" Per shume vjet (ai nuk thote se sa) Kisha perendimore ka qene e ndare ne komunionin shpirteror prej kater Patriarkanave te tjera edhe ka qene bere e huaj ndaj ortodoseve...Keshtu qe asnje Latini nuk i duhet dhene komunioni (kungata) perderisa te mos shpalle se pari se do te heqe dore prej doktrinave edhe zakoneve qe e ndajne prej nesh, edhe se do te nenshtrohet ndaj kanoneve te Kishes, ne unitet me Ortodokset"
Ne syte e Balsamon-it, komunioni ka pas qene nderprere; ka patur nje Skizme (Ndarje) perfundimtare midis lindjes edhe perendimit. Ato te duja nuk perbenin me nje Kishe te dukshme. Ne kete shnderrim prej ftohjes ne ndarje, ka kater incidente te nje rendesie te vecante: grindja midis Fotit edhe pape Nikolles I (e njohur zakonisht si 'Skizma Fotiane': lindja preferon ta quaje 'Skizma Nikolliane'); incidenti i Diptiks ne 1009; perpjekja per ripajtim ne 1053-4 edhe pasojat shkaterruese te saj; edhe kryqezatat.
Prej ftohjes deri ne Ndarje (858-1204)
Ne vitin 858, 15-vite pas triumfit mbi ikonat nen Theodhoren, u caktua nje Patriark i ri i Konstandinopojes - Foti, i njohur ne Kishen ortodokse si Shen. Foti i madh. Ai eshte paraqitur si 'mendimtari me i shquar, edhe politikani me i famshem, edhe diplomati me i zoti qe eshte njohur ndonje here mder ata qe kane qene ne fronin e patriarkanes se Konstandinopojes.' Shpejt pas ngjitjes se tij ne fron, ai u perfshi ne nje debat me papa Nikolla I (858-67). Patriarku i meparshem, Shen. Ignati, ka pase qene perzene ne emigrim prej perandorit, edhe ndersa ishte ne emigrim ka qene detyruar te nenshkruaje nen presione doreheqjen. Perkrahesit e Ignatiusit, duke refuzuar njohjen e doreheqjes si te vlefshme, e konsideronin Fotin si nje ozurpator. Kur Foti i dergoi nje leter Papes, duke i shpalle ngjtijen e tij ne fron, Nikolla vendosi se para se te njohe Fotin, ai do te merrej me thellesisht me ceshtjen debatuese midis patriarkut te ri edhe perkrahesve te Ignatit. Keshtu qe ne 861 ai dergon nje delegacion ne Konstandinopoje.
Foti nuk kishe deshire te filloje nga debati me papatin. Ai i trajtoi te derguarit me nderim te madh, duke i ftuar te merrnin pjese ne nje keshill ne Konstandinopoje, qe do vendoste mbi ceshtjen midis Ignatit edhe atij vete. Te derguarit rane dakort, edhe sebashku me pjesen tjeter te keshillit ata vendosen se Foti ishte patriarku legjitim. Por kur delegacioni u kthye ne Rome, Nikolla deklaroi se ata e kishin kaluar kompetencat e tyre, edhe e shfuqizoi vendimin e tyre. Me pas, ai u perpoq ta shqyrtoje ceshtjen vete ne Rome: nje keshill i mbajtur nen drejtimin e tij ne 863, njohu Ignatin si Patriark, edhe e shpalli Fotin si te shfuqizuar prej cdo titulli prifteror. Bizantinet nuk i vune vemendje ketij vendimi, edhe nuk derguan ndonje pergjigje ndaj letrave te papes. Keshtu qe nje hapesire u krijua midis Kishave ne Rome edhe Konstandinopoje.
vazhdon...
Krijoni Kontakt