Pershendetje te gjithe anetareve te forumit shqiptar
Sic a dashka tradita ne kete forum, anatari i ri duhet te prezantohet. Normale. ja pra ku po e bej me gjithe qejf.
Quhem Lorenc. Jam 20 vjec dhe jam nga qyteti i bukur i Korces ose Parisi i vogel edhe pse nuk ka ndonje kulle te ngjashme me Tour Eiffel. Kam dy vjet ne France dhe jam student ne nje High School of Management ose grande ecole de Commerce.
Hobi im eshte sporti por mbi te gjitha interesohem shume mbi aktualitetin ne shqiperi sidomos ne fushen ekonomike e sociale.
Jam 1.8 metra i gjate , me sy te kalter dhe floke kacurela. deshira ime eshte qe pas studimeve te mund te punoj ne administraten shteterore shqiptare per te ndihmuar sadopak ne promovimin e zhvillimit tone ekonomik. Kam dhe projekte te tjera.
Me pelqen muzika e huaj dhe shqiptare. Kam qejf kengetaret Celine Dion, De Palmaz, Eros Ramazzotti, dhe e kam fiksim Elta 5 Gjergj Jorgaqi, Etj Etj.
Kaq per kete here. Ju pershendes te gjitheve
Krijoni Kontakt