Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 97
  1. #41
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Rusia eshte pjese e te kaluares, ajo s'mund te vendose te ardhmen.

    Pergezime Shqiptareve kudo qe ndodhen per fitoren e Kosoves!
    As qe du me dit!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Në Nju-Jork filloi lufta diplomatike e Rusisë kundër Amerikës !

    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI



    * Kosova midis konceptit regresiv lindor ruso-serb dhe konceptit progresiv perëndimor demokratiko-paqësor amerikan.

    Qysh në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur diplomacia e Rusisë së presidentit Boris Jelcin, ishte në stadin më të lartë të marrëdhënieve të suksesshme dhe miqësore me Amerikën (në një artikull lidhur me marrëdhëniet tradicionale ruso-serbe rreth çështjes së Kosovës, të botuar në gazetën studentore “Bota e Re”, Maj, 1995), ndër të tjera, pata nxjerrë edhe konkluzionin parashikues, se me të ardhur në “rend dite” të agjendës së OKB-së, shqyrtimi i problemit kolonial të Kosovës, “idili romantik” I marrëdhënieve ruso-amerikane, do të vijë në pikëpyetje dhe, do të pësojë ndryshime rrënjësore nuk kuptimin negativ të zhbalancimit të tyre, për shkak të mbështetjes së njëanshme dhe iracionale të Serbisë gjenocidale-kolonialiste nga ana e politikës dhe e diplomacisë zyrtare të Rusisë.



    Këtë konstatim timin lidhur me paralajmërimin e disonancave serioze në relacionin e marrëdhënieve ruso-amerikane, të parashikuar para një dekade, fatkeqësisht e provoi edhe qëndrimi i papërmbajtur adiplomatik proserb i ambasadorit rus në OKB, Vitalij Çurkin, kur më 19 mars 2007 largohet nga séanca e organizuar e KS të Kombeve të Bashkuara, ku “temë” shqyrtimi kishte çështjen e Kosovës. Si preteksit të largimit nga vazhdimi i séancës së theksuar, ambasadori rus V. Çurkin, deklaroi se për marrjen e një potezi të tillë “të gabuar gjaknxehtë” (që sipas abc-së së diplomacisë është minus jo vetëm për të si diplomat i rangut më të lartë, por edhe për përmbajtjen e kursit të diplomacisë shtetërore ruse, posaçërisht kur është fjala ruajtjen e ekuilibrit të saj ndaj marrëdhënieve ndërshtetërore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në kontekstin më të gjerë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, kur Rusia me çdo kusht po ushqen ambicie joreale që të jetë bashkëpartnere e SHBA-së në zgjidhjen e krizave dhe të problemeve në dimensione ndërkombëtare) kishte ndikuar drejtpërdrejt paraqitja e “raportit të njëanshëm” të kryeshefit të UNMIK-ut, Joakim Ryker, i cili sipas kritikës së ashpër dhe të pargumentuar të ambasadorit rus V.Çrukin, “haptazi favorizon pavarësinë e Kosovës”(Beta,20.03.2007).

    Një akuzë të këtillë paragjykuese dhe subjektive të përfaqësuesit rus në OKB, V. Çurkin, që në të vërtetë ishte e barasvlershme me akuzat kritike të paqëndrueshme të Sanda Rashkoviq-Iviq (përfaqësuese zyrtare e Beogradit), se në “Kosovë mungon liria e lëvizjes, mosiguria etj, si rrjedhim i moszabtimit të standardeve nga ana e UNMIK-ut”, kryeshefi I UNMIK-ut, Joakim Ryker me të drejtë e hudhi poshtë sepse binin ndesh me vlerësimin e tij pozitiv të zbatimit të suksesshëm të standardeve ndërtkombëtare në Kosovë. Me një fjalë, raporti vlerësues objektiv i kryeshfeit të UNMIK-ut, Joakim Ryker lidhur me gjendjen e përgjitshme në Kosovë, u prit në “thikën me dy tehe” ruso-serbe, jo pse ai kishte ndonjë të metë në kuptimin e paraqitjes së gjendjes reale në Kosovë, por pse përmbajtja e tij kishte karakter pozitiv, pikërisht kur është fjala për përmbushjen dhe avancimin e standardeve në Kosovë, të përcaktuara ana e bashkësisë ndërkombëtare. Si rrjedhim i krijimit të kushteve dhe rrethanave të volitshme të plotësimit të standardeve ndërkombëtare, kryeshefi i UNMIK-ut, në seancën consultative të KS të KB-së, me të drejtë shtroi kërkesën, që nga ana e këtij trupi ndërkombëtar, të përshpejtohet zgjidhja e statusit të Kosovës, duke e mbështetur dhe duke e marrë për bazë planin e Marti Ahtisarit. Prandaj, si raporti vlerësues pozitiv për gjendjen në Kosovë, ashtu edhe kjo kërkesë në mbrojtje të planit të Marti Ahtisarit, nxorën në shesh kritikën e ashpër proserbe të ambasadorit rus, Vitalij Çurkin, sepse ky kurs objektiv i politikës së UNMIK-ut, ishte në shpërputhje me kërkesën (post festum) e diplomacisë ruso-serbe, që edhe pas dështimit të bisedimeve serbo-shqiptare në Vjenë, më 10 mars 2007, të vazhdohet dialogu i mëtejmë midis Beogradit dhe Prishtinës, duke e përjashtuar mediatorin ndërkombëtar të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisarin, sepse, kuptohet sipas planit të tij, të propozuar për statsusin e Kosovës, me çdo kusht parashikohet ndryshimi i Rezolutës 1244, e cila ishte dhe është “aduti i vetëm shpresëdhënës” që Serbia të thirrej në mbrojtjen e sovranitetit kolonial të saj mbi Kosovën ngase në një paragraf të saj theksohej se “Kosova është pjesë e RSFJ-së”. Në fakt, ky është shkaku dhe qëllimi kryesor pse politika dhe diplomacia e Beogradit dhe Moskës po insistojnë, që dialogu serbo-shqiptar, të vazhdohet edhe “100” vjet të tjera, në mënyrë që Kosova edhe më tej të mbetet koloni sovrane e Serbisë së Madhe.

    Mirëpo, këtë kërkesë serbe të Beogradit zyrtar, të mbështetur nga Rusia e Vitalij Çurkinit në sesionin kosnultativ të KS të OKB-së, e kanë hudhur poshtë si kryeshefi i UNMIK-ut, ashtu edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe, të cilët pas asnjë reservë mbështetën si raportin vlerësues të kryeshefit të UNMIK-ut, ashtu edhe Planin e Marti Ahtisarit, duke nënvizuar me theks të posaçëm, se ai duhet të dërguar në procedurë të mëtejme të KS të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që sa më parë të vijë në shprehje zgjidhja e statusit të ardhshëm i Kosovës.

    Në këtë vështrim, përpjekjet, angazhimin dhe këreksat racionale të Amerikës, që pa dyshim janë në funksion të përshpejtimit të zgjidhjes së statusit të ardhshëm të Kosovës, KS i OKB-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mun, duhet t’i marrë në konsideratë dhe kuptuar seriozisht, sepse çdo shtyrje e afatit të mëtjemë të zgjidhjes së këtij problemi ndërkombëtar, mund të jetë shoqëruar me rreziqe dhe pasoja të reja dhe të paparashikuara si për sigurinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve në rajonin ballkanik, ashtu edhe për ato në planin e gjerë evro-ndërkombëtar.

    Gjithashtu, si OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, duhet të hudhin poshtë çdo iniciativë dhe kërkesë të re të politikës strategjike ruso-serbe, që bie ndesh me platformën zyrtare të Uashingtonit për zgjidhjen e krizës së Kosovës, pavarësisht nga diktati kërcënues i Moskës zyrtare (që, qysh tani, d.m.th. në sesionin e parë konsultativ të KS të KB-së, më 19.03.2007) , e cila sheshit ka marrë në mbrojtje interesat e politikës kolonialiste të Serbisë gjenocidale, e cila që nga vjeshta e vitit 1912 e deri në verën e vitit 1999 (10 qershor) Kosovën shqiptare e kishte koloni të veten me status 100-vjeçar.

    Edhe pse politika dhe diplomacia strategjike e aksit Beograd-Moskë, ende nuk është në gjendje për të kuptuar (sepse duan ta shfrytëzojnë edhe nja 100 vjet si koloni Kosovën), se që me 28 Mars 1989 (me rastin e rrënimit të Murit të Berlinit, që shënoi epilogun gjysmëshekullor të luftës së ftohtë), ka marrë fund, edhe mbrojtja me çdo kusht e sovraniteteve koloniale me karakter absolute shtetëror. Si rrjedhojë, së fundi, edhe Serbia kolonialiste gjenocdiale, duhet të pajtohet me fatin e saj të zi, se sovraniteti i saj kolonial në Kosovë, tanimë ka perënduar, që këtu e tetë vjet më parë, që nga ndërkombëtarizimi dhe, vënia e saj nën protektoratin ndërkombëtar paqësor të OKB-së.

    Po qe se këtë realitetit tentojnë ta anashkalojnë dhe injorojnë si Beogradi dhe Moska (ashtu siç veproi delegacioni serb në Vjenë, me ç’rast e “bombardoi” planin e Marti Ahtisarit, në përpjekje për t’i mbrojtur interesat dhe objektivat e politikës kolonilaiste të Serbisë), ashtu siç veproi në emër të strategjisë së tyre të njësuar , ambasadori rus, Vitalij Çurkin në sesionin e pare konsultativ të KS të OKB-së, më 19.03.2007 në Nju-Jork, që direkt dhe indiret vuri në dukje se Rusia është me këmbëngulje kundër platforms politiko-strategjike paqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, atëherë, s’ka dyshim se, tanimë ka filluar lufta diplomatike e Rusisë kundër Amerikës, e cila, në ditët e ardhshme, do të jetë edhe më intensive, më e ashpër, më arrogante dhe më iracionale në mbrojtejn e interesave të vjetra kolonialiste dhe ekspansioniste të Serbisë së Madhe në Ballkan, përkatësisht të mbrojtjes së sferës së influences së Rusisë cariste në Ballkan.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #43
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    KS i Rusisë

    Agim Popoci

    Qytetarët e Kosovës ishin optimistë para fillimit të mbledhjes së parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohej për planin e Ahtisarit, i cili propozon "pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtare". Fillimisht, shqiptarët ishin nderuar me ftesën për pjesëmarrje të Presidentit të Kosovës dhe mbështetjen që i dha Sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, planit të Ahtisarit. Por, disa orë para fillimit të kësaj mbledhjeje, edhe pse nuk kryesohej nga Rusia, ftesa ruse për të marr pjesë Kryeministri i Serbisë u miratua dhe kundërshtimi rus për të mos marrë pjesë Presidenti i Kosovës, sërish u miratua. Nuk ishte e qartë a kishim të bëjmë me KS të OKB, apo KS të Rusisë.

    Sejdiu para KS të OKB

    Shqiptarët e Kosovës sikur kishin harruar se procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës nuk do të jetë edhe aq i shkurtër, për faktin se para organizmit më të lartë botëror ata do t‘i përfaqësonte Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Me ftesën e Britanisë së Madhe, duke u bazuar në Rregulloren 39 për punën e Këshillit të Sigurimit, Presidenti i Kosovës duhej të sqaronte shumë çështje, për të cilat do të debatohej pas shpalosjes së propozimit ‘Ahtisari‘ para KS të OKB. Edhe pse një ditë para kësaj mbledhjeje, ambasadori rus në OKB kishte bërë të ditur se Presidentit Sejdiu nuk do t‘i lejohej të fliste, vetë ftesa e dërguar nga kryesuesja e radhës nuk irritonte pjesën dyshuese të organizmit shqiptar. Dhe derisa çasti i fillimit të kësaj mbledhje po afrohej, shqiptarët gjithnjë e më shumë filluan të binden se Rusia mund të minojë procesin dhe të mos lejojë fjalimin e Presidentit Sejdiu para KS. Mediat serbe filluan të japin lajmin se shefi i UNMIK-ut ishte nisur drejt Nju Jorkut, dhe vetëm ata që e kanë ndjerë në lëkurën e tyre politikën ruse, e kuptuan se diplomacia ruse shënoi një fitore të thellë, duke lënë në hije gjithë mbështetjen amerikano-britanike për planin ‘Ahtisari‘.

    Ky proces nuk ishte kuptuar si i lehtë nga shqiptarët e Kosovës, por ai nuk ishte menduar as si një gjah i lehtë për shigjetat e diplomacisë ruse. Edhe pse shigjetat e diplomacisë ruse ka kohë që ishin të gatshme për veprim nga harqet e pozicionuara në shumë drejtime, në fund dëshmuan se ata nuk janë marrë me profeci. Ata i lejuan Kryeministrit të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, me ftesën ruse që të flasë para KS të OKB, në një seancë me dyer të mbyllura, kur kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari të kishte shpalosur propozimin e tij. Dhe nga ana tjetër, nuk i lejuan Sejdiut të flasë. Thuajse kemi të bëjmë me KS të Rusisë e jo me KS të OKB. Nga mediat ndërkombëtare, fjalimi i Presidentit të Kosovës, i lexuar nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, u quajt zgjidhje kompromisi, por për shqiptarët e Kosovës ishte një fyerje e rëndë, sepse nuk ishte Presidenti Sejdiu, ai që kishte kërkuar të fliste para KS të OKB, por ishin anëtarët e këtij organizmi që kërkuan sqarime lidhur me situatën dhe opinionin kosovar.

    Receta sllovene

    Moslejimi i Presidentit të Kosovës që të flasë para Këshillit të Sigurimit ka shtuar dozën e dyshimit se nga maja e kësaj piramide botërore edhe mund të fitohet në mënyrë të rregullt pavarësia e Kosovës. Mbledhja e parë e KS të OKB për Kosovën kishte vetëm një gjë pozitive, sepse ambasadori rus nuk u imponoi përfaqësuesve të vendeve anëtare që gjuhë zyrtare të jetë rusishtja, sepse anomalia e kërkesave ruse ishte e ngjashme me ato serbe. Pas këtij takimi të parë, edhe kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, dukshëm i shqetësuar, kishte theksuar se "është mirë të miratohet sa më shpejtë rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione se nuk do të ketë dhunë, nëse zvarritet procesi". Duke komentuar iniciativën ruse për dërgimin e një misioni në Kosovë, Ahtisari tha se për këtë vendos Këshilli i Sigurimit, por që shefi i UNMIK-ut disa herë ka raportuar mbi situatën në Kosovë dhe ato raporte mund të shqyrtohen në mënyrë të detajuar. Ose thënë më shqip, edhe mund të lexohen!

    Por cila është mënyra e rregullt e fitimit të pavarësisë. I gjithë opinioni ka krijuar bindjen se është Këshilli i Sigurimit ai që do të miratojë pavarësinë e Kosovës, por jo edhe ai në ish-Jugosllavi. Të gjithë e kujtojnë fillimin e shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe krijimin e shtetit të parë nga ky rajon, Sllovenisë. Sllovenia u bë shtet, por jo edhe me miratimin e KS të OKB. Nuk kishte kryenegociator, as të përshtatshëm dhe as të papërshtatshëm për Koshtunicën e asaj e kohe (lexo: Sllobodan Millosheviç) dhe askush nuk priste me krenari se do të fliste Presidenti slloven ose me ankth rus, se si mund të flasë Presidenti i një rajoni jugosllav. Pra, u shpall dhe u mbështet pavarësia e Sllovenisë, pa Rregulloren 39 të KS të OKB, pa seanca me dyer dhe dritare të mbyllura, dhe pa vendime të pakuptimta të këtij organizmi që degradojnë diplomacitë më të fuqishme botërore. Mund të kujtojmë 9-vjetorin e krijimit të shtetit slloven pa pagëzimin e KS të OKB, edhe krijimin e shtetit të fundit nga RSFJ, që ishte RFJ e Millosheviçit. Më 31 tetor të vitit 2000, KS i OKB me aklamacion ka miratuar Rezolutën 1326, ku i rekomandohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që Republika Federale e Jugosllavisë të bëhet anëtare e OKB-së. Kjo rezolutë përmban vetëm dy paragrafë ose më saktë dy fjali. Në fjalinë e parë thuhet se është shqyrtuar kërkesa e Republikës Federale të Jugosllavisë për pranim në OKB dhe si dokument është protokolluar me nr. 1043.

    Pra, edhe në këtë rast nuk kemi ndonjë seancë, ku i lejohet Serbisë dhe Malit të Zi, që, si dy ish-republika të RSFJ-së, t‘u mundësohet pavarësia, ose krijimi i një shteti më vete. Dhe për çudi të të gjithëve, ky shtet i miratuar me Rezolutën 1326 të KS të OKB sot nuk ekziston, ndërsa Sllovenia që nuk ka humbur kohë me ndërmjetës ndërkombëtar dhe kundërndërmjetës rus, sot është një shtet i rëndësishëm i BE-së.

    Gazeta SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Me Rusin apo pa te gjerat do shkojne ne favorin tone. Nuk ka rendesi shume se qka mendon Rusia e rendesishme eshte se qka eshte menduar te behet me Kosoven ne forcat e perendimit.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Bardhi
    Me Rusin apo pa te gjerat do shkojne ne favorin tone. Nuk ka rendesi shume se qka mendon Rusia e rendesishme eshte se qka eshte menduar te behet me Kosoven ne forcat e perendimit.
    Po, por nese edhe kesaje radhe ne do shpallnim perseri pamvaresine si atehere para dhjete vitevete 2korrikut, pa rezolut, do e pesojmi njesoj, sikur se te blejsh nje veture dhe te qarkullosh me te pa patent shofer.
    Nje pamvarsi e tille do e demtoje rrugen qe e kemi nisur per pamvarsi te njohur e JO te Veteshpallur e cila nuk do na qoje askundi...
    Mirepo ne keto raste ne eshte dashur qe te kemi si rezerv edhe karten e ndarjes apo te ndryshimit te kufijve duke pranuar bashkangjitjen e Lugines se Presheves kosoves dhe njeherit, pse jo, e ter kosova ti bashkangjitet Shqiperise ne nje shtet !
    atehere besoje se rusi do sillej me ndryshe, pra kjo menyre do ishte me e vlersuar se sa te endej andej e kendej duke pritur para dyerve te OKB-së si lypesa....A nuk ju shkon asnjerit mendja se dikush nga nen toka e panjohur ben lojra me ne ?
    Si u be qe derisa ne te njejten kohe u liruan ushtaret britanike, derisa ne KS bisedohej per rezoluten e kosoves ?
    Ky skenari i pengjeve, a mos ishte perpiluar nga ruset me ndihmen e perseve ?
    E njejta gje po sillet si para nje dekade, sulmi i irakut ne kuvajt, shpallja e pamvarsise sekosoves u bart se gjethet e thara kur fryen era...
    Kam frike se mos edhe kete here do fryej po e njejta er si dikur!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 05-04-2007 më 18:36

  6. #46
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pavaresia e njeanshme e Kosoves, Moska: Serbia ta “pushtoje

    Rusia ka këshilluar Serbinë që të “pushtojë” një pjesë të Kosovës me polici dhe ushtri, në rast se njihet pavarësia e Kosovës pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Zyrtarë të Beogradit, që kanë preferuar të mbeten anonim i kanë deklaruar agjencisë së lajmeve Associated Press, se Moska i ka sugjeruar Serbisë që të dislokojë rreth 200 policë dhe personel ushtarak në veri të Kosovës.

    Nga ana tjeter një diplomat i lartë perëndimor, në kushte anonimiteti ka thënë për te njejten agjenci se trupave te NATO-s dhe të BE-së, të stacionuara në Kosovë, do t’u duhet të përgjigjen me forcë kundër këtij sulmi të papritur të Serbisë. NATO ka shtuar trupat ne veri të Kosovës dhe thotë se është e gatshme për të përballuar cdo përshkallëzim të situatës.

    Ndërkohë është bërë e ditur se qindra serbë do të protestojnë javën që vjen gjatë vizitës së misionit faktmbledhës të OKB-së për të treguar se ata nuk ndihen të sigurt në Kosovë. E gjithë kjo është pjesë e strategjisë serbe të mbështetur nga Moska për të ndalur shpalljen e pavrësisë së Kosovës.

    BalkanWeb
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #47
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Skizofrenia paranojake serbo-ruse Nga Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei

    Diplomati amerikan George Kennan ka pasur të drejtë kur në letrën e tij drejtuar qeverisë amerikane gjatë kohës kur ishte ambasador i ShBA-ve në Bashkimin Sovjetik ka pohuar se : “strategjia politike ekspansioniste pansllaviste qe rrjedh prej „vizionit neurotik" të Kremlinit karshi botës nuk ka kufi kohorë, kufi brenda një regjimi të caktuar që qeverisë atje” .

    Sfondi më primitiv i sjelljes politike ruse kur është fjala për lirinë e popujve dhe kombeve te robëruara tregon se bota sllave është e pandieshme karshi logjikës së arsyes dhe tepër e ndieshme karshi logjikës së argumenteve. E tërë historia e tyre e vjetër dhe e re është e ngarkuar me kërcënime, shantazhe me naftë dhe energji, sabotime dhe bllokada të hapura dhe të maskuara. Futje e pykave nëpër zonat strategjike të ndieshme me krijimin e enklavave si Transnistria, Nagorno-Karabakh, për mënjanimin e republikave të ndryshme si Moldavia, Abhazia etj. Përkrahjen e sllavëve të jugut në përpjekjet e tyre për ekspansionizëm territorial-rikolonizim të Kosovës dhe mbajtje nën sundim të trojeve të tjera shqiptare nën zgjedhën serbo-sllavomaqedonase e malazeze. Kremlini që prej shumë kohësh ka trembur botën se nuk duhet të krijohet një „precedent" për Kosovën, që të mos „trazohet" ekuilibri që ajo e kërkon.

    Parulla kërcënuese:

    „kufijtë të mos ndryshohen" ka kuptimin e vet. Po organizohet referendum në Transnistri, në territor të vetëshpallur republikë, për bashkim me Rusinë (!?!), se kjo është në të mirën e interesave ruso-pansllaviste. Prandaj, Kosova, sipas Moskës, nuk guxon të ndahet prej Serbisë koloniale, sepse do te krijohej „precedenti" i goditjes së ekspansionizmit serbo-pansllavist nga momenti që gurët e shahut duhet të lëvizin vetëm për ngritjen e imperializmit nacional-shovinist që buron nga planet utopike gati paranoide për zgjerim territorial pa skaj (!)


    Më shumë, „Rusia Matucka" kërcënon se „do te përdorë veto" apo se do te dërgojë trupa në Kosovë, bënë skena teatrore, ku „Hrushovi i dytë", Vitali Çurkin rreh ende një herë me çizme në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe, duke vuajtur nga dëliri i “madhështisë”, po del nga salla ku mbahej seanca. Duke bërë këtë ai e ndoqi pas parardhësin e tij Primakovin, i cili është i ngarkuar me ide të mykura pro-sllaviste alla cariste nuk la gur pa lëvizur që ta pengonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke i bërë kurdoherë shantazhe dhe bllokada diplomacisë ndërkombëtare, duke e mbrojtur hapur qëndrimin shovenisto - fashist të S.Millosheviqit, i cili ishte mbarsur me ide të mykura prosllaviste alla cariste. Por, për hir të realitetit, vlen të theksohet mendimi Shaqir Vukajit (ish ambasador në Rusi në kohën e luftës në Kosovë) i cili sot në emisionin „Kontrast“ të ALSAT-it deklaroi për Rusinë se ajo gjithmonë ka pasur këto qendrime ndaj Serbisë. Vetëm Lenini e Stalini kanë mbrojtur çështjen shqiptare. Lenini ka demaskuar i pari Konferencën e Londrës dhe Stalini kurdoherë ka dëgjuar dhe është interesuar për çështjen shqiptare. Atij, vet Kardeli në vitin 1948 i paska thënë se Kosova është e Shqipërisë dhe duhet t'i kthehet asaj! Për këtë kemi dokumentat – tha ai. Ne, deklarojmë për ato që na ka penguar Rusia nga cari e këndej, por nuk flasim kurrë se Lenini na ka ndihmuar! Arrijmë në përfundimin se vetëm mendjet e errëta me pansllavizëm mendojnë antishqiptarisht. Dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh, a ka pasur të drejtë „analisti" serb, Obrad Kesic në intervistën dhëne gazetës "Veçernje Novosti", me datën e 22 marsit 2007 kur ka sulmuar politikën amerikane ndaj Serbisë se gjoja është „skizofrenike"?! Jo! Ai ka fantazuar për kashtlën në syrin i tjetrit dhe nuk e pa dot trarin nga syri i vet. I themi këto, me argumentimet në vazhdim.


    Sipas mjekësisë, skizofrenia është një sëmundje mendore, kur njeriu vuan nga ajo që krijon një botë imagjinare, përfytyron gjëra dhe nuk arrin të dallojë realitetin nga irealja (fiksioni) . Në këtë kontekst, mitologjia politike pansllaviste (e Rusisë dhe ajo e sllavëve të jugut) krijon një imazh të errët paralel të realitetit, se sllavët ishin, janë e duhet të jenë ata që duhet të zgjerohen në një shtet të pastër etnik nga Siberia deri në Detin Adriatik, kurse popujt tjerë jo sllavë duhet të pranojnë pushtimin dhe kolonizimin të sllavizohen dhe pastaj të asimilohen. Origjinat e skizofrenisë sllave janë shpjeguar nga George Kennan: "ndjenja instinktive, tradicionale të josigurise", kurse pasojat e saj janë shumë të rënda, po llogariten në vrasje, depërtime, djegie, helmime, terror shtetëror ndaj popujve jo sllavë, ndër të cilët janë edhe shqiptarët në Ballkan që më shume se një shekull vuajtën dhe po vuajnë deri sot, për shkak të zgjedhës koloniale sllave.


    Krimet janë veshur nën maskën e një veshje të mirësisë, sikur agresioni ishte "çlirim" për "shqiptarët barbarë", sikur sllavët "të qytetëruar" të jugut po mbrojnë "djepat", "zemrat" dhe "Jerusalimet" e tyre, kur dihet shumë mire nga shkenca historike se ata janë ardhacakë në Ballkan, janë pushtues dhe kolonizatorë, janë në pararojën realizimit të planeve pansllaviste. Dhe, me siguri ajo është e inkurajuar nga sjellja "vëllazërore" e qeverisë skizofrenike ruse, që e ndihmon në çdo rrethanë.


    Tani, me një luftë nëntokësore të tillë nacionaliste dhe agresive, ksenofobe antishqiptare, Serbia mund të propagandojë se është demokratike, por kurrë nuk do të jete, sepse në strategjinë e saj afatgjate e ka logjikën e xhelatit, logjikën e pushtuesit që përjarget si kafsha në ushqimin e dëmshëm dhe pastaj tërbohet se ka humbur (shëndetin) gjegjësisht, në këtë rast, sundimin kolonial të drejtpërdrejtë mbi Kosovën dhe, edhe pse bota e favorizon duke e barazuar dhe privilegjuar së tepërmi në raport me viktimën; kërkon t'i rikthehen "të drejtat" për të vendosur mbi jetën dhe vdekjen e shqiptarëve nga Kosova, duke ëndërruar edhe rivizatimin e kohës së mjaltit të pushtimit serb mbi Kosovën gjoja "multietnike".


    Rruga e saj drejt demokracisë do të bllokohet gjithmonë nga kjo pengese që duket e handikape ( e palëvizshme) , me të gjitha institucionet dhe ciklin e zgjedhjeve që po zhvillohen qe disa vite në Beograd. Për ketë arsye, politika e pishtarit të lirisë dhe demokracisë në botë jo vetëm se nuk është "skizofrenike", por ka një qartësi dhe një kthjelltësi që krijon kriza histerike në Beograd, me një fjalor të dhunshëm, jashtë çdo norme dhe zakoni specifik politiko-diplomatik. Por, jemi të bindur se koha nuk punon fare në të mirën e Beogradit, as të shteteve të tjera kolonialiste sllave në Ballkan. Themi kështu sepse tani popujt e robëruar u ngritën në luftëra çlirimtare dhe fituan, prandaj edhe shqiptarët nuk dot ë lejojnë që luftërat e tyre të shkojnë kot-siç thotë populli ynë; “për dhjam qeni” !


    Populli shqiptar (përveç disa kolaboracionisteve dhe tradhtarëve) po e kupton gjithnjë e më shumë se nuk duhet te pranoje hiç me pak se sa respektimin e së drejtës së tij për vetëvendosje, kjo e drejtë e garantuar nga të gjitha konventat dhe rezolutat e OKB-së dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare. Që sëmundja mendore e pushtetarëve serbo-sllavo-maqedonase-malazeze (e rënduar dhe e mbështetur nga ajo ruse) të shërohet; që pastaj të mos e rrezikojë rajonin e Ballkanit e me gjerë shqiptaret duhet t´i detyrojnë shtetet okupatore me ushtritë e tyre terroriste sllave me bishtrat e këputur apo nën shale, të ikin sa më parë prej trojeve shqiptare. Përndryshe, Gadishulli Ballkanik do të jetë në mënyrë të përhershme një fuçi e pashtershme baruti, e ndezur prej ujqërve të etur për gjak që jo vetëm duan mjegull por duan edhe të kontrollojnë motin sipas qejfeve të tyre vrastare, që pastaj të ngrohen në ëndrrat e tyre utopike.


    Suedi- Rumani, 26 mars 2007
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #48
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kosova gjendet...

    Kosova gjendet para një ndarjeje

    Koment
    Frank Herold,
    Berliner Zeitung, 25.04.2007

    Rusia ka vendosur. Me veto në Këshillin e Sigurimit do ta pengojë miratimin e Planit të Ahtisaarit për një Pavarësi të Kosovës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Pas këtyre deklaratave të qarta, ndoshta propozimi i ndërmjetësuesit finlandez Ahtisaari, as që do të votohet. Vetoja e Rusisë mundëson atë që supozohej të shmangej. Ajo i hap rrugën e pavarësimit të Kosovës. Vazhdimi i negociatave është i kotë, pasi që ato vetëm që do të tregonin se shqiptarët dhe serbët nuk janë në gjendje të merren vesh për ardhmërinë e Kosovës. Tani do të kemi një pavarësi pa shumë kontrolle dhe klauzola mbikëqyrëse, pa një garanci për të drejtat e pakicës serbe dhe pa një mandat për angazhimin e BE.

    Udhëheqësit e shqiptarëve në Prishtinë, do ta shpallin njëanshëm shtetin e ri, SHBA dhe BE do ta pranojnë. Me të drejtë, pasi që përvoja nga shpërbërja e Jugosllavisë tregon se edhe me dhunën më të madhe nuk mund të mbahet diçka së bashku nëse nuk dëshiron të jetë së bashku. Aq më tepër që pjesa më e madhe jugore e Kosovës prej vitesh është plotësisht e pavarur nga Beogradi. Ashtu si që pjesa veriore e Kosovës prej kohësh faktikisht ka qenë e pandarë prej Serbisë. Nëse Prishtina shpall pavarësinë, atëherë pse mos e bëjë edhe rajoni i banuar nga serbët rreth Mitrovicës? Edhe pse Kosova është e vogël, megjithatë në të ardhmen do të kemi dy pjesë nga ajo. Pikërisht Beogradi mund të aranzhojë një zgjidhje të tillë: Në fund megjithatë nuk e humbi Kosovën - së paku jo tërësisht.

    25 Apr 2007

  9. #49
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Rreziku nga ndarja etnike dhe gjeografike e saj ka ekzistuar dhe ekziston akoma.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Lojrat dhe perrallat e politikes se ish-URSS. C'farse! Nese Rusia "shqetesohet" shume per trajtimin e minoritareve serbe ne Kosove, le te jape voten pro e t'i diskutoje propozimet e veta me shtetin e formuar Kosovar...

    Duhet falenderuar pa fund SHBA, dhe ne menyre sekondare, BE (e cila mundohet te qetesoje ujrat, por nganjehere duket sikur nuk i njeh kufijte e ujrave).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •