Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 97
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nuk di si i kembejne enderrat per Kosoven, Koshtunica me Putin. Te shohim si do t'i kembejne realitetet, pas mbarimit te endrave.
    --------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rusia: SHBA dhe BE te te nxjerrin nga loja e tyre per Kosoven

    Derguar me: 21/07/2007
    • Rusia u ka bere apel Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian qe te nxjerrin mesim e nevojshme nga loja e tyre ne ceshtjen e Kosoves dhe te mos i vene kufi kohes se negociatave per marrjen e nje vendimi per statusin.

    Dje Keshilli i Sigurimit pezulloi bisedimet per projektrezoluten per Kosoven, perballe kercenimit rus per vendosjen e vetos, si anetar i perhershem dhe kunder cdo zgjidhjeje qe do ishte kunder interesave serbe. “Bejme thirrje qe te nxjerrin mesimin e duhur nga etapat meparshme te procesit mbi statusin e Kosoves. Fazat e reja te negociatave nuk duhet te kufizohen ne afate”, deklaron ministri i jashtem Lavrov ne ane te nje njoftimi per shtyp. SHBA dhe BE vendosen mbreme t’ia kalonin ceshtjen e Kosoves Grupit te Kontaktit per Ballkanin, ku ne dallim nga Keshilli i Sigurimit nuk ka te drejte vetoje. “Nenvizojme se pezullimi i bisedimeve mbi ceshtjen e Kosoves ne Keshillin e Sigurimit nuk nenkupton se OKB ka hequr dore nga ceshtja e Kosoves megjithate vendimi perfundimtar mbi statusin duhet te merret mbi mazen e nje marreveshjeje mes serbeve dhe kosovareve”, tha minsitri i jashtem rus Sergei Lavrov.



    balkanweb
    #VamosArgentina

  3. #83
    Lajmet | 27.07.2007 | 12:00 UTC

    Putin: Paqja në Evropë nuk mund të krijohet, po qe se shkelen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare

    Në konfliktin për zgjidhjen e statusit të Kosovës, presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar për rreziku i një lufte të re. "Paqja në Evropë nuk mund të ndërtohet, po qe se shkelen parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare" ka thënë Putin të premten në Moskë. Këtu bën pjesë edhe integriteti teritorial i një shteti. "Njerëzit në Serbi mbrojnë sot sovranitetin dhe integritetin territorial", citohet Putin nga Rojters. Ndërkohë sot ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq do të takohet në Uashington me Sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs si dhe me këshilltarin për siguri kombëtare, Stiven Hedli. Tema kryesore e bisedimeve do të jetë procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Jeremiq shpreson se autoritetet amerikane janë tani më të gatshme të dëgjojnë argumentet dhe propozimet serbe për zgjidhjen e statusit.

    DW

  4. #84
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Qendrimi i Rusise ndaj nesh,dhe joni ndaj Rusise

    Fanatizmi me te cilin ruset vazhdojne te mbrojne zgjidhje pro serbe ne dosjen e Kosoves eshte vertete indinjues dhe i patolerueshem.Nuk jemi ne shekullin e 16,17,kur gjykimet mbi popullatat e Ballkanit beheshin mbi shenimet e ndonje udhetari apo diplomati te rralle ne ato vise,po jemi ne shekullin e 21 kur Rusia i ka praktikisht te gjitha mundesite ti njohe e ti vleresoje shqiptaret objektivisht,po aq sa dhe etnite e tjera ne Ballkan dhe ne bote dhe si pasoje te mund ti thote Beogradid:kusheri i privilegjuar i ruseve ishe ne te kaluaren,tani Rusia duhet te ndjeke rrugen e se drejtes,dhe drejtesia per persekutimin shekullor te shqiptareve nga serbet ne te kaluaren,parandalimi i shtypjes se shqiptareve ne te ardhmen nga serbet,dikton ne menyre te pashmangshme pavaresine e Kosoves.Sa kohe qe Kremlini mban verberisht anen e Serbise,ne te gjithe shqiptaret kudo qe jemi ne bote,duhet qe aktivisht ne forma te ndryshme t'i shprehim protesten tone ne forma paqesore qeverise ruse,me ane te mediave zyrtare,si dhe me ane te mesazheve email.Kjo eshte e drejta dhe detyra jone ndaj Kosovareve te shtypur.Dhe kjo do te ishte krejtesisht e justifikuar.Duhet thene qeverise ruse:Ndalo gjek,se ka hendek!!!Dhe kjo nuk do te ishte qendrim i verber kundra popullit dhe kultures ruse,por perkundrazi duke i treguar kufirin qeverise ruse,ne e ndihmojme edhe vete popullin rus,pasi edhe vete nje pjese e mire e popullit rus vuan nga mentaliteti anakronik dhe autoritar i Kremlinit ne disa drejtime.Te gjitha keto vlejne edhe per qeverine e Kines.Edhe autoriteteve kineze duhet tu shprehim ne forma paqesore indinjaten tone ne qendrimin e tyre ndaj Kosoves,dhe jam i bindur se keshtu ndihmojme edhe miliona kineze,pasi nje shtet qe i thret mendjes dhe fillon te aplikoje politika me tolerante e me objektive ne politiken e jashtme,ka me teper shanse ta projektoje ate tolerance edhe ndaj vete qytetareve te saj.Si njeri i thjeshte i kam shkruar mesazhe qeverive ruse dhe kineze,ku ju kam shprehur indinjaten time ndaj qendrimit te tyre ndaj Kosoves,duke u thene psh,se sa kohe qe ato qeveri kundershtojne pavaresine e Kosove une ne shenje proteste do te abandonoje cdo klub sportiv rus,apo kinez,dhe nuk do te klikoje ne asnje website zyrtar,radio internet,apo tv station te qeverise ruse apo kineze,(gje qe nuk me pengon mua privatisht te lexoje letersi ruse apo kineze,apo te komunikoj ne harmoni me fqinjen time kineze,apo ruse)Sigurisht dikush mund te thote:e pastaj,cfare arrite me kete?Nje ver ne uje.Une mendoj se edhe keshtu mund te levizet dicka ne mendjet e qeveritareve.Heren tjeter kur te mbaj nje qendrim politik me rendesi nderkombetare ai funksionari rus apo kinez,do te mendohet ca me mire para se ta nxjerre llafin nga goja po te dije se do te kete te beje me reagim te fuqishem te 10 milion shqiptareve ne bote.Kjo eshte ne mendjen time si ceshtjet ekologjike.Ne si njerrez te thjeshte nuk kemi mundesi te ndryshojme marreveshjet e Kiotos per klimen,apo te shpetojme pyjet e Brazilit,por duke riqarkulluar shishe cdo dite bejme dicka per mjedisin.
    Vete popujt e Rusise dhe te Kines jane ndare ne dysh si ne ceshtje te tjera edhe ne ate te Kosoves,dhe me siguri gjysma e tyre jane pro nesh.Pra sic e thashe cdo ndihme nga ne,sado modeste ka vleren e saj.Te bejme aq sa kemi ne dore.Pastaj politiken dhe shahun e madh,e bejne Aleatet e shqiptareve neper tryezat e te fuqishmeve te kesaj bote,SHBA,Franca,etj.
    Ne duhet njekohesisht t'u japim garanci nepermjet komenteve tona publike,zyrtare apo neper forume internet,fqinjeve,aleateve si dhe vete armiqve tane,se me shpalljen e Pavaresise se Kosoves ne nuk do te marrim kot ne rrugen e nacionalizmit te verber,destruktiv per Minoritetet apo per fqinjet,sic bene e bejne njerrezit ne Gjermanine lindore,e perendimore ku me shkeputjen nga Rusia filluan te persekutojne Minoritetet ne vendin e tyre,dhe fqinjet e tyre cek apo te tjere qe shkelin ne kete vend me qellime paqesore.Sjellje te tilla apo thirrje nacionalizmi te verber do te ishin krejtesisht te demshme,dhe do te vinin ne pozita shume te veshtira ne tryezat nderkombetare edhe vete aleatet tone te natyrshem,SHBA,France,etj.
    This is all for this time till next time

    Wittstar

  5. #85
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Presidenti rus kundër pavarësisë së Kosovës

    Presidenti rus Vladimir Putin thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga fuqitë perëndimore do të jetë e jashtëligjshme dhe e pamoralshme.
    Duke folur gjatë një vizite në Bullgari, zoti Putin përsëriti thirrjen e Moskës për bisedime të mëtejshme për arritjen e një kompromisi mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

    Presidenti Putin konfirmoi edhe njëherë se Rusia nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

    "Një shpallje e njëanshme e pavarësisë dhe mbështetje e saj nga anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte e paligjshme dhe imorale," tha zoti Putin në një konferencë shtypi në kryeqytetin bullgar Sofje.

    "Rusia nuk mund ta mbështesë një vendim të tillë," tha zoti Putin.

    Komentet e zotit Putin pasojnë deklaratën e bërë nga ambasadori rus në Kombet e Bashkuara të mërkurën se Kosova nuk do të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe e organizmave të tjera politike ndërkombëtare nëse shpallte pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

    Vitin e kaluar Rusia kërcënoi se do të përdorte të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për planin e Marti Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur.

    Edhe Kina ka kërkuar bisedime të reja për arritjen e një kompromisi.

    Gjatë një vizite në Kroaci, zyrtari i lartë kinez Hua Jian Min tha se ishte e rëndësishme që palët të arrinin në një zgjidhje kompromisi përmes negociatave.

    Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë thënë se do ta mbështesin shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    BBC
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #86
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kharchenko, paralajmeron ndarjen e Kosoves ne rast pavaresie

    ( më: 28/01/08) Kharchenko, ka deklaruar se - shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj, "de facto", mund të çojë drejt ndarjes së Kosovës.

    Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Kharchenko, ka deklaruar sot se - shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj, "de facto", mund të çojë drejt ndarjes së Kosovës.

    Në mbledhjen e zgjeruar të Komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare të Dumës ruse, Kharchenko ka thënë se perëndimi, në këtë mënyrë do të vije deri të varianti, të cilin më herët e ka konsideruar si më të keqin, dhe kundër të cilit ka luftuar gjatë gjithë kohës.

    Kharchenko ka thënë se ekziston një lidhje thelbësore në mes të Serbisë dhe serbëve në pjesën veriore të Kosovës, të cilët Beogradi i ndihmon financiarisht, dhe se, “asgjë nuk do të jetë pengesë që integrimi i tyre të vazhdojë pa probleme të mëdha”.

    Diplomati rus nuk ka përjashtuar mundësinë që serbët, pas njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës, të anulojnë mikpritjen për forcat e NATO-s dhe BE-në, duke shtuar se mund të vije deri të vala e re e refugjatëve, sikur edhe deri të ekseset e reja në Jug të Serbisë dhe në Maqedoni, ku jetojnë shqiptarët.

    Kharchenko po ashtu ka thënë se Rusia është duke punuar “në mënyrë aktive” me BE-në dhe NATO-n, për t’i dëshmuar pasojat që mund t’i sjellë shpallja e njëanshme e pavarësisë, për të cilën po punohet çdo ditë.

    Ai ka vlerësuar se ekzistojnë gjasat për vazhdimin e bisedimeve për Kosovën, mirëpo këto gjasa, sipas tij, çdo ditë po i afrohen zeros. Kharchenko po ashtu ka tërhequr vërejtjen se tensionet në Kosovë po rriten nga dita në ditë – dhe se Rusia pandërprerë po punon që këtë proces ta kthejë brenda kornizave ligjore.

    Ai ka kritikuar synimet e BE-së që ta dërgojë misionin në Kosovë, duke shtuar se BE-ja është duke e kthyer mbrapshtë rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, “duke kërkuar të ashtuquajturën bazë ligjore për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

    Kharchenko ka thënë se Amerika është duke bërë presion mbi Ban Ki-Moonin, por ka shtuar se Rusia është duke punuar seriozisht më të, prandaj sipas tij, “ekziston një bazë që sekretari i përgjithshëm Ki-Moon, megjithatë të orientohet, para se gjithash, drejt një zgjidhjeje në pajtim me Kartën e OKB-së.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    duhet te jemi te gatshem per gjithqka sepse prej sllavit pritet gjithmon me e keqja .por sot bota i njeh dhe nuk eshte ne anen e tyre si ma heret prandaj skan qka bejne.ka territore shqiptare qe po na mbesin ne serbi por edhe per to do gjejm zgjidhje.

  8. #88
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Sabriu Lexo Postimin
    Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexander Kharchenko, ka deklaruar sot se - shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj, "de facto", mund të çojë drejt ndarjes së Kosovës.
    Tashti ai Mistreci i Puneve te Jashtme te Shqiperise duhet te dale e te beje nje deklarate ne shtyp ku te thote qe: Ndarja e Kosoves mund te çoje automatikisht drejt bashkimit te Shqiperise me Dardanine.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Tashti ai Mistreci i Puneve te Jashtme te Shqiperise duhet te dale e te beje nje deklarate ne shtyp ku te thote qe: Ndarja e Kosoves mund te çoje automatikisht drejt bashkimit te Shqiperise me Dardanine.
    E po ne jemi te nxanun tue kritikue njeri tjetrin,dhe skemi guxim me kundershtue te huajt

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    A dini ndonjeri te interpretoni kete frazen; " mund të vije deri të vala e re e refugjatëve, sikur edhe deri të ekseset e reja në Jug të Serbisë dhe në Maqedoni, ku jetojnë shqiptarët" . ?

    ç'ka dashur te thote me kete ? Amos eshte fjala per shqiptaret e Presheves e te kumanoves apo eshte fjala ne teresi per shqiptaret ne kosove dhe gjetiu ?
    Dhe nje, kush do e mbroje popullin shqiptar nese vjen deri te sulmi rus ?
    Sipas ketyre fjalve te renda u dashka patjeter qe serbia dhe Shqipria me ne fund per te mbyllur kete kapitull te angazhohen ne luften finale per kufijt e ri ne ballkane, pikerishte aty ku filloi konflikti me 1912 -ten ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 31-01-2008 më 20:43

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •