Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 106
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kandidatura e Topit, e pazyrtarizuar

    E Merkure, 27 Qershor 2007

    Mazhoranca eshte e vendosur ne emrin e Bamir Topit per President edhe pas kembenguljes se opozites per mos ta pranuar kete emer. Zevendeskryeministri, njekohesisht negociatori i mazhorances, Gazmend Oketa deklaroi diten e djeshme se kerkesa e kreut te PS-se, Edi Rama, per terheqjen e kandidatit te mazhorances, Bamir Topi nga gara presidenciale eshte e pavend. Sipas Oketes, keto deklarata te bera nga lideri i PS-se pasqyrojne vetem krizen e brendshme qe po kalon e majta lidhur me nje kandidat te saj per garen presidenciale. "Te tilla deklarata kundrejt nje politikani, i cili eshte me i kuotuari ne politike dhe opinion publik, gjykoj se jane deklarata pa vend dhe behen vetem ne funksion te transmetimit te krizes qe ka e majta brenda saj dhe pamundesise per te dale me nje kandidat apo me disa kandidate", deklaroi zv/kryeministri Oketa, duke shtuar se kryetari i PS-se me refuzimin qe i ben kandidatures se Topit, tregon nje shenje inferioriteti te tij ndaj kesaj figure. Nga ana tjeter negociatori i mazhorances, Oketa, deklaroi se deklaratat e liderit te PS-se sjellin nje ngrirje te negociatave mes paleve, duke qene se ende opozita nuk ka sjelle nje kandidature per President.

    "Kjo deklarate do te conte ne ngrirjen e tryezes se bisedimeve. Dhe ne rast se kjo do te ndodhte, do te ishte nje ngrirje te perkohshme me nje faktor te vetem, qe do te ishte e majta. Te djathtet do te mblidhen per te vazhduar negociatat", deklaroi Oketa, duke theksuar se mazhoranca do te vazhdonte edhe e vetme negociatat per Presidentin e ardhshem te vendit. Gazmend Oketa kontestoi diten e djeshme edhe propozimin e bere dy dite me pare nga negociatoret e PS-se, sipas te cilit per President mund te kandidonin te gjithe deputetet e PS-se qe kishin kaluar moshen 40 vjec. "Opozita beri dje ne negociata nje propozim i cili ishte jo serioz, pasi ata thane qe do te propozonin te gjithe deputetet qe kane kaluar moshen mbi 40 vjec. Nga ana tjeter kandidatura e Topit ende nuk eshte zyrtarizuar", deklaroi negociatori i PD-se, Oketa.
    #VamosArgentina

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Topi, ne votim me 4 korrik
    Fatjona Mejdini
    E Shtune, 30 Qershor 2007

    Mazhoranca pritet te hedhe ne raundin e trete te votimit per President ne Kuvend, kandidaturen e Bamir Topit. Burime prane mazhorances, bejne te ditur se nje kondicionim i tille nga ana e mazhorances ka ardhur per shkak te detyrimit kushtetues, sipas te cilit ne raundin e trete duhet me patjeter te shkohet me dy kandidatura, pasi ne rast te kundert vendi i drejtohet zgjedhjeve te parakohshme. Keshtu e vetmja zgjidhje per mazhorances do te ishte hedhja e Topit ne votim edhe pse shumica nuk i ka 84 votat e duhura per ta shpallur President. Ne kete menyre, shumica do te fitonte edhe 14 dite kohe per negociata me opoziten, per te mos e cuar keshtu vendin ne zgjedhje te parakohshme, por qe do te sakrifikonte ne menyre perfundimtare kandidatin e saj, Bamir Topi. Ne te njejten kohe sipas burimeve brenda mazhorances mesohet se me 4 korrik, kur pritet te mbahet edhe raundi i trete i votimit ne Kuvend, mazhoranca pervec emrit te Topit do te hedhe per votim dhe kandidatin republikan, Sabri Godo.

    Nderkohe qe, diten e djeshme deshtoi edhe raundi i peste i negociatave per zgjedhjen e Presidentit mes socialisteve dhe perfaqesuesve te mazhorances. Palet, ashtu si ne nisje te negociatave, kane mbetur te ngurte ne qendrimet e tyre per Presidentin e ardhshem te vendit. Opozita duket se eshte e vendosur te mos e pranoje kandidatin e mazhorances, Bamir Topi, per postin e kreut te shtetit, duke i bere thirrje edhe dje qe te terheqe kandidatin per e saj, ne menyre qe te arrihet konsensusi dhe te paraqiten kandidatet e opozites. Te dyja palet kane pranuar se negociatat tashme jane ne piken e vdekjes, perderisa ende nuk po shfaqet kompromisi ne horizont. Negociatori i PS-se, Blendi Klosi, pranoi dje pas perfundimit te raundit te peste te negociatave, se ato mund te konsideroheshin te deshtuara. E njejta deklarate u pohua edhe nga negociatori i PD-se, Astrit Patozi, sipas te cilit negociatat mes paleve nuk po japin asnje sukses. Sipas Patozit, opozita duhet te paraqese kandidaturen e saj per President dhe mos te vendose kushte duke kerkuar qe mazhoranca mos te paraqese kandidature. Por nga ana tjeter opozita thekson se nuk do te paraqese asnje emer, ne rast se mazhoranca nuk do te terheqe kandidaturen e Bamir Topit, duke bere keshtu qe te digjen edhe raundet e votimit ne Kuvend ne lidhje me kete ceshtje.

    Opozita, skenar per zgjedhje te parakohshme

    Negociatori i PD-se, Astrit Patozi, deklaroi pas raundit te peste te negociatave per Presidentin e ri, se opozita kerkon ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme. Duke komentuar qendrimin e Partise Socialiste per te mos propozuar emra deri sa kandidatura e Topit te terhiqet, Patozi theksoi se PS nuk mund te vendose kushte ne negociatat per Presidentin. "Qofsha i gabuar, por mesa duket pas ketij kushti te PS-se, shikoj nje skenar ogurzi per te cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme dhe ky mesa duket eshte qendrimi i opozites", deklaroi negociatori i PD-se, Patozi, duke pranuar qe negociatat jane kthyer ne fazen e tyre fillestare, pa pasur aspak progres. Sipas tij, PS nuk mund te kerkoje si kusht heqjen dore nga kandidatura e Topit, e cila as nuk eshte shtruar ne tavoline dhe as nuk jane mbledhur firmat per ta zyrtarizuar.

    Asnje emer nga PS pa u terhequr Topi

    Negociatori i PS-se, Blendi Klosi, theksoi dje se PS dhe pjesa tjeter e opozites ishte e vendosur per te mos paraqitur asnje emer per kandidat per President, derisa mazhoranca te terhiqte kandidaturen e saj. Sipas Klosit, negociatat mes paleve mbeten te bllokuara dhe kjo vjen vetem nga kandidatura e mazhorances, Bamir Topi. "Bllokimi vjen pasi perfaqesuesit e mazhorances akoma nuk po kuptojne qe keto negociata kane nje kryefjale te vetme, ate te pranimit nga mazhoranca qe nuk i ka 84 votat per te zgjedhur nje President te djathte dhe per kete arsye duhet te pranojne nje kandidature te paraqitur nga forcat e majta politike ne Parlament", theksoi Klosi, duke shtuar se opozita eshte e vendosur per te mos e pranuar kete iniciative. Ne lidhje me zgjedhjet e parakohshme qe vijne si pasoje e mosgjetjes se konsensusit mes paleve, Klosi theksoi se ky nuk eshte qellimi i opozites.
    #VamosArgentina

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Leskaj, presion Berishes per Topin

    E Shtune, 30 Qershor 2007


    Nje grup prej 8 deputetesh te mazhorances pritet te bejne lobing prane Kryeministrit Berisha per te mos u dorezuar ne lidhje me kandidaturen e Bamir Topit per President. Burimet brenda mazhorances saktesojne se nje takim i iniciuar nga deputeti bregdetar, Bujar Leskaj, pritet te zhvillohet diten e sotme ne qytetin e Vlores, per te marre vendimin qe ushtrohet presion mbi Kryeministrin Berisha qe kandidatura e mazhorances, Bamir Topi te pranohet me cdo kusht. Prej kohesh Leskaj ka akuzuar Kryeministrin Berisha dhe eksponente te larte te PD-se qe po mbeshtesin kandidaturen e ish-kryeministrit Fatos Nano per President. Ne kushtet kur opozita duket e vendosur per te mos pranuar negociata me PD-ne ne lidhje me kandidaturen e Topit, ky grup deputetesh brenda mazhorances kerkon qe Berisha te mos beje pazar ne lidhje me emrin e Topit per President, por ta mbeshtese ate si kandidatura me e mire e mazhorances.
    #VamosArgentina

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    BamirTopi fundjave ne Radhime me 30 deputete qe e mbeshtesin si President

    Derguar me: 30/06/2007 - 21:30
    • Bamir Topi me rreth 30 deputete te djathte e ka kaluar fundjaven ne Radhime te Vlores. Ne takim eshte diskutuar per presidentin ku deputetet i kane dhene mbeshtetjen Bamir Topit.

    Gazment Oketa, Bamir Topi, Bujar Leskaj, Ardian Kollozi, Pal Daiēi, Tom Doshi, Sami Gjergji, Sali Shehu, Edmond Spaho, Mevlan Xhindole, Mehmet Hoxha, Jak Ndoka, Galip Ramadhi, Engjell Cara, Dash Sula, Rexhep Uka, Gezim Karapici, Osman Metalla, Aleksander Biberaj, Frok Gjini jane disa nga deputetet te cilet kane drekuar ne Hotel Platin ne Radhime diten e sotme. “Bumi“ i deputeteve te cilet e kane nisur dreken ne privacy te plote, jane gjendur qe ne oret e drekes se sotme ne per rreth 3 ore.

    Ftesa per dreken eshte bere nga Deputeti Leskaj i cili ka ftuar koleget e tij, ne qytetin ku ai eshte deputet si dhe ne zonen e deputetit tjeter Kollozi. Pas perfundimit te takimit–dreke, deputeti Leskaj ka deklaruar shkurt se ne krye te bisedave te zhvilluara ndermjet te pranishmeve ka qene tema e presidentit ku emri i Topit ka qene me i lakuari. Pas daljes nga dreka e ka shmangur permendjen e drekes si takim pune dhe ka deklaruar qe kjo dreke ka qene thjesht nje dreke pushimi prane detit te mrekullueshem te Vlores, ndersa pyetjes per vendimin e presidentit ku afati i vendosjes se kandidatit i cili eshte deri te merkuren, ai eshte shprehur shkurt se grupi i deputeteve te cilet ishin te pranishem me te ne dreken e sotme, jane mbeshtetes se tij, te cilet jane vetem nje pjese e atyre qe e mbeshtesin brenda Maxhorances.

    Ne kohen qe Topi po largohej me automjetin e tij, Leskaj ka nderprere biseden me deputetet e tjere dhe eshte shprehur me tone humori se duhet ti hapte rrugen me automjetin e tij Presidentit. Zv. Kryeminsitri Gazment Oketa u shpreh se takimi nuk ishte takim pune, por nje takim pushimi ne Vlore, ai u deklarua se lidhur me ceshtjen e presidentit deklarimet do te behen te henen zyrtare, por nuk ka mohuar mbeshtjen e tij dhe deputeteve te tjere per Topin. Deklaratat me te forta kane ardhur nga ish-ministri Leskaj ku ka deklaruar se ky takim eshte majft domethenes per ata qe dine te kuptojne, ndersa e ka pranuar mbeshtetjen e tij dhe te gjithe deputeteve te tjere te maxhorances te pranishem ne kete dreke.

    Leskaj ka theksuar se ky eshte vetem fillimi, dhe konsiderohet vetem nje minimum I asaj qe duhet bere dhe do te behet per mbeshtetjen e Topit si kandidati me i mire i maxhorances per president i ardhshem. Ai gjithashtu eshte shprehur se PD-ne dhe te djathten nuk mund ta udheheqi djali I Cajup Rusmajlit, dhe presidenti nuk mund te zgjidhet nga djali i Cajup Rusmajlit, dhe Thanas Nanos. Leskaj ka theksuar se kane qene nje dreke ku eshte bere bisede e lire dhe deputetet e pranishem kane pasur si qellim shpalosjen e mbeshtetjes ndaj Topit, si kandidaturen me te mire te maxhorances.



    balkanweb
    #VamosArgentina

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ngjela: Topi nuk terhiqet

    E Diele, 01 Korrik 2007

    Bamir Topi do te jete kandidat per President dhe do te marre pjese ne garen presidenciale, edhe ne rast se arrihet nje marreveshje PS-PD per nje emer tjeter per kreun e shtetit. Nje nder mbeshtetesit kryesore te kandidimit te nenkryetarit demokrat per President, Spartak Ngjela eshte shprehur se Topi nuk do te terhiqet dhe se do te mblidhen 20 firmat per t'u futur ne garen per postin e kreut te shtetit, duke paralajmeruar ne kete menyre se presioni i opozites nuk ka shkaktuar asnje lekundje, qe mund te sjelle terheqjen e kandidatures se tij nga pretendimi per postin e Presidentit. Nderkohe qe, mbeshtetesit e tij te djathte ne Parlament po shtojne gjithnje e me shume presionin ndaj Kryeministrit Berisha qe te mos e terheqe kandidaturen e Topit nga gara presidenciale dhe te mos beje pazare ne kurriz te tij, per t'ia dhene konsensusin nje kandidati tjeter qe vjen nga opozita. Deputeti Ngjela e ka argumentuar kete presion me faktin se kandidatura e Bamir Topit ka te gjitha shanset reale per te qene kryetar shteti. Per kete arsye, ai eshte me se i bindur se nenkryetari i PD pritet te jete kandidat zyrtar per President, edhe nese demokratet dhe socialistet bien dakord per nje emer tjeter. "Nese Topit dhe fluksit te djathte qe perkrah Topin nuk do t'i pelqeje kandidature tjeter, mund te dale edhe me 20 firmat per te. Nese hyn ne gare, deri me tani Topi ka dhene prova se eshte me i forte", ka qene deklarata e djeshme e Ngjeles. Duke publikuar kete skeme qe rrit gjithnje e me shume presionin pro Bamir Topit, avokat Ngjela ka paralajmeruar Berishen per pasojat e nje terheqjeje te kandidatures se tij nga mazhoranca, duke lene te kuptohet qarte mundesia e percarjes se grupit me te madh parlamentar. "Procesi eshte nisur gabim, pasi ka filluar me nje konsensus mes dy partive, ne nje kohe qe PD nuk mund te terhiqet nga kandidati i saj, pasi ndryshe quhet e falimentuar", ka qene deklarata e Ngjeles. Ai, megjithese mbeshtet pikepamjen se deri me 4 korrik partite duhet te paraqiten patjeter me kandidate per President ne Parlament, e le ne heshtje pikepyetjen e madhe nese te merkuren njeri prej tyre do te jete Bamir Topi. Me sa duket, shpresat jane te perfshirja e nje pjese te opozites ne garen per President ne Parlament. "A do te vije opozita ne Parlament te merkuren? Jo e gjithe opozita ka paralajmeruar se do te bojkotoje seancen parlamentare", reagon Ngjela. Duke shpresuar ndoshta ne nje pjesemarrje te mundshme te LSI ne seance, pas paralajmerimit te forte te Metes ne drejtim te Rames se Presidenti aktual, Moisiu, eshte kandidatura me e mire qe mund te paraqese opozita dhe ne rast refuzimi, pas te henes vendimet e saj jane te pavarura nga qendrimi i koalicionit opozitar.

    S.P

    Berisha

    Kryetari i mazhorances me se njehere eshte shprehur se Bamir Topi eshte nje nder kandidaturat me te shkelqyera per postin e Presidentit, por qe do t'i nenshtrohej konsensusit me opoziten. Duke iu pergjigjur akuzave te te majteve se kandidimi i Topit po bllokon tere procesin e arritjes se konsensusit per zgjedhjen e kreut te shtetit, kryetari i ekzekutivit eshte shprehur se kandidatura e Topit nuk eshte zyrtare. Pra, nuk eshte hedhur si kandidature ne tryezen e partive politike, pavaresisht se ai ka mbeshtetjen e deputeteve te PD, por edhe te deputeteve aleate te mazhorances. Pikerisht nje qendrim i tille i dyzuar duket se nuk ka kaluar pa komente ne radhet e mbeshtetesve te Topit, te cilet kane kerkuar qe te mos hiqet dore nga kjo kandidature dhe te mbeshtetet deri ne fund.

    Opozita

    Blloku i majte opozitar eshte shprehur ne menyre te qarte dhe te prere se nuk do te paraqese asnje kandidature per postin e kryetarit te shtetit, deri ne momentin kur te terhiqet Bamir Topi nga kandidimi. Nje qendrim te tille ka mbajtur kryetari i PS, Edi Rama dhe aleatet e majte, si dhe eshte bere prezent dhe ne tryezen e negociatave mes PD dhe PS, e cila ne pese raunde bisedimesh nuk dha asnje rezultat. Negociatori i opozites, Klosi, eshte shprehur se eshte pikerisht kandidatura e Topit e hedhur ne tryeze nga ana e mazhorances, ajo qe ka bllokuar negociatat dhe arritjen e konsensusit per emrin e Presidentit te ri te Republikes. Opozita vijon te akuzoje kreun e mazhorances se po kerkon te imponoje kandidatin, duke tentuar marrjen e te gjitha pushteteve.




    Kohajone
    #VamosArgentina

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Presidenti, Topi terhiqet

    E Marte, 03 Korrik 2007

    Bamir Topi terhiqet nga kandidimi per postin e Presidentit. Nje debat i fundit me ministrin e Ekonomise, Genc Ruli, i cili i ka kujtuar atij se eshte i pari ne listen prej disa emrash, e cila me vone eshte bere dhe qendrim zyrtar i PD, ka qene edhe momenti kur Topi ka deklaruar terheqjen e tij nga kandidimi.

    Mazhoranca gjate gjithe dites se djeshme eshte ndare ne dy linja per sa i perket kandidateve per postin e Presidentit. Linja dominuese gjate gjithe debateve, qe kane filluar ne mesdite per te vijuar deri pas mesnate, ka qene ajo e pergatitjes se nje liste me nje numer te kufizuar emrash, mes te cileve ne krye ka qene kandidatura e Bamir Topit, e pasuar nga ajo e Godos, ish-kryeministrit demokrat, Aleksander Meksi, Teodor Lacos dhe nje propozimi qe mund te vije nga PDK. Ndersa varianti i dyte ka qene ai i paraqitjes se mazho-rances me nje kandidature konsensuale, konkretisht me Bamir Topin. Kjo linje eshte propozuar dhe mbrojtur nga Topi dhe mbeshtetesit e tij brenda Grupit te PD. Fjalimi i deputeteve te PD-se, Besnik Mustafai dhe Prec Zogaj ne lidhje me nevojen e mazhorances per t'u paraqitur me liste ne tryezen e perbashket me opoziten me nje liste emrash, duket se ka bere qe kryetari i Grupit te PD-se, Bamir Topi, te acarohet dhe te vendose te flas vete ne menyre te drejtperdrejte ne kete mbledhje. Kryetari i Grupit te PD, njekohesisht kandidat per President, me te marre fjalen, ka theksuar se ai nuk i kishte kerkuar askujt qe te kandidonte ne emer te mazhorances per karrigen e kreut te shtetit. Ai ka bere me dije per here te pare se ka qene Kryeministri Berisha, ai qe ja ka ofruar kete kandidim dhe per pasoje duhet te ishte Berisha, ai qe te gjente zgjidhje per kete situate aspak te favorshme per te, te krijuar ne limitet e fundit te kandidimit.

    "Une jam nje njeri i thjeshte dhe nuk kam si qellim ne vetvete postet e larta te pushtetit, vete karriera ime politike e ka treguar kete. Por, Berisha nuk mund te tallet me emrin tim, pasi ka qene ai qe me ofroi te merrja persiper kete kandidim dhe tani duhet t'i shkoje rruges qe ka marre deri ne fund", ka theksuar Bamir Topi, gjate mbledhjes me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se. Ai eshte shprehur se nuk ka nevoje qe mazhoranca te paraqitet ne tryeze bisedimesh me lista, por vetem me kandidaturen e tij, perndryshe ai do te hiqte dore nga kandidimi. Sipas tij, mazhoranca duhet ta paraqiste te unifikuar kandidaturen e tij dhe jo te hartonte lista per te zgjedhur me opoziten nje prej tyre per postin e kreut te shtetit. Por, ka qene i ashper reagimi i ministrit te Brendshem, Nishani, teksa ka kerkuar qe ne negociata te paraqitet nje liste emrash dhe jo nje emer, pasi nuk tregon moderacion nje qendrim i tille, i cili eshte madje dhe poshte nivelit, sipas tij, te opozites, e cila ka ofruar disa mundesi. Ne mbledhjen e Grupit te PD-se, Kryeministri Berisha ka paraqitur dy alternativat e tij ne lidhje me ceshtjen e Presidentit. Sipas tij, ka dy rruge per kete situate, e para eshte qe mazhoranca te kembengule tek emri i Topit dhe nese opozita s'pranon, te shkohet ne zgjedhje te parakohshme dhe e dyta eshte qe mazhoranca te shkoj me nje liste dhe te rinis bisedimet me opoziten.

    Kreret e partive te mazho-rances i kane kerkuar Kryeministrit Berisha qe te futet ne diskutime me opoziten ne lidhje me kandidaturat e te dyja paleve per President. Gjate takimit te zhvilluar ne Kryeministri, aleatet e Berishes kane theksuar se eshte e udhes qe negociatat te vazhdojne dhe emrat ne listen e mazho-rances duhet te shtohen dhe te behen pjese edhe kandidaturat e partive aleate, duke u paraqitur ne negociatat me partite e opozites me nje liste te kopsitur kandidaturash. Ne kete menyre, ashtu si nje pjese e deputeteve te Grupit te PD-se, kreret e partive aleate kane qene te mendimit se, ne tryezen e negociatave, ma-zhoranca nuk mund te shkoj vetem me emrin e Topit. Gjithcka ka filluar pas dergimit te listes se opozites te negociatoret e PD, te cilet me pas i kane kaluar ne Grupin parlamentar. Menjehere pas kesaj eshte diskutuar dhe ne lidhje me mundesine e nje liste kandidatesh te mazhorances, duke sjelle ne kete menyre nje mbledhje maratone te Grupit parlamentar te PD, e cila ka zgjatur deri ne oret e vona te nates, e kombinuar kjo here pas here dhe me takime mes Berishes dhe kryetareve te partive aleate. Pas mesnate eshte vendosur dalja me nje liste kandidatesh, nderkohe qe Topi eshte terhequr.

    Kreret e partive te mazhorances i kane kerkuar Kryeministrit Berisha qe te futet ne diskutime me opoziten ne lidhje me kandidaturat e te dyja paleve per President. Gjate takimit te zhvilluar ne Kryeministri, aleatet e Berishes kane theksuar se eshte e udhes qe negociatat te vazhdojne dhe emrat ne listen e mazhorances duhet te shtohen dhe te behen pjese edhe kandidaturat e partive aleate, duke u paraqitur ne negociatat me partite e opozites me nje liste te kopsitur kandidaturash. Ne kete menyre, ashtu si nje pjese e deputeteve te Grupit te PD-se, kreret e partive aleate kane qene te mendimit se, ne tryezen e negociatave, mazhoranca nuk mund te shkoj vetem me emrin e Topit. Gjithcka ka filluar pas dergimit te listes se opozites te negociatoret e PD, te cilet me pas i kane kaluar ne Grupin parlamentar. Menjehere pas kesaj eshte diskutuar dhe ne lidhje me mundesine e nje liste kandidatesh te mazhorances, duke sjelle ne kete menyre nje mbledhje maratone te Grupit parlamentar te PD, e cila ka zgjatur deri ne oret e vona te nates, e kombinuar kjo here pas here dhe me takime mes Berishes dhe kryetareve te partive aleate. Te cilet nuk kane munguar te kerkojne nje liste te korrektuar, ku te jene dhe kandidatet e tyre.

    Pro listes

    Prec Zogaj

    Besnik Mustafai

    Bujar Nishani

    Kunder listes

    Bujar Leskaj

    Engjell Cara

    Sali Shehu

    Lista e mazhorances

    1. Bamir Topi

    2. Sabri Godo

    3. Teodor Laco

    4. Aleksander Meksi

    5. (pritet propozimi i PDK-se)




    kohajone
    #VamosArgentina

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Perkrahesit e Topit, mblidhen ne kafe

    E Marte, 03 Korrik 2007

    Ne pushimin mes mbledhjes se Grupit te Partise Demokratike, nje grup deputetesh prej 10 vetesh te drejtuar nga Bamir Topi dhe Gazmend Oketa kane preferuar te vecohen nga pjesa tjeter e deputeteve per te biseduar. Keshtu mesohet se keta deputete jane spostuar ne ambientet e nje bari privat, per te diskutuar ne lidhje me kandidaturen e Bamir Topit. Ky grup deputetesh e ka cilesuar kete vecim thjesht si nje kafe mes miqsh dhe jo nje mbledhje e atyre qe tashme njihen ne PD si mbeshtetes te forte te Topit per kandidimin e tij drejt presidences. Te njejtet deputete qe u mblodhen dje ne jane mbledhur dhe pak dite me pare ne nje dreke ne qytetin e Vlores, ku kane theksuar se do te japin nje mbeshtetje te forte per kandidimin e Topit.

    F.M




    Kohajone
    #VamosArgentina

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Bera cfare munda per Topin"

    E Marte, 03 Korrik 2007

    Kryeministri Berisha i shpjegoi dje Grupit parlamentar te PD-se se i kishte shfrytezuar te gjithe mundesite per te pasur nje konsensus me opoziten ne lidhje me kandidaturen e mazhorances, Bamir Topi, por pa rezultat. Berisha pohoi ne grup se partite opozitare nuk pranonin ne menyre kategorike kandidaturen e Topit dhe pas perpjekjeve te negociatoreve per konsensus. Por, nga ana tjeter, ndonese Berisha ka theksuar se nuk do te bej te gjitha perpjekjet qe nenkryetari i PD-se, Topi, te jete kreu i ardhshem i shtetit, deputetet e PD-se kane kerkuar qe ai te rriste presionin tek opozita per kandidaturen e Topit. Keshtu, deputeti i PD-se, Ndricim Babasi, ka theksuar gjate mbledhjes se grupit se nese opozita nuk pranonte kandidaturen e Topit, Berisha duhet ta conte vendin ne zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter, edhe deputeti Besnik Mustafai, ka kerkuar nga Kryeministri Berisha qe te pergatise nje strategji te qarte, per te arritur kompromisin me opoziten per kandidaturen e Topit. Nderkohe, Berisha i eshte permbajtur idese se zgjedhjes se nje presidenti konsensual. "I bej thirrje opozites qe mbi bazen edhe te trashegimise ne kete proces te deshmoje vullnet per nje proces konsensual. Kerkesen per terheqje personalisht nuk mund t'ia vendos kurre askujt, ne rast se nuk behet fjale per nje kriminel te denuar nga drejtesia, apo per nje njeri qe eshte jashte te gjitha kushteve kushtetuese", deklaroi Sali Berisha, duke theksuar se mazhoranca perseri vazhdonte te ishte e hapur per negociata. F.M



    Mungesa e votave

    Kryeministri Berisha pranoi dje se mazhoranca nuk i kishte 84 votat e duhura per te zgjedhur Bamir Topin si President. Sipas Berishes, emri i Topit do t'i nenshtrohet votimit vetem sepse ne kete menyre e kerkon Kushtetuta. "Ne nuk kemi 84 vota, por ne kemi te gjitha mundesite qe t'u deshmojme shqiptareve qe do ta respektojme kete ligj. Kjo eshte ne doren tone", deklaroi Berisha gjate mbledhjes se djeshme te Grupit.



    Shmangia e zgjedhjeve

    Berisha theksoi se mazhoranca nuk donte ne asnje menyre qe ceshtja e Presidentit te bente qe vendi te shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Sipas Kryeministrit Berisha, zgjedhjet e parakohshme nuk jane ne axhenden e tij. "I siguroj se ne jemi te pergatitur dhe kemi deklaruar se vendi, ne, si qeveri, nuk kemi asnje interes per zgjedhje te parakohshme, sepse keto zgjedhje kane nje seri procesesh, te cilat lendojne dhe kjo nuk ka lidhje fare me rezultatin e parashikuar te tyre", theksoi Berisha.




    Kohajone
    #VamosArgentina

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Fatkeqsisht nje figure shume popullore dhe e respektuar si Topi lejoi me ose pa dashje te perdorej nga PD dhe Berisha gjate gjithe rremujes presidenciale. Ishte e qarte qe opozita nuk kishte pse te pranonte numrin 2 te PD-se si president keshtu qe zgjedhja e Topit ishte ne dore te "fluiditetit" te opozites. Nga ana tjeter deklarimi i Topit qe para dy muajsh si kandidati zyrtar vetem sa konsolidoi qendrimin e te majtes dhe ngjante po aq alogjik sa kembengulja e opozites qe kandidati te vije nga emrat e saj.

    Nga ana tjeter, presidenti normalisht duhet te jete sa me gjithperfshires keshtu qe asnje figure e larte drejtuese politike nuk do ishte e pranueshme per palen kundershtare. Normalisht statures dhe ambicies se Bamir Topit duhej te shkonte me teper vendi perkrah Berishes si numri dy i qeverise ai i presidentit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Bamir Topit i japin shumicen e votave te gjitha sondazhet qe kam pare (te majte e te djathte) ne gazeta e ne internet.

    Topi PRESIDENT do te thote:
    - Hera e pare ne Shqiperi nje president jo komunist (me teser) HERA E PARE!!!!!!!
    - Hera e pare ne Shqiperi nje president i kerkuar nga shumica (faktet)
    - Hera e pare qe fshataret, labet, lalucet s'thone dot:"-ai eshte malok"!
    - Hera e pare qe e djathta s'do te konsiderohet si e "malokeve" por e Shqiperise!
    - Hera e pare qe e majta shqiptare nuk do ndjehet me e forta!
    - HERA E PARE QE NE SHQIPERI S'DO FITOJNE PREPOTENTET!!!!!!!!!!

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. A eshte Shqiperia shtet i pavarur?
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 20-07-2002, 05:53
  5. NIKOLLA, shefi i vertete i PS-se.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-05-2002, 18:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •