Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79

    Loja Luftash vazhdon

    dikush do pyesi veten ky qe e paska hap nje teme me emrin loje luftash te politika duhet te jete i cmendur.....“po e nis nga femijeria....dikur pjese e nje vendi ku sundonte diktatura e proletariatit u rritem me imazhin e luftes, me imazhin e armikut ne sy e ne mendje, ne cdo gje shikonim armikun e padukshem, qofte ai i te akluares qe shfaqej ne formen e bejlereve, te pushtuesit fashist e nazist kudo ne filmat e romanet, duke vazhduar me armikun e "kllases" i cili prezantohej fare mire ne forme letre me emrin Fleterrufe dhe paraqitej ne formen e djalit me pantallona kauboj e favorite te gjata, ky armik vazhdonte te ishte i pranishem ne "Pllenumet", ne vargun e pafund te bunkereve, ne vajzat e djemte e rinjj te veshur me rroba ushtarake qe i terhiqnin kepucet zvarre nga merzia ne ate Loje luftash qe vazhoi thuajse 45 vjet me rradhe e shtynin oret e gjata te vers ne kerkim te armikut imagjinar ...........sot pas 16 vjetesh shikoj vendin tim ......shikoj politikanet qe shajne njeri tjetrin per abuzime, per vjedhje dhe poshtersi te tjera te cdo lloj kalibri, shikoj po ata poliutikane qe zihen me grushta ne parlament, shikoj ate ish mesuesin tim te fiskultures qe rrihet ne gjendje koma ne stadim, shikoj vajzen e prere me flex te hedhur ne liqen, shikoj ata njerez te mire qe shume shpresuan nda kjo demokraci e brishte dhe them me vete Loja Luftash vazhdon, vecse personazhet e saj nuk jane femije qe luajne me shpata apo pushke druri por nje popull i tere, nje pjese e madhe e te cilit eshte e vuajtur, pjesa tjeter e zhgenjyer dhe e lodhur dhe nje pjese tejet e pasuruar..........dhe para syve me del hapja e dosjeve si vazhdim i kesaj loje luftash...me kujtohet profili e Enver Hoxhes ne Tribunen e nje majit kur e vinte gishtin e mesit brenda Kapeles qe te mos i dukej dhe me te pershendeste perzemersisht parakaluesit e lodhur nga provat per tu treguar me gishtin e fshehur ne kapele ate qe shqiptari e quan:brenda e keni!
    Sot hija e tij qesh mbi ne , mbi historine e dosjeve dhe mua me kujtohet ajo shrehja e famshme: une ju them ku eshte ujku ju thoni ku jane gjurmet.
    keni te drejte se Ujqerit i denuat per "shperdorim kafeje, tani kerkoni dosjet me falni gjurmet.
    Loja luftash vazhdon!

  2. #2
    Koha jone, E Merkure :29/11/2006

    Xhuveli, ky pseudointelektual dhe pensionist i vonuar
    Nga Arben Shytaj, Anetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues te PAA-se

    U be nje kohe e gjate qe shtypi i shkruar dhe ai viziv po merren gjeresisht me z. Lufter Xhuveli, kryetarin ’shekullor’ te PAA-se (shprehja eshte perdorur nga Rezart Xhaxhiu ne ZIP). Ne kete kuader, edhe une ndoqa me vemendje nje interviste te stisur apostafat per ngritjen e moralit te tij, ne emisionin FAKT te NTV-se, diten e enjte. Nuk do te merem me te gjitha problemet e fenomenit shumedimensional ?Xhuveli?, por do te ndalem ne dy genjeshtra te hapura te tij, te bera ne ate emision.

    E para

    Ai tha qe dy deputetet, ne nje mbledhje te KPD-se, i mbeshteti vetem nje anetar, qe ne rastin konkret behet fjale per mua, kjo eshte e vertete qe une i kam mbeshtetur fuqimisht te dy deputetet, duke qene shume i vendosur ne rrugen e nisur, por nuk eshte e vertete qe i mbeshtes vetem une. Deklarata e tij cinike, si shume te tjera me pare, (kujtojme qe qendrimin dhe largimin e deputeteve e quajti largim te anetareve) ka bere per te qeshur shume njerez qe e dine te verteten.

    Letra

    Ne letren e derguar nga dy deputetet, me date 01.09.2006, eshte shkruar, bashkangjitur jane firmat e anetareve te forumeve te PAA-se, qe mbeshtesin dy deputetet, te na falin qe po i citojme, por te vertetat duhen thene ashtu si‡ jane. Emrat perkatesisht jane: Ymer Tola, sekretar, anetar kryesie, deputet i Shqiperise; Nikollaq Neranxi, anetar kryesie, deputet i Shqiperise; Ago Nezha, anetar kryesie; Idajet Kuke, anetar kryesie; Refet Dervina, anetar kryesie. Antaret e KPD-se: Arben Shytaj, Paqesor Cane, Hilmi Roshi, Meri Gjoleka (e bija e ish- kryetarit te pare te PA-se, te ndjerit Meno Gjoleka), Xhevahir Mezini, Selim Kolushi, Shefqet Hysa, kryetar i PAA-se, Gramsh, Namik Prenci, kryetar i PAA-se, Diber, etj. (Disponojme te gjitha materialet origjinale)

    Per kete problem, dua te kujtoj dy gjera interesante; kur erdhi ne takimin e pare me ne, qe tashme kishim filluar punen per demokratizimin e jetes se brendshme te PAA-se, z. Refet Dervina, ish-deputet me ka bere pershtypje se tha: Ju jeni shume oportunist me Xhuvelin, ai eshte i tille e ketille duke e share shume, dhe ju drejtua Ymer Tolees; dosjen e Ndue Prekes e ka filani ne Kuvend, etj., kur me vone kaloi ne mbrojtje te Xhuvelit, duke u shperblyer me nje vend pune ne inspektoriatin e ministrise.

    Rastet

    Rasti tjeter ka te beje me diskutimin e znj. Meri Gjoleka dhe agresivitetin qe shprehen ndaj saj vajza dhe kunata e Xhuvelit, te dyja anetare KPD-je, si dhe duartrokitjet poshte tavolines nga nje pjese e mire e KPD-se. Gjithashtu, ne nje fare menyre, edhe z. Velesin Peculi ishte kunder, kur tha qe pushteti te ben pis, por nderkohe u shpreh per kompromis midis te dyja paleve. Ne kete mbledhje mendoj se ne drejtim te hapjes se partise u be diēka, me gjithe masat e marra nga Xhuveli, si ishin mungesa e gazetareve, marrja e nje salle superluksoze e hotel ?Tiranes?, per te krijuar presion mbi te pranishmit, te cilet shumica vijne nga rrethet, etj. Perve‡ ketyre fakteve, ne duke i njohur te gjithe anetaret e forumeve, na deklaronin: Vazhdoni luften qe te arrini te behet nje votim i fshehte dhe ta shikoni ku perfundon Xhuveli, ne kete grup futen edhe njerez shume afer tij.

    Kjo rrjedh nga fakti se ai asnjehere nuk ka bere asnje votim demokratik te fshehte dhe asnjehere nuk ka patur kandidature alternative. Nderkohe, ai eshte personi me pak i votuar ne elektorat, ku eshte vertetuar ne zgjedhjet elektorale te vitit 2001, ku mori rreth 800 vota, megjithese perdori gjithe Ministrine e Bujqesise dhe projektet e Bankes Boterore ne fushen e bujqesise.

    Ne te gjitha heret e tjera ka perfituar nga lista, pa marre pjese ne konkurim si kandidatet e tjere, duke qene ky rast i vetem, besoj, ne politiken shqiptare. Ne qe kemi patur kurajon te dalim hapur kunder tij, jemi te bindur se ai kur te mos jete me minister nuk ka per te patur qofte edhe nje mbeshtetes te vetem. Ne mendojme se dhe kaq sa eshte arritur, eshte nje fitore ne demokratizimin e jetes se PAA-se, ku me pare nuk guxonte njeri te kundershtonte "profesorin", pasi e dinte fundin e vet. Nje merite te veēante ka deputeti i Shqiperise, z. Nikollaq Neranxi, i cili shquhet per vitalitetin e larte dhe vizionin e gjere qe ka per ēuarjen perpara te jetes se vendit.

    Ne gjthe kete histori, per ata qe e njohin nga afer Xhuvelin, nuk kane si te mos kujtojne qe ai qe kur e ka marre PA-ne e deri sot ka larguar shume njerez me stilin e tij ? intelektual?, perseri ju kerkoj falje atyre qe do t?i permend, te cilet te gjithe jane njerez te shquar dhe te nderuar si: Hasan Halili, Patriot Cobo, Rudolf Rasha, Kol Cara, Gezim Como, Aleks Dule, Sokrat Jani, Edlir Petani, Ramazan Hasa, Arqile Berxolli, Resmi Osmani dhe shume te tjere, se fundi edhe NE.

    E dyta

    Ose genjeshtra e madhe. Kur gazetari i FAKT-it i tha qe ju akuzoheni per aktivitet ne gomat e perdorura, ai tha qe ?duan te me baltosin mua dhe partine? (vini re si mbrohet me partine dhe per ‡fare e perdor ate). Per kete problem eshte folur shume dhe eshte vertetuar qe djali i tij eshte pronar i tokes, mbi te cilen eshte ngritur fabrika pa leje. Nderkohe, eshte e vertetuar me dokumentcion shteteror tek noterja perkatese qe aktivitetin e ka patur ne emer te gruas se vet dhe para disa kohesh eshte kaluar me noteri nga ajo, tek e bija. Dokumentacioni eshte i arshivuar tek noterja dhe ne gjykate.

    Gjithashtu, nuk mund te leme pa permendur se per kete gje eshte investiguar edhe nga nje gazetar i USAID-it ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit ne emisionin HAPUR, ku binte ne sy mbyllja e dyerve te ministrise ndaj gazetarit, gje qe te linte pershtypjen sikur Xhuveli ishte pronar i saj. Per problemin e gomave, gazeta EKOLÓVIZJA ka identifikuar se me parate e qeverise holandeze, akorduar Ministrise se Mjedisit, eshte ngritur nje projekt, si te konservohen gomat e perdorura, me vlere 15 milione leke. (Vete ali, vete kadi, vete shkruaj, vete vulos, hajde xhuveleri).

    Per t'iu permbajtur fjales qe thashe, se nuk do te zgjatem shume, po e mbyll me pak fjale: Me vjen keq per shoket e mi si dhe per vete, pasi u investova shume ne kete parti, duke besuar se kjo mund te ishte shume e pranishme dhe e nevojshme ne politiken shqiptare per vete specifiken e vendit, por jam teresisht i bindur se pergjegjes i vetem per kete eshte d.v z. Xhuveli.

    Nderkohe e di shume mire qe Lufter Xhuveli do te shkoje me gjithe vulen e PAA-se ne shtepi shume shpejt ne pensionin e tij te vonuar, por me ka mbetur merak pa marre vesh ajo qe Neranxi tha ne ZIP: eshte 72 apo 65 vjeē sa deklaron, por nga llogari te shpejta i bie qe ne klase te pare te jete futur 5 vjeē sepse eshte diplomuar vitin 1962. Dhe ne fund fare, dua te shpreh mendimin tim personal se ky lloj personazhi, s?mund te jete tjeter ve‡se pseudointelektual dhe pseudoakademik.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te punosh ne qeverisje te vendit nuk eshte krim.. po per shytin e 97-tes vend e atdhe eshte vetem atje ku te cakton operativi.. i deges..
    cte keqe ka qe xhuveli drejton nje sektor te qeverise qe e njeh prej shum dekadash..
    nuk ishte i keq as kriminel..as perbente "xhuveleri" (sic e quan shpiksi ksaj fjale kanibali pa doreza arben duka.. rapsodi i stalinizmit ne emisionet e atij legenit ..ish spikerit te radiotv-se..) ) kur ishte minister ne qeverine socialiste..

    eshte risi .. e pergezushme fakti qe nje kuader qe ka punuar ne nje qeveri socialiste punon dhe ne qeverine demokrate.. aq me teper qe nuk eshte fjala per pune te tilla si shef burgjesh apo minister i brendshem i kohve enveriste..
    por per ministra bujqesie.. ambjenti e pyjesh..
    ska pyll demokrat e pyll socialist.. as patate socialiste e domate demokrate...lol..

    cjan keta m.uta qe ketej i thon pse xhuvel punon me malokun.. ketej i thone.. o maloko pse heq specialistet nga puna..

    hipokrita..!!!

    sjelljet rrugacerore te deputeteve socialiste ndaj Xhuvelit.. veteran i arsimit bujqesor e kuader i vjeter i bujqesise e tokave.. eshte nje faqe e ndyre e historise se mafies me nickun Parti socialiste..

  4. #4
    A nuk po iu duken si teper te ngjashme keto sifate,
    her ne parti socialiste, e her ne parti demokrate?

  5. #5
    Sot, Thursday, 30 November 2006

    Xhuveli, korrupsion nė Ministrinė e Mjedisit

    Shtohen akuzat nė drejtim tė Lufter Xhuvelit pėr abuzime dhe korrupsion pėr drejtimin qė ai i bėn ministrisė sė Mjedisit. Kėtė herė akuzat nė drejtim tė ministrit tė Mjedisit janė bėrė nga Arben Shytaj, anėtar i Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė PAA-sė, kryetar i sė cilės ėshtė Lufter Xhuveli.

    Arben Shytaj ka hedhur akuza tė rėnda ndaj Xhuvelit si Ministėr i Mjedisit, por edhe si kryetar i Partisė Agrare Ambjentaliste. Duke akuzuar Xhuvelin pėr korrupsion, Arben Shytaj ėshtė shprehur se, projekti i gomave tė pėrdorura ėshtė mundėsuar nga njė fond prej 15 milionė lekėsh, i cili i ėshtė akorduar ministrisė sė Mjedisit nga qeveria hollandeze. Kėtė fakt korruptiv, sipas Shytaj, e ka vėrtetuar mė parė edhe gazeta EKOLĖVIZJA. “Pėr problemin e gomave, gazeta EKOLEVIZJA ka identifikuar se me paratė e qeverisė Hollandeze, akorduar ministrisė sė Mjedisit, ėshtė ngritur njė projekt, si tė konservohen gomat e pėrdorura, me vlerė 15 milionė lekė. (Vetė ali, vetė kadi, vetė shkruaj, vetė vulos, hajde xhuveleri)”, ka deklaruar Arben Shytaj.

    Sipas anėtarit tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė PAA-sė ėshtė vėrtetuar qė djali i Lufter Xhuvelit ėshtė pronar i tokės mbi tė cilėn ėshtė ngritur fabrika pa leje e gomave tė pėrdorura. Madje, ai pretendon se, ėshtė vėrtetuar me dokumentacion shtetėror tek noterja pėrkatėse qė kėtė aktivitet ministri Xhuveli e ka pasur nė emėr tė gruas sė vetė, dhe para disa kohėsh ėshtė kaluar me noteri tek e bija. Ky dokumentacion, thekson Shytaj, ėshtė i arshivuar tek noterja dhe nė gjykatė. Duke vijuar akuzat e tij pėr korrupsion nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuvelit, anėtari i KPD-sė sė PAA-sė shprehet se, pėr ēėshtjen e fabrikės sė gomave ka investiguar edhe njė gazetar i USAID nė kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, ku bie nė sy mbyllja e dyerve tė ministrisė ndaj gazetarit, gjė qė sipas tij, linte pėrshtypjen sikur Xhuveli ishte pronar i saj .

    Xhuveli, kryetari i PAA Anėtari i KPD-sė agrare ka hedhur dje akuza nė drejtim tė Lufter Xhuvelit si kryetar i Partisė Agrare Ambjentaliste, duke e konsideruar atė si personin mė pak tė votuar nė elektorat. Arben Shytaj ka deklaruar se, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 Xhuveli ka marrė vetėm 800 vota gjithsej edhe pse, sipas tij, pėrdori ministrinė e Bujqėsisė dhe projektet e Bankės Botėrore nė fushėn e bujqėsisė. Madje, ai thekson se, nė tė gjitha herėt e tjera Xhuveli ka pėrfituar nga lista dhe pa marrė pjesė nė konkurim si kandidatėt e tjerė. Kjo, sipas tij, rrjedh nga fakti se ai asnjėherė nuk ka bėrė njė votim demokratik tė fshehtė dhe as njė herė nuk ka patur kanditaturė alternative. “Ne qė kemi patur kurajon tė dalim hapur kundėr tij jemi tė bindur se kur ai tė mos jetė mė ministėr nuk ka pėr tė patur qoftė edhe njė mbėshtetės tė vetėm”, tha Shytaj.

    Mė tej, Shytaj e akuzon Xhuvelin se ai ka larguar nga partia figura mjaft tė njohura, intelektualė tė zotė, tė cilėt kanė investuar pėr Partinė Agrare Ambjentaliste. Madje, sipas tij, shpjegimet qė Xhuveli ka dhėnė kohėt e fundit pėr ngjarjet dhe situatėn e krijuar nė PAA janė tėrėsisht tė pabaza dhe cinike. Nga ana tjetėr, anėtari i KPD-sė agrare shpreh besimin se Lufter Xhuveli do tė shkojė sė shpejti me gjithė vulėn e PAA-sė nė pensionin e tij tė vonuar. “Mė ka mbetur merak pa marre vesh ajo qė Neranxi tha nė ZIP; ėshtė 72 apo 65 vjeē sa deklaron, sepse nga llogaria i bie qė nė klasė tė parė tė jetė futur 5 vjeē sepse ėshtė diplomuar vitin 1962? Nė fund dua tė shpreh mendimin tim personal se ky lloj personazhi nuk mund tė jetė tjetėr veēse pseudo-intelektual dhe pseudo-akademik”, pėrfundon Arben Shytaj.

Tema tė Ngjashme

  1. Qyteti i biēikletave, Shkodra vazhdon tė ruajė emrin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 03:11
  2. Turizmi seksual vazhdon tė rritet !
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 19:30
  3. Prishtinė-Tiranė me avion, vazhdon tė mbetet luks
    Nga Manci nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2006, 19:01
  4. Del Ponte: Po vazhdon hetimi i krimeve nė Kosovė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2003, 03:57
  5. BALLKAN, CIA: Situata nė Ballkan vazhdon tė keqėsohet
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •