-
4 Dhjetor: Shen Gjon Damasheni
Duke shfletuar kalendarin e 4 dhjetorit, Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Gjon Damashenin
Shėn Gjoni, meshtar e dijetar i Kishės, qė u pagėzua me emrin Jahja ibn Sargun ibn Mansur, lindi aty nga gjysma e shekullit VII nė njė familje arabe kristiane e vdiq nė vitin 749. Konsiderohet si pėrfaqėsuesi i fundit i patrologjisė greke dhe lindore pėr veprat e tij munumentale, ndėrmjet tė cilave shquhet "Burimi i dijes".
Veprimtaria e tij letrare ėshtė jashtzakonisht e larmishme: ishte poet e autor tekstesh liturgjike; gojtar, filozof e apologjet. Bir i njėrit nga funksionarėt mė tė lartė tė Khalifit tė Damaskut, Gjoni i vogėl pati shokė lodrash princin trashėgimtar tė vendit, qė mė vonė do t'i propozonte detyrėn e t'et si ministėr i financave.
Po ai, mė shumė se oborrin mbretėror, mė tepėr se ofiqet e luksin e pallatit, parapėlqeu tė mbyllej nė kuvendin e Shėn Sabės, pranė Jeruzalemit, ku u shugurua meshtar dhe thelloi njohuritė e tij teologjike, duke u pėrgatitur kėshtu pėr detyrėn e predikatarit nė bazilikėn e Varrit tė Krishtit.
Nga Jeruzalemi zėri i tij nisi tė dėgjohej nė tė gjithė botėn e krishterė, nė mbrojtje tė ēėshtjeve mė tė shenjta. Mbeti i famshėm shkrimi "Tre diskutime nė favor tė figureve shenjte" nė mbrojtje tė figureve kundėr ikonathyersve, tė udhėhequr nga vetė perandori i Bizancit, Leoni III. Iu desh ta paguante shtrenjt kėtė akt tė guximshėm kundėr vetė Perandorit.
Nė kėtė diskutim filozofik, Shėn Gjoni pati rastin tė zbulonte gjithė pėrgatitjen e tij teologjike, vėnė nė dispozicion jo vetėm tė Patrikut tė Jeruzalemit, por tė mbarė Kishės. Kėshtu nė Koncilin II tė Nikesė ( i 7-ti ekumenik) ai u vlerėsua jashtzakonisht jo vetėm pėr diturinė e jashtzakonshme por kryesisht pėr shenjtėrinė e tij.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt