Nxenesja Shpiqtare Leonora Gjoca ne gjimnazin 5 te Nea Ionise ne Athine, ne vitin e pare ishte me e mira,me mesatare 9.13. Kryeministri grek i beri atehere nje dhurate si per te gjithe nxenesit me te mire ne shkollat greke,nje kompjuter.
Ne vitin e dyte ne gjimnaz,ajo perseri eshte me mesataren 19.13 dhe ministrja greke e arsimit Marjeta Janaku, e vleresoi me 26 Tetor 2006 me Flete Lavderimi (AIEN ARISTEVEIN).
Perkujdesi i ambasadorit shqiptar Vili Minarolli per mbarevajtjen e nxenese shqiptare ne shkollat greke eshte i vazhdueshem. Ai vete u interesua qe nxenesen shqiptare ta takonte bashkerisht me shoqet e mesuesit e saj.
Ishim mesuar qe shembujt e shkelqimit te nxenesve shqiptare ne shkollat greke t'i shihnim vetem kur atyre u mohohej e drejta e flamurmbajtesit. Shpeshhere, per shkak se media greke shembullin e mire kthen ne mall tregu per te shitur vetveten, shembullin e nxenesve shqiptare ne shkollat greke e telendiste ne debate nese duhet te jene shembullore nxenesit emigrante, e ca me pak, nxenesit shqiptare, duke ngjallur nje armiqesi te paqene ne vete marredheniet midis nxenesve.
Larg zhurmes mediatike ambasadori shqiptar perzgjodhi rrugen me njerezore: Bashkebisedim me shoke e shoqe, me mesues, bashkarisht, per te treguar se te gjithe jemi te barabarte, pavaresisht nga kombesite, nga qyteterimi e kultura kombetare e secilit. Qe keto qyteterime e kultura te ndryshme te behen burim pasurimi dhe jo dallimi e vecimi. Ne mjediset e ambasades, nxenesja e shkelqyer ne mesime e gjimnazit te Nea Ionise, Leonora Gjoca shoqerohej nga 6 shoqe te saj, tre prej te cilave ishin greke. Bashke me nxenesit ishte edhe drejtori i gjimnazit edhe 2 mesues.
Ambasadori shqiptar zoti Vili Minarolli e uroi nxenesen shqiptare per perparimin e shkelqyer ne shkolle dhe duke uruar te gjitheve mireseardhjen theksoi gjithashtu miqesine dhe mirepritjen.
Drejtori i gjimnazit e falenderoi zotin ambasador ne emer te te gjithe kabinetit pedagogjik te gjimnazit, per respektin qe ai tregon per nxenesit e shkolles te tyre.
Drejtori theksoi gjithashtu krenarin e nxeneses shqiptare edhe per me teper qe eshte e barabarte me te gjithe nxenesit e tjere greke.
Nxenesit bashkebiseduan dhe preken temat qe u interesojne. Per nje gje ishin te gjithe ne nje mendim: Qe takime e bashkebisedime te tilla te jene me te shpeshta, edhe per nje stimulim moral te nxenesve te shkelqyer, por edhe per te mesuar nga pervoja e tyre. Sa me shume mendje te mencura te kemi, aq me perpara do vemi!
Te Huajt :70% e nxenesve ne shkollat Greke.
Nje shifer kolosale ne krahasim me ate te pak viteve me pare: vetem 8000 nxenes te huaj. Nderkaq, perqindja me e madhe e nxenesve te huaj jane shqiptare, plot 66%, te cilet normalisht jane edhe nxenes me rezultate te shkelqyera apo te larta ne mesime. Me pas renditen nxenesit nga Bullgaria me 10,6% dhe nga Rumania me 4,1%. Pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne periferine e Athines (zona e gjere e Athines) ku perqindja e nxenesve te huaj ne shkollat vendase tejkalon 70% duke qene me teper sesa vendasit. Ne Selanik perqindja e nxensve te huaj ne shkollat vendase nuk tejkalon shifren e 6,7%. Nje sondazh i Qendres Shteterore te Kerkimeve verteton se 30,7% e nxenesve te Athines jane te huaj. Nga keta 17% e nxenesve te huaj ndeshet me probleme ne perpjekjet per integrim, ndersa 58% arsimtareve nuk i konsiderojne aspak nje problem per oret e mesimit. E megjithate te dhenat e sondazhit flasin per marredhenie te perkryera te femijeve me njeri-tjetrin, pavarsisht nenshtetesine (76% e nxenesve te fillores shprehen se kane miq nga vende te tjera dhe 84% se bejne shoqeri me bashkemoshataret e huaj,) ne fakt nxenesit e huaj, sidomos vogelushat shqiptare shpesh here bien pre ideve te prinderve vendas, te transmetuara pa kujdes tek femijet e tyre. Jo pak prej tyre preferojne te shoqerohen me te tjere nxenes te huaj sesa vendas.
Natyrisht, te gjitha keto shoqerime behen jashte bangave shkollore pasi gjate oreve te mesimit jane te gjithe te perqendruar ne nje synim, e stafeten shume here e rrembejne femijet e emigranteve.
Krijoni Kontakt