Sipas Kanunit te sterlashte te drejtesise civile shqiptare qendra administrative e cila pranonte te gjitha taksat e veprimeve juridike quhej Kulla e Oroshit.
Deri me sot asnje historian as arkeolog nuk ka dhene as pergjegje as deshmi se ku gjindej kjo qender shpirterore dhe juridike mbareshqiptare mbi kete bote.
Kadare ne "Prillin e Thyer" na njoftonte vetem se duhej bere nje rruge disa ditore per te arritur atje qe te paguhej taksa.
Disa e vendosin ne Mirdite por atje mungojne fakte materiale dhe aty duhet te kete qene vene per nje kohe vetem zyra perfaqsusese e Oroshit te vertete, nje zyre e vone e shekullit XVIII nen administrimin e Markagjonajve qe i takon periudhes se turqizimit dhe organizimit te "Bajraqeve". Ndonese ata sot e mohojne te kene pranuar gjobat. Kjo do te thote edhe nje here me shume se kjo ishte vetem nje filiale e Oroshit te vertete ku grumbulloheshin taksat dhe dergoheshin atje.
Kole Ndue Gjoni deshmon:
"Por, komunistet nuk na kan nga shume. Baben ma kan fut ne burg. Ndersa, ne vitet '40, kur u dogj kulla, une jam largu me gja e me send ne Reps, sepse na thane qe komunistet do te na digjnin. Por ata nuk kan nga, pervec kulles se Gjon Markut, qe e kane hedh ne ere. Ka ken Petrit Dumja dhe kater-pese partizan qe e kan hedh".
Por kjo, megjithse mund te permbante ndonje gjurme qe do te na shpiente nga Oroshi, nuk ishte Oroshi vete por kulla e Gjo Markajve.
Ku ishte Selia e Shenjte e Shpirterore/Legjislative e Shqiptareve?
Krijoni Kontakt