Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Peticion kunder politikes extremiste greke!

    Ne linkun e me poshtem mund te firmosni peticionin i cili organizohet per te denoncuar politiken extremiste greke para institucioneve nderkombetare dhe per alarmuar politikanet tane per rreziqet qe i kercenohen kombit shqiptar nga politika antishqiptare e qeverise dhe e shtetit grek.

    Kush e ndjen veten shqiptar, nenshkruhet ketu:http://www.peticioni.org/index.php
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Shqiperia perball agresionit grek

    Tej kufijve tė arrogancės


    Nga Skėnder Shkupi
    15-12-2006



    Qytetėrimi i Greqisė Antike, ka qenė pėr brezin tim njė nga faqet mė tė dashura e mė interesante tė njohjes. Plejada e artistėve, shkrimtarėve, filozofėve, dijetarėve, oratorėve e shtetarėve tė mėdhenj tė atij vendi tė vogėl, na linte thuajse gojėhapur. Ne admironim atė kulturė tė lashtė dhe ndihmesėn kolosale tė atij vendi, nė arritjet e qytetėrimit botėror. Nė kėtė kėndvėshtrim ėshtė e papėrfytyrueshme qė tė huajt, duke pėrfshirė pa dyshim edhe shqiptarėt, tė kenė ndonjė motiv antipatie apo pėrēmimi pėr atė vend apo pėr atė popull tė vogėl.

    Greqia e sotme, ndonėse tepėr e ndryshme nga ajo e lashta, pėrsėri ruan nė truallin e saj shumė vlera tė mėdha historike, arkitektonike dhe kulturore tė lashtėsisė. Kushdo qė kalon nėpėr territorin e sotėm tė Greqisė, ndien mė shumė aromėn e antikitetit se erėn e sotme. Ndėrkohė, vetė grekėt perceptojnė mė shumė njė tė kaluar mė tė afėrt, siē ėshtė ajo e Perandorisė Bizantine, sesa lavdinė e shekujve tė para-Epokės sė Re. Grekėt e ditėve tona mendojnė se ata pėrfaqėsojnė mbetjen e shtetit tė madh tė Konstandinopojės. Dhe shpesh, pa e kuptuar, ata bėhen qesharakė duke folur e vepruar si njė “fuqi e madhe” e cila tashmė duhet tė ketė nė patronazh tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kuptohet, qė hapi i parė pėr realizimin e “perandorisė sė re” ėshtė kthimi nė njė shtet vasal i fqinjėve Veriperėndimorė, qė pėrfaqėsojnė edhe terrenin mė tė lehtė potencial pėr t’u dominuar.

    Pak ditė mė parė, nė njė gazetė nė Tiranė, u botua njė shkrim i z. Panajot Barka me titullin “Shqipėria, Greqia dhe “horrat” nacionalistė”. Nė atė shkrim, me njė ton tejet arrogant pėr njė politikan qė luan rolin e viktimės, bėhen pėrpjekje pėr tė analizuar zhvillimet e fundit nė marrėdhėniet shqiptaro-greke me syrin e njė ithtari tė Samuel Huntington-it, autorit tė famshėm tė librit “Pėrplasja e qytetėrimeve”. Veēse mėnyra e ekstrapolimit tė z.Barka, tė ballafaqimit tė madh tė supozuar ndėrmjet Krishterimit dhe Islamizmit, qė pretendon se ka zbuluar autori i lartpėrmendur, duke e vendosur nė kornizat e sherrit shqiptaro-grek, i ngjan shpalljes qė bėjnė kalamajtė e dy rrugicave fqinje, para se tė nisin njė ndeshje futbolli: “Ne jemi Italia, kurse ju jeni Franca”.

    Sipas z. Barka, ne shqiptarėt popullojmė njė shtet-relikė tė Perandorisė Osmane, kurse grekėt janė pėrfaqėsuesit e denjė tė shumė tė ndriturės Perandori e Bizantit. Ndodh qė dėshira pėr tė qenė sa mė modern nė trajtimin e problemeve tejet tė vjetra tė antagonizmave nacionaliste nė Ballkan, mund ta bėjė njė politikan ta verė veten nė pozitat e njė gaztori province. Pėr tė qenė i kohės, nuk mjafton referimi ndaj teorive tė shumta qė gėlojnė sot nė glob, pėr njėrin apo tjetrin problem tė mprehtė, aq mė pak kur referimi ėshtė qesharak, siē mund tė shihet nė rastin e konfliktit shqiptaro-grek, por ajo qė ėshtė e rėndėsishme, pėrmbajtja e parashtrimeve tė dhėna duhet t’i pėrgjigjet frymės dhe mentalitetit tė kohės sonė. Z.Barka mbetet thjeshtė te deklarata fort serioze e kalamajve tė dy rrugicave fqinje, qė cekėm pak mė sipėr.

    Argumentet qė sjell z. Barka, pėr njė tėrheqje relative nga fusha e pėrplasjes historike tė shqiptarėve me Perandorinė Osmane nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė XX-ės, nuk qėndrojnė. Njė tėrheqje e tillė ka ekzistuar, por arsyeja qė servir ky bizantin i vogėl, ėshtė krejt tjetėr dhe lehtėsisht e kuptueshme.

    Shqiptarėt ndodheshin nė mes dy rreziqesh: Pėrpara kishin njė tigėr qė po jepte shpirt, Perandorinė Osmane, ndėrsa rreth e rrotull ca ujqėr tė rinj e me oreks tė madh, qė prisnin me padurim “tė hakmerreshin” me Portėn e Lartė, duke pėrlarė copa sa mė tė mėdha tė territorit shqiptar. Ē’duhet tė bėnin gjyshėrit tanė, tė bashkoheshin me grabitėsit e rinj kundėr grabitėsve tė vjetėr, qė nė fund tė fundit nuk kishin arritur t’i asimilojnė, ndėrkohė qė me kėta tė rinjtė nuk bėhej shaka? Apo tė ndiqnin njė politikė tė kujdesshme, pėr tė ruajtur tėrėsinė tokėsore tė vendit? Sigurisht, varianti i dytė ishte i vetmi i dobishėm pėr ta. Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit kėrkoi njė autonomi tė tė katėr vilajeteve shqiptare, nė kuadrin e Perandorisė Osmane dhe shkrirjen e tyre nė njė vilajet tė vetėm qė do tė bėnte tė mundur kristalizimin e njė shteti tė ardhshėm, gjersa tė krijoheshin kushtet e pėrshtatshme tė shpalljes sė pavarėsisė sė plotė tė vendit. Ndėrkohė, kur kėto kushte po piqeshin, ishin shqiptarėt e Kosovės qė u ngritėn nė kryengritjet e mėdha tė viteve 1910, 1911 dhe 1912 kundėr Portės, kryengritje qė shpejtuan aleancėn e vendeve pėrreth dhe Luftėn e Parė Ballkanike, qė solli shembjen nė Gadishullin e Ballkanit, tė Perandorisė gati 600-vjeēare tė Turqisė Osmane.

    Nga ana tjetėr nuk duhet harruar, qė ballkanasit e krishterė tė shteteve fqinje kishin njė pėrkrahje kolosale nga e gjithė Evropa e asaj kohe, duke filluar nga Britania e Madhe e Franca, e duke mbaruar nė Rusinė e Carėve. Ndėrsa ne ishim krejt vetėm, vetėm pėrballė turqve dhe gjeneralit tė tyre gjakėsor, Shefqet Turgut Pasha, qė pat bėrė masakra tė mėdha nė Kosovėn myslimane, si hakmarrje ndaj revoltave anti-osmane, vetėm pėrballė ballkanasve qė nuk donin tė pranonin as ekzistencėn e njė kombi shqiptar, vetėm pėrballė njė Evrope tėrėsisht indiferente e gati armiqėsore ndaj njė populli, qė vizatohej nga fqinjėt grekė e serbė, si njė kope majmunėsh.

    Kjo ėshtė histori e shkruar e zezė mbi tė bardhė dhe akrobacitė me teoritė ēapraze tė Huntington –it, nuk mund ta deformojnė apo ta tjetėrsojnė atė.

    Z. Barka na akuzon ne, vetėm se mbrojmė idenė qė nė marrėdhėniet shqiptaro-greke duhet tė ekzistojė njė reciprocitet i plotė, si “horra” nacionalistė. Kjo nuk ėshtė thjesht arrogancė. Ky ėshtė cinizėm dhe paturpėsi e padėgjuar. Mė habit guximi i kėtij njeriu. Por mė tepėr, mė habit toleranca e pakuptimtė e botuesve tė gazetės “Shqip” qė nuk dallojnė kufirin ndėrmjet fjalės sė lirė dhe propagandės sė hapur antikombėtare, dhe denigruese ndaj popullit e vendit tėnd. A mund tė pėrfytyrojė njė shqiptar i zakonshėm qė njė bashkėkombės i tij me banim nė Athinė, tė shkruajė nė “Ta Nea”, “Kathimerini” apo “Elefteros Tipos” njė shkrim nė faqen e parė, ku tė cilėsojė tė gjithė ata qė bėrtasin pėr Vorio-Epirin, si njė “kope maskarenjsh shovinistė”? Vetė krahasimi nuk ėshtė krejt i plotė, sepse nė shkrimet e tyre “horrat” nacionalistė tė Shqipėrisė kanė kėrkuar vetėm kthimin nė trojet e tyre tė ēamėve tė zbuar, njohjen dhe zhdėmtimin e pasurive tė grabitura tė tyre dhe pranimin e asaj popullsie, si pjesė me tė drejta tė plota tė popullit tė Greqisė. “Horrat” nuk kėrkojnė rektifikimin e kufijve ndėrsa “tė pėrndershmit shovinistė” e duan me afsh atė ndryshim kufijsh. Atėherė, cili do ta meritonte nė kėtė rast cilėsimin “horr”?

    Ėshtė interesant fakti, qė nė kėtė ballafaqim me z. Barka dhe idetė e tij delirante, ne “horrat” jemi shumė tė ndryshėm nga sa na pėrfytyron zoti Panajot. Ne nuk urrejmė askėnd, as grekėt e sotėm, e aq mė pak ata tė djeshmit. Ne vazhdojmė tė ushqejmė po atė simpati qė kemi pasur dikur pėr Greqinė e lashtė dhe pėr hir tė saj, respektojmė edhe Greqinė e sotme. Fatkeqėsisht, kjo nuk ndodh me z. Barka. Ai mezi arrin ta fshehė pėrēmimin e tij pėr vendin ku jeton, e pėr popullin qė i ka dhėnė atij mundėsinė qė ta sulmojė publikisht me aq paturpėsi dhe cinizėm. Ai e di fort mirė, qė nė Shqipėri nuk ka kurrfarė propagande nacionaliste e aq mė pak indoktrinim tė institucionalizuar antigrek. Por, interesa afatgjata e bėjnė tė krijojė njė realitet fals, pėr tė pėrligjur veprime tė mėvonshme tė mėmėdheut tė tij tė origjinės. Ai kėrcėnon, sepse e ndjen qė shqiptarėt qė ka pėrballė e qė i kanė punėt e shtetit nė dorė, nuk kanė kėllqe. Me stilin e Benito Musolinit, ai thekson: “Por duhet parė rreziku qė parashtron teza se, pas kultivimit tė urrejtjes ndėretnike, vjen armiqėsia dhe pas saj armėt...”.

    Si shumica e grekėve tė fesė apo tė politikės, edhe z. Barka gjoja rastėsisht njėson tė krishterėt e Jugut me grekėt e mirėfilltė. Nė njė pasazh ku dėshmohet qartas e kundėrta e akuzave tė tij pėr islamizmin e shqiptarėve, ai ēuditėrisht pohon: “Nė Gjirokastėr, mė 1993-94, intelektualėt gjirokastritė e dėbuan myftiun e qytetit qė u kėrkoi myslimanėve tė ndaheshin nga bashkėshortėt e krishterė”. Kjo ėshtė njė dėshmi e gjallė, sesa pak ndikon nė vetėdijen e shqiptarėve pėrkatėsia fetare. Nė tė vėrtetė ky pohim, qė mbase i ka rrėshqitur z.Barka, bėhet gjoja pėr tė argumentuar se Myftiu i Gjirokastrės ishte porositur nga qeveria shqiptare, qė tė organizonte njė fushatė antigreke. Pra, divorcet e burrave dhe grave myslimane me bashkėshortė tė krishterė, kėrkoheshin pėr tė zhvilluar njė betejė kundėr tė krishterėve tė atij qyteti tė lashtė shqiptar, pasi “tė gjithė gjirokastritėt ortodoksė qenkan grekė”.

    Pozat ankimtare qė merr z. Barka, janė gjeste tė llogaritura mirė. Ato tė kujtojnė ca veprime tė kobshme tė paraardhėsve tė tij, tė periudhės para e gjatė L1B. Nė atė kohė iu dėrguan forumeve ndėrkombėtare duar tė prera fėmijėsh shqiptarė, si “prova” tė masakrave qė gjoja kishin bėrė shqiptarėt kundėr grekėve, ndėrkohė qė nė Hormovė shkoheshin nė thikė 300 burra, sepse nuk ishin tė krishterė. Minoritarėt e Dropullit nuk paskan tė drejta dhe ata u diskriminokan! Z.Barka na servir leksione tė zbutjes dhe evropianizimit tė shqiptarėve, tė cilėt duhet tė kenė si shembull emancipimi Greqinė e sotme. Nėse Shqipėria do tė imitonte fqinjin e Jugut, duhet tė ndiqte pak a shumė njė rrugė tė tillė: Tė zbonte brenda 24 orėsh fortlumturinė e tij, Kryepeshkopin Anastas, tė organizonte reparte speciale pėr tė vrarė e prerė, e pėr t’i pėrzėnė dhunshėm tė gjithė banorėt greqishtfolės tė zonės Gjirokastėr-Delvinė-Sarandė, tė mbyllte menjėherė tė gjitha shkollat ku mėsohet greqishtja, tė organizonte simpoziume dhe mitingje politike pėr tė aneksuar Thesprotinė Shqiptare nė RSH dhe kuptohet (kjo duhej bėrė qysh nė fillim) tė pushonte Ministrin Koēo Barka nga posti i tij. Z.Barka duhet tė falėnderojė Perėndinė nė qiell dhe shqiptarėt nė Tokė, qė nuk kanė asnjė joshje pėr pogrome apo pėr njė shovinizėm tė tillė. Ne as qė na shkon nėpėr mend t’i shpallim luftė ndonjė vendi fqinjė e, aq mė pak, tė mbajmė nė kėmbė njė gjendje lufte, nėse ajo do tė na kishte mbetur nė derė, nga mugėtirat e sė kaluarės. Simpatia e shqiptarėve pėr Italinė e sotme e dėshmon mė sė miri mentalitetin tonė, tė paktėn nė kėtė aspekt, tejet evropian. Nga pikėpamja e marrėdhėnieve me popujt e tjerė ne nuk kemi ē’tė mėsojmė nga grekėt. Ndofta ėshtė me vend e kundėrta. Gjithsesi, duke lexuar shkrimin e z. Barka, m’u kujtua njė episod qė ma pat rrėfyer njė miku im kosovar nė Tiranė. Ishte fjala pėr njė bisedė tė shkurtėr tė viteve tė para tė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar nė Prizren, ndėrmjet vėllait tė kosovarit nė fjalė dhe njė serbi rreth 35-vjeēar, me tė cilin kishte njohje kosovari i lartpėrmendur. E sjell si shembull ilustrues, pėr arsyen e thjeshtė, se veprimet e fqinjėve tanė tė Veriut dhe atyre tė Jugut, ngjajnė si dy pika uji: “- Kot e keni ju shqiptarėt, nuk ia dilni dot me ne serbėt!- Pse?- Po a e vret ti tim bir, nėse nė njė ditė tė bukur ne do tė luftojmė e do tė pėrleshemi me njeri tjetrin?- Unė tė vras ty, ē’punė kam me tėt bir?- Kurse unė e vras tim bir, pa m’u dridhur dora...- Tėt bir, mos e dėgjova gabim?- Jo, jo, unė e vras tim bir, nėse do tė mė duhet ta vras.- Po pse?- Pėr t’i treguar Evropės se ma vrave ti!”...

    Kėta janė fqinjėt tanė. E megjithatė, ne nuk dimė ose nuk duam tė urrejmė. Ne jo vetėm nuk mendojmė pėr hakmarrje, por me shembullin tonė tė tolerancės e tė humanizmit, gjithmonė i jemi shmangur pėrgjithėsimeve ksenofobe. Por a mjafton kjo? Rasti i shkrimit tė z.Barka, dėshmon se diēka duhet korrigjuar nė tė gjithė kėtė gamė fisnikėrie shqiptare ,qė kurrė nuk ėshtė evidentuar nga fqinjėt tanė e, kuptohet, kurrė nuk ėshtė vlerėsuar prej tyre.

    Shekulli
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Polemikė me romin greqishtfolės Panajot Barka qė i quan atdhetarėt shqiptarė “horra“


    Tuesday, 19 December 2006
    Nga Kastriot Myftaraj - Ata shqiptarė qė kritikojnė Greqinė pėr politikėn qė ajo bėn nė Shqipėri janė “horra”.Kjo sigurisht ėshtė gjuha me tė cilėt do tė shprehej nė njė debat ēdo rrugaē grek, por problemi ėshtė se kjo ėshtė paradigma e Panajot Barkės, i paraqitur si intelektual minoritar grek nė njė artikull me titull “Shqipėria, Greqia dhe ‘horrat nacionalistė” tė botuar nė 12 dhjetor 2006, nė gazetėn “Shqip”. Nga ky njeri qė prezantohet si pedagog i Universitetit tė Gjirokastrės ku jep mėsim letėrsinė greke dhe qytetėrimin grek, ishte pritur qė si grek qė pretendon se ėshtė, tė kishte disa nga vetitė e grekėve tė vjetėr, tė cilėt i dhanė njerėzimit polemikėn e bazuar mbi argumente, duke e ndarė logosin nga miti, ēka pėrbėn fillimin e qytetėrimit perėndimor. Pra ishte pritur qė Barka tė polemizonte me argumente dhe pa fyerje me tezat e kundėrshtarėve tė vet. Por ai nuk e bėn kėtė dhe vetėm fyen. Kjo ėshtė e kuptueshme dhe domethėnėse pasi grekėt e sotėm si nė Greqi si nė Shqipėri, nuk kanė ndonjė lidhje me grekėt e vjetėr, veē ndoshta asaj qė kanė vjedhur gurėt e ndėrtesave antike pėr tė ndėrtuar kishat, tavernat dhe shtėpitė e tyre. Qė nuk ka lidhje midis grekėve antikė dhe grekėve tė sotėm, kjo u duk dhe nė Olimpiadėn e vitit 2004, qė u zhvillua nė Athinė, kur tė gjitha vajzat greke qė mbanin nė tabaka medaljet qė u jepeshin fituesve, ishin veshur nga organizatorėt vetėm me kostume tė periudhės bizantine e tutje, me fytyra tė mbuluara dhe me funde tė gjatė, si fshataret dropullite, dhe asnjėra nuk u paraqit e veshur si femrat greke antike tė kohės kur bheshin Olimpiadat nė Antikitet, me kiton tė shkurtėr. Grekėt e sotėm, si nė Greqi, si nė Shqipėri janė popullsi greqishtfolse tė ngulitura nė kėto territore tė parat nė kohėn bizantine, kur greqishtja qe lingua franca e Mesdheut lindor dhe tė dytat nė kohėn osmane. Ata kanė tė drejtė tė pretendojnė pėr tashėgiminė e grekėve antikė, aq sa arabėt e Egjiptit tė tashėm kanė tė drejtė tė pretendojnė pėr trashėgiminė e Egjiptit antik. Pėr kėtė mjaft tė shikosh tiparet dhe ngjyrėn e fytyrės tė shumėsisė sė grekėve tė sotėm dhe meqė jemi kėtu edhe tė Barkės, qė nuk kanė asnjė lafėrsi me grekėt antikė, qė siē na i pėrshkruajnė autorėt e vjetėr kanė qenė racė bionde (“Menela flokėverdhi” thotė Homeri), ndėrsa shumėsia e grekėve tė sotėm ngjajnė mė tepėr me arabėt, ndėrsa ata si Barka me romėt. Barka qė na quan “horra” ne atdhetarėt shqiptarė qė kritikojmė Greqinė vetė paraqitet jo vetėm si “horr”, por edhe si injorant, kur shkruan: “nuk mund tė jetė i mjaftueshėm ngushėllimi qė vjen nga maksima amerikane se, ky lloj nacionalizmi ėshtė ‘streha e fundit ku kėrkon tė fshihet ēdo horr". (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Kjo nuk ėshtė maksimė amerikane (Barka nuk e citon se cili amerikan e ka thėnė kėtė) por ėshtė shprehja e britanikut Samuel Johnson: “Patriotizmi ėshtė streha e fundit e maskarait”. Por kaq erudicion nuk duhet pritur nga njė rom greqishtfolės. Barka shkruan nė artikullin e vet: “antigreqizmi nuk i shkon pėrshtat as nevojės pėr fqinjėsi tė mirė tė predikuar e as frymės evropiane tė integrimit, globalizmit e tė bashkėjetesės sė multikulturės e tė multietnitetit...” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, sipas parimeve tė polemikės qė na kanė mėsuar grekėt e lashtė, me tė cilėt Barka ka aq lidhje sa magjypėt e Nilit me egjiptianėt e lashtė, kjo ėshtė pikėnisja e debatit dhe jo fundi i tij dhe debati konsiston nė atė qė tė verifikohet nėse ka diskrepancė (mospėrputhje) midis fjalėve tė Greqisė dhe veprimeve tė tyre dhe nėse veprimet e tyre bien ndesh me kėtė devizė tė supozuar tė tij pėr botėn si njė Arkadi moderne post nacionale ku njerėzit jetojnė me parimet e globalizimit, universalizmit, multikulturės etj. Dhe pėr tė gjetur kėtė diskrepancė kėtė nuk kemi pse tė lodhemi shumė, pasi argumentin na jep vetė Barka kur nė njė paragraf mė poshte shndrrohet nė “horr” nacionalist grek, grek kur shkruan: “Shqetėsimi qė duhet vlerėsuar, ndoshta mė shumė lidhet me faktin se antigreqizmi mbėshtetet dhe mban nė kėmbė njė kontradiktė mė se tė tejshkuar nė Ballkan: Pėrplasjen midis dy qytetėrimeve. Nga njėra anė, bėhet fjalė pėr krishterimin ortodoks si shprehje e qytetėrimit bizantin. (Pas rėnies sė Konstandinopojės barrėn pėrfaqėsuese tė kėtij qytetėrimi e morėn pėrsipėr, pėr arsye qė dihen, Greqia dhe popujt e tjerė qė ruajtėn fenė, si shenjė dalluese edhe pėr identitetin e tyre etnik). Anėn tjetėr e pėrbėnte kultura e Perandorisė Otomane dhe feja islame, e pėrfaqėsuar nga autoriteti i Perandorisė dhe popujt, apo pjesė tė tyre, qė pėrvetėsuan fenė dhe njehsuan veten me interesat e kėsaj perandorie”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, tė gjithė studiuesit seriozė tė botės, me pėrjashtim tė grekėve, kanė mendimin unanim se pas rėnies sė Konstantinopolit, trashėgimia barrėn pėrfaqėsuese-po tė pėrdor shprehjen e Barkės e mori pėrsipėr Rusia si fuqia mė e madhe ortodokse e kohės dhe e kohėve nė vazhdim. Nė kohėn e rėnies sė Konstantinopolit, Greqia as qė ekzistonte: ajo kishte qenė pjesė e Imperisė Bizantine dhe shumė kohė para rėnies sė kryeqytetit bizantin, ishte okupuar nga osmanėt. Deri nė 1923, kur u larguan, pėrsėri ishin grekėt e Konstantinopolit dhe tė Anadollit ata qė pėrfaqėsonin pjesėn mė tė zhvilluar tė popullit grek, ndėrsa ata tė Greqisė sė sotme qenė vetėm bujq dhe barinj tė mjerė. Dhe Barka qė hiqet si antihantingtonian, ironikisht vėrteton tezėn e Huntington pėr konfliktin mes qytetėrimit ortodoks dhe katolik kur shkruan: “rrugės pėr Itali janė vrarė me dashje apo janė zhdukur mbi njėmijė shqiptarė. Asnjė reagim nuk ka. Pėrkundrazi, Tirana zyrtare falėnderonte mė mars tė 1997-ės palėn italiane se vendosi tė nxjerrė nga fundi i detit 88 tė mbytur me qėllim nga anija patrullė e tyre. Ndėrsa po tė ndodhė incidenti mė i vogėl me ndonjė emigrant shqiptar nė Greqi, nė Shqipėri bėhet nami !!)”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) E para kėta shqiptarė nuk janė vrarė nga italianėt, por duke kaluar detin dhe sot Italia ėshtė vendi qė ka legalizuar mė shumė shqiptarė (450.000) pa u kėrkuar qė tė ndryshojnė nacionalitetin si Greqia dhe sot Italia ėshtė vendi qė ka mė shumė emigrantė shqiptarė. Ndėrsa incidenti i 28 marsit 1997 nė Otranto deri mė sot ka mbetur i mistershem. Nė orėn 19. 00, nė Otranto, njė anije e vogėl e nisur prej Vlorės, me 116 vetė nė bord, u pėrplas me luftanijen italiane “Sibila” qė patrullonte nė ujrat e Adriatikut, pėr tė ndaluar dyndjen e klandestinėve, armėve dhe drogės drejt bregut italian. 83 vetė u mbytėn, ndėrsa pjesa tjetėr, duke inkluduar dhe kapitenin e timonierin e anijes, u shpėtuan prej luftanijes italiane. “Komiteti i shpetimit publik” tė Vlorės fajėsoi haptas shtetin italian pėr incidentin. Incidenti ndodhi nė ditėn kur: Nė 28 mars 1997, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-s nė Neė York do tė diskutohej projekt-rezoluta e sponsoruar sė pari nga Italia pėr tė ēuar nė Shqipėri njė forcė ushtarake internacionale. Kundėr kėsaj ideje qe shprehur zyrtarisht vazhdimisht Greqia. Greqia qe shprehur kundėr kėsaj ideje sepse donte qė Shqipėria tė qe domen i Greqisė, ku nuk ndėrhynin tė tjerėt. Greqia preferonte qė ta zgjidhte krizėn me anė tė marshimit mbi Tiranė tė forcave tė komiteteve tė shpėtimit publik tė Jugut, tė cilat Athina i kishte nėn kontroll(shumė nga ata sot e pranojnė nėn zė se u pėrdorėn nga grekėt), pėr tė gjetur mė pas zgjidhjet mė tė favorshme pėr interesat e veta tė krizės shqiptare. Greqia angazhoi sherbimin e vet sekret pėr tė gjetur mėnyrat pėr ta penguar nė minutėn e fundit ardhjen e forcės internacionale nė Republikėn e Shqipėrisė, ose sė pakut marrjen e komandės sė kėsaj force prej Italisė rivale. Nė 28 mars 1997 nė Vlorė u mbajt njė tubim i partive politike tė majta me komitetet e shpėtimit publik tė Jugut. Nga tubimi doli njė deklaratė e pėrbashkėt e 12 partive politike dhe 18 komiteteve tė shpėtimit publik. Nė deklaratėn me 10 pika kėrkohej shpėrndarja e parlamentit, dorėheqja e Berishės dhe jo vetėm qė nuk u tha kurrgjė nė favor tė ardhjes sė forcės ndėrkombėtare paqeruajtėse, por indirekt u shpreh kundėrshtimi pėr ardhjen e kėsaj force. Kjo kuptohet prej faktit se njė prej pikave tė deklaratės i proklamonte tė paligjshėm deputetėt e PD-s, ēka virtualisht donte tė thoshte shpėrndarja e parlamentit nė kohėn qė ky duhej tė miratonte ligjin pėr ardhjen e forcės paqeruajtėse, pasi PD kishte mazhorancėn nė parlament. Dhe kjo ndodhte dy ditė para se parlamenti tė votonte ligjin pėr ardhjen e forcės internacionale. Aprovimi nga ana e parlamentit shqiptar ishte kushti i vėnė nga ndėrkombėtarėt pėr ardhjen e forcės paqeruajtėse. E kombinuar me kėrkesėn pėr dorėheqjen e Presidentit Berisha, qė nuk u harrua tė paraqitej, kjo i ēonte zhvillimet nė njė rrugė pa krye, pasi sikur tė eliminohej parlamenti, nuk mbetej institucion tjetėr legal pėr tė bėrė ligjin e zgjedhjeve, tė cilat socialistėt i kerkonin me aq forcė. Natyrisht, qė i vetmi “institucion” qė mundej ta zhbllokonte situatėn qe marshimi nė Tiranė i forcave tė armatosura tė komiteteve tė shpėtimit publik tė Jugut. Ndėrsa nė Vlorė nėnshkruhej deklarata, nė Otranto ndodhte incidenti me anijen pirate me klandestinė. Incidenti ndodhte veē 5 orė para miratimit prej Kėshillit tė Sigurimit tė Rezolutės 1102, sipas termave tė sė cilės autorizohej dėrgimi nė Republikėn e Shqipėrisė i njė force internacionale tė komanduar prej Italisė. Rezoluta u miratua nė orėn 20. 00 (me orėn e Neė York) tė datės 28 mars, respektivisht ora 02. 00 e 29 marsit sipas orės europiane. Incidenti i 28 marsit nė Otranto ka mbetur deri mė sot i errėt edhe pse sot, pas tetė vitesh Italia ka pranuar fajin, duke akorduar njė fond pėr dėmshpėrblimin e viktimave, madje edhe tė atyre qė shpėtuan gjallė. Nuk ka dyshim se incidenti u pėrgatit prej shėrbimit sekret grek EYP, i cili gjate luftės sė vitit 1997 qe zot nė Vlorė, ku SISDE italiane qe aq e ngathėt sa e meritoi emrin qė u vune grekėt njerėzve tė saj: Spagheti 007. Kryetari i “Komitetit tė Shpėtimit Publik” tė Vlorės qe Albert Shyti, njė ortodoks me shkollė tė mesme, i cili pati qenė pėr gjashte vite emigrant nė Greqi dhe qė u kthye nė Vlore veē nė janar 1997, pėr t' u bėrė “kryetari” i Vlorės (komitetit tė shpėtimit publik) pasi u mbajt shumė pranė nga ambasadori grek gjatė njė vizite qė ky i fundit bėri nė Vlorė nė janar 1997. Kapiteni i anijes italiane dhe gjithe marinarėt e saj dėshmuan nė gjyqin qė u bė nė Itali se qe anija shqiptare ajo qė eci me shpejtėsi drejt anijes “Sibila” dhe u pėrplas me tė. Kjo deklaratė mund tė quhet dhe si shfajsim, por kėtu del njė pyetje: Sikur anija italiane tė pėrplasej qėllimisht me anijen e klandestinėve, pėrse italianėt u ndalėn dhe u dhane ndihmė tė mbijetuarve, duke shpėtuar dhe 33 prej tyre? Duke bėrė kėtė gjė italianėt zbulonin incidentin i cili, nė rast tė kundėrt do tė varrosej nė thellėsirat e detit, bashkė me viktimat. Instikti vetmbrojtės e shtyn kriminelin qė t' i zhdukė dėshmitarėt, jo t' i shpėtojė ata. Ky paradoks ka njė shpjegim: Marinarėt italianė kujtuan se anija shqiptare qe pėrplasur gabimisht me ta dhe shpejtuan t' u shkojnė nė ndihmė tė mbijetuarve. Natyrisht italianėt u befasuan, kur u akuzuan prej tė mbijetuarve se anija e tyre u godit me qėllim. Por pjesa mė e madhe e klandestinėve pohuan mė pas se ata nuk e patėn parė pėrplasjen, ngase kapiteni pati urdhėruar qė nė kuvertė tė rrinin kryesisht fėmijėt dhe femrat, qė tė lodhur nga udhėtimi nė natėn e ftohtė, nuk kanė pasur njė perceptim tė saktė. Incidenti ngriti njė zemėrim tė madh antiitalian nė Jug tė Shqipėrisė, ashtu siē patėn llogaritur grekėt dhe pėr disa ditė u vu nė dyshim ardhja e forcės internacionale nė Republikėn e Shqipėrisė, ēka qe nė interes tė Greqisė. Unė dua tė besoj se sot qytetarėt e Vlorės e kanė kuptuar se pėrse janė pėrdorur nė vitin 1997 nga njerėz si Shyti pas tė cilit rrinte Greqia. Barka shkruan mė tutje nė artikullin e vet: “Por nuk mund tė mos vė re se kultivimi i neo-antigreqizmit nė shoqėrinė shqiptare po viktimizon dhe kthen nė peng sė pari minoritetin etnik grek nė Shqipėri. (Probleme tė tjera vijnė pas) Si do tė ndihet shqiptari mė tolerant, ose mė nacionalist po tė vihet nė pozicionin e njė anėtari tė minoritetit grek nė Shqipėri, kur ky i fundit ndodhet nėn njė presion nė rritje pėr faktin se qeveria e shtetit amė vendosi tė plotėsojė njė dėshirė fondamentale tė tij, t‘i japė, nė kushtet e perspektivės evropiane tė tė gjithė rajonit, nėnshtetėsinė e shtetit amė? Si do tė ndihet ai nėse gjithė ditėn kombi i tij amė do tė trajtohet si armik? Sa besim do tė ketė ai te fqinji apo te bashkėqytetari i tij, nėse nga ambienti i tij shoqėror e etnik vijnė akuza tė rėnda pėr kombin e vet?” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Vendimi i fundit i qeverisė greke ėshtė shkallėzimi i zbatimit tė atij qė nė Athinė quhet konfidencialisht plani “Mihalis”, sipas emrit tė despotit tė Epirit qė okupoi Shqipėrinė nė shekullin XIII, plan sipas tė cilit Greqia duhet tė realizojė aspiratat e veta historike nė Shqipėri minimalisht duke fituar grekėt nė Shqipėri statusin e kombit shtetformues si shqiptarėt nė Maqedoni dhe maksimalisht duke aneksuar Greqia territoret e pretenduara shqiptare. Se ē’ u mbetet grekėve qė tė kėrkojnė tjetėr pasi tė kenė siguruar nė letėr njė milion ose edhe mė tepėr vorio-epirotė nė Shqipėri, veē qė tė kėrkojnė qė grekėt tė marrin nė Shqipėri statusin e kombit shtetformues, ēka ata e shohin si premisė pėr shpėrbėrjen e shtetit shqiptar? Edhe ata shqiptarė qė shpresojnė tė pėrfitojnė nė mėnyrė abusive nga kjo utopi nacionaliste greke ta kenė tė qartė se ajo nuk mund tė realizohet se cėnon interesat e fuqive tė mėdha, prandaj ta mbledhin mendjen nė rast se nuk duan tė ikin nga Shqipėria me torba nė krah si grekėt e Anadollit. Mė tutje, Barka nė artikullin e vet shkruan: “Maqedonia duket se jep njė mėsim ndryshe. Nuk u shqetėsua, bile duket se e priti me kėnaqėsi e me inkurajim, vendimin e qeverisė sė Sofjes pėr t‘u dhėnė bullgarėve tė Maqedonisė shtetėsinė bullgare, vetėm e vetėm pėr faktin se Bullgaria bėhet sė shpejti anėtare e BE-sė”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Ky ėshtė njė spekulim i trashė i Barkės se dihet qė kombi maqedon ėshtė krijuar artificialisht nga Tito dhe se maqedonėt sllavė janė nė fakt bullgarė qė flasin njė dialekt tė bullgarishtes. Mė tutje Barka shkruan: “Ose, si do tė reagojė Tirana zyrtare dhe kėta "horra nacionalistė", nėse minoriteti grek nė Shqipėri do tė kėrkojė, konform konventės, kuadėr dhe nė reciprocitet me komunitetin e vogėl turk nė Kosovė, njohjen e gjuhės greke si gjuhė zyrtare nė Shqipėri?” (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Por, nga tė drejtat qė u ka akorduar turqve tė Kosovės ėshtė Kosova ajo qė ka tė drejtė sipas parimit tė reciprocitetit qė t’ i kėrkojė Turqisė qė t’ u njohė kėto tė drejta shqiptarėve-kosovarė tė Turqisė dhe Greqia nuk merret vesh se si hyn kėtu. Minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė njė grup i privilegjuar qė dominon abuzivisht njė pjesė tė madhe tė ekonomisė shqiptare. Nė rast se se ky minoritet do tė donte qė tė zbatonte konventat ndėrkombėtare, atėhere pjesa mė e madhe e anėtarėve tė tij duhej tė pranojnė sinqerisht se janė romė dhe magjypė edhe greqishtfolės dhe t’ u njihen tė drejtat si tė tillė. Por kulmi ėshtė kur Barka shkruan: “Por duhet parė rreziku qė parashtron teza se, pas kultivimit tė urrejtjes ndėretnike vjen armiqėsia dhe pas saj armėt…”(“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) Kėshtu Barka bėhet pėrsjellės i kėrcėnimit grek se nė rast se Shqipėria nuk ia pranon Greqisė tė gjitha kėrkesat e saj pėr dyshtetėsinė dhe greqizimin e Kishės, atėhere grekėt do t’ u drejtohen armėve. Greqia nuk ėshtė nė pozitė aq tė mirė pėr tė na kėrcėnuar me armė se asaj i rri mbi krye si “shpata e Damokleut“ rreziku i luftės me Turqinė tė cilin Greqia po e kėrkon prej vitesh si breshka gozhdėn dhe Greqia ka llogari tė pambyllura edhe me Bullgarinė sė cilės i ka marrė me forcėn e armėve daljen nė Detin Egje (Trakėn Perėndimore) dhe qė Bullgaria sigurisht qė do tė kėrkojė ta rimarrė nė njė situatė tė favorshme.
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  4. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •