(Fragmenti qe po paraqes me poshte eshte shkeputur nga libri "The Birth" i serialit "Chronicles of the Door" i autorit Gene Edwards. Ky serial paraqet ngjarjet kryesore ne historine e Dhjates se Vjeter dhe te Re, dhe Rikthimin triumfal te Krishtit, duke i pare nga persepektiva e engjejve. Ndoshta ne ditet ne vazhdim, mund te sillen pasazhe te tjera te perkthyera)
Prolog
Mikaeli i pari u bė i vetėdijshėm se dicka spektakolare do tė ndodhte sė shpejti, kur ai ndjeu njė detyrim tė cuditshėm pėr tė vizituar vendin e Derės. Ai vend nuk ishte njė vend shumė i frekuentueshėm prej ėngjėjve.
Pėrse jam kėtu? pyeti vehten. Pėrse po qėndroj tek rruga qė tė con drejt realitetit fizik? Kishin kaluar shekuj qėkur ajo derė nuk ishte hapur pėr atė realitet. Qė nga koha e Malakias,profetit, nuk kishte pasur shkėmbime mes dy krijimeve.
Pse? pyeti vehten kryeėngjėlli, ka kaluar gjithė kjo kohė qėkur Zoti ka folur ballė pėr ballė me dikė qė jeton nė lėmshin e tokės.
Nė atė moment, Mikaeli ndjeu njė lėvizje tė brendshme. Sytė e tij ndricuan. Ai po thirrej tek Froni. Pėr mė tepėr, Mikaeli e dinte nga njė intuitė e pashpjegueshme se kalimi midis qiellit dhe dheut do tė hapej pėrsėri dhe kjo do tė ndodhte shumė shpejt.
Zėri i Zotit tonė do tė dėgjohet pėrsėri nė realitetin e dukshėm, pėrshpėriti ai, duke shkuar drejt qendrės sė vendeve qiellore.
Ajo ēka Mikaeli ndjeu qetėsisht brenda kraharorit tė tij do tė bėhej shumė shpejt njė ndjenjė e fortė ekzaltimi pėr gjithė banorėt e realitetit qiellor. Do kalonin vetėm pak momente para se ushtria qiellore tė njihte njė ngjarje tė pėrmasave tė paparashikueshme qė do tė ndodhte shumė shpejt. Cfarėdo qė tė ishte kjo ngjarje ishte shumė e qarte se ajo do tė ishte ngjarja mė e madhe qė nga fillimi i krijimit.
1.
A ka kėrkuar armiku tė bėjė dicka? pyeti vehten Mikaeli dhe dora e tij lėvizi instiktivisht drej shpatės. Jo nuk duket kėshtu. Kjo thirrje drejt Fronit ka tė bėjė me Derėn dhe njė vizitė tė afėrt nė tokė.
Dhe si Mikaeli po i afrohej dhomės sė Fronit, rruga e tij kaloi nga Regjistruesi, ėngjėlli mė i lashtė i gjithė ushtrisė ėngjėllore. Regjistruesi ishte krijuar njė moment para gjithė qėnieve qiellore, kėshtu qė ai tė mund tė dėshmojė dhe mė pas ti rregjistrojė tė gjitha ngjarjet.
Unė jam thirrur pėr tek Froni, Regjistrues.
Po, e di u pėrgjigj qėnia e lashtė, me njė siguri tė cilėn e shprehte vetėm para kėtij ėngjėlli qė ishte mė i respektuari nga tė gjithė ėngjėjt.
Pėr cfarė jam thirrur? pyeti Mikaeli
Kjo nuk mė ėshtė dhėnė pėr ta ditur, por qė dicka do tė ndodhė shumė shpejt, kjo ėshtė mė shumė se e sigurt.
A e di se cfarė ėshtė kjo qė do tė ndodhė? pyeti Mikaeli
Cfarėdo qė tė jetė, unė di vetėm kėtė: Ajo do tė ndryshojė gjithēka.
Kryėngjėlli u zhyt nė mendime nga pėrgjigjia e Regjistruesit pėr njė moment dhe mė pas shpejtoi drejt dhomės sė Fronit, pėr tu zhytur brenda rrezeve tė dritės sė paafrueshme. Pėr njė moment Mikaeli do ta gjente vehten brenda vorbullės sė lavdisė.
2.
Mikael, unė kam njė mission pėr ty. Zėri i Zotit tė plotfuqishėm, kaq familjar pėr kėtė kryėngjėll, por pėrsėri kaq tronditės, shkaktoi njė dridhje tė lehtė nė frymėn e Mikaelit. Ky mision ka tė bėjė me njė lutje. Ka njė kėrkesė qė mė ėshtė ofruar qė nga toka, njė lutje e rėndėsisė mė tė madhe tė mundshme. Por kalimi i kėsaj lutje qė nga toka drejt Meje ka hasur pengesa. A je i vetėdijshėm Mikael pėr kėto pengesa?
Po, Zot, e di. Mikaeli ndali pėr njė cast pėr tė vazhduar me tutje pergjigjen pėr kėtė pengesė, por Zoti vazhdoi.
Njė kohė e gjatė ka kaluar qė kur unė kam folur nė planetin e privilegjuar. Ti e di se Dera nuk ėshtė hapur pėr shumė shekuj.
Mikaeli miratoi dhe cdo muskul nė qėnien tij u nde pėr tė dėgjuar me vėmendje.
Pėrmbi planet qiejtė janė bėrė tė hekurt. Kjo ka ndodhur dhe mė parė, ashtu sikurse e di dhe ti. Pėrpara shumė kohėsh unė tė kėrkova tė hapja njė rrugė pėrmes hekurit. Nė atė kohė, ti hape njė rrugė nga qielli drejt tokės, nė njė kohė qė nuk e priste askush. Por, po tė paralajmėroj se kėsaj here armiku do tė rezistoje akoma dhe mė furishėm. Zoti i gjallė bėri njė pauzė dhe foli ngadalė: Armiku do tė rezistojė si kurrė mė parė.
Mikaeli zhveshi shpatėn dhe sytė e tij u ndezėn nga drita: Unė mezi po pres fjalėn tėnde Zoti im
Atėherė shko Mikael. Hap njė rrugė nga qielli nė tokė. Lejoje atė lutje qė ėshtė duke u ofruar qė ta gjeje rrugėn drejt Fronit tim. Gabrieli do tė tė shoqėrojė. Sapo rruga tė jetė hapur, ai do ti japė njė mesazh njė prifti nė Jeruzalem. Por, derisa barriera tė jetė thyer, Gabrieli do tė qėndroje prapa teje. Vetėm ty tė ėshtė dhėnė mundėsia pėr tė hapur rrugėn drejt tokės.
Dicka tejet e rėndėsishmė ėshtė duke ndodhur, Zot? pyeti Mikaeli
Po!
A duhet ti lajmėroj ushtritė e ėngjėjve?
Ata e dinė tashmė!
Ata e dinė? Zot, cfarė ėshtė ajo qė ne dimė?
Kjo ėshtė plotėsimi i kohės
Mikaeli u ngrit deri nė lartėsinė maksimale tė tij. Plotėsimi i kohės Kjo ėshtė diēka qė ai e kishte ditur gjithmonė, por nuk e kishte kuptuar kurrė. Me madhėshti ai ngriti shpatėn mbi kokėn e tij dhe ju afrua prezencės sė Zotit derisa ai dhe shpata e tij ndritėn si flakė e bardhė. Pėr njė moment tė shkurtėr vetė lavdia e Zotit e mbuloi Mikaelin. Mikaeli u kthye prapa dhe u nis te ikte. Pėr njė moment u ndal dhe u kthye sėrisht me fytyrė nga Froni.
Qiejtė e hekurt do tė dhunohen-tha ai plot siguri. Dhe me pas, pas njė momenti reflektimi, ai bėrtiti : « Njė rrugė do tė hapet ! »
Zoti i tha njė pėrgjigje pothuasje tė papritur thirrjes sė Mikaelit : « Thyeji qiejtė e hekurt Mikael dhe thyeji mirė, sepse kurrė mė qiejtė sipėr tokės nuk do tė lejohen tė shndėrrohen nė hekur. Asnjėherė mė nuk do tė lejohet armiku qė tė ngrejė njė bllokadė mes qiejve dhe tokės. »
Mikaeli u drodh nga koka nė kėmbė dhe me shpatėn akoma tė ngritur u kthye e thirri njė fjalė tė lavdishme :
« Gabriel ! »
Krijoni Kontakt