Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 97
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Shefi i UNMIK: Rusia nuk do te vendose veton per Kosoven

    Shefi i UNMIK, Joachim Ruecker u shpreh se nuk pret qe Rusia te vendose veton e saj ne OKB per ceshtjes se Kosoves

    Shefi i UNMIK, Joachim Ruecker ne nje deklarate per Qatar te Al Jazeera lidhur me ceshtjen e statusit tha se zgjidhja per Kosoven nuk do te imponohet, por gjithashtu, me pare duhet te bihet dakord per disa ceshtje te vecanta.
    “Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ne keto momente ne kemi propozimin per te dyja palet. Martti Ahtissar nuk e ka permbyllur propozimin e tij per Kosoven ne planin e hartuar. Kjo do te behet pak para mbajtjes se sesionit te Keshillit te Sigurimit te OKB. Rusia eshte nje anetar aktiv ne Grupin e Kontaktit per negociatat mbi Kosoven, dhe nuk do ta perdore veton e saj ne KS*ne e OKB-se”, tha Rucker per Al-Jazeera. (B92-BalkanWeb) (db/db)

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Grupi Nderkombetar i Krizave: Rusia s’do ta perdore veton per Kosoven

    Rusia, pavaresisht qendrimit qe ka mbajtur deri tani, nuk do te perdore veton per Kosoven, ne Keshillin e Sigurimit. Kjo do te beje te mundur miratimin e planit te Ahtisarit per Kosoven. Nese Bashkimi Evropian dhe SHBA paraqiten ne menyre unike ne Keshillin e Sigurimit, do ta kene shume te veshtire anetaret tjera te refuzojne propozimin e Ahtisarit


    Keshtu ka deklaruar sot kryetari i Grupit Nderkombetar te Krizes (GNK) Garet Evans, ne interviste per Radion Evropa e Lire. “Ndonese presidenti rus Vladimir Putin, koheve te fundit ka paralajmeruar se nuk do te mbeshtese nje zgjidhje, te cilen nuk do ta perkrahte edhe Serbia, shume vezhgues, perfshire dhe Grupin Nderkombetar te Krizave, jane te mendimit se me ne fund, Moska do te permbahet nga votimi ne Keshillin e Sigurimit, duke mundesuar keshtu miratimin e propozimit te Ahtisaarit.“, tha Evans.

    Sipas tij, ndonese plani i Ahtisarit nuk permend percaktimin per pavaresi te Kosoves, ne thelb krijohen kushte per shpalljen e saj. "Kjo nuk don te thote pranim formal te pavaresise se Kosoves ne Keshillin e Sigurimit, por do te mundesoje krijimin e kushteve praktike per shtetesine e Kosoves duke i mundesuar çdo vendi qe ta njohe ate individualisht. Propozimi eshte i skicuar ne menyre te kujdesshme dhe te mençur, meqe eshte evituar percaktimi per pavaresi te Kosoves qe eshte therre ne sy, para se gjithash per Rusine", shton perfaqesuesi i GNK-se.

    Ai, megjithate, vlereson se Kosova nuk do te gezoje pavaresi te plote, madje edhe nese shtetet tjera do ta pranonin, meqe, "ne kete hapesire, edhe nje kohe te gjate nevojitet prani nderkombetare". Evans e sqaron edhe "rendesine e harmonizimit te qendrimeve te bashkesise nderkombetare", se sovraniteti i Serbise mbi Kosoven i takon se kaluares. "Nese Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-te paraqitet ne menyre unike ne Keshillin e Sigurimit, do ta kene shume veshtire anetaret tjera te refuzojne propozimin e Ahtisarit", pohon kryetari i GNK-se, ne nje interviste per Radion Evropa e Lire.

    Ballkanweb

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Social imperialistet sovjetik, grumbullojne ushtri ne kufi te Kosoves, lidhin aleanca ushtarake me Indine kunder Kosoves.
    Detyra jone si revolucionar eshte qe te godasim ne te dy krahet ti detyrojme qe te thellojne akoma me shume kontraditat per te krijuar terrene te favorshme per goditje me te ashpra kunder atyre nga ana e popujve, kunder tyre nga ana e popujve!
    Politika e jashtme revizionisve te Moskes dallohet per agresivitetin ne te gjitha anet e botes, njesoj si edhe ajo e imperializmit Amerikan.
    Por ne do e ngreme zerin kunder tradhtise revizioniste dhe do u cjerrim masken.

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shtajnmajer: Palët të shfrytëzojnë shansin e negociatave të Vjenës

    BE: Rusia kujdes me veton, sjell kaosin në Ballkan

    Bashkimi Evropian ka paralajmëruar dje Rusinë që të mos bllokojë rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, duke argumentuar se kjo mund të nxisë kaos në rajon.

    Sipas komisionerit për Zgjerim në BE, Olli Rehn, "Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB nuk pajtohet për rezolutën, ne rrezikojmë kaos dhe destabilizim në Ballkan". Rehn ka paralajmëruar kundër unilateralizmit të Rusisë, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, duke komentuar se "Ndërsa Rusia në përgjithësi e dënon unilateralizmin, përse ajo kërcënohet me përdorimin e vetos në Këshillin e Sigurimit me një akt përfundimisht unilateral?". Deklarata e Olli Rehn është bërë gjatë një fjalimi në fondacionin "Bertelsmann" në Berlin. Rehn ka përcjellë qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili në kundërshtim me Rusinë, është i vendosur se Kosova nuk është precedent për konfliktet e ngrira në rajone të tjera, edhe pse Rusia përpiqet të pohojë ndryshe. "Kosova është rast i veçantë dhe ka histori të veçantë", theksoi Rehn. Në takimin dyditor të zhvilluar në kryeqytetin gjerman për Kosovën ishte i pranishëm edhe kryendërmjetësi i OKB-së për statusin, Marti Ahtisari.

    Para krerëve të komisioneve parlamentare evropiane ai ka diskutuar mbi procesin e statusit të Kosovës dhe ka deklaruar se Rusia deri tani i ka pranuar të gjitha deklaratat në Grupin e Kontaktit, duke shtuar se puna përfundimtare fillon të trajtohet në Këshillin e Sigurimit. Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Shtajnmajer, tha se Ahtisari ka raportuar për pakon, rreth së cilës nuk po arrihet ndonjë rezultat gjatë zhvillimeve të bisedimeve në Vjenë. Sipas Shtajnmajer, të dyja palët, Prishtina dhe Beogradi, duhet ta shfrytëzojnë këtë shans, për të zhvilluar bisedimet në një formë të hapur dhe konstruktive. Shtajnmajer ka theksuar qëndrimin unik të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Në lidhje me Serbinë, ministri gjerman ka komentuar se gjatë konsultave kanë arritur në vendimin se BE do t'i sigurojë Serbisë, sidomos forcave demokratike atje, përkrahjen e saj në këto kohëra të vështira, ndërsa ka konkretizuar ripranimin e negociatave për MSAme qeverinë serbe, me kusht nëse ajo do punojë në mënyrë të vazhdueshme me Gjykatën e Hagës.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    rusia askush nuk është, edhe pse kan qefjf të jenë.. mirëpo fatmirësisht nuk jan!

    momentalisht tjeterkush rrotullon botën në gishtin e tij, shoku izrael! ushtria më e madhe e jehudive është amerika, ndërsa evropa është klyshi i amerikës. siç e dijmë izraeli është pro pavarsisë së kosovës! pra n.q.s. rusia don të na bashkojë shqipërinë le ta përdorë veton!

    putini me këtë politikë të fëlliqur don vetëm ta ngrite shtetin e tij lartë.. kinse ka fuqi të komandojë në botë... këta jan vetëm fjalë që ai thotë!
    serbëve u ka mbetë tanimë vetëm vetoja e rusisë si shpresë e fundit, siç thonë: "shpresa e fundit VDES".. por ja, edhe ajo dikurë vdes!
    ma tregoni vetëm një rast ku rusia nuk e ka lënë serbinë në baltë!? 1999, NATO bombardon beogradin, ku është rusia ta e mbrojë? edhe atëher kishte fjalë të mëdha ne goj, por në fund mbeten vetëm me gishtërinjët n'goj!

    rusia nuk është superfuqi, edhe pse kan qejf të jenë.. nuk jan dhe nuk do të jenë!

  6. #36
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Rusia kerkon qe me ceshtjen e Kosoves te perfitoje ne tregun energjitik te Europes, apo edhe te ballkanit sic po perflitet sot ne shqiperi qe nje kompani ruse do te privatizoje KESH-in dhe ekziston mundesia edhe e ndertimit te nje tubacioni gazi per ne adriatik, ky eshte edhe Bargaining Chip qe rusia ka ne dore dhe qe shqiptaret do ta lejojne. Ne KS ajo nuk do ta vendose veton sepse 1- e di qe me shume do ti bej keq vetes se saj sesa nje nder nje serbie tashme te izoluar dhe pa dalje ne det, 2- e di se tashme ekzistojne kushtet qe kuvendi i kosoves ta shpalle pavaresine unilaterale dhe te njihet nga shumica e vendeve te OKB-se duke anashkaluar Keshillin e Sigurimit.
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kryeministri kosovar: Në asnjë rast ne s’do marrim një vendim unilateral

    Çeku: Rusia s’do përdorë veton kundër Kosovës

    Rusia nuk do të përdorë veton e saj në Këshillin e Sigurimit kundër Kosovës dhe plani i Ahtisarit do të miratohet edhe në këtë institucion mbarëbotëror.

    Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, gjatë një interviste në gazetën austriake “Die presse”. “Mendoj se Rusia do të jetë në bordin e anijes me të gjitha vendet e tjera të Grupit të Kontaktit dhe plani i Ahtisarit do të kalojë në Këshillin e Sigurimit”, ka cituar kryeministri Çeku. Sipas tij, “Edhe pse Rusia nganjëherë ka pasur qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje krahasuar me vendeve të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund ajo gjithmonë është pajtuar me parimet bazë dhe ka miratuar bashkërisht vendimet. Bisedimet për Kosovën nuk janë një proces bilateral, por janë proces i OKB-së. Nëse dikush i thotë “Jo” planit të Ahtisarit, atëherë ai u ka thënë “Jo” Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar Çeku. Kryeministri kosovar ka shtuar se Prishtina nuk do ta shpallë në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës. “Në asnjë rast ne nuk do të marrim një vendim unilateral. Nuk do të bëjmë asnjë veprim që do të rrezikonte partneritetin tonë me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Çeku për “Die Presse”, citon RTK. Ndërkohë zyra e Ahtisarit njofton se kryenegociatori nga mesi i javës do të dërgojë propozimin e tij në Këshillin e Sigurimit. Sipas zëdhënësit të UNOSEK-ut, ky do të jetë propozimi përfundimtar i kryenegociatorit. Dokumentin do ta dorëzojë zëvendësi i Ahtisarit, Albert Rohan, i cili do të shkojë në Nju Jork dhe personalisht do t’i dorëzojë dokumentin sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Testi i Rusise ne Kosove

    Nga Ricard Hollbruk
    Ish-ambasador i SHBA ne OKB


    E obsesionuar me Irakun, administrata “Bush” dhe opinioni publik u kane kushtuar shume pak vemendje nje serie sfidash ruse per stabilitetin e Evropes. Nuk ka asnje dyshim qe Presidenti Vladimir Putin, i trimeruar nga veshtiresite e Amerikes dhe efektshmeria e diplomacise se tij energjetike (e cila ndonjehere duket si nje shantazh), eshte duke rifituar terrenin e humbur ne dekaden pas shembjes se Bashkimit Sovjetik, ndersa ne vendin e tij Putin po ushtron nje politike autoritare gjithnje e me te madhe, shpesh brutale. Vetem kur Putin kritikoi ashper SHBA-te gjate nje konference ne Mynih muajin e kaluar (me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates dhe senatoret John McCain, Joe Liberman dhe Lindsey Graham te ulur perballe tij), amerikanet i kushtuan vemendje, dhe atehere vetem per nje kohe te shkurter. Tani, nje test kyc i marredhenieve te Rusise me Perendimin eshte afer, dhe veprimet e Rusise mund te percaktojne nese do te kete nje tjeter lufte ne Evrope.

    Ju kujtohet Kosova? Ishte historia me e madhe ne vitin 1999, kur nje bombardim 78-ditor i NATO-s, nen udheheqjen amerikane, cliroi rajonin e banuar ne shumicen derrmuese nga shqiptaret prej kontrollit represiv serb. Statusi i saj perfundimtar u la i pazgjidhur, sipas nje rezolute kompromisi te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Kombet e Bashkuara e kane administruar rajonin dhe NATO e ka mbrojtur ate qe prej asaj kohe. Por SHBA-te dhe Bashkimi Evropian e shperfillen ceshtjen e statusit final, nderkohe qe pozicionet po forcoheshin ne Kosove dhe Beograd.

    Me 26 mars, i derguari special i mrekullueshem i OKB-se, ish-Presidenti finlandez Martti Ahtisaari, do te paraqese ne Keshillin e Sigurimit nje plan qe do te coje drejt nje pavaresie graduale Kosoven, me garanci te forta per te drejtat e minoritetit serb atje. Beogradi eshte teresisht kunder, ashtu sic ka bere per cdo ndryshim ne statusin e Kosoves, nje rajon qe serbet e konsiderojne se eshte pjese e territorit te tyre historik, por kjo eshte tani me shume se 90 % shqiptare. Ne fund, serbet do te duhet te perballen me te verteten: Kosova ka humbur per Serbine pergjithmone, nje rezultat i politikave te ish-diktatorit serb Sllobodan Milloshevic.

    E ardhmja e Serbise, dhe ajo mund te jete e shkelqyer, qendron brenda Bashkimit Evropian, nese ajo do te shkoje pertej miteve te saj paralizuese historike. Nje rruge paqesore drejt pavaresise se Kosoves do te zhbllokonte te gjithe Ballkanin, perfshi Serbine, drejt nje epoke te re premtuese te bashkepunimit rajonal.

    Perzierja e Moskes do te inkurajoje ekzaktesisht tendencat e gabuara brenda Serbise. Putin thote se Rusia nuk do te mbeshtese asgje qe serbet e kundershtojne. Nese kjo do te thote nje veto ruse ne Keshillin e Sigurimit, ose nje perpjekje per te ndryshuar ose shtyre planin e Ahtisaarit, paqja e brishte ne Kosove do te zhduket brenda disa ditesh, dhe nje vale e re dhune, ndoshta nje tjeter lufte, do te shpertheje. Plani i Ahtisaarit, ndofta gjeja me e mire e mundshme ne rrethanat aktuale, nuk kenaq me shume ekstremistet shqiptare, sepse ai nuk siguron pavaresine e menjehershme edhe per shkak te theksit te tij ne mbrojtjen e serbeve, te cilet do te vendosin te mbeten ne Kosove.

    Sidoqofte, ne vend qe te punoje per te shmangur dhunen ne Kosove, Rusia duket se eshte duke shijuar mundesine per te kundershtuar hapur vendet kryesore perendimore, ne vecanti Gjermanine dhe SHBA-te. Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice dhe i derguari special i saj, ambasadori Frank Wisner, i kane thene Moskes dhe Beogradit se SHBA-te mbeshtesin planin e Ahtisaarit, por derisa Presidenti Bush te diskutoje fuqishem me Putinin (ashtu sic beri nje dekade me pare Presidenti Bill Klinton me Boris Jelcinin), ekziston nje rrezik serioz, qe Moska te mos doje ta marre mesazhin. Ky mesazh duhet te jete i thjeshte: Nese Rusia bllokon planin e Ahtisaarit, kaosi qe do te pasoje ate do te jete pergjegjesi e Moskes dhe do te preke aspekte te tjera te marredhenieve te Rusise me Perendimin.

    Rusia kundershton se OKB-ja nuk ka te drejte per te ndryshuar nje kufi nderkombetar, pa nje marreveshje me vendin e perfshire. Por Kosova eshte nje rast unik dhe nuk perben asnje precedent per levizjet separatiste gjetke, sepse ne vitin 1999, me mbeshtetjen ruse, Kombeve te Bashkuara iu dha autoriteti per te vendosur te ardhmen e Kosoves.

    Argumenti i Moskes mbi mbrojtjen "vellazerore" te ndjenjave sllavo-serbe eshte absurditet, kushdo qe ka negociuar me ruset mbi Ballkanin, ashtu sic kam bere edhe une per shume vite, e di se lidershipi i tyre sidoqofte nuk ka ndjenja te tilla per serbet. Rusia eshte duke e perdorur Kosoven per avantazhin e saj taktik, si pjese te nje strategjie per te riafirmuar veten ne skenen nderkombetare. Ky eshte nje objektiv legjitim, sa kohe qe Rusia luan nje rol konstruktiv, por qendrimet e fundit te Rusise, nga Gjeorgjia deri tek Irani dhe disa incidente te shemtuara te brendshme, nuk jane inkurajuese.

    Tani Kosova eshte duke u modeluar si prova me e madhe nderkombetare e Vladimir Putinit. Nese Moska vendos veton ose vonon planin e Ahtisaarit, shqiptaret e Kosoves do te deklarojne pavaresine ne menyre te njeanshme. Disa vende, perfshi SHBA-te dhe shume vende myslimane, ka shume gjasa qe ta njohin ate, por pjesa me e madhe e Bashkimit Evropian nuk do ta njohe. Nje krize e madhe evropiane do te jete e garantuar. Gjakderdhjet do te rikthehen ne Ballkan. NATO-ja e cila eshte angazhuar per te ruajtur paqen ne Kosove, mundet ta gjeje veten ne mes te nje lufte ne Evrope.

    A do te perfitojne realisht ruset nga e gjitha kjo? Sigurisht qe jo. Stabiliteti dhe siguria evropiane dhe marredhenia e Rusise me Perendimin jane ne radhe te pare.

    Marre nga “The Washington Post”

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Ne nje artikull para disa ditesh lexova qe Rusia mund te abstenoje ne OKB rreth rezolutes se re te Kosoves qe garanton pavaresi te mbikqyrur!
    Ajo e ben kete per te mos dhene driten jeshile ish republikave te saj ne Kaukaz apo vendeve te tjera ne bote te bejne te njejten gje. Ka mundesi qe ceshtja e Kosoves te kaloje si rast unik dhe nuk mund te behet shembull per regjione te tjera ne bote!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Por fundi fundit parlamenti i Kosoves do shpallli Kosoven shtet te pavarur dhe sovran, kjo eshte e lehte dhe kjo pastaj do njifet nga shtetet nje nga nje , mjafton qe SH.B.A hde Anglia e kane njohur tashme kete pavaresi.
    RRofte populli i Kosoves dhe i Shqiperise.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •