Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Kosova "rrethohet" nga zgjedhjet ne Serbi e Shqiperi

    Presidenti Moisiu ka deklaruar se zgjedhjet vendore mund te mbahen ne javen e dyte ose te trete te janarit 2007.
    Duke marre parasysh te djelat si dite votimi, mendohet qe data e zgjedhjeve te jete 14 ose 21 janar.

    Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane presidentit, te cilat shtuan se keto deklarata kryetari i shtetit e ka bere duke folur per zgjedhjet vendore gjate nje vizite ne Poloni.

    Ligjėrisht presidenti Moisiu ka tre javė kohė pėr tė dekretuar datėn e zgjedhjeve lokale.

    Sipas kodit zgjedhor zgjedhjet lokale duhet tė mbahen nga 20-dhjetori deri nė 20 janar.

    Moisiu kishte paralajmėruar se do tė priste deri nė 15 nėntor ndonjė kompromis tė mundshėm tė partive pėr kėtė problem dhe nė rast se ky mungonte sic edhe po ndodh atėherė do tė respektonte detyrimet kushtetuese.

    Megjithė paralajmėrimet e herėpashershme te presidentit pėr gjetjen e njė kompromisi mes partive, duket se asgjė nuk i ka ndryshuar politikės nga sherret dhe mosmarrėveshjet e zakonshme.

    Njė dekretimi i datės sė zgjedhjeve mund tė ndodhė pas kthimit tė vizitės zyrtare tė kreut te shtetit nė Poloni.


    / 16 11 2006/V.H.

  2. #2
    Katėr kongresmenė amerikanė i kėrkojnė presidentit Bush ndėrhyrjen e tij pėr standardin e zgjedhjeve nė Shqipėri.

    “Pa nismat e duhura dhe pėrpjekjet monitoruese, ndershmėria dhe rezultati i zgjedhjeve tė ardhshme ėshtė seriozisht i vėnė nė rrezik”. Sue Kelly, Vito J. Fossella, Mark S. Kirk dhe Darrell Issa i kėrkojnė presidentit amerikan, Xhorxh Bush, tė monitorojė me administratėn e tij rreptėsisht situatėn dhe pėrgatitjet pėr zgjedhjet pėr pushtetin vendor nė Shqipėri.

    “Ne mbėshtesim fuqimisht administratėn pėr tė ndėrmarrė ēdo hap tė mundshėm pėr tė siguruar qė vėzhguesit tė hetojnė paraprakisht pėr ndėrhyrje tė paligjshme nė procesin elektoral, tė mbajnė parasysh situatėn paraelektorale, qė nė tė shkuarėn ka vėshtirėsuar proceset demokratike nė Shqipėri”, thuhet nė letrėn e kongresmenėve drejtuar presidentit amerikan.

    Duke e cilėsuar Shqipėrinė si vendin mė tė madh islamik nė Evropė pas Turqisė, por aleate tė denjė tė SHBA-sė nė luftėn kundėr terrorizmit, ku ka marrė hapa aktivė nė ngrirjen e pasurive tė terroristėve apo largimin e personave tė dyshuar dhe mobilizimin e ushtarėve shqiptarė nė operacionet amerikane nė Afganistan dhe Irak, kongresmenėt shprehen se SHBA nuk mund ta lėrė vendin tonė larg pėrparimit. “Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i lejojnė vetes tė humbasin asnjė mundėsi pėr ta mbėshtetur pėrparimin e deritanishėm drejt demokracisė nė Shqipėrinė tonė mike dhe aleate”, thuhet nė letėr.

    Duke paralajmėruar rrezikun e shmangies sė Shqipėrisė nga standardet e zgjedhjeve, kongresmenėt nė letrėn e tyre i referohen raporteve tė OSBE-sė nė Tiranė. “Kohėt e fundit, misioni i vėzhguesve zgjedhorė nė Tiranė i zyrės pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut tė Organizatės sė Sigurisė dhe Bashkėpunimit nė Evropė, shprehėn disa shqetėsime qė pėrfshinin pasaktėsitė nė listat e votuesve, certifikatat e falsifikuara tė zgjedhėsve, kanosjet nė lidhje me zgjedhjet, blerjen e votave dhe njė histori numėrimi tė pasaktė votash”, shprehen kongresmenėt.

    Nė letrėn e tyre katėr hartuesit e saj, anėtarė tė lobingut shqiptar nė Kongresin amerikan, duke motivuar procedurėn formale tė presidentit pėr tė caktuar datėn e zhvillimit tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor, shprehen kundėr zhvillimit tė tyre nė sezonin dimėror. “Pėr tė mirėn e demokracisė, gjithmonė mė e mira ėshtė qė tė kemi njė datė qė tė ofrojė kushte optimale pėr votuesit dhe njė kohė tė mjaftueshme pėr tė ngritur shqetėsime nė lidhje me zgjedhjet”, thuhet nė letrėn e tyre.

    Kongresmenėt e pėrfundojnė letrėn me kėrkesėn ndaj presidentit Bush pėr njė qėndrim tė shprehur tė tij pėr zgjedhje tė lira nė Shqipėri. Si miq krenarė tė Shqipėrisė nė Dhomėn e pėrfaqėsuesve, ne mbetemi tė gatshėm tė punojmė me Administratėn tuaj nė kėtė pėrpjekje shumė tė rėndėsishme. Ne besojmė me vendosmėri qė zhvillimi i demokracisė nė Shqipėri do tė rrisė perspektivėn e njė Evropė Lindore nė paqe, tė qėndrueshme dhe tė zhvilluar. Ne ju falėnderojmė pėr kohėn dhe vėmendjen tuaj pėr kėtė ēėshtje dhe presim t’ju dėgjojmė tė shpreheni pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė Shqipėri”, shprehen kongresmenėt.

  3. #3

    Pensione per zgjedhje

    27/11/2006

    Misteri i “pensioneve” greke nė Jugun e vendit
    • Artan Hoxha

    Tė pėrfitosh njė pagesė prej 250 eurosh nė muaj, e cila herė quhet "pension" dhe herė "asistencė ekonomike", e tė vjen nga Greqia pa lėvizur as gishtin e dorės, ėshtė njė e ardhur e konsiderushme pėr familjet shqiptare nė jug tė vendit. Asnjėherė nuk ėshtė bėrė publik numri i personave qė e pėrfitojnė njė trajtim tė tillė, madje zor se tė tregon kush se ēfarė kriteresh ndiqen pėr ta marrė atė. Nė tė vėrtetė personat qė e pėrfitojnė njė pagesė tė tillė pėrpiqen tė mos e deklarojnė as sa ėshtė vlera reale e tij. Nė jug tė vendit, sidomos nė rrethet qė kufizohen me shtetin Grek apo dhe nė zonėn e njohur si minoritet etnik Helen, personat qė e pėrfitojnė kėtė trajtim tashmė janė me mijėra.

    Madje ka vite qė kėtė pagesė "ekstra" e pėrfitojnė dhe shumė persona me shtetėsi e kombėsi shqiptare. Nuk dihet se nė ēfarė mėnyrash ia kanė arritur kėtij "fati", edhe pse nuk e kanė kapėrcyer kurrė kufirin me shtetin fqinj apo tė kenė patur ndonjė tjetėr lidhje me tė. Fillimisht kjo pagesė ėshtė shpėrndarė pėr shtetasit shqiptarė me kombėsi greke nė zonėn minoritetit, kryesisht nė Sarandė, Delvinė Gjirokastėr e Korēė. Mė pas gjeografia nisi tė zgjerohej dhe tashmė hapėsira e atyre qė e pėrfitojnė kėtė trajtim ėshtė shtrirė dhe nė Vlorė, Fier, Himarė, Delvinė, Pėrmet, Kolonjė e deri nė Elbasan e Tiranė. Media dhe politikanė tė ndryshėm nuk kanė hezituar gjatė dekadės sė fundit ta atakojnė kėtė pagesė qė vjen nga Greqia pėr shtetasit shqiptarė. Ėshtė aluduar se kjo pagesė bėhet me qėllime tė caktuara duke synuar deri dhe helenizimin e jugut tė vendit, por ende askush nuk ka marrė pėrsipėr ta sqarojė se si ėshtė e vėrteta.
    Varfėria

    "Po tė merrja dhe unė 250 euro nė muaj pension, siē merr Vasili, sigurisht qė do t'i bėja temena nga mėngjesi deri nė darkė Greqisė. E pse tė mos i bėja, kur detyrohem tė mbledh lule tė egra nė mal pėr tė nxjerrė bukėn e gojės, e kur djemtė mė janė degdisur rrugėve tė botės", na thotė Viktori, njė lab i zbritur prej vitesh nė Himarė. Kur e pyesim se si e pėrfiton bashkėqytetari i tij "pagesėn" qė i vjen nga Greqia, edhe pse ai ėshtė ende shumė larg moshės sė pensionit, Viktori, mbledh supet dhe na thotė: Hajde e gjeje kėtė punė. Kush tė tregon sot pėr punė parash. Unė di qė ai s'ka punuar kurrė nė Greqi, por nuk e di sesi i ka rregulluar letrat dhe kush ia ka bėrė njė nder tė tillė". Nė rrethin e Kolonjės, njė zonė qė nuk pėrfshihet nė hartėn e minoritetit grek mėsojmė se ka arritur nė 500 numri i personave qė marrin "pension" apo "asistencė" nga Greqia. Pjesa dėrrmuese e tyre nuk kanė asnjė lidhje me Greqinė, nuk kanė kombėsi helene, nuk kanė punuar nė vendin fqinjė, madje nuk dinė qoftė dhe njė fjalė tė vetme nga greqishtja e vjetėr apo moderne, por ēdo muaj i fusin paret nė xhep. Thomai, pronar i njė bar-restoranti nė tė hyrė tė Ersekės na thotė se:"Nuk ka ndonjė gjė tė keqe qė marrin 250 euro nė muaj, nė fund tė fundit ne popull fukara jemi. Me kaq lekė e hedh muajin pa probleme jo vetėm nė Ersekė po edhe nė ndonjė qytet mė tė madh". Kur e pyesim se nėse do tė merrte njė pension tė tillė pėr kė do tė votonte nė zgjedhje elektorale, ai pėrgjigjet:"Po dihet ai muhabet. Pėr atė qė tė mban me bukė. Nuk bėhet shaka sot. S'luhet me bukėn e kalamanjėve".

    Dyshimi

    "Pse ndodhin rrėmujat nė Himarė kur bėhen zgjedhjet? Ja njerėz qė paguhen me para nė dorė e bėjnė atė punė, se helbete do t'ia bėjnė hysmetin eurove qė vijnė nga matanė detit", na thotė njė Niko, njė piluriot qė e takojmė nė njė lokal nė qendėr tė Himarės. Nė prag tė zgjedhjeve pėr pushtetin vendor kontigjenti i kėtyre mijėra banorėve nė jug tė vendit ėshtė pothuaj i identifikuar dhe nuk ka mėdyshje se pėr kė do tė votojnė. Adriatiku, kryebashkiaku i Ersekės na thotė se:"Numri i minoritarėve nė rrethin tonė sigurisht qė ėshtė me i vogėl se numri i votave qė u shkojnė kandidatėve tė forcės politike qė e pėrfaqėson kėtė komunitet". Pėrpjekjet pėr tė mėsuar numrin zyrtar tė personave qė trajtohen me "asistencė ekonomike" nga Greqia dhe kriteret qė ndiqen pėr ta pėrfituar atė rezultuan tė kota. "Mos u lodhni shumė, ja zgjedhjet lokale janė afėr dhe po tė jeni pak tė vėmendshėm mund ta mėsoni", na thotė pilurioti Niko, ndėrsa pi kafe turke nė qėndėr tė Himarės dhe tret vėshtrimin tej nė horizont ku duket ishulli i Korfuzit.

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  4. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •