Lumturia e Kafazit tė lirisė
Ti nuk je e lirė, prandaj nuk je e lumtur.
Ti, ti nuk di tė shijosh kėnaqėsinė e lirisė sė plotė, se nuk mėsohesh tė harrosh veten duke fluturuar lartėsive, hapėsirave pafund.
Eja.
Eja fluturo me mua, tė tregoj limitin tim.
Ai ėshtė qielli!
Aty fshihen liria dhe lumturia.
Ato janė pjesė e boshllėkut pafund.
Boshllėku, asgjėja, janė liria dhe lumturia e vėrtetė.
E sheh sa i lirė dhe i lumtur jam unė?
Po, po, jam i lirė dhe i lumtur.
Ti pse s’mė beson?- pėrsėriste vazhdimisht zogu me pupla platine, duke ma treguar kupėn e kafazit, tė cilin e kishte ndėrtuar vetė.
Pastaj kėrcente dhe prekte kupėn e kafazit me puplat platine dhe mė thoshte:
E sheh, e sheh sa i madh jam unė?
Unė kam pushtuar majat qiellore.
Ti, pse nuk ke dėshirė tė kėrcesh me mua lartėsive?
Eja kėrce tė kapim ajrin me dorė!
Shiko.
Ėshtė lumturi tė ngopesh me ajėr.
Me boshllėk.
Me asgjė.
Ashtu rritesh, nga asgjėja.
E sheh?
Unė jam rritur.
Prandaj kėrcej lartėsive.
Ai kėrcente, i binte kupės me kokė dhe pėrplasej pėr dyshemenė e kafazit.
Ejaaaa, fluturooo, fluturooo me muaaaa- bėrtiste zogu.
Ėshtė kėnaqėsi, ne do tė jemi tė lumtur!
Unė e shikoja me habi dhe mbyllja sytė sa here pėrplasej nė dysheme.
I buzėqeshja me dhembshuri, pėr ti treguar se e kuptoja.
Hera-herės e merrja pėr dore, e afroja tek dera e kafazit dhe i tregoja qiellin blu qė ngritej pafundėsisht mbi tokė, jashtė kafazit.
Atėherė ai ngrysej, murmuriste fjalė tė pakuptimta, shante dhe mė shkulte njė pupėl.
Pastaj e kaplonte tmerri dhe fillonte i shkulte puplat e veta, i hudhte nė ajėr dhe mė thoshte:
I sheh?
Kėta janė miqtė e mi!
Dhe fillonte i emėrtonte puplat.
I personifikonte me dėshirat e tij, nevojat, mungesat, problemet…
Secila pupėl e tij shndėrohej nė person.
Ai mi tregonte me gisht duke mė thėnė:
Ja, kjo e bukura ėshtė e dashura ime, edhe ajo tjetra aty lart, edhe ato dyja...
unė kam shumė tė dashura.
Kurse ai i menēuri, ai jam unė.
Ai aty lart ėshtė miku im, ne fluturojmė bashkė.
Unė kam shumė miq.
Shumė mikesha.
E sheh atė, atė mė poshtė?
Ajo ėshtė gruaja ime me fėmijėt e mi.
Ne jemi familje.
Po, po, ajo ėshtė gruaja ime.
Por ajo nuk di tė fluturojė.
As fėmijėt e mi nuk fluturojnė.
Unė jam i vetmi qė fluturoj lartėsive.
Unė jam i lirė dhe i lumtur.
Por ti, ti duhet tė mė besosh.
Ti duhet tė mė besosh.
Unė jaaaam i lumtuuuur dhe i liiiiiirė.
Unė pėrsėri i buzėqeshja me dhembshuri dhe i thosha se i besoja.
Pse tė mos i besoja?
Ai nuk kishte pse tė gėnjente.
Ai ishte i lirė.
Ai vėrtet ishte i lumtur.
Ai kishte pushtuar qiellin e kafazit tė tij.
Krijoni Kontakt