Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 97
  1. #21
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Shqiperia Etnike heret a vone

    Nëse Kosova nuk arrin Pavarësinë, duhet realizuar menjëherë Shqipëria Etnike


    Plani B i shqiptarëve - Shqipëria Etnike

    Negociatori i OKB-së Marti Ahtisaari po parqet këto ditë planin e tij për statusin e Kosovës. Ky plan, të cilin Serbia duket se do ta refuzojë tërësisht, ka ngjallur shqetësime tek shqiptarët. Sepse ky plan nuk parashikon pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur, por në rastin më të mirë vetëm një pavarësi të mbikqyrur. Thuhet se ky plan do t'i hapë rrugën Kosovës të antarësohet në organizmat ndërkombëtarë si OKB, FMI etj. Nga këto organizma, ajo që ka rëndësi është vetëm OKB, sepse vetëm me një vend në OKB Kosova mund të quhej realisht e pavarur. Por një gjë është më se e qartë: ky plan nuk propozon njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Propozon vetëm mundësinë që Kosova të ketë mundësi ta kërkojë njohjen e pavarësisë???!!!!

    Dhe kjo është shumë larg asaj që shpresonin Kosovarët. Sepse në këtë mënyrë rrezikojmë të hymë në një proces të gjatë e pambarim me një përfundim të pasigurt. Eshtë pikërisht ajo çka dëshiron Serbia: të mos njihet pavarësia e Kosovës, dhe çështja e statusit të shtyhet sa më larg të jetë e mundur dhe të bëhet sa më lëmsh të jetë e mundur. Derisa të krijohet një situatë tjetër ndërkombëtare, derisa Rusia të ketë një peshë më të madhe, derisa komuniteti ndërkombëtar të lodhet me Kosovën dhe ta heqë vëmendjen nga Kosova.

    Serbia, e cila në vitin 1999 ndërmori një spastrim etnik radikal, ku largoi rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova dhe vrau rreth 10.000 të tjerë, nga pozicioni i xhelatit ka kaluar tani në atë të "vikitimës". Dhe me një mentalitet të pështirë kolonialisti ankohet se po fitojnë lirinë ata që ajo i shtypi dhe i vrau për vite me radhë. Dhe çuditësisht thirrjet cinike të Serbisë po dëgjohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe Marti Ahtisaari, në një kohë që Serbia nuk duhet të kishte patur as të drejtën e fjalës pas atyre mizorive dhe tmerreve qe bëri mbi shqiptarët e Kosovës, tmerre të denja vetëm për barbarët e epokës së Paleolitit.

    Kosovarët mendojnë se duke qenë e pavarur dhe sovrane Kosova mund t'i shpëtojë rrezikut serb që i rri mbi kokë. Por nëse kjo nuk arrihet, nëse procesi i statusit shndërrohet në një tallje monumentale me aspiratat dhe dëshirën e një populli për liri, atëherë shqiptarët do të duhej të parashikonin një plan tjetër për shpëtimin e Kosovës dhe kombit shqiptar. Zgjidhja tjetër është Shqipëria Etnike. Faktikisht është e vetmja zgjidhje reale dhe e sigurt si për Kosovën ashtu edhe për krejt kombin shqiptar.

    Kosovarët u orientuan në fillim drejt pavarësisë dhe jo drejt bashkimit me Shqipërinë me qëllimin për të ofruar një kompromis, si për vendet e rajonit ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar. Por nëse ky kompromis nuk vlerësohet por përkundrazi merret si një shenjë dobësie, atëherë Kosova dhe krejt kombi shqiptar kanë të drejtën e tyre më se legjitime që të bashkohen dhe të realizojnë Shqipërinë Etnike për të përballuar së bashku rrezikun nga Serbia.

  2. #22
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga murik
    Kosovarët u orientuan në fillim drejt pavarësisë dhe jo drejt bashkimit me Shqipërinë me qëllimin për të ofruar një kompromis, si për vendet e rajonit ashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar. Por nëse ky kompromis nuk vlerësohet por përkundrazi merret si një shenjë dobësie, atëherë Kosova dhe krejt kombi shqiptar kanë të drejtën e tyre më se legjitime që të bashkohen dhe të realizojnë Shqipërinë Etnike për të përballuar së bashku rrezikun nga Serbia.
    Jo e drejte...eshte detyrim historik. Nuk dilka nje Al-banane? U dashka bere edhe nje tjeter? Shikoni nje here rreth e rrotull? Jemi tumllas me vajza e djem te rinj, te bukur, tejet ambicioze. Perreth nesh gjithkush po plaket.....the TIME IS NOW. DO NOT BE AFRAID TO THINK BIG!!!!

    deshtimi i imagjinates te merr gjithmone ne qafe, sic i mori ata 3000 qyqare te WTC.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Putin paralajmëron për Kosovën

    Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos marrë rolin e Zotit në Kosovë duke vendosur një zgjidhje të imponuar.
    Duke folur në një konferencë vjetore për çështje të sigurisë në Mynih ai tha se vetëm populli i Kosovës dhe serbët mund ta zgjidhin këtë problem.

    "Vetëm kosovarët dhe serbët mund ta zgjidhin këtë," tha zoti Putin në konferencë. "Le të mos marrim rolin e Zotit dhe t'i lëmë ata të zgjidhin problemet e tyre." Qëndrimet e shqiptarëve dhe serbëve për statusin e Kosovës janë diametralisht të kundërta, ndërsa popullsia shumicë shqiptare kërkon pavarësinë, Beogradi është i gatshëm të ofrojë një autonomi të gjerë, por duke ruajtur sovranitetin mbi Kosovën.

    Serbia ka kundërshtuar propozimet e paraqitura nga i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, që të dyja palët thonë se do të çojnë drejt pavarësisë. Mbështetja ruse është e rëndësishme për të zgjidhur këtë çështje. Si anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia ka fuqinë të bllokojë ndonjë propozim të OKB-së të pafavorshëm për Beogradin, dhe deklaratat e Putinit në konferencën e sigurisë sugjerojnë se Moska mund ta bëjë këtë.

    "Nëse shohim se njëra nga palët nuk është e kënaqur me zgjidhjen, ne nuk do ta mbështesim atë vendim," tha zoti Putin. "Nëse njëri nga pjesëmarrësit në këtë problem ndjehet i lënduar, kjo gjë do të zvarritet për shekuj," tha ai. Moska thotë se çdo zgjidhje në favor të pavarësisë së Kosovës mund të inkurajojë lëvizje separatiste gjetkë në botë. Shtetet e Bashkuara thonë, megjithatë, se gjendja e Kosovës është unike, sepse ajo ka qenë nën protektoratin e OKB-së që nga vitit 1999, kur forcat serbe u përznë që aty nga bombardimet e NATO-s.

    BBC ALBANIAN
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kur ka qene hera e fundit qe Zoti paska krijuar shtete?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Citim Postuar më parë nga Styx
    Kur ka qene hera e fundit qe Zoti paska krijuar shtete?
    Putini ketu nuk e ka fjalen per zotin por e ka per kishen ortodokse serbe. Sipas tij kjo pune nuk i takon politikaneve ne bote por i takon fetareve.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    putini flet keshtu pasi ka frike se amerika po i hyn ne moske. Rusia ka mbaruar si shtet dhe asnje nuk e perfill me rusine.

  7. #27
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga qafezezi
    Putini ketu nuk e ka fjalen per zotin por e ka per kishen ortodokse serbe. Sipas tij kjo pune nuk i takon politikaneve ne bote por i takon fetareve.
    Ti po thua qe Putini po deklaron se shtetet nuk duhet te jene laike, por kishtare? Apo qe kishat formokan shtete?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #28
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga brooklyn
    putini flet keshtu pasi ka frike se amerika po i hyn ne moske. Rusia ka mbaruar si shtet dhe asnje nuk e perfill me rusine.
    Nuk eshte tamam ashtu. Rusia di ta vertise mire ate potencial qe ka, dhe te marre maksimumin e mundeshem te situates ne saje te diplomacise se shkelqyer.

    Putini nuk ka as dyshimin me te vogel qe nga Amerika nuk i vjen ndonje dem territorial. Ai po i jep nga goditjet e forta fundit ish-mikut te ngushte Bush, edhe ne kete rast per te kapitalizuar ne ndjenjat anti-Amerike Europiane dhe Aziatike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75
    a e lexove pergjigjen qe senatori John Mcain i dha putinit ne ate takim? I tha qe rusia po enderron kohen e bashkimit sovjetik dhe po kerkon te jete ajo qe seshte. E gjithe salla shpertheu se qeshuri dhe putini mbeti gojembyllur. Mos harro djalosh se amerikanet e kontrollojne sot boten , do e kontrollojne neser dhe tere jeten.

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mcain nuk eshte ne Keshillin e Sigurimit i cili do votoje per Pavaresine. Rusia, Franca, Kina etj. jane. Sic thote edhe Dobins (Rand Institute- uroj ta kesh te qarte cili eshte ky insitut) po qe se Rusia kundeshton, SHBA dhe Europes do t'i duhet te operojne pa voten/veton e Keshillit te Sigurimit.

    Ta merr mendja ty se Europa eshte dakord per kete? Edhe SHBA vete nuk kane interes te krijojne nje konflikt te dyte "ne kunder te tjereve" si ne rastin e Irakut. Si perfundim, Rusia ka gjuajtur momentin e pershtatshem per ta zvarrisur perfundimisht procesin.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •