Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 195

Tema: Shpetimi.

  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Hugos , ju kini te drejte..

    Ju kini ploteisht te drejte ne konkluzionin tuaj.
    Ne kete forum duhet te pranojme se gjithmone eshte prezent edhe shpirti i kundershtimit, jo thjesht ndaj mesimeve doktiranare qe sjellin te krishteret, por ndaj nje lufte Featre dhe e verber, e cila prish uniteitn e Krishtit ndaj te krishtereve.
    Huggos! Ne cdo kohe ju jeni i lire qe te demostroni pushtetin tuaj, ne lidhje me detyren qe kini, gjithmone kur interesi eshte i Krishtit dhe jo i njeriut.
    Do te kisha deshire qe ti terhiqja vemendjen te Krishterit, si nje vella dhe jo si nje njeri qe kam pushtet ndaj tij. Te kemi kujdes ne fjalet qe nxjerim, sepse ato satani i ruan si nje prove ndja nesh. Une e kuptoj arsyen tuja , se perse ti i drejtohesh Klodit , por nuk pajtohem me shprehjet e perdorura. "Merzituni por mos mekatoni".
    Mjeti ka rendesi kur e justifikon qellimin e vertete, dhe qellimi eshte Krishti. Por gjithsesi keto gjera ndodhin, ka plot momente kur i krishteri kalon edhe ne MISH. E rendesishem eshte qe ne te lejojm e Frymen e Perendise, te na tegoje te verteten dhe origjinen e gjerave te cilat ne perdorim. Sepse Fryma e Perendise eshte me mprehte se cdo shpate dhe ndan shpirtin nga fryma, nyjet nga palca si dhe gjykon mendimet dhe deshirat e zemres. Pra nese ne kemi kaluar ne mish, eshte Fryma e Perendise qe naj konstaton kete gje, dhe na nxjer ne perfundimin se , nuk kemi ecur pas Frymes, por pas MISHIT. Keshtu ne kete cast hyn ne veprim HIRI dhe MIRESIA e Perendise, ne menyre qe i krishteir te vije prane kembeve te Krishtit duke ber pendesen. Kjo eshte rruga e PASTIRIMIT, per cdo te krishtere. Pjekuria e besimit tregohest se pari se sa ne permbahemi ne vetkontrtoll dhe ne fjalen e Perendise. Gjithsesi, keto jane Prova qe kalon cdo i krishtere, por qe del fitimtar vetem nese Krishti eshte ne te. Mos haroni per anje cast: NE e mundem boten dhe ate qe eshte ne bote. Krishti nuk thote do ta mundni ne ditene e gjyqit, por aktualisht tani. dhe kjo miresi vejn nga Zotit Krisht.
    Dote deshiroja qe ai qe eshte i krishter dhe e ndjen vete kristijan, virgjereshe e MEncur, te demostroje Mencurine e Krishtit.
    Mos humbni paqen me te cilen Zoti na thiri, Ju shkoni ne "shtepine" e ( tek cdo nejri) dikujt dhe shpallni Krishtin , dhe paqja e Zotit le te bjere mbi ta, por nese ata nuk pranojne , atehere shkund pluhurin, dhe Paqja juaj le te rikthehet perseri tek ju. Ka rendesi pasazhi i fundit. Paqja te rikthehet, sepse nese nuk rikthehet , do te jesh ne nje "lufte" shpirterore, ku do te ndjehesh i rrezuar , deri sa paqja e KRishtit te rikthehet tek ju, dhe ajo rikthehet vetem pasi ne jemi penduar per gjejrat qe nuk i kemi bere simbas atij qe na ka thirur.
    KEte mesazh qe une sjell per cdo te krishtere, duke perfshire dhe veten time, nuk ka rendesi se kushe sjell as emri i tij, por ka rendesi, sepse ven prej bibles. Perpiquni te mos paragjykoni fjalen e Perendise i udhehequr nga preferencat persdaonale dhe merdheneit qe kini me njereitjerin. Fjale a Perendise qendron ne pozitene saj definitive dhe nuk varet nga perzgjedhejt dhe preferencat tona. Ajo eshte e verteta dhe e verteta pranohet dhe deshmohet.
    Krishti ju bekofte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 15-12-2002 mė 14:58

  2. #162
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Miq dhe Vellezer!

    Te dashur miq dhe vellezer ne Krisht!

    Me vjen keq qe disutimet tona kane marre nje rruge te tille, ku kane filluar edhe sharje dhe ofendime personale.Pa marre parasysh se si nisen ato dhe se sa larg eshte shkuar, une mendoj se ne kemi nevoje per nje reflektim, perpara se te vazhdojme me tej. Krishti thote : "Ne qofte se te godasin ne njeren faqe, ktheja dhe tjetren", ne duhet te mesojme nga ky shembull dhe ne qofte se e quajme veten bije te Tij, duhet edhe te bejme vullnetin e Tij dhe ti kerkojme Atij gjithmone te na ruaje nga pasionet dhe vullnetet e mishit qe na shtyjne drejt mekatit dhe qe presin momentin e pershtatshem per ta per te na goditur.
    Mendoj se "i Krishteri" dhe Klodi duhet t'i kerkojne te falur njeri-tjetrit, sepse eshte e kote qe ne te vazhdojme diskutimet tona e te flasim per shpetimin, kur ndodhin te tilla grindje dhe mosmarreveshje ne forum. Zoti na njeh te gjitheve dhe para Tij ne s'mund te fshehim asgje, Ai thote : "Ne qofte se nuk doni vellane tuaj qe e shihni, si mund te doni Perendine qe nuk e shihni?"
    Duke e mbyllur dhe duke marre shkas nga te gjitha keto gjera qe kane ndodhur, po e mbyll me nje pasazh nga Bibla 1 Gjonit 4:5-21: secili le te reflektoje ashtu sic e ka ne zemer te Tij. Perendia eshte dashuri" :

    5 Shumė tė dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria ėshtė nga Perėndia dhe kushdo qė do, ka lindur nga Perėndia dhe e njeh Perėndinė.
    6 Ai qė nuk ka dashuri nuk e ka njohur Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė dashuri.

    7 Nė kėtė ėshtė shfaqur dashuria e Perėndisė ndaj nesh, se Perėndia dėrgoi Birin e tij tė vetėmlindurin nė botė qė ne tė rrojmė nėpėrmjet tij.
    8 Nė kėtė ėshtė dashuria: jo se ne e kemi dashur Perėndinė, por qė ai na ka dashur ne dhe dėrgoi Birin e tij pėr shlyerjen e mėkateve tona.
    9 Shumė tė dashur, nė qoftė se Perėndia na ka dashur nė kėtė mėnyrė; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin.
    10 Askush s'e ka parė ndonjėherė Perėndinė; po ta duam njeri-tjetrin, Perėndia qėndron nė ne dhe dashuria e tij ėshtė e pėrsosur nė ne.
    11 Nga kjo ne njohim se qėndrojmė nė tė dhe ai nė ne, sepse ai na ka dhėnė nga Fryma e tij.
    12 Dhe ne pamė dhe dėshmojmė se Ati e dėrgoi Birin pėr tė qėnė Shpėtimtar i botės.
    13 Ai qė rrėfen se Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė, Perėndia qėndron nė tė dhe ai nė Perėndinė.

    14 Dhe ne njohėm dhe besuam dashurinė qė Perėndia ka pėr ne. Perėndia ėshtė dashuri; dhe ai qė qėndron nė dashuri qėndron nė Perėndinė dhe Perėndia nė tė.
    15 Nė kėtė dashuria u pėrsos nė ne (qė tė kemi guxim nė ditėn e gjyqit): sepse sikurse ėshtė ai, po kėshtu jemi edhe ne nė kėtė botė.
    16 Nė dashuri nuk ka frikė, madje dashuria e pėrsosur e nxjerr jashtė frikėn, sepse frika ka tė bėjė me ndėshkimin, dhe ai qė ka frikė nuk ėshtė i pėrsosur nė dashuri.

    17 Ne e duam atė, sepse ai na deshi i pari.
    18 Po tė thotė dikush: ''Unė e dua Perėndinė'' dhe urren vėllanė e vet, ėshtė gėnjeshtar; sepse ai qė nuk do vėllanė e vet tė cilin e sheh, si mund tė dojė Perėndinė, qė nuk e sheh?
    19 Dhe ky ėshtė urdhėrimi qė kemi marrė nga ai: ai qė do Perėndinė, tė dojė edhe vėllanė e vet.
    20 Kushdo qė beson se Jezusi ėshtė Krishti, ka lindur nga Perėndia; dhe kushdo qė do atė qė e ka ngjizur, do edhe atė qė ka qenė ngjizur nga ai.
    21 Nga kjo ne dimė ti duam bijtė e Perėndisė: kur duam Perėndinė dhe zbatojmė urdhėrimet e tij.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #163
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit!

    Ju, ne, apo ata qe thojne qe jane te krishtere edheqe vijne ne kete forum, duhet te kuptoni disa gjera, me te cilat gabohet me shumice ne te gjitha fushat e ketij forumi:

    Forumi, nuk eshte nje Parti, as Grup fetar, as nje ideologji e perbashket.

    Forumi eshte, sikur e thote edhe titulli "forumishqiptar", nje vend ne internet, ku shqipfoles grumbullohen per DISKUTIM.

    Jashte konceptit DISKUTIM eshte nje Gabim naiv te nderhyhet ne moral, parime, shembuj etj....sepse sic e thashe ne nuk jemi PARTI, as KOMUNITET (ne kuptmin e unitetit te mendimeve).

    Mua me duket se Forumishqiptar, duhet te kete vetem nje PARIM, edhe ky eshte BALANCA e ndjenjave edhe parimeve kombetare, edhe e te drejtave te te shprehurit te cdo personi, pare kjo ne kontekstin shqiptar.

    Keshtu, une them se ketu kam ardhe per te diskutuar, edhe nqs une GENJEJ ne Diskutim, shfaq nje diskutim jo te respekte persa i perket fakteve, atehere do te me duhej te reflektoja.

    Une nuk kam ardhe ne forum per te gjetur vellezer, as per te dhene Shembullim e te Mirit. Ata qe kane nevoje per keto shembuj, le ti kerkojne tek vetja me mire.

    Po ashtu une e quaj te padrejte qe te quhem VELLA me nje djale apo vajze qe fetarisht nuk mund te me jene te tille, si edhe me ndonje qe nuk me perpuqet ne parim, natyre etj...

    HIPOKRIZITE, e me the e te thashe jane SHUME TE LEHTA: Jo po te kam vella, jo je i afermi im, jo je miku im etj etj etj.......

    .....Une njeriu nuk i drejtohem me kete lloj gjuhe, as qe dua te me drejtohet njeri po ashtu.

    Keshtu qe falje nuk kam se si ti kerkoj njeriu, sepse ndergjegja ime nuk me vret per asgje ne lidhje me diskutimet, edhe as qe dua qe te me kerkoje ndokush falje, nqs mednon se me ka fyer.

    "i krishteri", edhe kushdo qofte, nqs eshte perpjekur te me fyeje mua, edhe deshiron te kerkoje falje, nuk do te mund ta beje, derisa te kerkoje falje ndaj mesimit qe blasfemon, edhe jo ndaj meje si person.

    ************************

    Edhe qe ta mbyll, vargu i fundit fare qe ti ke sjelle nga letra e Joanit, e shpjegon fare mire:

    Kush zbaton urdherimet e Zotit, ky eshte ai qe do!

  4. #164
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Mbi faljen!

    Klod!

    Qellimi im pse bera nderhyrje ne acarimin tend me "te Krishterin" ka te beje me faktin qe te mos tejkalohen gjerat dhe qe te qendrojme ne temen qe po diskutojme.

    Askush nuk te detyron ty qe te kerkosh te falur ndokujt, apo qe te jesh i detyruar per ndonje gje tjeter.Kjo eshte e drejte e jotja dhe cdo gje qe ben ia ben vetes ne radhe te pare, si te kerkosh falje ose si te mos kerkosh.Zotit as nuk mund ti japim dicka, as nuk mund ti heqim.

    Sic e kam thene edhe me pare qellimi im ne jete eshte qe ti jap lavdi Perendise dhe kete jo me fjale dhe teori, por ne praktike, ne radhe te pare, "qe te jemi beres te fjales" sic thote Pjetri "dhe jo vetem degjues te saj". Nisur nga kjo une parashtrova per te dy ju qe ti kerkoni falje njeri-tjetrit, pasi edhe nga pasazhi qe solla nga Bibla kete gje kerkon. Perendia na thote, "sa te jete e mundur prej jush rroni ne paqe me cdo njeri", por secili degjon sipas asaj qe i eshte dhene dhe vepron sipas asaj qe udhehiqet.

    Nuk po e zgjas me shume, vetem se dua t'ju kujtoj se para se te kryqezohej Krijuesi i gjithesise, Ai vete lau kembet e dishepujve te Tij dhe njeri nga ata ishte tradhetar. Le te veshtrojme nga Jezusi dhe te mesojme prej Tij, dhe shembullit te Tij.Perpara Krijuesit tone nuk mund te fshehim asgje, Ai di gjithshka dhe Ai thote "Pema njihet nga frutat".
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #165
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Thumbs up

    Une kerkoj ndjese ēdo vellai apo motre qe eshte skandalizuar. eshte nje gje, kur shikoj shkrimet e klodit, nuk arrij dot qe te lexoj ose nuk me vjen qe te futem ne forum.Une edhe nje here ju kerkoj ndjese, e ekzagjerova me ato shprehje por te them te drejten, edhe kerkoj nga administratoret e ketij forumi qe te paralajmerojne klodin qe mos te flasi ose te hapi tema te ndryshme e ti bazohet temes edhe jo te flasi si i marre. Une jua kerkoj te gjithe administratoreve sepse nese ne kete forum nuk vijne shume te krishtere eshte per faktin sepse kane pare temat. Nese doni qe ky forum te vizitohet nga shume vellezer edhe motra te krishterer atehere kerkoj qe te paralajmerohet klodi sepse shume nuk futen sepse e dine qe do te shikojne shkrimet e klodit(qe flet kundra ungjilloreve, kundra katolikeve.

    • me respekt i krishteri!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 18-12-2002 mė 16:42
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #166
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga i krishteri
    Une kerkoj ndjese ēdo vellai apo motre qe eshte skandalizuar. eshte nje gje, kur shikoj shkrimet e klodit, nuk arrij dot qe te lexoj ose nuk me vjen qe te futem ne forum.Une edhe nje here ju kerkoj ndjese, e ekzagjerova me ato shprehje por te them te drejten, edhe kerkoj nga administratoret e ketij forumi qe te paralajmerojne klodin qe mos te flasi ose te hapi tema te ndryshme e ti bazohet temes edhe jo te flasi si i marre. Une jua kerkoj te gjithe administratoreve sepse nese ne kete forum nuk vijne shume te krishtere eshte per faktin sepse kane pare temat. Nese doni qe ky forum te vizitohet nga shume vellezer edhe motra te krishterer atehere kerkoj qe te paralajmerohet klodi sepse shume nuk futen sepse e dine qe do te shikojne shkrimet e klodit(qe flet kundra ungjilloreve, kundra katolikeve.

    • me respekt i krishteri!



    Fakti eshte se disa prej jush jeni aq te vegjel ne karakter edhe moshe sa qe nuk kuptoni madje edhe trashesine e gjerave per te cilat flisni.

    Skandalizohen protestantet se une shkruaj ne forum?

    Keshtu do te fliste vetem nje "vajze tekanjoze" (Mimoza llastica), pasi te skandalizohesh kur dikush te sjell fakte mbi dicka, edhe te SKANDALIZUARIT "e qepin" gojen, tregon se je ne nje gjendje HIPOKRIZIE te vegjelish (dmth Kaprico), edhe je i padenje per ndonje diskutim.

    Tjeter! Po mire, kaq te paafte qenkeni ju, kur dikush ju sfidon, edhe juve u duket se nuk ka te drejte, te sillni argumente?

    Mos eshte valle Skandali sepse une DESHMOJ per KTHIMIN E shume Pastoreve Protestante te grupimeve te ndryshme ne Ortodokse?

    (nje konkluzion i tille edhe Skandali, eshte i tipit FARISEIK, DJALLEZOR, ZILIQAR..ZEMERLIG).

    Ja keshtu skandalizoheshin farisejte kur degjonin FAKTE edhe REALITETIN e gjendjes se tyre, keshtu qe PROPAGANDA jote eshte vetem DJALLEZORE, edhe pse ti mund te vetequhesh "i krishtere"!

    Tjeter! Ti Niku, para disa ditesh ne forumin e pyetjeve per Besimtaret, ke keputur dicka (qe mua nuk me habit) qe verteton BAGAZHIN edhe AUTORITETIN e te folurit tend.

    Ne padituri ke GENJYER edhe MASHTRUAR, se Libri Koheleti i Dhiates se Vjeter, na qenka shkruajtur nga Katoliket, edhe se nuk eshte ne Biblen Hebraike.

    Keshtu ti vazhdon te vulosesh ato qe une te kam thene gjithnje: Je i vogel ne te gjitha permasat. "Koheleti" eshte nje liber qe e permban edhe Bibla "protestante", shko hape edhe do ta shohesh atje. Edhe mbi te gjitha, Katoliket nuk kane shkruajtur ndonje Liber, apo shtuar ne Kanonin Biblik, por protestantet kane hequr!

    Tjeter! "i Krishteri", nuk kupton RELATAT e mia me forumin, as me besimtaret qe e vizitojne ate, edhe ne kete menyre perpjekja jote per te me paraqitur si dikush qe paskam skandalizuar ato qe ty te thote mendja, eshte nje PROVE tjeter e Brendesise se Fytyres tende te vertete, nje perpjekje per shpifje!

    Ku i di ti falenderimet qe marr une, ofertat edhe ftesat, per punen e bere ne forumin fetar?

    Keshtu serish, shko, edukohu, piqu, meso...edhe pastaj NDOSHTA do te mund te flasesh mbi keto gjera!


    Ti "i krishteri" nuk e ke ekzagjeruar me asgje, jo! Ti nuk ke bere asgje me shume a me pak, vecse ke treguar brendesine tende te vertete, natyren tende te vertete! Edhe per me teper, une te falenderoj, sepse me ate reagim, ti i dhe material edhe shembull, temes per te cilen ne po diskutonim, Shpetimit! Ti tregove se njeriu Bie, Rrezohet edhe pse mund ta quaj veten te Predestinuar ne Shpetim! Dhe nje Shembull fare te mire, tamam ne kohen e duhur!


    Keshtu qe te gjitha gjerat qe ju thoni, nuk qendrojne fare, edhe serish mua me ben PERSHTYPJE, perse nuk REFEROHEN PROTESTANTET kur AKUZOJNE, SFIDOJNE? Perse nuk tregoni me shembuj se kush na qenkan te Skandalizuarit, edhe perse jane te tille?

    Keto kane shume rendesi, sepse nqs dikush skandalizohet se keshtu i Teket, problemi nuk qendron me mua, por me Psiqiken e tyre!

    ****************

    Tashti se fundi do tu thosha:

    Per temat qe kemi diskutuar kane qene keto karakteristika...

    1) Kriteret:

    a) une si kriter te mesimeve qe kam sjelle, kam perdorur DESHMINE e vargjeve, pasazheve edhe mesazhit Biblik.

    b) per me teper, qe ka shume rendesi, une kam sjelle DESHMINE e Kishes se hershme, ne brezin e se ciles u shkruan letrat e Dhiates se re, edhe qe duke qene ne kohet apostolike, e dinin kuptimin e cdo doktrine biblike.

    c) kam thene se mesimet e mia perkrahen nga SHUMIVA e dominacioneve te krishtera, perfshi ketu protestanto-ungjilloret

    d) kam sjelle fjalet edhe jetet e atyre qe ecen besimerisht si te krishtere, shenjtoret


    dmth sic e shihni, kam plotesuar jo me pak se kater kritere BAZE per diskutimin e nje doktrine!

    *****************************

    PO JU?

    -- Ju jeni "PERPJEKUR" vetem me Vargje, edhe me te ashtequajturat "zbulesa personale"

    ****************************

    Le te gjykojne vete "te Skandalizuarit"!!!!!!!!!!!!

  7. #167
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Niku, vella!

    Mos u shqeteso per Klodin apo dike tjeter qe shkruan ne ate menyre dhe qe kundershton cdo gje tonen edhe pse gjithshka qe ne kemi thene e pohuar ka qene e mbeshtetur ne Bibel dhe ne te vertetat biblike.Kur them ne kam parasysh edhe deshmuesin, edhe Nikun, pasi shkrimet tona jane ne perputhje me mesimet e Bibles.Ne kemi per qellim qe emri i Krishtit te lartesohet dhe Krishti te marre lavdi.

    Ja se cfare shkruan Klodi ne shkrimin e meparshem :

    Mos eshte valle Skandali sepse une DESHMOJ per KTHIMIN E shume Pastoreve Protestante te grupimeve te ndryshme ne Ortodokse?
    Ndersa ne nje shkrim te pak koheve me pare vete ti Klod ke pohuar se jane me dhjetra e mijera besimtare ortodokse nga Evropa Lindore qe jane kthyer ne besimin e krishtere ungjillor dhe ne gezohemi per kete, por nuk mund te themi se eshte merite e ungjilloreve, por e Frymes se Shenjte qe ka perdorur ungjilloret per nje gje te tille.Lavdia dhe meritat te gjitha i takojne Perendise.

    Edhe njehere duke falenderuar ata qe shkruajne per sigurine e shpetimit le te shpallim kudo lajmin e mire se cdo mekatar mund te shpetohet dhe se ky shpetim eshte i sigurte, sepse Fjala e Perendise se gjalle e thote kete, dhe le te falenderojme Zotin per kete.Faleminderit Perendi i bekuar qe na ke shpetuar dhe cliruar nepermjet Jezu Krishtit dhe gjakut te derdhur prej Tij, dhe faleminderit o Zot per sigurine qe ti na ke dhene per kete shpetim te sigurte dhe per hirin tend.Vullneti yt u befte o Perendi! Amen.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #168
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Astrit, mos me thuaj tashti se une po te provokoj.

    Meqe ti citohesh ne nje pjese, edhe nxjerr nje konluzion tjeter te pacituar, une kam te drejten te te kerkoj te me thuash pak se ku edhe cfare kam thene une (te cituar) ndonje here per ndonje kthim (madje ti vendos edhe shifra) te ortodokseve lindore ne ungjillore?

    Po nuk e bere, dmth kjo eshte ajo qe une them se ju SHPIFNI, MASHTRONI

    Nuk ka asnje shkrim timin ku une merrem i shqetesuar me temen e kthimit te ortodokseve ne ungjillore. Ajo qe une kam permende ndonje here eshte SFIDA qe une u kam ber protestanteve, duke u thene: A mund te me tregoni ndonje rast te kthimit te ndonje PERSONALITETI ortodoks (prift, apo teolog) ne protestant?

    Edhe mesa mbaj mend, debati ka qene me Beratin, i cili me tha se do KERKOJE te gjeje ndonje rast....por nuk u duk me!!!!!

    Si shpjegohet pra kthimi me qindra e mijera, drejtuesish, mesuesish, pastoresh te degjuar protestante ne ortodokse (qofte edhe katolike, meqe arsyet doktrinore nuk jane shume larg njera-tjetres)?

    Dmth edhe nje here, nqs nuk me citon se ku e kam thene une ate qe ti ma vesh, une te akuzoj ty po ashtu per MASHTRIM!

    ************

    Tashti sa per Nikun!

    Jeni ju ata qe se respektoni Nikun! Perse?

    Sipas Teorive tuaja te paracaktimit edhe te mos pasjes mundesi te renies se besimtarit te vertete, ose ne te kunderten nqs bie, kjo do te thote se nuk ka qene kurre i krishtere, por ka qene i pabese, se ka pranuar ne te vertete shpetimin, madje ei quajtet se kane qene gjithnje qener, kopila, te marre (keto kane qene vete percaktimet tuaja), i bie qe Nikut ti bien keto fjale me veprimet e fundit qe beri....

    pra sipas teorise suaj Niku nuk ka qene kurre i shpetuar, por ka qene nga fillimi i marre etj.....

    E shihni se ku cojne teorite tuaja te rrezikshme, jo te krishtera, te huaja madje per krishterimin?

    Ndersa ne themi,se nqs Niku ps bie, kjo nuk do te thote se nuk eshte i krishtere (nqs do te ish), sepse renia eshte e mundeshme per cdokend, po ashtu edhe pendimi!

    Ju nuk keni kritere per ato qe thoni, vetem fjlae bosh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 19-12-2002 mė 18:44

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Niku!

    Niku!
    Te inkurajoj per fillimin tuaj drejt Pendeses.
    Nje eshte gjeja, ku Perendia vendos "peshoren " tek i krishtiri, dhe kjo eshte FALJA. Sa falni aq dhe do te faleni.
    Dhe Krishti deshmon se Falje kane vetem te falurit. Nese ti e ke falur Klodin me gjithe zemer, si dhe i ke kerkuar falje me gjithe zemer ndaj fjaleve te pahijshme te cilat ti i perdore ndaj tij, ke hedhur nje "hendek" ke fitur nje zemer, dhe e ke lejuar doren e Krishtit qe te te udheheqe. I krishteri bije dhe ngrihet, por nuk humbet, ky eshte "pocesi" i pastrimit dhe shenjterimit, te cilin Pali e quan ecja drejt Persosjes, dhe te persosur do te jemi vetem kur te jemi para Tij, ne prezence te Birit. Amin
    Kam nje varg me ane te te cilit dua te te inkrajoj ty dhe cdo te krishtere.
    Psalmi:37:23, 28.
    Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pelqjne rrugete tij. Por kur njeriu ( vetem ai qe i pelqen Zotit) rrezohet, nuk shtrihet per toke, sepse Zoti e mban per dore."
    Niku. dy jane PIKAT me te rendesishme te ketij vargu:
    1- "Hapat" e njeriut besimtar te shpetuar, i drejton Zoti.
    2- edhe nese "Rrezohet " besimtari i shpetuar, ai nuk shtrihet per toke, sepse Zoti e mban per dore.
    Fjala : "Shtrihet per toke" ka kuptimin : "vdekja e perjetshme". Pra Psalmisti deshmon se, Ai qe eshte Bir i Perendise, edhe nese bije ose RRezohet, nuk bije per vdekje te perjetshme , qe do te thote se nuk e humb Shpetimin dhe Birerine, sepse Ati Perendi eshte i pakthyeshem ne Dhuraten dhe Thirjene tij .
    Me poshte Psalmisti naj perforcon kete deshmi kur thote:
    "Sepse Zoti e do DRETJESINE , dhe nuk ka per ti braktisur kurre shenjtoret e tij, ata do te rruhen perjete .."
    Kjo sepse : (lexo Veprat :13:48.)
    Zoti te bekofte.
    Ftoj te gjithe te krishteret qe te bashkohemi ne lutje per ti mbajtur barret njeritjetrit. Une ne kete moment Niku, po lutem per ty, qe Zoti te te tregoje Hirin e tij, dhe ta beje Zemren tende sa me te perunjur , te bute dhe me paqe.
    Mos e haro kete: BIRI dallon nga KOPILI , sepse eshte i Bindur dhe aspak krenar ndaj ATIT , sepse ne cdo gje kerkon ti pelqeje Atit dhe jo botes .
    Krishti te bekofte me dashurine dhe hirin e tij.
    Inkurajoj te krishtert ( vecanerisht Astritin)qe te sjellin mesimin e Krishtit ne lidhej me Shpetimine Perendise.
    Mos haroni nje gje: Ai qe eshte Drite deshmon Driten, bejeni kete sepse ky eshte NDRICIMI qe ne i bejm botes, per te cilen dhe u pracaktuam, edhe u thirem, edhe u drejtesuam, edhe u shenjteruam, edhe u perlevduam.
    Deshmeusi.

  10. #170
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Klod!

    Postuar me pare nga Klodi ne Temen "Sola Scriptura (ne kotesine e mendjes se tyre) , postimi nr 1 dt. 26/6/02 :

    Ironikisht (ose providencialisht) ky vershim interesimi ne ortodoksi prej shume amerikaneve me origjina protestante po ndodh madje ne kohen kur hapja e dyerve te bllokut ish-komunist, ka sjelle tek ortodokset e ketyre vendeve nje dyndje te papare nga cdo sekt religjioz apo kult. Ne krye evangjelistat amerikane dhe karizmatiket po bejne gara me njeri-tjetrin, se kush do te fitoje prestigjin krenues te zenies vend midis Te pa Perendishmeve Ruse! Keshtu qe ne ortodokset jemi para nje domosdoshmerie te dyfishte-nga njera ane detyra misionare e prezantimit te fese ketu ne Perendim, por nga ana tjeter lufta serioze e perhapjes se herezive midis ortodokseve, ketu edhe ne vendet tradicionale ortodokse. Ne secilin rast detyre eshte pajisja me njohuri te mjaftueshme dhe kuptueshmeri te ceshtjeve qe na ballafaqohen.
    Ja, pra Klodi ku je prononcuar dhe ke shprehur shqetesimin tend, per kthimin e ortodokseve nga vendet e ish bllokut komunist (vecanerisht te vendeve te Bashkimit Sovjetik) ne ungjillore. Ndoshta kam qene i pasakte se ti ke permendur shifrat, por shqetesimi yt per "dyndjen e tyre e papare" dhe "lufta serioze qe ju ortodokset duhet tu beni atyre" te shpie ne keto konkluzione. Megjithate une kam informata te sakta per hapjen e dhjetera, mijerave kishave ungjillore ne ish Bashkimin Sovjetik dhe ky eshte nje lajm i mire. Nuk dua te zgjatem me ne kete replike, Klod sepse replikimet shpeshher ne forum kane sjelle acarime dhe grindje te kota dhe ky nuk eshte qellimi im.

    Dhe sa per Nikun askush nuk e ka vene ne dyshim sigurine e shpetimit te tij.Per kete jane deshmi shkrimet e tij dhe deshmia e tij e shpetimit qe kam patur rast ta lexoj ne adresen qe Niku ka dhene.Bile edhe qendrimi i tij i fundit ku ai kerkon falje, perpara vellezerve dhe motrave te tij te krishtere eshte nje deshmi tjeter e asaj qe Niku ecen drejt jetes se perjetshme i sigurt dhe synimi yne i perbashket bashke edhe me deshmuesin, apo edhe me shume ungjillore te tjere eshte Jezu Krishti.

    Une e kam thene edhe ne nje shkrim tjeter timin pak me pare se plani i Perendise per shpetimin tone eshte perfekt,

    Dekreti sovran i Atit, puna ndermjetesuese e Kryepriftit Jezu Krisht, dhe vula e Frymes se Shenjte

    Sigurine e shpetimit e gjejme ne vete Fjalen e Perendise dhe ne premtimin e Tij te pakthyeshem.Ate qe Perendia premton eshte ne gjendje edhe ta beje, sado te mundohen armiqte e Tij te minojne planin e Perendise, perseri fitorja eshte e Qengjit te Perendise dhe ne jemi te sigurte ne anen e Tij, sepse Ai vete na zgjodhi dhe na thirri.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •