės absolute. Ėshtė, na duket, nė njė gjendje "stasionare" dhe ruan mirė burėrrinė qė e karakterizon. Sikur tė mos rėndonin mbi ne kaq shumė varfėria ekonomike, sėmundjet e ndryshme dhe njė lloj mode, qė po pėrhapet pėr tė mos u martuar (!), demografikisht ne do tė ndodheshim duke ikur nė tė "pėrpjetė" .
    Politika e popullsisė
    Pėr shumė kohė ka mbretėruar nė kėto punėt e demografisė, e ashtuquajtura politikė e "laissez faire" -it. Siē e thotė dhe vetė fjala kjo nuk ėshtė njė politikė. Kėsaj i thonė indiferencė. "Lėri punėt tė ikin natyrshėm, se ashtu ėshtė mė mirė". Kjo teori u predikua nga shkolla liberale kozmopolite u pėrqafua me gėzim nga shumė qeveri, qė s'kishin qejf tė kenė mbi krye problemet e rėnda tė demografisė. Sepse kėto ēėshtje nuk interesojnė popullin e sotėm dhe ēdo qeveri kėrkon, mė parė nga tė gjitha, qė shikohet me sy tė mirė nga ata qė i japin vetėm dhe tė hollat! Vetėm ata kombe, qė kanė qeveritarė tė mėdhenj, njerėz qė i tremben gjyqit tė historisė, vetėm ata shohin dhe mendojnė se ku do tė ndodhen mbas 50 vjetėsh. Askush mė tepėr se ne shqiptarėt nuk ka nevojė tė mendohet dhe tė pėrkujdeset pėr kėto punė. Pėr shtimin e popullsisė sonė na duhet ndjekur njė politikė popullsie dinamike nė shkallėn mė tė lartė. Nga ēdo kėnd qė tė shikojmė gjendjen tonė, dhe sidomos nga pikpamja ekonomiko-politike. Pėrnjėherėsh kemi pėrshtypjen se e keqia qėndron nė themel: jemi pak si numur dhe nuk po ecim nė udhėn e njė zhvillimi intensiv dhe harmonik, qė ka si pėrfundim formimin e njė populli kompakt nga tė gjitha aspektet. Por, sidomos ēėshtja e numurit, ėshtė me tė vėrtet tmerronjėse. Ē'mund tė bėjmė? Mund tė bėhen shumė gjėra. Duke rrahur mendimet ose mė mirė duke filluar praktikisht nga puna, do tė gjenden mėnyra dhe mjete pėr tė realizuar shumė. Pėrfitojmė nga ky rast dhe konkretizojmė disa mendime:
    l.Taksimi i beqarėve.- Nė disa nga shtetet e kontinentit europian ėshtė duke u zbatuar njė ligjė qė takson njėzetvjeēarėt e pamartuar. Njė gjė tė tillė mund ta bėjmė dhe ne qė kemi nevojė tė shtohemi, fjala vjen, mė tepėr se Italia. Ēdo beqar taksohet si mbas gjendjes sė tij ekonomike. Katundari i varfėr me 20 fr., nė vit, i pasuri me 400. Italia nxjerr plot 110 milion liretta nė vit nga zbatimi i kėtij ligji. Tėrė kjo shumė pėrdoret pėr rritjen e jetimėve. Prapė me anė tė kėtij ligji caktohen ēmime dhe dhurata pėr prindėrit, qė rrisin njė numur tė madh fėmijėsh. Ka njė tok mėnyra pėr propagandė dhe inkurajim nė punėn e shtimit tė popullsisė. Duhet vėnė tėrė fuqia pėr ērrėnjosjen e disa paragjykimeve, qė folėm mė sipėr. Duhet bėrė e gjithė propaganda, qė ėshtė e mundur, qė tė martohen veriorėt me jugorėt, muslimanėt me tė krishterėt etj. Duhet tė jemi krejt intransigjent kundėr disa fetarėve, qė trazohen nė kėto punė, tė cilat kanė tė bėjnė me interesat vitale tė kombit. Ne durojmė vetėm njė frėth: shqiptarizmėn. Ata qė kėrkojnė tė na vėnė tjetėr, marrėn shqelmė. 2.Ku jemi dakord se na mungojnė fonde?.. -Nė shkallen e dytė vjen pėrnjėherėsh ēėshtja e shėrbimit tė shėndetėsisė, e cila ngjer sot pėrbėn njė sėmundje nė vetvete. Sėmundjet e ndryshme po korrin triumfalisht pa gjetur asnje gur nė udhė. Korrin tė rritur nga mosha, korrin foshnja nė njė masė tmerrėsisht tė madhe. Duket se tė gjithė jemi dakord, qė na mungojnė fondet pėr tė bėrė vepra tė mėdha nė lėmin e organizimit tė shėrbimit tė shėndetėsisė! Dhe harrojmė se e gjithė zotėsia dhe i gjithė marifeti qėndron tek tė realizuarit shumė pa pasur miliona nė dispozicion! Nė Shqipėri, kemi nevojė pėr njerėz, qė tė bėjnė punė pa pretenduar tė bėjnė not nė mes tė fondeve; njerėz me gjoks tė fortė, njerėz, qė tė kenė bindjen se do t'ia dalin nė krye qėllimeve, edhe kur tė mos t'i kenė tė kompletuara; si ē'duhet, mjetet dhe veglat. "Atje ku ka njė vullnet, ka dhe njė posibilitet" thotė englezi. 3.Instalime me mend.- Nė shkallėn e tretė vjen ēėshtja e kosovarėve dhe e ēamėve. Nė ėshtė e vėrtetė, se pėr disa arėsye politike na duhet tė mos inkurajojmė zbrazjen e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, tė paktėn, ata qė janė tė shtrėnguar tė vijnė nė Shqipėri duhet t'i instalojmė mirė dhe nė vende tė arsyeshme. Pėr shembull, ēamerit, me sa tė jetė e mundur nė Veri dhe kosovarėt nė Jug. Autoritetet e vendit duhet tė interesohen, qė kėta tė lidhin miqėsira me anėn e martesave. Kėsaj ēėshtjeje i duhet dhėnė njė rėndėsi e veēantė pėr shumė arsye, qė s'duhen pėrmendur kėtu. Shkurt, ėshtė besimi ynė se qeveria jonė ka nė dorė shumė. Mund tė bėjė qė brenda pak vjetėve, tė rrojnė 2 milionė shqiptarė tė shėndoshė nė vendin tonė. Dhe sapo tė kemi marrė njė herė tė pėrpjetėn, ikim vetė pastaj. Me pak shpenzime tė kota pėr gjėra e vepra tė pakuptimta dhe mė tepėr qejf pėr punė serioze dhe substanciale si kėto. Kjo ėshtė receta magjike pėr ata, qė duan tė pavdekėsojnė emėrat e tyre.

    Botuar mė 1930

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-02-2007
    Postime
    3
    te lutem mund te jesh me i sakte ne burimin, dua te them gazeta apo publikimi ne te cilin keto shkrime jane paraqitur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •