Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 195

Tema: Shpetimi.

  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    pergjigje.klodi.

    a) Nuk thote Deshmuesi se ne kishe ka dy grupe, thote JEzus Krishti, Zoti i gjithesise dhe shpetimtari i kishes. Ai tha se "Pese ishin te mencura dhe pese budallaqe, dhe qe ta vertetosh ti se budallaqet ishin te parilindura dhe te pashpetuara, ne krahasim me te MENCURAT, shoki fundin e tyre.
    Ato ishin me perzgjedhje te lire (BUDALLAQE) per shkakun se udhehiqeshin prej vajit njerezor(aftsive dhe llogjikes se njeriut,sic ben ti ne interpretim te ungjillit), dhe mos u perpiq qe verberine tende ta shprehesh si mendimin tim.
    1 . nuk po mesojme "NE" se tek besimtari i vertete i krshtere...... Po meson TI. Ne mesojem se tek i krishteri eshte Perendia dhe ku eshte Perendia njeriu eshte i vdekur per mekatin , se i krishteri eshte TEMPULL i Frymes se Perenidse, se i krishteir ka vdekur per boten dhe eshte i gjalle per Perendisen, se mekati nuk eshte me mbret ne zemer te tij, por eshte JEzusi. Se atje ku eshte DRITA erresira nuk ka vend. Pra je TI ai qe meson mesimie antibiblike. Ne rojme ne MISH por jemi te gjalle per Perendine dhe te vdekur per boten.Pra ne kete pike dhe njehere ta theksoj se je TI, ai qe meson te kunderten e fjaleve dhe mesimeve te KRishtit, prandaj dhe je kunder tij . Ma gjej kete mesim ne bibel ne te cilin ti mbeshtetsh dhe e quan si nje mesim biblik. Kjo eshte herezi.
    (bej kujdes dhe mbaje mend kete deshmi, se pasandaj thua nuk e kam thene, se do te vije koha qe une do ta deshmoj ty kete budallaek qe ke pohuar.)
    2) Kurora e Jetes . Lexoje pak vargun me siper se si Pali i thote Timoteut: Luften e mire luftova, e perrfundova VRAPIMIN (ecjen per gjate gjithe jetes ne besim) dhe e ruajta BESIMIN. Pra Te trija kete i polteson vetem virgjeresha e mencur dhe jo budallaqe. Pali ishte i SIGURTE qe ishte i shpetuar, pa e pritur GJYQIN , perse? Sepse ka bere plotesisht vullnetin e Krishtit, Ku eshte Gjyqi ? Lexoi dhe vargun me poshte:
    " Gjykatesi i drejte do tja u jape ate dite(kuroren e drejtesise) jo vetme mua , por te gjithe aytre qe presin me DASHURI te shfapqurit e Zotit. E di ti Klodi se kushe priti me DASHURI te shfaqurit e DHENDRIT ne ate dite? Vetem pese virgjereshat e mencura dhe jo BUDAllQET.
    3) Pali nuk ju referohet te Marave ne Rome, ky eshte keqinterpretimi yt,me dashakeqesi( ose mendjelehtesi) , por ne kishe ka Edhe virgjeresha Budallaqe, edhe virgjersha te MEncura. Kete e thote Jezusi Kirshit dhe jo deshmuesi.
    Sa per te renin poshte nga HIRI , ti perseri nuk e kupton . Populli i IZRAELIT me mospranimin qe i beri Krishtit , ra poshte nga HIRI. Ti nga qe nuk ke koncept te qarte biblik, pasi mesazhin e saj e mer nga njerezit dhe jo nga Fryma e Perendise, nuk e kupton se e gjithe BOTA eshte nen HIR. Hiri eshte dhene per te gjithe njerezit pa perjashtim. ne menyre qe gjithsecili te kete mundesi te vije tek Krishti. Ai qe nuk e pranon HIRIN por e GROPOS. ka rene poshte nga HIRI qe do te thote, ka humbur shpetimin te cilin Perendia e beri gati per te gjithe njerezit ne bote, Gjoni :3:16..
    4) askush nuk deshiron qe te behet i mare dhe i mencur, i shpetuar dhe i pashpetuar, kjo eshte marezia jote. Drita nuk behet Erresire, ky eshte koncepti biblik mbi te MECURIN dhe BUDALLANE. shikoj praktikisht ne jete kete fakt qe te thashe. Nje njeri qe eshte NORMAL a mund te perzgjedhe dhe te behet budalla???? e vetmja mundesi eshte nese e le truri, gje qe nuk varet prej tij.
    5) ti je aq konfuz dhe i panxene ne fjalene Perendise, sa qe kundershton vetveten. Ne nje ane thuaj se , Tallanta eshte dhurata e Frymes se Shenjte qe ikrishteri e mer pasi ka besuar dhe eshte rilindur, dhe me poshte kundershton veten tende. dhe thua:Mos perdorimi i tallantes eshte MAREZI. e di ti se cfare do te thote te maresh FRYMNE e PERENDISE? do te thote te maresh diturine e Perendise, te njohesh misteret e Perendise, te kesh mendjen e Krishtit dhe jo te njeriut, pra si ka mundeis qe nje njeri me ane te Fryems te mare te gjitha keto prej Perendise, dhe me pas te jete i MARRE? e kupton se po flet kodra pas bregut? e di ti se je duke keqperdorur fjalen e Krishtit? A mudet nje njeri i ZGJUAR i cili e perveteson DITURINe , dhe me pas te mendosh se ai e ka mare ditureine dhe e ka GROPOSUR? A mun te quhet i MENCURI i MARE,? kete e thote vetem Klodi,. Mblidhuni dhe digjoni kundershtimin e kundershitmeve..,.oooo.
    6) Te punosh me frike dhe me dridheje per shpetimin ... Ti nuk e ke idene fare se cfare do te thote fjala PUNE per besimtarin e krishtere. Hape tek Gjon:6:27-29. Ja se si i meson Jezusi Izrailitet per te kuptuar fjalen :PUNE per shpetim.
    " Mos PUNONI per USHQIMIN qe PRISHET..." Qe do te thote, mos kerkoni qe te merni jeten e perjetshme me ane te VERPAVE qe BENI nen ligj. ..Me poshte JEUSI ju tregon se cila eshte PUNA qe te JEP SHPETIMIN. Te ciles ben mire qe ti kushtosh vemendje edhe ti, qe te mos flasesh nga mendja jote. Ja se cila eshte PUNA qe I KRISHTIRI ben per te mare JETEN e PERJETSHME . Varg:29.
    " Kjo eshte PUNA e Perendise: te BESONI ne ate qe Perendia ka derguar, dmth ne KRISHTIN.
    Puna e BESIMTARIT eshte te qendroje gjate gjithe jetes ne BESIM. Dhe kush eshte ne besim kryen dhe veprat e besimit .
    Ps. te kam drejtuar shume pyejte dhe te kam dhene shume pegjigje por si dredhues qe je, mundohesh te besh debate vetem atje ku mendja jote thote se ke te drejte.

    Deshmeusi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 04-12-2002 mė 04:15

  2. #112
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Matrix!

    Po ti kesh lexuar shkrimet e mia qe kam shkruar ne kete teme do te gjesh edhe pergjigjen qe ti pret prej meje.Tani pozicioni im ne lidhje me temen qe po diskutojme eshte ky, qe jemi te shpetuar me ane te hirit te Perendise, falas pa meritat tona dhe eshte Perendia qe siguron per ne qendrimin ne Krishtin ne hardhine per te dhene fryt.Njehere kur ne rilindim nepermjet Frymes se Shenjte nuk mund te kthehemi me prapa per te braktisur Zotin, eshte e pamundur per nje besimtar te vertete qe te gjeje kenaqesi ne gjera te tjera, pervec se ne ate qe te perlevdoje Birin e Perendise, Zotin Jezu Krisht.E thene me fjale te tjera :
    I rilindur nga Fryma e Shenjte = bir i Perendise nepermjet Jezu Krishtit = e pamundur te humbasesh biresine, ashtu si nje bir i atit tokesor nuk mund te c'biresohet nga vetvetja edhe sikur ta mohoje babain e tij me goje, kudo ne dokumentat e tij do te shkruhet djali i filanit.

    Jezusi e tha qarte tek Gjoni 6:37 :

    Gjithshka qe me jep Ati do te vije tek une; dhe ate qe vjen tek une, une nuk do ta nxjerr jashte kurre

    Cfare po na thote Jezusi ketu? Po na tregon se Ati i sjell te shpetuarit tek Ai dhe Jezusi po garanton ose po na siguron se jemi te sigurte, nuk do te dalim jashte kurre.Nga menyra se si thote "nuk do ta nxjerr jashte kurre" tregon se gjithshka eshte ne dore te Tij, Ai ka pushtet te na mbaje brenda ose te na nxjerre jashte, Jezusi eshte sovran dhe Ai eshte sovran te na mbaje ne Te.
    Cfare pergjigje tjeter kerkon ti Matrix? Po nuk te thirri Ati, askush nuk mund te shkoje tek Jezusi, dhe Ati therret ata qe pendohen, ata qe kane frike Perendine.Me qarte se ka folur Zoti vete une nuk mund te flas.

    Dhe sa per Marijen dhe shenjtoret e tjere une kam respekt per ta. Ata besuan tek Krishti dhe per kete ata moren kuroren e lavdise, por kisha juaj i ka kthyer ata ne objekte adhurimi, ne nje kohe kur ata ishin gjalle ne toke iu thane njerezve mos na adhuroni ne se jemi te dobet dhe mekatare si ju, por adhuroni vetem Zotin Jezu Krisht (Veprat e Apostujve 14:12-18).

    Edhe njeher Matrix, Klod ju bej thirrje zgjidhni rrugen e Perendise dhe pendohuni dhe kerkoni Zotin sa eshte dite, sepse vjen nata dhe askush nuk mund te punoje me.Zoti ju hapte syte.

    Me respekt, Astriti!
    Zoti ju bekofte!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #113
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    deshmues,
    une po te pergjigjem per pyetjet qe ben, ndonese ti dhe miqte e tu nuk denjoni t'u perjgigjeni pyetjece qe u bera. Kjo per arsye se nuk i dini pergjigjet. Une i di pergjigjet e pyetjeve te tua ndaj po u pergjigjem thjesht e qarte. Kush ka veshe per te degjuar le te degjoje!

    1-) A jam une ne proces per t'u bere bir i prinderve te mi apo u bera i tille qysh kur linda.


    Une jam i prinderve te mi nga lindja dhe nga natyra njerezore qe trashegoj prej tyre. Por ti me thuaj a trashegon natyren hyjnore?
    Kemi 2 lloj birerish: Nga Natyra dhe Nga Hiri
    Une trashegoj te paren prej prinderve te mi dhe te dyten prej Perendise.
    E para nuk humbet sepse nuk e kemi zgjedhur me vullnetin tone te lire dhe si rrjedhim nuk mund ta humbasim dot me vullnetin tone te lire.
    Ne mund t'i mohojme prinderit tane, por nuk mund te mohojme natyren tone, dhe si rrjedhim nuk mund te humbasim dot birerine natyrale!!!

    Bireria e dyte vjen nga Pagezimi dhe eshte "Nga Hiri"!
    Kjo eshte deri diku e ngjashme me adoptimin!

    Kjo bireri nuk eshte sipas natyres, dhe si rrjedhim nqs biri i adoptuar kerkon te heqe dore nga kjo bireri, ai mund ta beje kete fare lehte!

    Kjo "doreheqje" quhet ndryshe dhe "renie", "mohim", "braktisje" etj...
    Besoj se jam i qarte!

    2)A mund ta humbas une birerine?

    Te shpjegova pak me pare se bireria natyrale nuk humbet, por asnje prej nesh nuk mund te pretendoje se eshte Bir Perendie nga natyra. Kjo do ishte absurde, sepse keshtu do kishim te njejtat cilesi me Atin, pra plotfuqishmerine, gjithediturine, shenjterine nga vetevetja, pavdekshmerine etj cilesi qe i ka vetem Esenca Hyjnore.
    Perkundrazi ne jemi Bir Njeriu nga natyra dhe trashegojme cdo cilesi te natyres njerezore sic eshte kufizueshmeria.
    Nga ana tjeter ne jemi krijuar "Sipas Ikones" se Atit, pra kemi cilesi qe ka Perendia si liria, dituria, dashuria etj
    Nga ana tjeter ne mbartim dhe "Shembellimin e Adamit mekatar" qe do te thote se Ikona e Perendise eshte njollosur tek ne dhe nuk eshte ajo qe ishte ne fillim.
    Kur ne Pagezohemi, ne bashkohemi me Krishtin dhe si rrjedhim "Ikona e Perendise" fillon te restaurohet tek ne duke marre Shkelqimin e pare.
    Ne rast se ky pastrim me deshiren tone nderpritet, atehere "renia" eshte e pashmangshme!

    Kjo eshte shume e qarte dhe e lehte per t'u kuptuar!

    3) Me trego nje veper me ane se ciles u bere bir i babait tend?

    Me trego dhe ti nje veper me ane se ciles Jezu Krishti u be Bir i Perendise? Asnje sepse ai eshte "I lindur, jo i Krijuar"

    Une nuk kam bere asnje veper per te fituar birerine nga natyra.
    Por kam bere nje veper per te fituar birerine nga Hiri, dhe kjo eshte "Pagezimi". Meqenese bireria "Nga Hiri" nuk eshte bireri "Nga Natyra", une mund ta humbas ate nqs une e deshiroj kete humbje.
    Jezu Krishti thote se ai qe vjen tek une nuk do ta nxjerr jashte, por Ai thote gjithashtu se Une nuk do ta mbaj me force ate qe do te largohet! Apo jo?
    Keshtu Ai i tha Pjetrit e dishepujve te Tij kur u braktis nga turma e njerezve qe e ndiqte thjesht sepse ishte ushqyer prej Tij nje dite me pare. Dhe Pjetri ju pergjigj: "Ku te shkojme o Zot? Ti ke fjale jete te perjeteshme!"
    Por Juda si veproi kur Jezusi i tha : "Bej c'ke per te bere!"
    U largua dhe shkoi drejt e ne humbje!

    Keshtu pra dhe ne mund te kemi te njejtin fund me Juden (Ruajna o Zot me Hirin tend!), ne rast se nuk qendrojme ne dashurine e Zotit, do te pritemi si shermendi i pafryt e do te thahemi si fiku i mallkuar prej Zotit!
    Mjere ne!
    Dikush tjeter do ta marre dhjakonine (sherbesen) tone!
    Do humbasim ashtu si ata Bij Perendie qe ishin engjej dhe u bene demone sepse u rebeluan ndaj Krijuesit!( Shih Gjeneza, para permbytjes, Bijte e Perendise bien ne mekate me grate njerezore)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #114
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une t'u pergjigja, tani pres pergjigje prej teje!
    Ose te pakten ki burrerine te thuash qe nuk i di pergjigjet. Kjo do ishte me e ndershme nga ana jote!
    Farisejte te pakten kishin burrerine t'i thoshin Jezusit "Nuk e dime!" kur Ai i pyeti se nga kishte marre pushtet Gjoni te pagezonte!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #115
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    wow

    Matrix hajde hajde po ku i ke patur te gjitha keto njohuri sepse nuk i kisha pare..?
    Pytjeve te deshmuesit nuk u je pergjigjur ose me qart mendon se u je pergjigjur.

    1- ti nuk duet te krahasosh Jezusin me veten tende(neve nuk duhet te krahasohemi me Jezusin). Jezusi ka lindur por nuk ka qene kurr i krijuar, sepse ne shpirt Ai eshte vet Perendia apo e harrove. Nese Jezusi lindi ne natyre hyjnore nuk do te thote qe une edhe ti kemi lindur ne natyr hyjnore, apo jo?

    2- Te jesh Bir i Perendise nuk eshte ashtu siē e interpreton ti por lexo me mire Gjoni 1:12-13 "
    ...por te gjithe atyre qe e pranuan Ai u dha autoritet te behen bij te Perendise,(13) te cilet nuk kane lindur nga gjaku as nga vullneti i burrit e as nga vullneti i mishit, por qe kane lindur nga Perendia
    Sipas teje ēfare do te thote "..edhe te gjithe ata qe e pranuan Ai u dha autoritet qe te behen bij te Perendise . ketu atehere hidhet posht teoria jote qe thote se po nuk u pagezove nuk je bir i Perendise, apo jo? mik i dashur pagezimi eshte i rendesishem vertet edhe te te them te drejten se Pagezimi do te thote qe te deshmosh se nuk i perket me botes por Krishtit. por nese ti nuk e ke pranuar kurre Krishtin ne jeten tende edhe pagezohesh, pagezimi nuk do te sherbej per shpetim por per gjykim...do te te gjykoje diten e fundit.

    nejse mendoj se mjafton vetem kjo edhe mund te kuptosh edhe me kaq(nese ke deshir te njohesh te verteten).
    Ehj te dashur fetar(ortodoks e katolik) Nese ju na flisni per fene tuaj qe eshte e drejta edhe nuk ka rruge tjeter, neve nuk ju shpallim fene tone qe eshte me e drejta por Krishtin qe erdhi ne kete bote per te te shpetuar mua edhe ty edhe jo te themi qe nese je ortodoks do te shpetohesh nese je katolik nuk do te shpetohesh. Shpetimi nuk vjen nga nje fe(katolik ortodoks, protestant, myslyman, bahai etj), por vjen nga Jezusi edhe nese do te shpetohesh duhet te besh dy gjera qe ka dhene ne kete bote: Leximin e Bibles edhe lutjen por perdite. Nuk ka thene qe po te behesh fetar do te jesh biri i tij por ka thene qe nese ti e pranon personalisht ne zemren tende si Zotin edhe shpetimtarin e vet.
    Une nuk vij nga nje tradite me fe te krishtere edhe per kete lavderoj Perendine. Nuk ishte nje katolik apo ortodoks apo deshmimtar i jehovait apo nje ungjillor qe me foli per Zotin por ishte thjesht nje "Dhjate e Re", qe fillova ta lexoja per esapin tim edhe aty pashe shume gjera edhe fillova te lutesha(me aq pak sa dija), keshtu Perendia ngadal ngadal me tregoj edhe me hapi syte e zemres. Isha myslyman por jam i krishtere nuk ishte nje fe qe ma thoshte me force por ishte Fryma e Shenjte qe me flishte nepermjet Fjales se Perendise.

    Me respekt te gjitheve nga i krishteri
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  6. #116
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    O "i krishter",

    Me duket se ke harruar fare te lexosh...

    Lexoje dhe njehere shkrimin tim se pikerisht per kete po u flisja miqve te tu, qe bireria jone nuk eshte si ajo e Jezusit!

    Dhe sa per pagezimin,
    Lexo letrat e apostujve ku thuhet:

    Se sa u pagezuam me Krishtin, me Krishtin u veshem!
    Dhe se me pagezimin u bashkuam me vdekjen e Krishtit!

    Por ti dhe prijesi yt qe eshte ne te njejten kohe dhe prijesi i kesaj bote, e quan te kote rilindjen nga Uji dhe Fryma!

    Mjere per ata qe e degjojne!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-12-2002 mė 15:23
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrix ti mendon se je pergjigjur.

    Simbas diturise tende ti i je pergjigjur, por simba diturise se fjales se Perendsie dhe deshmise bibleke ti je shume lark.
    Ne cdo argument qe ti ke sjelle, ti nuk e ke ilustruar ate me vargun biblik. keshtu qe gjithshka qe ti pohon eshe vecse nje mosnjohje e Perendise dhe mosberje e vullneit te tij.
    #Ju thoni se i krishteri eshte i adoptuar tek Perendia. Ky konkluzion eshte konkluzioni me i rrezikshem qe mund te beje nje i krishtere. Do ta merja te mireqene kete thenie nese kjo do te vinte prej bibles. Por cfare thote bibla per kete gje? Piksepari shiko shembelltyren e dalit plangprishes. Jezusi e fillon kete shembelltyre dhe e mbaron , duke na vertetuar deri ne fund se djali plangprishes , nuk ishte nje bir i ADOPTUAR i Atit te tij. Po edhe kur ai ishte lark Atit duke ecur ne plangprishje,(mekat) edhe kur erdhi prane gjirit te Atit te tij, ( ne paqe), ai per Atin ishte i njeti BIR. Por kur ishte lark Atit ishte nje BIR i vdekur per Atin dhe kur erdhi prane gjirit te Atit ,u be nje Bir i gjalle dhe trashegimater i tij, pra bireria e tij nuk ndryshoi per asnje cast. (Kete e thote Jezusi dhe jo deshmuesi.) Vetem me kete argument qe une ju solla , bije poshte i gjithe mendimi i juaj , i cili nuk eshte as orthodhoks, por eshte i juaji personalisht.
    #Cfare thuhet tek GJON:1:12-13.
    " Por te gjithe atyre qe e pranuan ai ju dha pushtet te behen BIJ ( jo kopila te adoptuar) te Perendise , atyre qe besojne ne emer te tij., te cilet nuk jane lindur as nga gjaku, as nga vullneti i mishit e as nga vullneti i burrit, por jane LINDUR( jo ADAPTUAR) nga Perendia."
    # Te adoptosh do te thote , te maresh femijen e tjetrit dhe ta besh tendin. Tek letra e HEbrenjve, Pali na verteton se cfare do te thote Bir dhe kopil.Hebrej:12: Pali thote se Perendia fshikullon ate qe do dhe nderq birin qe i pelqen, Nese ju, thote Pali , do ta duroni qortimin e Perendise, jeni BIJ, por po te jeni te pandreqshem nuk jeni bij por jeni kopila.
    Ti MAtriks nuk je fajtor sepse flet gabim ndaj gjerave te Perendise, por je fajtor qe nuk pranon mesimin e Perendse. Por kush eshte BIR real i Perendise, e digjon fjalen dhe qortimin e tij, ndersa kush eshte i adoptaur (kopil) eshte i pa ndreqshem. Ti ke ploteisht te drejte kur thua se kopili , mund te heqe dore nega adoptimi. NDersa bibla deshmon se, Biri nuk mund te heqe dore nga BIRERIJA qe ka tek Ati. kete fakt naj tregon JEzusi tek shembellt. e djalit plangrishes. Ai nuk hoqi dore nga BIRERIJA e Atit te tij dhe kur ishte lark tij, por si nje Bir i penduar u kthye tek Ati i tij, per te vetmin fakt : sepse ishte BIR i vertet dhe jo i adoptuar i Atit.
    ( eh o klod shiko se ku po i con keta njerez me budallalleqet e tua).
    #t Ti mer ne krahasim Juden me nje besimtar, dhe del ne perfundimin se ashtu si u largua Juda , mund te largohet edhe nje besimtar. Ti ke koncet te gabuar . Me lejo tju pyes: JEzusi ne fund e mori vesh se Juda ishte nje tradhetar?
    Per juden flitet qe tek zanafilla. 3; 15. Profetet kishin parathene plotesishit per ate qe juda ( biri i Humbejs) do te bente.
    Juda asnjehere nuk isht BIR i Perendise, Ky eshti keqinterpretimi juaj i cili eshte mjaft i i rrezikshem. Pjetri dhe juda nuk jane e njejta gje. Pjetir ishte nje BRI i Perendise, ndersa Juda nje vrasese dhe tradhetar, (armik) .Juda u largua sepse ishte kopil, dhe kopilat jaen te larguar prej Perendise, ndersa bijte jo. 1Pjetri:2:25. thote se: ju ishti dele endeacake qe kishit humbur BARIUN, por tani u kthyhet tek BARIU. Pra edhe kur ne ishim pa njohur Krishtin, ishim dele(bij) , por dele te humbura, dhe kur ardhi koha Bariu na gjeti dhe na mori ne vathen e tij. Perse? ssepse ISHIM BIJ dhe trashegimtare.
    Matriks perfundimisht te them se , bibla nuk mund te interpretohet me mendjen e njeriut, qofte edhe fetar apo religjionoz. Gjeja e pare qe te duhet te besh , eshte : te pranosh Krishtin dhe te mraesh Vajin ( Frymen e Perendise) dhe keshtu Fryma do te mesoaj se cila eshte e Verteta rruga dhe Jeta e perjetshme.
    # Gabimi tjeter shume i rrezikshem per ju eshte : ju thoni se asnje nuk mund te jete Bir simbas natyres se Perensie. (Fale o Zot per verberine e tij). Ja se cfare thote Pali tek 1kkor. 15:47-49:
    " Njeriu i pare i bere prej dheut eshte tokesor, njeriu i dyte eshte Zoti nga qielli. sic eshte tokesori ashtu jane dhe tokesoret; dhe sic eshte qiellori ashtu jane dhe qielloret, edhe sikurse mbartem shembellimin e tokesosrit, keshtu dote mbartim edhe shembellimin e qiellorit."
    Ai qe eshte biri Perendie, ka lindur nga Perendia, dhe te lindesh nga Perendia do te thote te kesh mendjen e Perendise 1kornth:2:16. si dhe te kesh te nejten natyre me Krishtin dhe jo
    Adamin prej dheut..
    Arsyeja se perse nuk ju jam pergjigjur pyejte ve te tua eshte fakti se ju nuk i kuptoni dhe pranoni pergjigjet tona , te cilat edhe megjithse vijne nga bibla, ju perseri i kundershtoni. Po sikur te jepnim thesht mendmin tone te pa argumentuar ne bibel (ashtu si ju beni) , si do te na prisnit valle??
    deshmuesi

  8. #118
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmues,

    M'u pergjigj se ku dallohet "Biri i Vetemlindur" i Perendise nga "Bijte" e tjere te Perendise???

    Gjithashtu me komento vargjet mbi mekatin e bijve te Perendise me vajzat tokesore per te cilat flitet ne Zanafillen para permbytjes.
    (Vargjet nuk me kujtohen)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrix.

    I nderuar Matrix.
    Mendoj se duhet te jeni pak me serioz gjete nje diskutimi. Ju kini sjelle nje sere mesimesh antibiblike, dhe keshtu kur ne me dashuri ne Krisht ju jap interpretin e vertete biblik, ju kaloni nga nja diskutim tek tjetri, pa ndjere aspak pergjegjesi per ato qe ke shkrojtur. Pergjegjesia persa i perket asaj cko njeriu deshmon ndaj Perendise, eshte jo e vogel. Prandaj do te deshiroja qe ju ti permbaheni bisedes qe ne jemi duke diskutuar . Nuk eshte e mundur qe cdo gje ta dije nje i krishtere, por qe te deshmoje Krishtin, kjo eshte detyra e tij me e pare.
    Une ju kam bere nje pyejte kushedi se sa here, dhe ju nuk jeni pergjigjur. Fakti nuk qendron se une jam i ofenduar apo dicka tjeter, (me mire te jem une i ofenduar dhe ti i shpetuar ne Krisht) por une dua qe me anet te pyejtes tju jap mundesine qe te shihni konkretisht perfundimin e mendimeve dhe mesimave te tua. As ti dhe as Klodi nuk i jeni pergjigjur kesaj pyetje, cka tregon se ju nuk njihni te verteten Jezusi Krishtin.
    Pyetja eshte:
    "Nese Krishti do te vije ne kete cast si mendon: do te futesh ne dasme me dhendrin apo do te mbetesh perjashta?
    Mund te pergjigjesh me nje PO, me nje Jo, ose: NUK E DI. Por gjithsesi nuk mund ta kalosh ne heshtje pergjigjen e kesaj pyejteje, per faktin se ti je duke dhene mesim mbi shpetimin. Pra kur nuk di te pergjigjesh ti qe jep mesime mbi shpetimin, si do te mud te pergjigjet ai qe sapo ka erdhur ne besim????
    Pers pergjigje.
    Deshmeusi

  10. #120
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmues,

    Pergjigju pyetjeve te mia, nqs ke nje fije burrerie!!!!!!

    Ato pyetje jane te lidhura ngushte me biseden tone, dhe ti nuk je aq i trashe sa te mos e kuptosh kete!

    Pyetjen tende une nuk e di! Nuk e di nqs do shpetoj apo jo, por perpiqem per kete!
    Perkundrazi Zoti e di se Ai e di fundin qe ne fillim! Dhe para se fjala te jete ne gojen time, Ai e di se cfare do them, por nuk eshte se Ai me ka parapercaktuar per nje fat te tille.

    Qe ta bej me te qarte, po te jap nje shembull:
    NJe mjek ka nje pacient te semure me kancer. Mjeku e di se pacienti i tij ka dhe 6 muaj jete, por nuk eshte ai shkaku qe pacienti i tij do vdese per 6 muaj, por shkaku eshte kanceri.

    Keshtu dhe Zoti e di nese ne do shpetojme apo jo, por nqs ne humbasim, nuk eshte Ai fajtor!


    Por kjo pyetje qe ben ti nuk gjendet ne bibel, por nuk e di se cili pastor ta ka mesuar permendesh. Nuk eshte qellimi i te krishterit te dije nese eshte apo jo i shpetuar, por te perpiqet per kete shpetim. Dhe farisejte mendonin se ishin te shpetuar, por si doli ne fund?

    Ne rast se ne do besonim se ishim te shpetuar, as lutjen Ati yne nuk duhet ta themi sepse ajo permban fjalet: "Falnaji fajet tona!", dhe nqs jemi te shpetuar keto fjale s'kane me kuptim apo jo?

    Une u jam pergjigjur pyetjeve te tua ashtu si kam ditur, ne rast se ty nuk te pelqejne pergjigjet eshte tjeter pune. Pergjigju dhe ti pyetjeve te mia ashtu sic di !!!!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  2. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Besimi, Veprat dhe Shpetimi.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-08-2003, 20:34
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •