Po ndodh ajo qe po na ndodhte ne shqipetareve edhe para korrikut te ndryshimit .Shqiperia ishte dhe mbetet vend i qeverisur nga "injorante".E them kete sepse kemi vuajtur nga iferioriteti i te qenerit qenie njerzore.Kemi harruar se duhet tu kerkojme te tjereve te nga trajtojne si te tille dhe jo si nje grupim njerezish problematike qe nuk dine se cduan prandaj le ti perdorim per mbetjet tona .
Ne emer te se ashtequajtures Marrveshje te Tregtise se Lire se pari me vendet e Ballkanit hoqem dore nga ato qe ishin krenari e ekonomise dhe agrikultures shqiptare nder vite .Ne vend qe te konsumojme agrumet tona te Jugut te Shqiperise ne i marrim nga Greqia;ne vend qe te konsumojme mollet dhe kumbullat e Korces apo Tropojes ne i marrim nga Maqedonia;ne vend qe te gjejme menyren e financimit te makinerive qe duhen per te vene ne pedorim dhe eficence kriporen e Vlores ne e marrim nga jashte;ne vend qe te bindim bujqit shqiptar te mbjellin grure e miser dhe te konsumojme miellin e prodhuar ne vend ne duhet ta marrim ate nga Serbia ( Shpresoj se nuk do te kemi polonium 210 edhe ne miellin tone ).
Ne skandalin me te fundit te marrveshjes se tregtise se lire me vendet e BE-se ne vendosem se duhet te dergojme jashte KIWI te cilin nuk e prodhojme edhe pse eshte nje frut shume i mire, por klima nuk eshte tamam per te .(Mbase do perdorin parlamentin per ta rritur KIWI se temperatura eshte e larte ).Pervec saj kemi futur edhe veshjen e gomave se e kemi te zhvilluar sepse kemi me shume goma per fryme popullsie se cdo vend tjeter .( Nuk e di si i behet ti veshim keta qe i bejne keto politika dhe ti fusim ne kontigjentin e tregetise se lire ....).I lumte Xhuvelit se po pi nga dy nena ndersa Lesi thahet ne parlament .
Deri kur do vazhdojme me abnormalitete te tilla kur interesat kombetare shiten per asgje .Per ata qe nuk e dine ekonomia eshte dhe duhet trajtuar si interes kombetar .
Thame se qeveria e shokut te kryeministrit te sotshem na shtrydhi dhe na nxorri syte nga korrupsioni i madh qe pllakosi vendin ,tradhetia e interesave kombetare ( thane se shiti Kosoven ne Greqi ) etj etj .Por ku eshte ky i sotmi qe cirret per drejtesi dhe ben be ne kishe e xhami se eshte me shqiptari nder te gjithe ne por eshte ai qe i thote tani se i dha karburante Serbise e Malit te Zi qe te ndihmonte Kosoven .Nuk e kupton zoteria e tij se ne ate kohe Kosova nuk pyeteshe per gje dhe se nuk e vriste mendjen njeri ne Serbi se a ka nevoje Kosova per karburante .Pse Zjelko Arzhnjatovic ( Arkani ) ishte ne Shkoder ne ate kohe .Mos valle erdhi te pergezonte qeverine "demokratike " per mbeshtetjen qe po i jepte represionit serb ne Kosove . Ishte perseri politika e gabuar ekonomike qe na ka ndjekur gjithmone : MJAFTON TE JETE INDIVIDI I PASUR PA PER SHTETIN KUJT I PLAS.Kush mundet te beje ndonje kontrabande i lumte te tjereve pika ti plase se nuk ka gje per ta.Dhe keta te tjeret zgjodhen ate qe u tha qeveria : Beni leke shpejt e nuk rendesi se si i beni ato .Ne kete moto shume shqiptare dergjen ne burgjet e Europes dhe Amerikes.
Te gjitha marrveshjet e tregetise se lire behen me arsyen se do futemi ne BE.E para le te tregohemi realiste dhe ta pranojme :NUK KA FUTJE NE BE PER NE SHQIPETARET.Se dyti pse duhet te shesim lekuren e trupit tone per te marre nje buzqeshje nga te huajt .Pse nuk i marrin ata agrumet tona apo pse nuk pyesin ata per shalqinjte tane Pse smerrSerbia miellin nga ne apo Maqedonia apo te tjeret?Pse duhet te shnderrohemi ne nje treg te te tjereve por jo ne furnizues te tyre ?!
Pse duhet ti besojme njerit me teper se tjetrit nga keta qe kemi ne politike ku gjeja me e madhe qe bejne eshte te zihen si kalamanjt ne TV dhe pastaj te therrasin njeri-tjetrin ne telefon dhe te vazhdojne biseden qe kishin per biznesin qe kane bashke .
NUK KA AS NANO TE PASTER DHE NACIONALIST DHE AS BERISHE TE PASTER DHE NACIONALIST .
Nese Berisha eshte nacionalist dhe do te ndihmoje dhe te mbetet ne pjesen pozitive te historise atehere mund te kishte shkuar ne Tropoje ne 1996-1999 dhe te perkrahte UCK ( nuk nevoje te permende se shtepia e tij ne Prifc u kthye ne baze te UCK per shkak te tij sepse nuk eshte e veretete dhe keshtu ai po genjen ) apo mund te therrase te gjithe anetaret e kabinetit te tij dhe tu tregoje se duhet te mbrojne interesat e popullit dhe te ekonomise shqiptare dhe jo interesat e Xhuveleve me shoke .
Le te harrojme BE dhe te perparojme vetveten psikologjikisht dhe ekonomikisht .Te dyja jane te mundshme .Kemi forca tek vetvetja sepse kemi kaluar prova me te veshtira ne kursin e historise sone te perlodhshme dhe kemi mundesi financiare si shqiptare qe ato leket qe beme nga kontrabanda e droga (sic na mesuan ) ti investojme ne perparimine ekonomise se vendit .Ne fund te fundit qeveria shqiptare mund te gjeje parate te paguaje reklamat per turizmin
ne revista e gazeta prestigjose te botes .Nese Mali i Zi mundet pse ne nuk mundemi apo sepse nuk duam dhe sepse politikanet tane nuk kane interesat ne turizem akoma sepse jemi akoma tek gomat . Mbase kjo eshte arsyeja qe edhe rruget prishen me shpejt sesa jane parashikuar sepse duhet qe Xhuveli te shese goamt e veshura .Turp per politiken shqiptare te majte e te djathte dhe fatkeqesi per ne te popullin qe trajtohemi si qelbesira jashte sepse kemi perfaqesues langaraqe .
Krijoni Kontakt