Tė drejtat tona
Gjergj BUBANI,
Kombi tė cili iu mor e drejta nėpėr kėmbė mė shumė se kushdo tjetėr me anė tė traktateve qė vazhduan e mbyllėn luftėn e pėrbotshme, ėshtė kombi shqiptar. Ndonėse Shqipėria, tėrė kohėn e luftės, me gjithė qė u transformua nė shesh pėrpjekjesh ndėrkombėtare dhe vuajti tė zezat e gjithė okupacioneve, ruajti sa njerėzish ka qenė e mundur, neutralitetin e saj, gjyqtarėt e konferencės sė Paqes, tė imponuar prej topave interaletare pėr tė bėrė drejtėsi nė Europė, kur erdhi sėra tė gjykojnė davanė shqiptare, shkelėn kryekėput parimet e shpallura prej presidentit Wilson mbi vetdisponimin e popujve dhe duke ēarė mė dysh kombin tonė, dėnuan nė robėri pėrmbi njė milion shqiptarė. Viset tona mė pjellore dhe mė tė bukura, me popullsi kompakte thjesht shqiptare, u lanė pėrjashta kufirit politik tė Shtetit Shqiptar. Mbi shpinėn tonė u rritėn padrejtėsisht Sėrbia dhe Greqia.
Se ē'ka vuajtur, qysh atėherė e deri mė sot, gjysma e kombit shqiptar ndėn thundrėn e pamėshirė tė fqinjėve tiranė ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet kėtu. Ėshtė njė tragjedi nga mė tė tmerrshmet qė janė luajtur mbi krejt faqen e dheut, nė shekullin e fundit. Nė Ēamėri shqiptarėt dėbohen prej vatrave katragjyshore e kėmbehen si turq me grekėt e Azisė sė Vogėl. Nė Kosovė topi shfaros katunde shqiptare duke zbatuar pikėn e parė tė tė planit qeveritar serb mbi serbizimin e atyre viseve; vazhdon terrorizmi i sistematizuar e ushtruar prej shoqėrive tė fshehta imperialiste serbe, me lejen dhe nėn pėrkrahjen e qeverisė imperialiste tė Belgradit. Dhjetė mijėra shqiptarė bien viktima pa faj dhe 200000 tė tjerė shtrėngohen tė emigrojnė nė Shqipėri, Turqi dhe Bullgari.
Me gjithė kėto, fqinjėt sundues nuk mujtėn dot t'ia mbėrrijnė plotėsisht qėllimit. Nė Ēamėri shqiptarizma humbi njė pjesė tė madhe mysylmanėsh shqiptarė qė u dėrguan nė Azi, por fitoi dija me ditėn tė krishterėt shqiptarė, ashtu tė quajturit epirotė, tė cilėt e shohin tash dhe e njohin gabimin e tyre. Kosova nga ana tjetėr, me gjithė masakrat dhe me gjithė emigracionet, mbeti shqiptare me shumicėn e saj absolute.
Kjo ėshtė gjendja sot, kur nėpėr tryezat diplomatike tė pėrbotshme filloi tė bisedohet seriozisht rishikimi i traktateve. Vula qė i vunė davasė sonė pėrfaqėsuesit e aleatėve nė Konferencėn e Paqes, filloi tė zbardhet e nuk ka mė vlerėn e parė. Vendimi i tyre s'ka fuqi pėrjetėsie.
Kemi bindje tė plotė se tė drejtat tona do tė triumfojnė njė ditė. Por gjithashtu jemi krejt tė bindur se tė drejtat fitohen me punė, pėrpjekje dhe sakrifica. Kurrgjė tė mos presim nga mėshira e botės. Bota do tė na e dėgjojė hallin vetėm kur do tė jemi tė fuqishėm dhe tė organizuar.
Kosovarė, ēamėr dhe ju nacionalitete tė atdheut dhe tė kolonive, grupojuni rreth flamurit tonė pėr tė mbrojtur tė drejtat qė na lanė trashėgim stėrgjyshėt tanė.
Botuar mė 1932
Krijoni Kontakt