Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Përdhunim, 10-vjeçarja nën mbrojtje

    Vajza e dhunuar nga njerku dhe familja e saj janë strehuar në një institucion të specializuar për rehabilitim

    Përdhunim, 10-vjeçarja nën mbrojtje

    Nëna e vajzës së dhunuar kërkoi mbrojtje të veçantë. Njerku, përdhunues në gjendje të dehur


    Thoma Nika

    SARANDË
    - Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të njerkut ndaj minorenes 10-vjeçare në qytetin e Sarandës është përjetuar dhe vlerësuar si një krim brenda familjes dhe si një aksident social për tërë shoqërinë. Në kohën që policia vazhdon kërkimin e autorit të këtij krimi shokues për gjithë qytetin, duke ngritur postoblloqe në vendkalimet më të rëndësishme si dhe në kufirin me Greqinë, ka qenë i shumëfishtë kujdesi për vajzën e traumatizuar, nënën e saj dhe dy pjesëtarët e tjerë të familjes, gjithashtu fëmijë të mitur. Në gjendje shoku psikologjik, e ëma e vajzës së dhunuar, Valbona, nuk ka pranuar të flasë për detaje rreth ngjarjes së dy ditëve më pare, ndërsa burime të afërta me familjen kanë bërë me dije rrethanat në të cilat manjaku seksual, nën veprimin e alkoolit është shtyrë drejt veprës së abuzimit seksual me vajzën e gruas, pa u përmbajtur as përballë moshës së saj vetëm 10-vjeçare.

    Dhuna seksuale

    Krimi shokues mësohet të ketë ngjarë në orët e mbrëmjes së dy ditëve më parë, kur gruaja e shtëpisë u bë merak pse i shoqi nuk po kthehej ende në shtëpi. Për t'i dhënë fund pritjes, ajo ka dërguar vajzën e saj 10-vjeçare për t'i folur njerkut, që dihej se ishte duke pirë në një lokal të lagjes. Vajza e ka gjetur njerkun Ilir Çela, pikërisht atje ku i kishin thënë dhe i ka kërkuar ta shoqërojë për të shkuar së bashku në shtëpi. Ai i është bindur vajzës së vogël, të cilën e ka zënë përdore dhe janë drejtuar për në shtëpi. “Ende pa arritur në shtëpi ai ka shtuar përkëdhelitë ndaj vajzës dhe duke qenë në gjendje të dehur, e ka tërhequr atë në kthinën e një pallati në ndërtim. Janë ngjitur në katin e pestë të tij, ku ka vënë në përdorim forcën fizike dhe e ka detyruar me dhunë të kryejë marrëdhënie seksuale. Pas kësaj ai mësohet të jetë larguar në drejtim të paditur”,-tregojnë të afërm të familjes. E lebetitur, vajza ka mundur të zbresë nga kati i pestë dhe pak më tej ka hasur të ëmën, e cila kishte dalë ta kërkonte. Nën një traumë të shumëfishtë, ajo ka treguar për atë që kishte ndodhur dhe të dyja janë drejtuar për në spitalin e qytetit, prej nga është njoftuar policia.

    Trajtimi

    Që prej mbrëmjes së të premtes, Valbona me tre fëmijët e saj ka braktisur shtëpinë dhe është strehuar në një qendër të specializuar. Pranë saj dhe vajzës së dhunuar qëndron prej ditës së djeshme edhe një psikologe, e cila ndikon në zbutjen dhe kapërcimin e gjendjes së rënduar që ka krijuar veprimi i një pjesëtari të shtëpisë mbi vajzën e gruas, që është vetëm 10 vjeçe. Vajza, që është dhunuar fizikisht dhe më pas është përdhunuar nga njerku, ndihej disi më e qetë në shoqërinë e dy motrave të tjera nga mamaja dhe në ngrohtësinë e të ëmës. Madje, në rehabilitimin e tyre po ndikon edhe fakti që e gjithë familja nuk vazhdon të banojë në shtëpinë e përhershme, por janë krijuar kushtet që ato të akomodohen në mjediset e një institucioni të mbështetjes sociale, që nuk bëhet publik, ku janë siguruar të gjitha kushtet që familja e traumatizuar të kalojë ditët e netët e vështira pas ngjarjes. Kjo zgjidhje është gjetur si për qetësimin psikologjik edhe duke qenë reagues ndaj kërkesës së gruas së shtëpisë Valbona Çela për mbrojtje të veçantë nga organet shtetërore.




    26/11/2006

    Shekulli

  2. #2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Dhuna seksuale, frikë nga reagimi i babait të vajzës


    Th.Nika

    SARANDË
    - Për strukturat shtetërore, e gjithë familja duhet mbajtur larg veprimit të mëtejshëm kriminal të të kërkuarit Ilir Çela, por edhe ndaj reagimit negativ që mund të vijë nga i ati i ligjshëm i të përdhunuarës, i informuar për ngjarjen përmes medias. Burime nga policia e Sarandës bëjnë me dije se i frikësohen një reagimi të mundshëm të babait të vajzës së dhunuar seksualisht nga njerku dhe kanë marrë të gjitha masat për të shmangur një reagim të mundshëm. Në mjediset ku familja është strehuar janë të pranishëm mjeku, psikologu dhe policia. Mjekët që vazhdojnë të ndjekin ecurinë e shëndetit të vajzës edhe jashtë dyerve të spitalit, vlerësojnë se ajo është duke u rehabilituar. Ata treguan se si vajzën e kanë parë të sillet nga e ëma në spital në gjendje të baltosur e të reckosur, përveç traumës seksuale dhe psikologjike. Ekspertiza e kryer ka vërtetuar dëmtimin e himenit tek minorenia, të shkaktuar nga dhuna seksuale e ushtruar mbi të vetëm pak orë para paraqitjes në spital. Përveç kësaj, mjekët kanë konstatuar edhe hematoma në syrin e djathtë dhe në të gjithë trupin, që provojnë përdorimin e dhunës fizike nga ana e njerkut, që ende nuk ka përfunduar në pranga.


    26/11/2006

    Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kur njerku ishte pianec nena perse e pranonte ne shtepi ate njeri.Shpresoj qe ta gjejne kete njeri edhe ta varin ne mes te Sarandes per nje vajze 10 vjece eshte turp qe ndodhin gjera te tilla ne Shqiperi.Shqipetaret kane arritur ne nje dhune te keqe me shume kjo ndikon ana ekonomike qe eshte Shqiperia.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Bravo Saranda me sarandjotet e tu.Vit per vit e kemi nga nje histori te rende ne atje.Dhe ajo lumadhja ,c e deshi burrin e dyte ,e ndriti me te parin dhe i mbeti i dyti????Perderisa qe dhe pijanec as pare s kishte per tu dhene ai atyre , keshtu qe e ema beri krim qe e mbante ate shtazen.
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  5. #5
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    keto jan plaget e nje shoqerie
    ai do denim maksimal(maskara) baba
    sepse e ka gjetur 3 vjec gocen ,eshte veprim kafsherie
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Permbledhje dua te zgjedhura
    Nga Nur_11 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 08:09
  3. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •