Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Kosova e dhunuar dhe e mashtruar nga komunizmi enveristo-titist!

    Do te ishte me shume interes nese anetaret e forumit do te jepnin ndihmesen e tyre te cmuar, sa i perket dhunimit dhe mashtrimit antikombetar te realizuar nga komunizmi enveristo-titist.

    Kosova vuan shume nga kjo dhune dhe nga ky mashtrim.
    Nuk ka vend te dyte ne Europe ku eshte luajtur me barbarisht me shqiptaret se sa ne Kosove, nga klika komuniste ne Tirane dhe ajo ne Beograd.
    Nuk ka vend te dyte ne Europe ku dashuria e paster kombetare, te jete manipuluar dhe denigruar ne nje dashuri ideologjike.

    Enverizmi ashtu si edhe titizmi kane qene ideologji!

    Ne Shqiperi ju arriti qellimit duke vrare e burgosur me doren e vet e me nxitjen e te derguarve jugosllave, te figurave atdhetare, te intelektualeve me edukim perendimor, shtypjes dhe marrjes neper kembe te te drejtave dhe lirive njerezore.

    Ndersa ne Kosove u arrit fale bashkepunimit ushtarak ne fundin e Luftes se II Boterore (1944-1945) dhe me pas fale bashkepunimit ekonomik, politik dhe ideologjik.
    Qellimi ka qene: eleminimi i figurave atdhetare, goditja e ndjenjes kombetare te pjesa me e madhe e shqiptareve, krijimi nje brezi shqiptaresh me tru te shpelare andej dhe kendej kufirit, nxitjen e urrejtjes klasore dhe ideologjike ne mes te shqiptareve etj.

    Enveri e ktheu dashurine e paster te shqiptareve te Kosoves (dhe zonave te tjera) per lirine dhe bashkimin kombetar, ne ne dashuri ideologjike per komunizmin e tij te cmendur, per diktaturen e tij mizore.

    Ai i mashtroi shqiptaret ne trojet jashte atdheut, permes veglave te tij dhe propagandes se tij ideologjike.
    Sot ai kontigjent eshte me shumice ne Kosove e trojet e tjera shqiptare dhe ende nuk po e gjen rrugen e distancimit nga dhunimi e mashtrimi enverist.
    Eshte e dhimbshme kur mendon se sa djem nenash jane shkrire burgjeve jugosllave per ideologjine e cmendur te komunizmit enverist. Eshte e dhimbshme kur mendon se sa jete u shkaterruan ne kulmin e moshes ne emer te nje ideali qe vetem ne forme ishte kombetar, sepse ne permbajtje ai ishte teresisht antikombetar.
    Por me e dhimbshme eshte te qendrosh ende i lidhur pas nje te kaluare mashtruese, dhunuese, joreale.

    Enverizmi i sotem eshte vazhdim i lojes se ndyre antikombetare! Dikur ndoshta dhe justifikohej, por sot kurresesi!

    Komunizmi ishte nje e keqe e madhe, qe nuk duhet harruar kurre!

    Vecanerisht per shqiptaret e Kosoves e trojeve te tjera shqiptare qe ishin dyfish te dhunuara e te mashtruara nga komunizmi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mos jau kesh Titistve te LDK-se Titon bile se per enverin ata se kan dert shaje e thuaj qka duash a per TITON i lan ment haaaaaaaaaaa
    Qe se qfar shkruente kryekomunisti TITIST e sekretari i LKJ_se e ma von kryetar i LDK-se ibrahim rugova per te dashtunin e tyre TITON e ti po jau kesh o kan me te myt veq mos te zashin hiq.

    ---------------------------------------------------

    Si e cilėsonte Ibrahim Rugova,kryetarin e RSFJ-sė J.B.TITO nė njė studim tė tij shkencorė...?!?!

    -Mė 9 e 10 dhjetor tė vitit 1977 nė Prishtinė u mbajt simpoziumi me titull:”TITO PĖR KOSOVĖN,KOSOVA PĖR TITON/TITO O KOSOVU,KOSOVO O TITU”!!!Nė kėtė simpozium “shkencor” pati shumė punime qė madhėronin figurėn e J.B.Titos.Njėrin nga punimet e kėtij simpoziumi me titull:”Tito nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi”e mbajti Ibrahim Rugova.Punimet e kėtij simpoziumi nė vitin 1979 do tė pėrmblidhen nė njė libėr voluminoz,tė botuar nė gjuhėn shqipe dhe serbokroate me njė rezyme nė gjuhėn franceze.Me kėtė ras,punimin e z.Rugova qė u botua nė faqet 407-410 tė kėtij libri,po e ribotojmė pa asnjė ndryshim,me qėllim tė njohjes sė veprimtarisė sė gjithanshme tė tij.

    (Sh.B)

    ---------------------------------------------------------------------------------------------

    IBRAHIM RUGOVA

    TITO NĖ LETĖRSINĖ SHQIPE NĖ JUGOSLLAVI

    Duke punuar nė kėtė temė, vetvetiu m‘u imponua problemi i njė vėshtrimi teorik tė ēėshtjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, qė po e formuloj nė formė pyetėse - tezė: pėrse shkrimtarėt dhe artistėt, pėr objekt tė veprave tė veta i marrin shėmbėlltyrat e kohės sė vet, dhe madje pėrse nė mėnyrė tė vazhdueshme! Nė vijim do tė pėrgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikėn krijuese tė letėrsisė sonė.

    Qė nė fillim mund tė thuhet se shėmbėlltyra e Titos ėshtė mjaft e pranishme nė letėrsinė shqipe nė Jugosllavi, do tė thotė nė tė gjitha format e krijimit letėrar. Me kėtė rast ēėshtjen e pranisė duhet ta vėshtrojmė dhe ta pranojmė nė kuadėr tė procesit tė difirencimit qė ekziston midis formave letrare, e cila gjė i tregon dhe i vėrteton mundėsitė dhe validitetin e formave tė veēanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell nė pėrfundimin se prania e objektit realizohet pėrmes shkallėve tė ndryshme, po me funksion e me qėllim tė njėjtė e tė pėrbashkėt. Po i theksojmė kėto ndryshime tė formave nė prosede, nė metodat e krijimit. Nė prozė, vėrtetė nė roman dhe nė tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotėsisht dhe nėnkuptohet me tė drejtė me ngjarjen e madhe tė revolucionit tė armatosur, tė cilėn ai e vuri nė lėvizje dhe ēka ėshtė e arsyeshme artistikisht dhe jetėsorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpėrdrejtė nė mėnyrė deklarative, po pėrmes frymės sė veprės - aksionit - veprimit tė tij, tė njerėzve qė bėhen realizues tė ideve dhe tė ndėrmarrjeve tė veprės sė tij. Kjo ka tė bėjė me faktin se shkrimtarėt duan qė fytyrėn e tij ta realizojnė artistikisht, natyrshėm, ashtu ēfarė ėshtė e madhe nė realitetin historik dhe nė realitetin bashkėkohės.

    Pra, vetėm ajo qė jepet artistikisht mirė e me vlerė, ėshtė ekuivalente e reales, vėrtet vetė realja, e qė merret si njė nga ēėshtjet - ēelės, nė tė cilat sprovohet arti, e edhe letėrsia, nė rastin kur ka tė bėjė me fytyra tė njohura historikisht dhe bashkėkohėsisht, siē ėshtė Tito me kėtė rast.
    Ndėrsa po e shqyrtojmė kėtė ēėshtje duhet tė pėrmendim njė tė vėrtetė tashmė tė njohur e tė pranuar nė historinė dhe filozofinė e artit se, shkrimtarėt dhe artistėt, si idhtarė tė pėrhershėm tė njeriut, tė lirisė sė tij, te fytyrat historike tė jetės sociale - revolucionare, ndalen vetėm atėherė, kur nė to, brenda tyre, pos tjerash gjejmė figurėn- njeri tė plotė, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotėsisht njeriut, mirėqenies sė ekzistencės sė tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njėkohėsisht filozofik bashkėkohės e vėrteton dhe e qartėson fortė mirė interesimin e shkrimtarėve tanė pėr Titon, sepse tek ai gjetėn, zbuluan njeriun e vėrtetė me tė gjitha cilėsitė qė e karakterizojnė veprimin e madh njerėzor, veprimin e pėrjetshėm. Mė shkurt, artistėt ndalen tek ata qė i zgjerojnė hapėsirat e realizimit tė njeriut nė jetė dhe nė vepėr, ashtu siē bėri Tito. Pra, njerėzit e tillė, qė shkenca i shpejgon si gjenialė, krijojnė vazhdimisht hapėsira tė reja pėr njeriun, pra janė krijues e jo dogmatė e statistė nė skenėn historike e shoqėrore, sepse ata, me aftėsi tė rrallė i shtrojnė dhe i zgjidhin kėrkesat dhe nevojat e kohės nė tė cilėn jetojnė e veprojnė, do tė thotė prekin nė pikat neuralgjike vendimtare tė shoqėrisė njerėzor duke i vėnė njerėzit nė lėvizje tė orientuar, tė drejtė, nė aksion.
    Pėrveē kėsaj, shkrimtarėt tanė e pėrjetėsojnė fytyrėn e Titos, sepse nė tė qė me kohė kanė gjetur me tė vėrtetė realizimin e vet nacional, social e intelektual, do tė thotė tri elementet qenėsore pėr ekzistencėn individuale e kolektive. Nėse pranohet e vėrteta e thėnė metaforikisht se artistėt-poetėt janė antena tė shoqėrisė, atėherė mund tė nxjerrim njė konstatim se, shkrimtarėt tanė, nė vizionin dhe nė praktikėn revolucionale tė Titos, gjetėn njė nga idealet e veta mė tė qėlluara dhe sinjalizuan nė mėnyrė arstitike vlerėn e vėrtetė tė pamohueshme tė tij.

    Pėrderisa nė prozė ėshtė i pranishėm, nė radhė tė parė, nė kuadėr tė mundėsive dhe tė efekteve artistike tė realizimit tė zhanrit, pra nė mėnyrė tė plotė qė na e sinjalifikojnė "Ditari..." i F. Hoxhės njė pjesė e prozės sė H.Sylejmanit. dhe tė Sinan Hasanit, nė poezi, e cila konsiderohet si zhanėr dhe formė solemne mė komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bėrė objekt qėndror-poetik, nė dritėn e plotė tė veprės sė tij tė madhe. Kėshtu, poezia e kuptuar si formė mė komunikative, ka njė aftėsi dhe fuqi tė jashtėzakonshme pėr identifikim apo pėr simbolizimin e veprave tė mėdha nė histori dhe nė bashkėkohėsi, tė vizioneve tė tyre tė pandėrprera e thelluese.

    Thėnė historikisht, fytyra e Tito nė poezi bėhet objekt i rėndėsishėm qė nė krijimet e para gjatė Revolucionit tė armatosur dhe vazhdon deri nė ditėt mė tė vonshme. Ajo nuk qe vetėm inspirim, po edhe realizim i poezisė dhe i artit nė pėrgjithėsi.

    Nė njė pjesė tė mirė tė poezisė ku poezitė kushtuar Titos nga E.Mekuli, M.Hoxha, T.Jaha, L.Berisha, E.GJergjeku, e tė tjerė, shfaqet njė komunikim i drejtpėrdrejtė me tė dhe merret me tė drejtė nė kuptim tė gjerė tė krijuesit tė madh. Pėr shembull tė gjithė kėtė e shėmbėllen mė sė miri poezia e E.Mekulit, "Ty qė je liria jonė", ku Tito shfaqet si simbol i lirisė dhe i realizimit kombėtar e social tė shqiptarėve, krahas me atė tė kombeve dhe tė kombėsive tė tjera.

    Nė disa poezi tė tjera siē janė "Flamur shekujsh" (A.Podrimja.), "Dy ditėlindje" (Rr.Dedaj) dhe "Flet Tito" (M.Gashi), kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tjetėr tė poetėve tanė, me atė qė pėrmes prosedeut poetik tė simbolizimit fytyra e Titos tė marrė kuptim universal tė gjithėkohshėm, si simbol i njė kreatori pėr tė mirėn e pėrgjithshme, se vepra e tij ėshtė model real, qė hyn nė fondin e pėrgjithshėm tė njerėzimit.
    Pėrveē identifikimit, si kusht i domosdoshėm i fuqisė poetike dhe i bindshmėrisė sė saj, nė poezinė e pėrmendur tė A.Podrimja, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemėn e ekzistencės kombėtare dhe atė shoqėrore, tė vendosur nė pėrjetėsimin e flamurit qė qėndron nė hapėsirat kohore tė shekujve tė historisė. Ndėrsa me simbolet e tjera si Diell, Bukė, Qiell, poeti simbolizon tri kushte tė rėndėsishme e tė domosdoshme tė ekzistencės, tė cilat me kėtė rast, nuk po i pėrkthej nė gjuhėn teorike.

    Nė vjershėm e M.Gashi, "Flet Tito", e cila pėrmes theksimit tė aktivitetit tė ligjėrimit tė Titos, qė gjithmonė i ka nė pajtim fjalėn dhe aksionet, poeti simbolizon qėndrueshmėrinė dhe vendosmėrinė e tij nė tė gjitha momentet e kohės. Kėshtu simboli i tij qėndror, Kepi i Shpresės sė Mirė (Tito) del si njė Parim i Shpresės dhe i realizimit real, siē do tė mund ta shpejgonim me filozofinė e paraqitur nė parimin e Shpresės tė E.Blochut.
    E kėtillė, fytyra e Titos shfaqet edhe nė letėrsinė pėr fėmijė, e qė do tė mund tė ishte objekt i njė studimi tė veēantė. Tito si simbol i sė Mirės, i heroit, i mėsuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses nė veprat e M.Shehut, R.Kukajt, A. Devės e tė tjerėve.

    Nė fund, me qėllim qė tė pėrforcojė edhe me pėrgjigjen lidhur me pyetjen qė shtrova nė fillim tė kėsaj paraqitjeje po shtoj edhe kėtė se, mesazhi simbolik i artistit, i poetėve dhe shkrimtarėve tanė nė pėrgjithėsi, ėshtė plotėsisht adekuat me mesazhin e veprės sė Titos, i cili sot gėzon njė unanimitet tė jashtėzakonshėm e tė pėrgjithshėm, jo vetėm brenda, por edhe jashtė vendit, ēfarė e gėzonte vetėm Lenini. Adekuatėsia e kėtij mesazhi, pos momenteve tė tjera qė i pėrmenda mė sipėr, ka tė bėjė edhe me tė njohurėn teorike e historike se, poetėt dhe revolucionarėt e mėdhenj i lidhin vizionet dhe idealet mė tė thella pėr njeriun, pra bėhet bashkudhėtarė nė rrugėn e infinitumit pėr tė mirėn njerėzore. Kėtė lidhje midis artistėve dhe revolucionarėve, nė mėnyrė mė tė natyrshme dhe tė paimponuar, pra tė dalė nga situata reale historike, e gjejmė nė historinė mė tė re kur ėshtė fjalė pėr fytyrėn e Leninit. Le t'i kujtojmė me kėtė rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e tė tjerė. Tė njėjtėn lidhje, po ashtu tė natyrshme dhe tė fuqishme, e gjejmė kur e vėshtrojmė fytyrėn e Titos nė veprat artistike, e sidomos nė ato poetike.
    Nė pėrfundim e sipėr tė theksojmė edhe njė fakt tjetėr mjaft tė rėndėsishėm se Tito, duke qenė vazhdimisht nė krye tė shoqėrisė sonė, krijoi njė liri tė vėrtetė arti e krijimi nė kuptim tė realizimit tė plotė tė lirisė, ēfarė nuk gjendet nė ndonjė vend tjetėr socialist, e cila ishte e pranishme vetėm nė kohėn e Leninit, kurse te ne kjo u bė parim shoqėror e kulturor.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Cdo shqipetare qe se paku ka nje informacion elementare mbi ēeshtjen shqiptare e dine kush eshte dhe ēfare ka qene Rugova,kjo tregoje nderimin qe i bene populli.
    Po kush eshte i lidhur me komunizmin sllavo ruse po tregone koha,Llapi ndalne ate zagarin e juaj qe ka lidhe krye ne ate organizaten komuniste terroriste se gjerat mire dihen dhe ndihen sepse internacionales socialiste ja kemi pa sherrin dhe kemi mbete si kemi mbete por ndoshta kete e keni qellim.
    Shiko zagarin ;

    Athinė/Beograd, 31 janar - Presidenti i Serbisė Boris Tadiq dhe njėherit kryetar i Partisė Demokratike ka pasur mbrėmė, siē thuhet, njė takim tė shkurtėr me kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi nė Kongresin e Internacionales Socialiste nė Athinė. Siē njofton Televizioni i Serbisė, Tadiq gjatė takimit tė shkurtėr me Thaēin i ka shprehur keqardhje qė nuk i ėshtė mundėsuar tė shkojė nė varrimin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova. Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenė njė rast qė marrėdhėniet e serbėve dhe shqiptarėve tė ngriten nė njė nivel mė tė lartė dhe qė tė promovohen vlera tė tjera.
    Nė takimin e Tadiqit me Thaēin ka marrė pjesė edhe sekretari i pėrgjithshėm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Llapi

    Llapi,

    Ne vitet 1989-1990 anetaret e ish-LKJ-se dorezuan masivisht librezat e anetaresise dhe prej asaj kohe filloi te fryje ne Kosove era e demokracise.
    Kjo ere pati ndikimin e vet dhe ne Shqiperine komuniste dhe ato dy gishtat e fitores u bene simbol i Levizjes Demokratike ne Shqiperi.
    Te pakenaqur nga era e perendimit mbeten enveristet shqiptare andej e kendej kufirit.
    Shkrimet e mesiperme jane te njohura, por ajo qe duhet permendur eshte guximi i asaj klase politike qe te distancohet nga komunizmi titist.
    Mirepo per fat te keq Kosova ka patur dhe ka ende nje rryme shume aktive te komunizmit enverist.
    Deri sot nuk njihet ndonje akt i distancimit nga kjo ideologji, nga te gjitha forcat e majta qe jane aktive e Kosoven e vitit 2006.
    Si titistet ne pushtet, ashtu dhe enveristet ne ilegalitet, njejte i sollen aq shume te keqia shqiptareve ne Kosove por dhe ne Shqiperi.

    Do te tregoj nje rast Llap.

    Nje anetare e LPK (me qendrim ne Zvicer) nga fillimi i viteve '80 shkon tek kusherinjte e saj ne Bruksel per vizite.
    Gjate qendrimit ne shtepine e tyre, ajo rrinte cdo dite dhe shfletonte informacionet e mbledhura nga i zoti i shtepise (nje familje e njohur antikomuniste dhe e arratisur nga Shqiperia ne vitin 1946) ne vite.
    Ajo mbante shenim cdo gje dhe nje dite kusherinjte e saj ja gjejne bllokun e shenimeve.
    Cfare shkruante ajo nder te tjera: "Jam qe sa dite ne cerdhen e armiqve te Shqiperise dhe ndjej nje urrejtje te tmerrshme ndaj ketyre qe tradhetuan vendin dhe kombin shqiptar"!!!???
    Ja se ku mberrinte indoktrinimi marksist-enverist i anetareve te levizjeve te tilla.
    Enverizmi ka injektuar me kujdes tek keto levizje variantin e tij te luftes se klasave dhe te urrejtjes ndershqiptare.
    Ne vazhdim do te jam shembuj te tjere, te perjetuar vete me shume kosovare te arratisur ne Shqiperi pas ngjarjeve te vitit 1981 por dhe ne kohen e luftes e deri ne ditet e sotme, sepse kam pas fatin te njoh shume. Disa prej tyre cuditerisht i pashe gjate kohes se luftes ne Kukes, kur benin propagande enveriste e propagande percarese. Do te tregoj dhe per perfaqesuesin e LPK ne Kukes, nje ish- i burgosur politik ne Jugosllavi etj.
    Megjithate cdo shkrim qe do te sillni qe demaskon si enverizmin ashtu dhe titizmin do te jete i mirepritur.
    E keqja duhet nxjerre nga shpirti!

    Dhe per fundi do ju lutesha qe mos ti jepni temes nota konfliktesh personale.

    Kurre nuk eshte vone qe te demaskosh mashtrimin dhe te clirohesh prej tij.

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga teksaskosova
    Cdo shqipetare qe se paku ka nje informacion elementare mbi ēeshtjen shqiptare e dine kush eshte dhe ēfare ka qene Rugova,kjo tregoje nderimin qe i bene populli.
    Po kush eshte i lidhur me komunizmin sllavo ruse po tregone koha,Llapi ndalne ate zagarin e juaj qe ka lidhe krye ne ate organizaten komuniste terroriste se gjerat mire dihen dhe ndihen sepse internacionales socialiste ja kemi pa sherrin dhe kemi mbete si kemi mbete por ndoshta kete e keni qellim.
    Shiko zagarin ;

    Athinė/Beograd, 31 janar - Presidenti i Serbisė Boris Tadiq dhe njėherit kryetar i Partisė Demokratike ka pasur mbrėmė, siē thuhet, njė takim tė shkurtėr me kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės Hashim Thaēi nė Kongresin e Internacionales Socialiste nė Athinė. Siē njofton Televizioni i Serbisė, Tadiq gjatė takimit tė shkurtėr me Thaēin i ka shprehur keqardhje qė nuk i ėshtė mundėsuar tė shkojė nė varrimin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova. Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenė njė rast qė marrėdhėniet e serbėve dhe shqiptarėve tė ngriten nė njė nivel mė tė lartė dhe qė tė promovohen vlera tė tjera.
    Nė takimin e Tadiqit me Thaēin ka marrė pjesė edhe sekretari i pėrgjithshėm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.
    Te lutem tema ka qellim tjeter!

    Ne vend te percarjes kemi nevoje per bashkim. Ne politike duhet te takohesh me te gjithe, miqte apo armiqte tuaj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI

    Qellimi ka qene: eleminimi i figurave atdhetare, goditja e ndjenjes kombetare te pjesa me e madhe e shqiptareve, krijimi nje brezi shqiptaresh me tru te shpelare andej dhe kendej kufirit, nxitjen e urrejtjes klasore dhe ideologjike ne mes te shqiptareve etj.

    Enveri e ktheu dashurine e paster te shqiptareve te Kosoves (dhe zonave te tjera) per lirine dhe bashkimin kombetar, ne ne dashuri ideologjike per komunizmin e tij te cmendur, per diktaturen e tij mizore.

    Ai i mashtroi shqiptaret ne trojet jashte atdheut, permes veglave te tij dhe propagandes se tij ideologjike.
    Sot ai kontigjent eshte me shumice ne Kosove e trojet e tjera shqiptare dhe ende nuk po e gjen rrugen e distancimit nga dhunimi e mashtrimi enverist.
    Shumė nga kėto shembuj qė i citova nga hapėsi i temės,mund t'i gjeni tek libri "Terror,Dhimbje,Qėndresė" i botuar nė vitin 1996 me autor Faredin Tafallari.

    "Mua nuk ma merte mendja se diplomacia shqiptare bėnte lojė tė dyfishtė,d.m.th.mua tė mė thonin se :"Ē'kanė ata,pse kan dalė nga Lėvizja?",kurse atyre tė anės tjetėr u thonin se "E keni mirė".Nėse kjo ishte e vėrtetė,dilte se ne po na pėrēanin vėllezėrit tanė,tek tė cilėt kishim besim tė patundur.Merrja menjėherė Engjėll Kolanecin (diplomat) nė telefon nė Vjenė dhe i tregoja pėr fjalėt qė fliteshin,por ai mė pėrgjigjej qė tė mos u besojmė atyre.Por koha tregoi se diplomatėt shqiptarė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė pėrēarjen e Lėvizjes.
    E nxorra kėtė nga libri nė fjalė nė faqe 89 e qė pėrshkruan njė ngjarje tė vitit 1984!
    Pastaj ngjarja kthehet pėrsėri nė vitin 1981 menjėherė pas demonstratave nė Kosovė kur,grupet e aktivistėve shqiptarė tentojnė tė bashkohen (fjala ėshtė pėrtakimin e pėrfaqėsuesėve tė OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė) por pėrseri nė skenė janė diplomatėt shqiptarė,kėsaj radhe nė Turqi (Stamboll) mbahet takimi...
    Nė katėr sy,S.Novoseella e pyet Bujar Hoxhėn (diplomat):
    Citati:

    "Ēka po na thua profesor?"
    -"Mos lėshoni pe"!
    Bisedimet i vazhduam edhe nė mbrėmje tė asaj dite.Kadriu ishte kurreshtar se ēka mė tha prof.Bujari,por edhe unė u bėra kurreshtar se ēka i kishte thėnė Engjėll Kolaneci para se tė vinte kadriu (Zeka) nė Turqi.Qė tė dy "dekonspiruam".Kadriu na njoftoi se Engjėll Kolaneci (diplomat) i kishte thėnė: mbaj qėndrimet e tua,po ashtu edhe unė e njoftova pėr atė ēka mė tha prof.Bujari.Qė tyė tre u dėshpruam keq.

    Nė mungesė kohe vetėm kėtė nxorra!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 01-12-2006 mė 16:47
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Tema tė Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionėsh nė Ballkan e kanė mbuluar retė e zeza
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •