Do te desha te kem nje ide mbi numrin e antareve qe besojne (apo jo), dhe ne cilat besime. Ky sondazh mund te hedhe drite dhe mbi trajtimin e temave fetare ne te ardhmen.
Po jap shpjegime aq sa mundem per opsionet e mesiperme:
Katolik: Besim ne Jezus Krisht, Bibel si dhe ne praktiken Kishes Katolike te Romes.
Islamik (Musliman) : Besim ne Kur'an dhe ne profetin Muhamet.
Ortodoks: Besim ne Jezus Krisht, Bibel si dhe ne Patriarkanen e Kostandinopojes.
Bektashi: (Shikoni spjegimin e Enit me poshte.
Evangjelist: Besim ne Kishen Evangjeiste dhe Testamentin e ri.
Protestant: Besim ne Kishen Protestante dhe Testamentin e ri.
Deshmitar i Jehovait: Besim ne Jehova. E kam te veshtire ta perkufizoj per mungese njohurish. Nese ka te tille ne forum, le te sqaroje ne se deshiron. Gjithsesi kjo fe eshte perhapur me nje shpejtesi marramendese gjate dhjetvjecarit te fundit te mijevjecarit te shkuar ne vendin tone.
Deshmitar i profeteve te mevonshem Fe e re, e cila konsiston ne mesimet e disa profeteve te vone. Sa per kuriozitet, profetet e tyre kane jetuar edhe rreth shek XVIII.
Judaist: Besim ne testamentin e vjeter. Feja hebree.
Budist: Ndjekesi i mesimeve te Budes.
Agnosticist: Besimi se egzistenca e Zotit eshte e paditur, dhe e pazbulueshme.
Zoroastrianist: Besim ne profetin e pare ne historine e njerzimit, Zarathustra. Kjo fe konsiston ne besimin se ngjarjet ne bote vertiten ne nje rreth 12 000 (shifra me ka dale nga koka e mund te jem gabim, mbase eshte 3000, po s'me kujtohet tani, do e ndryshoj me vone) vjecar gjate te cilit ndeshen pareshtur E Mira dhe E Keqja. Ne krye te ciklit 12 000 vjecar, E Keqja triumfon gjithmone mbi Te Miren, dhe bota shkon ne stadin primar apo fillestar, per te rifilluar perseri nga e para.
Pluritheist: Besimi ne shume perendi.
Dervish: ... (Mungese informacioni per perkufizim te sakte)
Kam menyren time te te besuarit: Ata qe besojne ne Zot, por jo ne institucionet fetare.
Daoist: Besimi ne pasivitetin njerezor. Individet qe bejne pjese ne kete grupim, praktikojne pasivitetin te bindur se nuk duhet apo nuk mundet te ndryshojne asgje pasi Jeta ka rrjedhen e saj, atyre s'u mbetet gje tjeter vec ta jetojne.
I pavendosur akoma: Shaka, megjithse mund te jete gjysma e te vertetes per ndonje
![]()
Zotin ma vrane qe femije: Shume bashkatdhetare qe kane lindur, jane rritur dhe brumosur ne Atdhe gjate kohes qe ai ishte i vetmi shtet ateist ne bote, mund te bejne pjese ne kete grupim, mbase paksa ironik.
Besoj me raste: Ku i dihet, mbase ka vertet persona te ndergjegjshem ne kete forum.
Nuk di fare: As kesaj nuk i dihet, mbase ka persona pa kulture fetare ne forum.
Nxenesit e Jezusit: Nuk kam shume informacion te sakte per kete grupim, por, di qe eshte perhapur dhe egziston dhe ne vendin tone. Kam pershtypjen se keta besojne vetem ne mesimet e Jezus Krishtit. Nuk eshte cudi qe te kemi antare te ketij grupimi edhe ne forum e te mund te na ndricojne edhe me mire per besimin e tyre.
Ateist: Jo fetar.
Kam harruar te shtoj ne sondazh edhe nje opsion: Besimi ne fe te tjera qe nuk perfshihen ne sondazh, por fatkeqsisht sondazhi nuk editohet dot. (po kaloi ndonje supermoderator a adminstrator ketej pari le ta shtoje).
Votoni e te shohim se cila fe mbizoteron ne forumin shqiptar.
Krijoni Kontakt