Para se gjithash, duhet te veme re se ne kete paszh nuk gjejme asnje reference ku flitet per shpetimin.Nuk permendet fare shfajesimi, shenjterimi, rilindja, ose rigjenerimi.
Ata qe jane ndricuar njehere nuk do te thote se jane rilindur, jane bere te shenjte, ose te drejte.Pra termat qe perdoren kudo ne Testamentin e Ri mbi shpetimin nuk jane perdorur fare ketu dhe nga kjo mund te themi se autori nuk po u drejtohet te shpetuarve.
Ne e dime se jo te gjithe qe vijne ne kishe jane te shpetuar, vetem Zoti e di qe nga fillimi se kush jane te shpetuar dhe kush jo.Per mua ata qe jane ndricuar njehere jane persona qe vijne ne kishe dhe qe e kane degjuar te verteten, pra jane te informuar mbi te verteten, por nuk e kane pranuar ate. Eshte tjeter te degjosh dicka dhe tjeter ta pranosh ate.Askush nuk mund te thote se menjehere sapo ka degjuar ungjillin per here te pare ai ose ajo ka besuar menjehere ate.Une vete jam deshmitar per veten time qe se kam pranuar ungjillin menjehere, por pas nje kohe te gjate.
Pra edhe njeher, te ndricuar (photizo-gr.) ketu ka kuptimin te jesh I ndricuar nga njohuria ose mesimi.
Si mendon ti Klodi ata qe e degjojne ungjillin per here te pare ose edhe disa here ,por qe nuk besojne ne Zotin Jezu Krisht akoma, a nuk mund te quhen te ndricuar nga e verteta, ungjilli? Eshte e vertete se edhe te shpetuarit jane te ndricuar, por gjithashtu eshte po aq e vertete se edhe nje i pashpetuar mund te jete i ndricuar.
Kur Jezusi erdhi per here te pare ne Galile per te filluar sherbimin e Tij, Ai tha se kishte ardhur te permbushte profecine e thene me pare nga Isaia 9:1-2 Populli qė ecte nė terr pa njė dritė tė madhe; (Mateu 4:16). Te gjithe ata qe pane dhe degjuan Jezusin pane "kete drite te madhe", por jo te gjithe ata qe e pane dhe degjuan u shpetuan, apo besuan. Te shohesh driten e Zotit dhe ta pranosh ate nuk eshte e njejta gje.Keta njerez ne Galile, si te gjithe njerezit qe e kane degjuar ungjillin, jane te ndricuar, por sipas ngjarjeve ne Bibel, vetem disa prej tyre besuan tek Krishti. Ata kishin njohuri natyrore, informacion me fakte, ata e pane Krishtin, e degjuan mesazhin e Tij nga vete goja e Tij, pane mrekullite e Tij me syte e tyre.Ata paten mundesine te shohin Perendine ne mish, nje mundesi qe vetem disa mijera njerez ne te gjithe historine e kane patur. Ja cfare thuhet tek Gjoni 12:35-36 :
35 Atėherė Jezusi u tha atyre: ''Drita ėshtė me ju edhe pėr pak kohė; ecni gjersa keni dritė, qė tė mos ju zėrė errėsira; kush ecėn nė errėsirė nuk di se ku shkon''.
36 ''Gjersa keni dritė, besoni nė dritė, qė tė bėheni bij tė dritės''. Kėto gjėra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
Jeta per keta persona qe pane Jezusin nuk mund te ishte kurre me e njejte. Ata duhej te ishin te impresionuar nga Jezusi. Megjithate, ndonese kishte bere shume shenja para tyre, ata nuk besonin ne Te.(Gjoni 12:37)
E njejta gje kishte ndodhur edhe me judenjte te cileve u drejtohet autori i letres ne kete pasazh, ata ishin ndricuar, por nuk ishin shpetuar.Si rezultat ata ishin ne rrezik te humbisnin te gjithe mundesine per tu shpetuar, dhe te beheshin nje kundershtar, apostaze. Per shkak te mosbesimit te tyre, drita qe u ishte dhene atyre per ti shpetuar po behej nje gjykim kunder tyre.
Une do te perpiqem te sqaroj edhe me tej kete pasazh, por tani nuk kam me kohe dhe me duhet ta mbyll dhe pas 2 ditesh po te jete ne vullnetin e Zotit do te vazhdoj perseri ketu ku e kam lene.
Keto jane mundesite e mia per momentin dhe besoj se me kuptoni.
Krijoni Kontakt