Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 195

Tema: Shpetimi.

  1. #81
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Ti nuk ke nevoje te marresh ZBULESA mbi shkrimet, se ajo tashme eshte dhene, nuk ka me ZBULESA per tu dhene. Pastaj ku e di ti qe i ke nga Zoti? Nuk je vecse nje Individ qe mund te sillesh per kudo nga besimi.

    Keto lljo pretendimesh per ZBULESA INDIVIDUALE , ketu qendron edhe ARSYEJA e HEREZIVE EDHE RENIEVE PROTESTANTE edhe te te gjithe njerezve ne pergjithesi.
    Klodi ketu flet dhe hedh poshte ate qe deshmuesi ka thene dhe ne nje shkrim te mevonshem verteton ate qe deshmuesi ka thene duke cituar vete nga Romaket 8:16-17:
    Rom 8:16-17

    "Vete fryma i deshmon frymes sone se ne jemi bij te Perendise. Edhe nese jemi bij, jemi trashegimtare te Perendise edhe bashketrashegimtare te Krishtit nese VUAJME me Te, do LEVDOHEMI bashke me Te."
    Pra vete Fryma i deshmon frymes sone.Ti mund te besosh cfare te duash ne lidhje me kete, por Shkrimi thote qarte Fryma i deshmon frymes sone.
    Tani kam nje pyetje per ty Klod dhe per Matrix ne lidhje me paracaktimin.
    Apostujt e Jezu Krishtit erdhen vete tek Jezusi dhe po e kerkonin ate, apo Krishti i thirri ata? Per t'ju ndihmuar ne pergjigje ja cfare thote vete Zoti Jezu Krisht tek Gjoni 15:16:

    Nuk me keni zgjedhur ju mua, por une ju kam zgjedhur juve;

    Pastaj apostulli Pal kur po shkonte ne Damask, valle po shkonte te perhapte ungjillin apo te shkaterronte kishen e Perendise dhe kush iu shfaq gjate rruges per atje?Por cfare thote Shkrimi: Veprat e Apostujve 9:15 :

    Por Zoti i tha : "Shko, sepse ai eshte vegla qe une kam zgjedhur per ta sjelle emrin tim perpara johebrenjve, mbreterve dhe bijve te Izraelit."

    Dhe cfare thote Pali per veten e tij tek Galatasve 1:15 :

    Por kur i pelqeu Perendise, qe me kishte ndare qe nga barku i nenes dhe me thirri me ane te hirit te tij,

    Pra shihet qarte se Perendia zgjedh dhe therret dhe ate qe Ai e ka paracaktuar ata edhe i ka shfajesuar Romakeve8:29-30.
    Dua t'ju bej nje pyetje te fundit:
    A e keni bere ju personalisht "rrugen e Damaskut".Nqs jo uroj qe sa ,me shpejt te ndodhe me ju ajo qe ndodhi edhe me Palin (Saulin).

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #82
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Astrit,

    Nqs Perendia do te paracaktonte se kush do te shpetohej, i bie qe te paracaktoje dhe kush do humbase, apo jo?

    Kjo tregon se ne nuk mund te bejme asgje sepse ne fund te fundit Ai e ka paracaktuar tashme dhe cdo perpjekje e jona do ishte e kote! Merre me mend dike qe ka punuar tere jeten per shpetimin e tij, dhe ne fund shkon para Zotit dhe degjon: Me fal, por une s'te kisha paracaktuar per shpetim!!!

    Kjo do ta bente Zotin qesharak dhe mizor dhe njeriun mjeran!!!

    Dikush tjeter nuk deshiron te shpetohet, por Zoti e ka paracaktuar, ndaj do s'do, do shpetoje sipas kesaj doktrine???



    Shembujt qe sjell ti nuk vlejne sepse:

    Apostujt u zgjodhen nga Zoti per te perhapur ungjillin ne bote dhe jo per te shpetuar


    Shpetimi do vinte nqs ata do qendronin ne kete thirrje dhe nuk do beheshin tradhetare si Juda!!!



    Dhe sa per dijeni, jo vetem apostujt jane te thirrur por te gjithe ne jemi te thirrur per te shpetuar, pavaresisht se a i pergjigjemi thirrjes apo jo.

    Per kete ke shembelltyren e dasmes. Mbreti u beri ftese te gjitheve, por vetem ata qe ju pergjigjen, hyne brenda!!!

    Shembelltyrat e talentave dhe e mbjellesit perseri e thone hapur se te gjithe kane marre nga Zoti potencialin per te qene te shpetuar!!!

    Kisha Ortodokse, e cila eshte e vetmja Kishe qe i qendron besnike mesimeve te Perendi-Njeriut Jesu Krisht, beson se cdo njeri ka potencialin per te qene shenjtor, shenjtoret nuk jane qenie te mbinatyrshme por thjesht ata qe e moren Hirin dhe dhane fryta, kush 100, kush 60 dhe kush 30 fish!!!

    Besimi tek Predestinimi eshte nje besim me origjine pagane dhe si i tille ngelet demoniak, sepse duke i hequr njeriut lirine, i heq atij shembelltyren e Perendise. NJeriu eshte i lire sepse ai ka shembelltyren e Perendise dhe kjo shembelltyre permban lirine.

    Pra duke besuar se njeriu nuk eshte i lire i bie te besosh njeren nga keto te dyja:
    1)Njeriu nuk e ka shembelltyren e Perendise dhe si rrjedhim Bibla genjen kur thote se njeriu u krijua ne shembelltyren hyjnore
    2)Perendia nuk eshte i lire
    Kjo do ishte e tmerrshme sepse do e bente Perendine te varur prej dickaje tjeter....blasfemi e hapur!!!

    Ju mund te thoni: Njeriu e humbi lirine kur ai ra ne mekat!!!

    Eshte e vertete se mekati e shperfytyroi njeriun, por nuk e shkaterroi plotesisht shembelltyren hyjnore tek ai, sepse kjo do bente qe njeriu te humbte perfundimisht cdo shprese shpetimi!!!

    Por Perendia me ane te Ekonomise se Tij shpetuese i dha mundesine njeriut te ngrihet serisht!
    Kjo mundesi ju dha te gjitheve pa perjashtim, jo vetem "te zgjedhurve", dhe nga ana tjeter kjo mundesi nuk e cenonte lirine e njeriut per t'u kthyer serisht ne mekat!

    Per deri sa njeriu i pare, i cili kurre nuk kishte mekatuar, mekatoi dhe ra, aq me teper ne te cilet vijme nga nje gjendje mekatare dhe kemi rreth nesh nje ambjent mekatar, mund te biem shume me lehte......

    Mos valle Adami para se te binte nuk ishte i mbushur me Shpirtin e Shenjte? Patjeter qe po, sepse ai u krijua ne shembelltyren hyjnore, ne imazhin e Tij, te Atit Qiellor!
    Nga ana tjeter, Imazhi perfekt i Atit eshte Biri dhe te thuash qe Biri nuk e ka Shpirtin e Shenjte eshte blasfemi e hapur!!!!

    Por ai ra....cdo te thote kjo? Qe Shpirti i Shenjte nuk e cenon mundesine qe njeriu te bjere!!!

    Perse atehere ai ta cenoje kete mundesi per ata qe e marrin kete Shpirt, te Njejtin Shpirt, kur behen te krishtere????

    ?????????????????????????????????????????????????? ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-11-2002 mė 14:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #83
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    te dashur miq pagan

    matrix!
    Te jesh i shpetuar nuk nuk eshte nje fakt ndjenje, te jesh i shpetuar nuk do te thote sepse ke lindur nga nje familje me origjin fetare(katolike, ortodokse, protestante, etj.), te jesh i shpetuar nuk do te thote sepse te kane pagezuar qe te vogel, te jesh i shpetuar nuk do te thote sepse lexo biblen, te jesh i shpetuar nuk do te thote sepse lutesh. Shpetimi vjen nga nje hap qe ju fetaret(katoliket edhe ortodoksit si dhe te gjitha fete e tjera)nuk e kini sepse mendoni qe nuk ka nevoje sepse familja ime ka keto edhe i kam edhe une.Te jeshe i shpetuar do te thote qe te pranosh personalisht Jezusin ne jeten tende(nuk ka rendesi se ke familje te krishtere apo jo, nuk ka rendesi se ti e beson apo jo) lexo veprat 16:31 "...Beso ne Zotin Jezus edhe do te shpetohesh...!"
    Duhe qe te lexosh me vemendje se ē'thuhet ne gjoni 1:12-13;
    "por te gjithe ata qe e pranuan, AI u dha autoritet(fuqi) qe te behen bije te Tij, te cilet nuk kane lindur nga gjaku as nga vullneti i mishit as nga vullneti i burrit por nga Perendia!"
    per me teper shko edhe vizito kete faqe sepse kam folur me shume per kete teme: http://groups.msn.com/krishterimi edhe kontrollo mire ate qe jane aty. Zoti te bekofte
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrix.

    Nga menyra se si ti shprehesh ndaj meje , tregonon se sa besim dhe lidhje ke me Jezus Krishti. Ti duke me deshmuar mua si deshmuesi i antikirshtit, ke lidhur nje gur te rende ne qafen tende, por Perendia te falte se une te kam falur . Me kete qe ti thua ne adresen time , ke bere gjyqin e Perendise, dhe Krishti tha: kush do te gjykoje , do te gjykohet.
    Pyetja qe ju kam dretjuar juve dhe Klodit, eshte pyetja me konkrete dhe reale per te testuar besimin dhe deshmine qe njeriu ben perpara Zotit. Arsyeje se perse ju nuk i pergjigjeni direkt pyejtes sime tregon se e jeni i dyshuar.
    Si mendon ti: NEse e pyet nje femije dhe i thua: a je ti i biri i "filanit" , dhe nese ai eshte biri i tij do te nguroje qe ta thote , po? Te siguroj se ai do te nguroje qe ta pranoje ate per baba, vetem nese ai eshte nje kopil dhe jo biri i tij.
    I paracaktuar.
    Rreth kesaj teme midis te krishterve ka shume kundershtime . Por Arsyetimi qe i jep Matrix, eshte shume i ceket dhe i pa bazur ne te verteten biblike.
    Po periqem qe ta sjell kuptimin e fjales i "paracaktuar", nepermejt nje shembulli.
    Bibla ka disa "Shtylla" ose "Parime" te saj, ku i Krishteri ndertohet, leviz dhe jeton. Keto jane baza nepermejt se ciles Fryma na zbulon dhe na nderton ne Krishtin Jezus.
    Pa njohur Parimin biblik, eshte e veshtire qe te njohesh diturine e Perendise, dhe keshtu nuk mund te kesh zbulesen dhe mesimdhenien qe Fryma e Perendise , ben tek i krishteri per gjate gjithe jete se tij.
    Cffare do te thote i Paracaktuar.
    Nese do te njohesh Parimin biblik, do te perzgjedhesh dhe rrugen qe bibla te meson per ta kutpuar kete fjale. Por nese nuk njeh Parimin e bibles , atehere llogjika e njeriut , eshte e gatshme qe te beje arsyetimine vet, dhe te dale po ne perfundimin e vet. Shikoni se cfare arsyetim jashte parimit biblik jep Matrix, ne lidhej me te qenit i paracaktuar prej Perendise. Llogjika e tij kap dy ekstremet , dhe periqet ti nxjere ne nje perfundim. Ai thote se, nese dikush ka punuar tere jeten per shpetimin ( kryekeput gabimRom:4:4-5.), ne fund Perendia i thote atij se, ti je parcaktuar per ne ferr dhe jo per shptim. Kjo menyre arsyetimi eshte krye keput njerezore, dhe dituria e njeriut eshte marrezi per Perendine. Te flasesh keshtu dhe ta dalesh ne nje konrluzion te tille si MAtrix, do te thote , jo vetem qe nuk e njeh Perendine por , nga padija e jote, te kthehesh ne nje kundershtar i Thelbit te Ungjillit te Krishti. Perse e them kete? Nese do te njohesh Perendine, (dhe kete ta zbulon vetem Biri), kurre nuk mund te vish ne nje perfundim te tille, pasi Perendia eshte Alfa dhe Omega. Ai di fillimin dhe fundin e cdo gjeje, Ai di mendimin tone, perpara se ne ta mendojme fjalen dhe te nxjerim ate nga Goja. Davidi pasi ka arritur qe te njohe ploteishti Perendine tek Psal"139. thote:
    " Dhe syte e ty(o Perendi) pane masen pa trajte te trupit tim
    , dhe ne librin tend ishin shkruar ditet qe ishin caktuar per mua, megjithse asnje prej tyre nuk ekzistonte ende"
    Shikoni pra se Perendia na njeh qysh atere kur ne ende nuk ekzistonim.
    Por le te vij me nje shembull per te shpjeguar se, cfare do te thote: i "Paracaktuar" .
    Nje mesus ne klasen e tij ka rreth dyzet nxenes. Ai i njeh aftesite e gjithsecilit . Nese e marim njohurine e tij ndaj nxenesve, ne nje shkalle persosmerije ashtu si Perendia e njeh njeriun, atehere ky shembull do tju jape nje shpejgim te plote rreth paracaktimit.
    Me pas ne klase vjen drejtori dhe i thote mesuesit: Na duhen dhjete nxensa per ne olimpjaden e matematikes, pra zgjidh dhjete nxenes per ne kete olimpjade. Me lejoni qe tju bej nje pyetje: Si mendoni ju: A mund te jete ne gjendje meuesi, qe te zgjedhe dhjete nxenesit me te mire per ne olimpjade?
    Ai njeh gjithsecilin dhe keshtu me lehtesine me te madhe , ai bene dhe pzgjedhjen ose paracaktimin e atyre qe do te marin pjese ne olimpjade. Po keshtu dhe zoti Perendi, i cili na ka krijuar , Ai njehi gjithshka tek ne , Ai e njeh vullnetin tone te lire deri ne fund dhe ekshtu ai di te "Paracaktoje dhe te ndaj "Delet" nga "Qente."
    Astriti vertet ka sjelle deshmine me te qarte qe Jezusi na deshmon ne bibel. Jezusi duke qen Zot e Perendi di te perzgjedhe ploteishsht gjithshka pa bere "gabim".
    Si mendon ti MAtrix: Jezusi e mori vesh Juden qe ishte nje tradhetar, mbasi ai e tradhetoi?!?
    Ky eshte thelbi i llogjikes tende. Por kjo ndodh tek ju sepse nuk njihni Perendine personalisht, dhe jeni lark se vertetes, Zotit Krisht. Per Juden flitet qysh ne Librin e Zanafilles :3:15. "Plagosja ne thember" qe satani do ti beje Birit te Perendise Zotit Krisht. Ku "Plagosje ne thember", simbolizon menyren tinzare te tradhetise prapa kraheve , sepse "thembra" nenkupton pjesen e prapme te turpit te njeriut. Pra kemi nje tradheti tinzash plotesisht ashtu si Juda e kreu ne fshehtesi. Per Juden ka profetizuar Profei Jeremia e tjer. Juda ishte quajtur biri i humbjes. Megjithate ju jeni pergjegjes per jeten tuaj.
    Perseri te dashur te krishter ju inkurajoj qe te mos mereni me konfliktin njerezor por me shpalljen e se vertetes , Jezus Krishtin e vdekur dhe te ringjallur nga vdekja, si e vetmja rruge e shpetimit te njeriut nga mekati dhe vdekja. Amin.
    Sa per pyejet e tua MAtrix jo se nuk ju pergjigjem , por edhe pse ne ju jemi pergjigjur te gjitha pyetjeve tuaja me biblen e Perendise , ju perseri vazhdoni te qendroni ne pozitat tuaja. Kjo na tregon se ju nuk mund ti kutponi dot mesimin e bibles, ashtu si farisenjte nuk kuptonin fjalet e Jezusit edhe megjithse i shihnin mrekullite dhe Fuqin e Zotit tek Veprone nder njerez.
    Kthuehu tek Krishti sepse Ai eshte rruga e verteta dhe Jeta , askjush nuk mund te veje tek Ati vecse me ane te tij.
    Ps. Si mdon ti Matrix, se qe te behesh bir i Perednise duhet nej jete e tere? Po shikoje kete fakt ne jeten tende. Ti je bir i atit tend, apo akoma je ne proces qe te behesh bir i tij? Djali im eshte biri im , qysh ne momentin qe ai LINDI. Djali im u be trashegimtar i pasurise time, qysh ne momentin qe ai lindi. Mos valle ai investoi dicka per ta fituar kete Pasuri?? Me trego se cila eshte vepra e tij qe ai ta meritonte Trashegimine time ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 27-11-2002 mė 01:00

  5. #85
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jeni gabim koke e kembe sepse nuk i njihni Shkrimet!!!!!

    Te nderuar Protestante!

    Une ty deshmues nuk te gjykoj, sepse TI DO GJYKOHESH NGA ZOTI, por UNE GJYKOJ DOKTRINEN TENDE
    Dhe ajo qe ti shpall nuk eshte nga Krishti, por nga djalli dhe si e tille, i ben gjithe ata qe e shpallin, deshmuesa te antikrishtit!!!

    Ajo qe ti thua eshte krejtesisht gabim, sepse ti ngaterron paranjohjen me parapercaktimin!

    Mire e the, mesuesi i njeh nxenesit e vet, e di kush eshte i mire e kush i dobet, por mos i ka caktuar ai te jene te tille???????
    Mos valle kur ai shpjegonte mesimet, disave u shpjegonte me shume, disave me pak????
    Atehere ky mesues duhet te pushohet nga puna sepse nuk e ka bere detyren e vet!!!
    Keshtu dhe ai "zot" qe ti predikon duhet "te rrezohet nga froni" sepse nuk e ka bere detyren e tij sic duhet!!! Dhe ai "zot" do te rrezohet shume shpejt ne diten kur te shkelqeje me fort se Dielli, Krishti Mbret!!!
    Ai "zot" quhet ndryshe "mashtuesi i kombeve" dhe "shpifesi i shenjtoreve"!!!!!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrox.

    I nderuar MAtrix, ketu mbaron diskutimi yne, pasi nuk dua te jem pjestar ne ato qe ti thua dhe deshmon. Zoti te gjykofte dhe te dhente simbas Besimit qe ti ke.
    deshmuesi

  7. #87
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Matrix

    A mund te te them nje gje i dashur mik?
    qe nga pseudonimi qe mban do te thote qe je nje pagan edhe jo i krishtere. nejse thote Pali ne 1Korint. 2:14-15
    Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk mund t`i njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht.
    Por njeriu qė ėshtė frymėror gjykon ēdo gjė dhe vetė nuk ėshtė i gjykuar nga asnjeri
    .
    Eshte llogjike qe ti nuk e pranon kete qe te themi sepse ti nuk ke njohur bazen e besimit(JEZUSIN), ti na quan nga djalli duke bere te njejtin gabim qe bene edhe hebrenjte me Jezusin. Mbaj mend se ēdo mekat do ti falet njeriut, edhe nese flet kundra birit te Perendise, por nese blasfemon kundra Frymes se Shenjte nuk do te falet as ne kete jete edhe as ne te ardhmen(jeten e perjeteshme). Te keshilloj i dashur mik qe mos te gjykosh para kohe(pa njohur shkrimet e shenjta). Njerit i takon gjykimi edhe ky eshte "I Perjeteshme". Une do te lutem qe Zoti te te hap syte e zemres edhe mos te bihesh ne kurthin e djallit por te shikosh te verteten, sepse Perendia nuk ka niper por bij edhe bijte e Perendise jane ata qe kane mardhenje me Te dite perdite (duke lexuar fjalen edhe duke u lutur pa bere lutje te mesuara permendesh) edhe ata qe kane mardhenje me vellezerit edhe motrat e tjetģre(te gjithe ata qe shpallin se Jezusi eshte Zot) lexo 1Korint. 12:3
    Prandaj ju bėj tė ditur se askush qė flet nė Frymėn e Shenjtė nuk thotė: ``Mallkuar qoftė Jezusi!``; edhe asnjė nuk mund tė thotė: ``Jezusi ėshtė Zot``, veē se nė Frymėn e Shenjtė.
    Zote te hapte syte e mendjes sepse ke nevoj. Zoti te ndihmofte!!! me respekt i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #88
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Matrix!

    Barre te madhe ke marre mbi vete.Nuk te takon ty te gjykosh, por nese ti te pakten i permbahesh edhe asaj qe shpall vete bashke me Klodin se shpetimi arrihet me bashkeveprimin Perendi-njeri, keto gjera qe ti ke shkruar me siper dhe ne nje teme tjeter te forumit ku ti flet me nje urrejtje te madhe per kombin e Izraelit jane nje deshmi e kundert.
    Une te lutem shume Matrix pendohu perpara Perendise dhe kerkoi Atij te te ndricoje mendjen sepse je drejt rruges se humbjes.
    Une nuk mund te te them asgje me teper atyre gjerave qe kam thene me siper ne shkrimet e tjera dhe qe deshmuesi dhe i krishteri ti kane perseritur.Vetem nje gje me mbetet te bej per ty, do ti lutem Perendise per ty dhe per Klodin.Kjo eshte detyra ime si i krishtere.

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  9. #89
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: shpetimi proces...

    Postuar mė parė nga klod
    Matheu 24:11 -13
    "11-Edhe do te dalin shume profete te rreme edhe do mashtrojne shume njerez.12-edhe duke qene se paudhesia do shumohet, shumekujt do ti ftohet dashuria; 13- por ai qe do NGULMOJE DERI NE FUND, DO TE SHPETOHET"

    Matheu 25:31-41
    "31-edhe kur te vije Bir i njeriut ne lavdine e tij, bashke me te gjithe engjet e shenjteruar, atehere do te ulet mbi fronin e lavdise se tij.32- edhe te gjithe kombet do te mblidhen para tij, edhe Ai do te ndaje njein nga tjetri, ashtu sic ndan bariu delet nga cjepte. 33- edhe delet do ti vere ne te djathte te tij edhe cjpte ne te majte.34- Ateher mbreti do tu thote atyre ne te djathten e Tij: 'ejani o te bekuar te Atit tim, merrni trashegim mbreterine qe u be gati nga krijimi i botes.35- sepse pata uri edhe me dhate te ha, pata etje edhe me dhate te pi, isha i huaj edhe me bujtet36- isha i zhveshur edhe me veshet, isha i semure edhe me vizituat, isha ne burg edhe erdhet tek Une.'
    37- ateher te drejtet do ti pergjigjen:'Zot, kur te pame te uritur edhe te dhame per te ngrene; ose te etur e te dhame te pish? 38- edhe kur te pame te huaj edhe te pritem ose te zhveshur edhe te veshem? 39- edhe kur te pame te lenguar edhe erdhem tek ti?'
    40- Edhe mbreti duke iu pergjigjur do tu thote: "ne te vertete, ne te vertete Une po ju them, sa here qe ia keni bere kete njejrit prej ketyre te vellezerve te mi te vegjel, kete ma bete mua.


    Rom 11:21 (shih ne kontekst me vargjet 17-21)
    "Sepse nese Perendia nuk i kurseu deget natyrore, shiko se mos nuk te kursen edhe ty."
    (dmth nqs Israeli, i parethiruri RA, kjo gje mund ti ndodhe edhe te shpetuarve, nqs krenohen, pra mundesia e renies ne krenari, edhe nuk druhen, pra nuk ruhen me frike e ndrotje)

    Rom 11:22
    "Shih pra miresine edhe rreptesine e Perendise. Rreptesine ndaj atyre qe u rrezuan, edhe miresine ndaj teje, nqs ti DO TE NGULMOSH NE MIRESI, perndryshe edhe ti do te KEPUTESH"


    Heb 10:26-29
    "26-Sepse nqs ne mekatojme me dashje pasi kemi njohur te verteten, nuk mbetet me asnje flijim per mekata, 27- por vetem pritje gjygji e tmerrshme edhe nje e ndezur zjarri qe do te perpije kundershtaret. 28- Kushdo qe shkel ligjin e Moisiut vritet pa meshire prej dy ose tre deshmitareve. 29- C'denim me te keq meriton sipas mendimit tuaj, ai qe ka shkelur Birin e Perendise edhe e ka konsideruar profan gjakun e /beselidhjes me te cilin u shenjterua, edhe ka fyer Frymen e Hirit?"


    2Pjet 2:20-22
    "20- Sepse ata qe SHPETUAN nga ndyresite e botes me ane te njohjes se Zotit edhe Shoetimtarit Jesu Krisht, nese perseri ngaterrohen nga keto edhe MUNDEN, gjendja e tyre e fundit eshte me e keqe se e para. 21- Sepse do te qe me mire per ta te mos e kishin njohur udhen e drejtesise, se sa, pasi e njohen, tia kthejne shpinen urdherimit te shenjte qe u eshte dhene. 22- Por atyre u ndodhi c'ka thote fjala e urte:'qeni u KTHYE ne te vjellat e veta, edhe dosa E LARE u kthye ne lluce"

    Matheu 7:21 "Jo cdo njeri qe me thote Zot, Zot, do te hyje ne mbreteri te qiejve, por do te hyje ai qe KRYEN VULLNETIN E ATIT TIM..."

    Shih si thote vargu 22: "shume do me thone ate dite (te gjykimit. Pra te krishteret gjykohen) :"Zot, zot, a nuk profetizuam ne emrin tend, a nuk debuam demone ne merin tend.."

    vargu 23: /"une su kam njohur kurre, largohuni prej meje ju qe keni bere paudhesi"

    pra te shpetuarit mund te bejne mrekulli e profeci ne mer te krishtit e jo jobesimtaret, por ketyre su vleu gje, sic thote Pali per vete (te rilindur): edhe ne paca tere profecite, e te mos kem dashuri, nuk me vlen gje" pra "shpetimi" qe ti mendon se ke nuk vleresohet me i tille.

    1Joani 4:20 "Sepse ketu tregohet edhe dashuria e Perendise, kur ne mbajme porosite..."

    pra jo thjesht nje fjale goje se e ke pranuar ne "zemer si Zotin personal" por prova e asaj qe ben.

    Filip 2:12
    "Prandaj te dashur, sikurnder jeni bindur gjithnje, po ashtu tashti, jo vetem ne prezencen time, por me teper ne mungesen time, PUNONI PER SHPETIMIN TUAJ ME FRIKE E ME TE DRIDHUR"






    ore Niku, pa na i shpjego nje here, bashke me Deshmuesin e Astritin, se akoma se keni bere, cfare jane keto vargje me siper?

    Merrini nje nga nje!

    Astrit!

    Cfare mund ti thuhet me teper nje njeriu se kaq sa i eshte thene? Me teper se aq nderhyn ne lirite personale.

    Shoh qe te kane gjykuarne menyre karakteristike gabim, madje me dashje.

  10. #90
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Re: vazhdojme me disa pasazhe...

    Postuar mė parė nga klod
    1Kor 9:24-27

    ne kete pasazh shen Pali thote per vete, se ai vete mund te diskualifikohet (ose hidhet poshte, nxirret perjashte, refuzohet - adokimos ne greqisht)

    "24- A nuk e dini se ne nje gare te gjithe vrapuesit marrin pjese, por vetem nje e merr cmimin? RENDNI pra qe te mund ta MERRNI ate"

    Rend qe te marresh cmimin, nuk eshte gje tjeter vecse thene ndryshe nga po Pali eshte: punoni me frike e me te dridhur per shpetimin e vetes suaj. Nje proces qe ndodh ne kohe edhe vleresohet se e ke marre kete cmim ne diten e gjykimit, e jo "diten kur pranuat Zotin ne zemrat edhe jetet tuaja personale".

    25-"Cdo atlet ushtron vetekontroll ne cdo gje. Ata e bejne qe te marrin nje shperblim kalimtar, ndersa ne nje te paprishem"

    pra me fjale te tjera, serish ketu kemi nje rpoces, ku atleti (besimtari) nuk ben vepra te mira (stervitet edhe ka vetekontroll) thjesht meqe eshte i rilindur, por me teper se keto jane ato qe do ti japin CMIMIN E paprishem (Shpetimin), qe jepet ne FUND te GARES (qe eshte fundi i jetes tokesore, edhe Gjykimi)

    26-" Keshtu une nuk rend pa qellim, edhe une nuk rrah me grushte neper ajer"

    Serish She Pali po tregon qarte qellimin e ushtrimit te tij shpirteror, te jetes edhe vepres se tij, edhe kjo nuk eshte pa QELLIM, por me qellimin e MARRJES se CMIMIT (SHPETIMIT). Kete gje ai e verifikon edhe tek Timotheu, kur profetizon per fundin e jetes se tij, edhe thote se "luften e mire e luftova" edhe "tashti me pret kurora e perjetesise" ....pra fare qarte, se pa e mbaruar kete lufte proces, ai nuk e konsideronte veten se e kish marre kuroren, por vetem ne fund.

    27- "Por une e rrah trupin tim edhe e nenshtroj, qe te mos HIDHEM JASHTE pasi te kem predikuar"

    Cfare doni ju me teper se kaq!!!!!!!

    edhe per keto, po pati mundesi...


    po se bete, gjykoni vetet tuaja!

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •