Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22

    Sondazhi i NDI: Topi president nga populli

    Nėnkryetari i PD-sė ka deklaruar se nuk do tė refuzojė tė zgjidhet nė postin e kreut tė shtetit

    Topi: Unė president? Nuk e pėrjashtoj!

    “Nė 2000 lidershipi i PD s’pranoi qė tė kandidoja pėr Tiranėn”


    Adi Shkembi
    “Do tė ishte autoasgjėsuese tė pėrjashtoja veten nga ēdo lloj pozicioni”.

    Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, njėkohėsisht numri dy i kėsaj partie, nuk e ka mohuar mundėsinė e pėrzgjedhjes sė kandidaturės sė tij pėr postin e presidentit nė qershor tė vitit tė ardhshėm, kur tė ketė pėrfunduar mandati i presidentit Moisiu. Duke folur nė emisionin “Top Shou” nė “Top Channel”, Topi tha se ai ėshtė nė politikė pėr tė treguar vlerat e tij e ato qė pėrfaqėson, dhe nė tė tilla kushte nuk mund ta pėrjashtojė veten e tij nga njė pozicion i tillė, siē ėshtė kreu i shtetit. “Do ishte autoasgjėsuese po pėrjashtova veten time nga ēdo lloj pozicioni. Jam nė politikė pėr tė treguar vlerat e vetes dhe atė qė unė pėrfaqėsoj. Kam qenė kundėr Nanos, kam dhjetėra arsye pse”, iu pėrgjigj Topi gazetarėve tė pranishėm nė studio nė lidhje me mundėsinė e kandidimit tė tij pėr postin e kreut tė shtetit.
    Por, gjatė emisionit kreu i deputetėve demokratė ka treguar pėr herė tė parė se gjashtė vjet mė parė, kur nė Tiranė Partia Socialiste kishte prezantuar Edi Ramėn si kandidat tė saj pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit, Topi ka kėrkuar tė ishte ai vazhduesi i mandatit tė Brojkės, por qė nuk ėshtė pranuar nga strukturat e Partisė Demokratike. “Ka qenė njė sfidė pėr bashkinė qė unė e desha nė vitin 2000, por atėherė nuk u realizua dhe mesa duket nė atė kohė nuk ishte dėshira qė tė isha kandidat. Kėto janė mė pas ēėshtje tė personalitetit dhe moralit individual. Njeriu nė politikė hyn me disa karta. Njė kartė e djegur duhet tė lihet dhe tė luhet me tė tjera”, tha mė tej Topi.

    Votat pėr presidentin
    Duke iu rikthyer edhe njėherė ēėshtjes sė zgjedhjes sė kreut tė shtetit njė vit mė vonė, pas pėrfundimit tė mandatit tė presidentit Moisiu, Topi tha se maxhoranca e djathtė ka aktualisht 82 vota dhe ėshtė mjaft afėr arritjes sė votave maksimale qė duhen pėr zgjedhjen e presidentit, 84. “Ekziston mundėsia duke bėrė njė analizė tė gjerė dhe tė thellė, duke njohur sjelljen e individėve. Maxhoranca ka 81, apo 82 vota. Pėr njė zgjedhje madhore kėrkohen 84 vota, mė afėr kėsaj janė ata qė kanė 81–82 vota”, tha Topi. I pyetur se si do tė arrijė maxhoranca te numri 84 dhe nėse njė rrugė e mundshme ėshtė trafikimi i votave, Topi tha se shumė prej deputetėve aktualė tė opozitės nuk duan tė shkojnė nė zgjedhje tė parakohshme, pasi nuk duan tė lėnė mandatin pėrgjysmė. “Njė pjesė e deputetėve nuk mund tė shkėputen nga interesat personale. Ata nuk janė tė interesuar qė pėr arsye artificiale tė ikin nga Parlamenti. Deputetėt nuk janė kazermė ushtarake. Disa kanė shpenzuar shumė pėr t’u zgjedhur. Nuk do t’u bėjmė asnjė kompensim, ata duan tė jenė pjesė e njė Parlamenti, qė ta ēojė mandatin deri nė fund. Janė shprehur nė rrethe tė ngushta se duke mos pasur mundėsinė pėr tė qenė sėrish nė Parlament janė shprehur se do tė duan pėrfundimin e plotė tė mandatit”, tha Topi.



    Qeveria
    “Ka njė handikap nė mėnyrėn e kompozimit tė qeverisė. Ky kompozim nuk ėshtė bėrė nė kushtet e qetėsisė sė plotė, por ka qenė e diktuar dhe vazhdon tė mbetet e ndikuar nga konjukturat. Pėr shembull PAA. Futja e saj duhet tė konsiderohet si defekt parimor, por mesa duket politika qenka e tillė, duke kėrkuar komfortin pėr zhvillimin e reformave dhe kur gjen partner.... Unė nuk kam qenė kurrė dakord, por me kalimin e kohės shikon qė politika tė dikton qė tė kompozosh qeverinė dhe t’u japėsh personazheve pozicione si ministri i Ambientit”.

    Berisha
    Duke komentuar pozicionin e Berishės nė PD, Topi tha se kreu i kėsaj partie ėshtė njė politikan i klasit tė parė, duke shtuar se maxhoranca ėshtė nė varėsi tė predominimit tė faktorit “Berisha”. “Zoti Berisha ėshtė aktor i fortė politik. Ai ka qenė i motivuar pėr tė qenė nė korrent tė situatave, tė jep shpesh fizionominė e njė lideri tė fortė, ka ditur me mjeshtėri tė negociojė me kundėrshtarėt edhe nė momente kritike. Ai ėshtė politikan i klasit tė parė, natyrisht i pėrsosur me kalimin e viteve. Maxhoranca ėshtė nė dipendencė tė predominimit tė faktorit Berisha”.

    Olldashi
    “Kam qenė i bindur se nė Tiranė zgjedhjet administrative marrin ngjyrime tė qarta politike. Beteja pėr Tiranėn ėshtė mė politike se administrative, unė kam qenė pėr njė njeri politik dhe ne kemi njė njeri tė qartė nė politikė, me karrierė evolutive nė politikė. Kemi njė njeri qė ka nuanca tė njė karriere dinamike, jo tė shtrirė nė shumė vite, por mjaft evolutive, por edhe prej njė viti nė qeveri dhe tė pozicionuar mjaft qartė. Ka zbatuar platformėn e PD-sė me sukses ndaj krimit, kjo jo vetėm individualisht, por duke pėrfaqėsuar edhe filozofinė e qeverisė Berisha”.

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Strategjia sekrete e Sali Berishes: Bamir Topi president

    Qendrimi i zotit Topi per pranimin e humbjes ne qytetet e medha, u konsiderua nje qendrim realist nga te dy palet e politikes shqiptare, duke i dhene atij me shume pike ne kontekstin e pranimit te realitetit

    Zbulohet strategjia e Berishes per Presidentin e Republikes. Ne mbledhjen e fundit te grupit parlamentar te PD pakkush e mori seriozisht deklaraten e kreut te ekzekutivit dhe demokrateve se “PD e ka gati kandidaturen per president”. Dhe askush nuk e komentoi me pas kete deklarate te kreut demokrat, i cili edhe kercenoi se nese e majta nuk do te jape votat per presidentin, te gjithe duhet te behen gati per zgjedhje te parakohshme. Ēka do te thoshte ne fakt se Berisha asesi nuk do te pranonte nje President qe do te vinte nga opozita. Ose ndoshta do te ishte nje emer me konsensus te te gjithe paleve. Por ASI ne mengen e Berishes per te qene kreu i ri i shtetit duke zevendesuar presidentin aktual Alfred Moisiu, eshte vete numri dy i Partise Demokratike Bamir Topi.

    Ne fakt, duket se kjo eshte nje ide e re brenda kampit te demokrateve. Kjo sepse, para zgjedhjeve, Berisha kerkoi qe ta perfshinte Topin brenda rradheve te kabinetit qeveritar. Arsyeja pse Topi nuk pranoi ka qene pikerisht kjo, strategjia me afatgjate per te qene ne krye te presidences. Nje fakt i tille zbulohet kohet e fundit dhe nga qendrimet qe ka mbajtur vete Bamir Topi. Ishte ky i fundit qe nje dite pas deklarates per fitore te dhene publikisht nga kreu i PD Sali Berisha, doli me nje qendrim te ndryshem nga ai qe mbajti kreu demokrat: kerkoi nje lloj ndergjegjesimi per te pranuar humbjen ne ato kryeqendra te medha, tek te cilat duhet te ishte punuar me shume. Ndersa per detaje te tjera te procesit, vete Topi ka qene shume i terhequr. Qendrimi i zotit Topi per pranimin e humbjes ne qytetet e medha, u konsiderua nje qendrim realist nga te dy palet e politikes shqiptare, duke i dhene atij me shume pike dhe vlera ne kontekstin e pranimit te realitetit. Por pas kesaj skeme, fshihej ne te vertete nje qendrim i mirekordinuar brenda strukturave demokrate.

    Bamir Topi, nga socialistet dhe te majtet ne pergjithesi, ka qene nje figure e pranuar pozitivisht. Ne shume raste ka luajtur edhe rolin e interlokutorit mes paleve. Ai ishte njeriu qe u ul ne bisedime me te majten ne tryezen e thirrur nga presidenti i Republikes Alfred Moisiu para zgjedhjeve per te zgjidhur gjithe problemet parazgjedhore, dhe serish u konsiderua nje gjest pozitiv nga ana e politikaneve si majtas ashtu edhe djathtas. Ekspozimi i figures se Bamir Topit, ne nje performance te tille, i ka rritur atij shancet per te qene kandidati i se djathtes per te drejtuar presidencen ne mandatin e ardhshem pese vjeēar, per te mos krijuar nje krize te parakohshme, qe mund te ēoje edhe ne zgjedhje te parakohshme.

    Rivaliteti

    Duket se rivali i vetem i Topit i gjysmedeklaruar tashme ne garen presidenciale, eshte ish lideri i socialisteve Fatos Nano. Ai nuk e ka shmangur idene e kandidimit per postin e presidentit nese nje gje e tille do te ishte e pranuar nga te gjitha forcat politike per te ruajtur ekuilibrin brenda politikes dhe per te shuar konfliktet. Madje ne funksion te kesaj ideje, sipas mediave, u realizua edhe takimi i tij me Berishen ne Pallatin e Brigadave. Por prezenca e Nanos ne Kuvend, ne dhjetor te vitit te kaluar, kur foli per konsensusin qe duhet te ekzistonte ne te dy anet e politikes per t’i dhene zgjidhje krizes zgjedhore, u kontestua nga Bamir Topi. I vetmi qe doli ne foltoren e kuvendit dhe deklaroi se “u gjet nje i humbur” ishte ky i fundit. Batuta e Topit, nuk u mireprit sigurisht nga Nano, i cili nuk e komentoi publikisht. Por u pa qarte nga ana tjeter qe Topit, nuk i pelqente aspak ideja e nje Nanoje president, dhe kete e la te kuptohej dhe e deklaroi ne te gjitha prononcimet e mepasshme pyetur per kete ēeshtje.

    Votat

    Me problem mbetet ēeshtja e arritjes se 84 votave per postin e presidentit. Brenda se djathtes, Topi gezon jo pak mbeshtetje. Ideja eshte sesi mund te arrije kryetari i grupit parlametar te PD per te arritur votat e se majtes. Sipas burimeve, edhe tek e majta, ka jo pak mbeshtetes per kandidaturen e Bamir Topit, por keta te fundit ende nuk kane vendosur strategjine e tyre se ēdo te bejne me zgjedhjen e presidentit ne korrik te ketij viti.

    E kur behet fjale per opoziten, Bamir Topi do te gjendet perballe nje sfide te veshtire. Opozita vete asesi s’mund te pranoje nje variant te tille, ku kryeministri dhe Presidenti t’i perkase maxhorances. Kane hasur jo pak probleme edhe aktualisht, kur Presidenti Moisiu duket se ka mbajtur nje qendrim me shume sesa te ekuilibruar dhe ku per shume ēeshtje, ka mbajtur anen e opozites. Aq sa kohe me pare Edi Rama deklaronte se nuk do te ishte problem per opoziten, per nje rikandidim te Moisiut. Por kjo deklarate, ishte bere para synimit te te majteve per te shkuar ne zgjedhjet e parakohshme. E perfundimisht, duke qene se komuniteti nderkombetar ka deklaruar qarte dhe prere se me keto standarde nuk do te mund te behen zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi, duke mos lene asnje mundesi veprimi per kerkesen e opozites, zgjedhja e presidentit te Republikes ne korrik te ketij viti, do te jete nje procedure shume interesante, ku dalengadale, po skicohen edhe kandidatet e te gjitha anetave.

    Gazeta Shqiptare
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Bamir Topi eshte nje nder me te miret qe ka PD dhe akoma me mire nqs do hidhte dhe ai kandidaturen per president te Shqiperise

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Thumbs up Bamir Topi

    Qendrimi i tij prej intelektuali te moderuar ka bere te fitoje respektin jo vetem te demokrateve por edhe atyre te krahut te majte.

    Mirepo tani fjalet qarkullojne per propozimin qe Topi te shkoje zevendeskryeminister dhe te punoje krah Berishes.

    Ne qeveri Topi mund te humbe shume nga zmalti i vet i sotem.
    Prandaj, uroj qe ai te jete President i ardhshem.


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Bamir Topi supozohet te jete kanditati me i mundeshem per president nga gjithe ata qe Berisha mban ne krahe.

    Po kush eshte Bamir Topi dhe a eshte i kualifikuar te jete president i ardheshem i Shqiperise?

    Pozita gjeografike e te qenit tiranas Topin e ka ngritur dhe mbajtur ne majat e PD-se. Ai ka qene gjithemone lakuar sa here behej fushata e bashkesise te Tiranes. Une besoj qe Sala nuk e ka djegur Bamirin sepse ky i eshte dashur per votimet lokale dhe per te mos thene qe PD-ja eshte ska asnje tirons.. Personalisht nuk e njoh as nuk ja di anen akademike te B. Topit. Nuk me duket shume brilant per te drejtuar shtetin shqiptar. Me mire Bamir Topi se sa Fatos Nano te jete president.

    Nese dikush e sjell resumen e Bamir Topit do ishte me mire per lexuesit.

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Shekulli

    Bamir Topi refuzon qeverinė

    Bamir Topi ka refuzuar pėrfshirjen e tij nė kabinetin e ri qeveritar, nė postin e zėvendėskryeministrit. Nėnkryetari dhe kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, mėsohet tė ketė refuzuar ofertėn e kryeministrit Sali Berisha, pėr tė qenė numri 2 i qeverisė. Lajmin nė fjalė e bėnė tė ditur burimet nga selia blu, duke konfirmuar se Topi dėshiron tė vazhdojė tė ruajė tė njėjtin pozicion politik nė krye tė grupit parlamentar tė PD-sė.

    Pavarėsisht se askush nuk e pohon me zė, (madje edhe kontakti me Bamir Topin ka qenė i pamundur) duket qartė se zyrtari i lartė demokrat, me kėtė refuzim tė dytė pėr t'u pėrfshirė nė qeverinė e ndryshuar, pėr tė cilėn po negociohet ende, ėshtė duke punuar pėr njė kandidim tė tij tė mundshėm pėr postin e Presidentit tė Republikės. Nė fakt "jo-ja" qė Topi ka dhėnė, zgjidh shumė enigma e dilema qė kishin lindur kėto ditė se si do tė ndaheshin disa nga postet kyēe nė qeveri.

    Tashmė, pas refuzimit tė Topit, Ilir Rusmali rikonfirmohet nė postin e tij tė zėvendėskryeministrit, duke lėnė tė hapur mundėsinė qė nė postin e rėndėsishėm tė ministrit tė Brendshėm, vend pėr tė cilin ishte piketuar Rusmali, tė vazhdojnė negociatat mes emrave tė tjerė tė pėrfolur. Njė kandidat i mundshėm pėr tė zėvendėsuar ish-ministrin e Brendshėm, Sokol Olldashi, mbetet zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė PD-sė, Bujar Nishani. Vlen tė theksohet se nėnkryetari demokrat, Bamir Topi, si rrallė ndonjėherė nė zhvillime tė tjera tė kohėve tė fundit, ka qenė aktiv nė zhvillimin e negociatave me aleatėt.

    Sipas burimeve nga PD-ja, mėsohet se Topi ka luajtur rolin e ndėrmjetėsit me aleatėt, nė takimeve intensive tė zhvilluara gjatė kėtyre ditėve. Edhe dje mėsohet se Topi ka zhvilluar njė takim me kryetarin e PR-sė dhe ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, edhe pse paraprakisht negociatat me republikanėt ishin tė mbyllura, pasi ata do vazhdojnė tė drejtojnė tė njėjtin ministri. Por, edhe bisedimet me aleatėt e tjerė tė djathtė, konsiderohen tė mbyllura tashmė, pasi ata do tė vijojnė tė mbajnė postet aktuale nė qeveri.

    Tė papėrfunduara mund tė quhen bisedimet qė kryeministri Berisha do tė zhvillojė me tė vetėt, pėr largimin e disa ministrave dhe pėr pėrfshirjen nė qeveri tė disa figurave tė tjera tė rėndėsishme tė PD-sė. Pritet qė kabineti qeveritar i riformatuar tė bėhet publik gjatė javės qė vjen, duke zgjidhur edhe dilemat qė po shoqėrojnė njė pjesė tė ministrave, nėse do tė vazhdojnė tė jenė nė qeveri, apo do tė dalin jashtė saj.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Per mua,ose me sakte mua,1-shi i partise demokratike eshte Bamir Topi dhe eshte i denje per president.Pse eshte 1-shi.Ishte Sali Berisha,po pas fitores se 3 korrikut,mun te themi se ka ndryshuar pak,o nuk e kam humbur respektin qe kam per te.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    populli thote.. mo i bėnj hesapet pa hanxhinė..
    presidenti nuku zgidhet pa miratimin e edvinit.. pra ps-se..

    ne se ka ndonje loje.. qe ne pd-ja te lėme tiranen ty edvin e ti na le ta bejme bamken prsident.. athere po.. ktu ka llogjik..
    megjithate.. cdo artikull i gsh-se eshte diversion i sofistikuar mbi pd-ne qe ti traumatizoje fare.. e ta gjynjezoje te ngraten.. e pastaj te marre thesin me euro te premtuar nga mafia.. per sherbime te shquara.. ne favor te ps-se.. e vecanerisht mafies me te rrezikshme brenda ps-se..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Nuk do te me vinte mire qe nje figure me potencial dhe e pa konsumuar si ajo e Bamir Topit te humbiste ne rolin e presidentit i cili mban vetem celesat e kashtes.
    Posti i presidentit eshte per njerez qe jane prane daljes ne pension nga politika e jo per djem te rinj si Bamiri qe kane plot se c'ti ofrojne politikes shqiptare.
    Per mendimin tim Bamir Topi duhet te jete pasuesi i Berishes si ne parti ashtu dhe ne qeveri.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Jeteshkrimi i Bamir Topit ne faqen e parlamentit

    http://www.parlament.al/dokumenti.as...am=Jetėshkrime
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. Bashkim Fino kandidati i sė majtės pėr president
    Nga shefqeti11 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. A eshte Shqiperia shtet i pavarur?
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 20-07-2002, 05:53
  5. NIKOLLA, shefi i vertete i PS-se.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 13-05-2002, 18:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •