Presidenti, Topi humbet 5 vota
Rozeta Rapushi
E Hene, 09 Korrik 2007
Kandidati demokrat per kreun e shtetit, Bamir Topi humb pese vota nga deputetet e djathte, qe nuk e mbeshteten dje ne votimin e pare te zhvilluar per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Bamir Topi mori 75 vota ndaj kundershtarit te tij te vetem ne gare Fatos Nano, i cili ne mungese se opozites se majte mori voten nga tre deputete te djathte, qe cuditerisht e mbeshteten si kandidature per postin presidencial. Ne nje kohe qe pritej qe maxhoranca te ishte e bashkuar ne kete proces votimi, te pakten per kandidatin qe u vleresua aq shume Bamir Topi, rrjedhja e votave per kundershtarin Nano nuk mundi te shmangej. Topin dhe kryeministrin Sali Berisha e tradhtuan dje te gjithe deputetet e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, aleate te qeverise. Kryetari i kesaj partie Vangjel Dule, deklaroi se do te votonte per kundershtarin Fatos Nano pasi kishte firmosur dhe per kandidimin e tij per president. Ndersa dy deputetet e tjere Spiro Peci dhe Leonard Solis preferuan te mos marrin fare pjese ne votim ndonese ishin te pranishem ne salle. Pervec ketyre rrjedhjeve te votave nga aleatet e djathte, brenda maxhorances pati dhe nga ata qe votuan per kundershtarin Fatos Nano. Dy vota, qe i perkasin dy deputeteve votuan dje pro Nanos President. Pati dhe nga ata qe te dyzuar per votimin, dhane voten per te dy kandidatet, duke e cuar ne te pavlefshme fleten e votimit. Maxhoranca qeverisese numeroi dje ne salle vetem 80 vota, sebashku me deputetin me te ri te zgjedhur ne zonen 86 ne Pogradec qe per here te pare shkeli dje ne Kuvend, Eris Hoxha.
Votimi i djeshem i pari per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, u krye ne mungese te opozites se majte, e cila ne bllok vendosi te bojkotoje seancen. I pranishem ne salle ishte vetem socialisti Besnik Dervishi, por dhe ai per te marre pjese ne sekretariatin e procedurave te votimit, pa ushtruar te drejten e votes. Procedura per zgjedhjen e Presidentit nisi pavaresisht se ne salle nuk ishin 84 deputete, aq sa nevojiten per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. "Nuk keni kuorum. Si mund te votoni ne kete menyre. Nuk eshte e ligjshme", - u ankua deputeti demokrat Spartak Ngjela ne salle. Pavaresisht ankesave votimi u krye dhe kryetarja e Kuvendit e maxhoranca e quajten te ligjshem e te vlefshem pavaresisht kundershtimeve ne salle. Diten e sotme, Konferenca e Kryetareve do te percaktoje se kur do te zhvillohet votimi i dyte per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Burime Brenda kryesise se Kuvendit bene me dije se ky eshte votimi I pare, qe do te pasohet dhe nga kater votime te tjera. Nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia per negociata te metejshme mes partive politike per arritjen e nje Presidenti konsensual.
Rrjedhja votave
Pese deputete te djathte dalin kunder Bamir Topit, si kandidature per President te Republikes. Tre deputete mes te cileve Vangjel Dule, dhe pse te djathte e aleate te qeverise, votuan dje kunder Topit si President. Vota e tyre ju dha Fatos Nanos. Dy flete ishin te pavlefshme, nderkohe qe Spiro Peci dhe Leonard Solis nuk moren pjese ne votim dhe pse ishin te pranishem.
Kundershtimi
Deputeti demokrat Spartak Ngjela kundershtoi dje ne salle proceduren e votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ngjela u shpreh se votimi nuk eshte i ligjshem persa kohe ne salle nuk ka 84 deputete, aq sa duhen per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. "Eshte votim i paligjshem", - tha ai, por qe nuk ka reaguar kryesuesja e seances.
Topi
Kandidati me i votuar ne Kuvend per postin presidencial Bamir Topi, u shpreh i kenaqur dje me ecurine e votimit dhe realizimin e tij. Pas votimit, duke folur me gjuhen e nje Presidenti, Topi tha se do te respektoje gjithnje kushtetuten dhe ligjet ne fuqi. Ai falenderoi te gjithe pjesmarresit ne votim, si dhe vleresoi realizimin dhe respektimin e Kushtetutes ne kete rast dhe beri thirrje ne drejtim te opozites qe te marre pjese ne votim.
Bojkoti
Opozita bojkotoi seancen e djeshme plenare, ku u zhvillua votimi i pare per Presidentin e Republikes. Ne oborrin e kuvendit u shfaqen vetem dy deputete te majte, Neritan Ceka, PAD dhe Angjelina Kola e PSD-se. Ceka u shpreh se do merrte pjese ne votim, por u largua. Ndersa Kola nuk ishte ne dijeni te vendimit te opozites dhe sapo e mori vesh u largua si te koleget e tjere. Ne salle ndenji vetem socialisti Besnik Dervishi i cili ishte pjese e sekretariatit te procedurave te votimit, por nuk votoi.
Shkeljet
Deputetet e djathte nuk respektuan shume dje proceduren e votimit, duke u afruar gjate momentit qe kolegu ushtronte voten e fshehte per zgjedhjen e Presidentit. Shkelja e privatesise se votes, arriti deri aty sa kryetari i sekretariatit te votimit Arian Madhi u terhoqi disa here vemendjen deputeteve te respektojne votimin e fshehte, pavaresisht se dihej se Topi nuk mund te shpallej fitues.
Rezultati i votimit
Pjesmarrja, 80 deputete
Flete te vlefshme 78 cope
Flete te pavlefshme 2 cope
Bamir Topi 75 vota
Fatos Nano 3 vota
kohajone
Krijoni Kontakt