Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 97
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Putin: Zgjidhja pro Serbisë, ose konflikt brenda OKB-së

    Rusia ka kërcënuar me ndezjen e konfliktit në arenën ndërkombëtare, nëse zgjidhja që do të jepet për Kosovën nuk do të jetë e pranueshme për Serbinë.

    Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar dje se presidenti i Rusisë e ka siguruar se Moska do të kundërshtojë çdo vendim për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i cili cenon integritetin territorial të Serbisë. Kryeministri Koshtunica ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin Putin. Koshtunica tha se lideri rus kishte cituar se "Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund të mbështesë një zgjidhje nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari, nëse ajo nuk është e pranueshme nga Beogradi". Putin ka deklaruar në shtator se vendi i tij mund të përdorë fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nëse nuk bie dakord me propozimin Ahtisarit. Ahtisari, vitin e kaluar ka qenë ndërmjetës i bisedimeve pa krye mes dy palëve, Prishtinës dhe Beogradit, mbi të ardhmen e Kosovës. Për pak ditë, pritet që ai të shpallë propozimin tij, i cili parashikohet të jetë një lloj forme e pavarësisë për Kosovën. Pjesa më e madhe e popullsisë në Kosovë kër-kon pavarësinë, ndërkohë që Beogradi ka premtuar se nuk do ta pranojë kurrë këtë zgjidhje.

    Një deklaratë nga Kremlini citon se gjatë bisedës telefonike me kryeministrin serb, Putin ka theksuar pozicionin e Rusisë mbi çështjen e Kosovës, se çdo zgjidhje duhet të pranohet nga Serbia. Sipas kryeministrit serb Koshtunica, presidenti Putin ka deklaruar se zgjidhja duhet të jetë patjetër e pranueshme nga Serbia, në të kundërt, çdo zgjidhje tjetër do të çojë në situatë të panevojshme konfliktuale.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2007
    Postime
    75

    sovjetiket te kenaqet ne shah pasi pokerin e luajne amerikanet

    Analisti Mur: Kercenimi i Moskes per bllokimin e procesit per zgjidhjen e statusit te Kosoves eshte bllof


    PRISHTINE (4 Shkurt) –Analisiti i njohur amerikan i Radios Europa e Lire, Patrik Mur, ka deklaruar se presidenti Putin po luan bllofin ne lidhje me kercenimin qe ben se do te bllokoje zgjidhjen e statusit te Kosoves. Mur, i cili analizon deklaratat e Moskes zyrtare theksoi ne nje interviste te dhene per Radion Europa e Lire, se Putin po kerkon te rrise cmimin e Kosoves.
    “Ata nuk mund të kenë asnjë sukses me këtë qëndrim obstruksionist që i ngjan ish kohës sovjetike. Për ta do të ishte punë me e mencur të vazhdojnë të luajnë "shah", ndërsa "pokerin" t'ua lënë amerikanëve. Megjithate, nuk besoj se gjërat në Këshillin e Sigurimit do të shkojnë aq larg, sepse nëse rusët vërtetë do të vëjnë veto, ata do të humbasin çdo mundësi për të fituar çfardo çmimi politik nga kjo çështje. Ata do të bëjnë çmos që para se çështja e Kosovës të arrijë në Këshillin e sigurimit të bëjnë marrëveshje për të përfituar maksimumin e mundur” u shpreh Mur gjate intervistes.

    (news24/Balkanweb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-02-2007 më 11:09

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Trojka Evropiane takon Lavrov. Rusia nuk ndryshon qëndrim

    BE-SHBA, negociata me Moskën për Kosovën
    I dërguari i SHBA, Uizner, javën e ardhme zbarkon në Kremlin


    BE dhe SHBA po bëjnë të gjitha përpjekjet që propozimi i Marti Ahtisarit për Kosovën të gëzojë mbështetje në të gjithë anëtarët e Grupit të Kontaktit dhe të Këshillit të Sigurimit. Pasi Ahtisari paraqiti zyrtarisht para Prishtinës dhe Beogradit propozimin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës, BE dhe SHBA premtuan se do të bëjnë ç'është e mundur që të bindin Moskën të jetë konstruktive në çështjen e Kosovës. Një delegacion tre anëtarësh i Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm gjerman, Valter Shtajnmajer, Havier Solana dhe komisionerja evropiane për Politikë të Jashtme dhe Marrëdhënie Fqinjësore, Benita Ferrero Ualdner, vizituan dje Moskën. Delegacioni u përpoq të eliminojë mosmarrëveshjet me Rusinë për çështjen e Kosovës, para se propozimi i Ahtisarit të nxirret për miratim në Këshillin e Sigurimit të OKB. Pas bisedimeve me treshen evropiane, ministri i Jashtëm rus, Lavrov, ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se zgjidhja për Kosovën varet nga Beogradi dhe Prishtina. Sipas tij, fati i planit të Ahtisarit varet nga Beogradi dhe Prishtina dhe zgjidhja e hartuar duhet të jetë e pranueshme për të gjithë. Sipas Solanës, mbi Rusinë bie një përgjegjshmëri e veçantë në kërkim të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ndërkohë i dërguari amerikan për statusin, Frank Uizner, i cili ndodhet në Prishtinë, është takuar dje me presidentin Fatmir Sejdiu, Grupin Negociator dhe me kryeministrin Agim Çeku. Uizner shprehu bindjen se populli i Kosovës nuk do të zhgënjehet nga propozimi për statusin që do të bëjë kryenegociatori Ahtisari në selinë e OKB-së. Ndërmjetësi amerikan është shprehur optimist se Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin me Grupin e Kontaktit dhe njoftoi se gjatë kësaj jave do të shkojë edhe në Moskë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Shqiptaret po humbin nje rast historik per te mbetur Shqiptare: nje treg nje qendrim!

    Sa per Putin e Nenen Rusi: Bushtra Rusi do interesohet vetem per kelyshet e vet ne Ballkan. Serbet qe tani po vjelin shuma masive FDI (rreth 2 miliard USD ne vit), dhe perfitojne Euro Kosovare ne shuma marramendese.

    Me presionin e Putin, Serbia rrezik e 3fishon ate 2 milardshin/vit. Ja na rrofshi per vere ju me gjithe pavaresine tuaj, e mos-bashkimin me tregun natural, e portin natural.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e terili
    Anëtarësuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    jashte atedheut
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Shqiptaret po humbin nje rast historik per te mbetur Shqiptare: nje treg nje qendrim!

    Sa per Putin e Nenen Rusi: Bushtra Rusi do interesohet vetem per kelyshet e vet ne Ballkan. Serbet qe tani po vjelin shuma masive FDI (rreth 2 miliard USD ne vit), dhe perfitojne Euro Kosovare ne shuma marramendese.

    Me presionin e Putin, Serbia rrezik e 3fishon ate 2 milardshin/vit. Ja na rrofshi per vere ju me gjithe pavaresine tuaj, e mos-bashkimin me tregun natural, e portin natural.



    Mos i bej gjerat kaq tragjike qafir-arnauti . Rusia nuk e ka kaq kollaj ti ndryshoje rrugen historise qe thuajse po mbaron...
    Kosova do marre pavarsine me kollaj se ce mendon . rendesi ka qe mbas pavarsise te mos harojme gabimet qe kemi bere gjate gjithe historise tone dhe te bashkojme politikat dhe interesat e kombit. Duke pasur nje pikesynim shqiperia do behet [ S H Q I P E R I] dhe JO Shqiperi kosove dhe cameri.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    rusia nuk ka cfare te beje ka per ta pranuar si te gjithe shtetet pavaresine e kosoves . pasi rusia nuk do te acaroje maredheniet me shtetet evropiane per te mbrojtur serbine

  7. #17
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga SKORPIONSKING
    rusia nuk ka cfare te beje ka per ta pranuar si te gjithe shtetet pavaresine e kosoves . pasi rusia nuk do te acaroje maredheniet me shtetet evropiane per te mbrojtur serbine
    Mire e ke. Ne shkembim te njohjes te Kosoves 'Kosovare', Rusia ka me i meshu fort BE-se qe Serbia te perfitoje miliarda. Nderkohe provinca gjysma-gjelike Shqit-pare e Kosoves ka me mbet po ajo qe eshte: me 40% papunesi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qafir Arnaut : 06-02-2007 më 16:16
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #18
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Publikuar ne Sotheast Europian Times

    In earlier statements, senior Russian officials, including President Vladimir Putin, had hinted that Moscow could use its veto power to block any Security Council resolution that is unacceptable to Belgrade.

    In remarks published at the weekend, Lavrov said Russia never made any such promise to Serbia.

    Ne deklaratat e mepareshme kryezyrtaret Ruse,sebashku me presidentin Vladimir Putin kishin treguar shenja qe Moska mund te perdore forcen e vetos per te blokuar c'do zgjidhje te keshillit te sigurimit e cila do ishe e pa pranueshme nga Belingradi.

    Ne shkrimet e publikuara gjate fundjaves,Lavrov thote se Rusia nuk ka bere kurre ndonje premtim te tille karshi Serbise.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e terili
    Anëtarësuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    jashte atedheut
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Qafir Arnaut
    Mire e ke. Ne shkembim te njohjes te Kosoves 'Kosovare', Rusia ka me i meshu fort BE-se qe Serbia te perfitoje miliarda. Nderkohe provinca gjysma-gjelike Shqit-pare e Kosoves ka me mbet po ajo qe eshte: me 40% papunesi




    Q.A Rusia nuk diskutohet i ka ra hiles qe komunizmi ska me long , dhe do i futet kapitalizmit jam dakort me ty. po finalia do jete ajo qe intereson ne shqiptarve.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e terili
    Anëtarësuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    jashte atedheut
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga SKORPIONSKING
    rusia nuk ka cfare te beje ka per ta pranuar si te gjithe shtetet pavaresine e kosoves . pasi rusia nuk do te acaroje maredheniet me shtetet evropiane per te mbrojtur serbine





    per rusine ky do jete shansi me i mirefillte qe ti tregoje evropes qe nuk eshte me ajo rusi e dikurshme e akullt, por nje rusi qe ka mendime dhe politike evropiane dhe per te cilen e ntereson se do kete me evropen mardhenie tregu si gazin natyror etj.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •