Injorantit (ne kuptimin e paster e jo percmues te fjales) llogjikisht duhet t'i hapim rruge, por nga ana tjeter, injoranca shkaterron.Postuar më parë nga Gostivari_usa
Ti djale, udhezimet mbaji per vete, apo thuaja vetes. Per shembull, zgjohu nje dite te bukur, dhe thuaj: sot do perpiqem te shkruaj me mire shqip.
Mos me trego mua sa do lexoj, se nuk me njeh, dhe nuk e di fare sa kam lexuar, e sa tru kam. Ne cdo postim tendin, ka 1001 te paverteta, dhe me keshillon mua te lexoj?
E para Gostivar, thua qe shqiptaret u konvertuan "nga shkaku se nuk kane pasur lidhje me fene e tyre" por harron te permendesh se para se te behej konvertimi ne islam, trevat shqiptare ishin te krishtere per 1000 vjet. Arsyet perse u konvertuan jane debatuar 100 here, por do shtoj qe sekti i perhapur ne Shqiperi, ishin Bektashinjte, nje sekt me karakteristika disi ndryshe nga ato qe njohim sot, ku nder te tjerash, lejoheshin shenjetoret dhe biles behej dhe kryqi, te pakten ne fillimet e konvertimit.
E dyta, z. Rahman, ne Afganistan nuk beri buje ne lajme pse u konvertua, por beri buje sepse gjykata donte ta denonte me vdekje per apostasi. Dhe ne fund, nen presionin e Vatikanit dhe organizatave te tjera, per te evituar denimin me vdekje gjykata e deklaroi te shkretin te semure psiqik, se po te ishte normal, nuk do konvertohej (sipas "llogjikes" atje.)
E treta, sa per ceshtjen e zeros, s'e luan topi. Zero eshte perdorur nga Maya, nga greket (ne astronomi, dhe ndermjet numrave si numer pa vlere) por ne Indi u zhvillua ne konceptin e vertete. Al Khwarizmi, dhe me gjere Ibn Ezra ne shek. 12 e prezantuan kete nocion ne Lindjen e Mesme pasi e moren nga India. Bile, titulli i librit te Al Khwarizmit ishte: "Al Khawarizmi mbi Artin Hindu."
E katerta, me thua mua te lexoj, por ti ke mungesa ne lexime, nqs nuk e njeh Walid Shoebat, nje ish-luftetar i PLO. Domosdo qe s'eshte shume i famshem, s'eshte ne TV cdo dite si Dave Chapelle (qe shan neper shfaqjet e tij, dhe vuan nga probleme droge etj.) Fatua per Shoebat eshte 10 milione dollare, kur shkon neper ndonje konference tek tuk, jane rojet nga te gjitha anet, se eshte ne shenjester. Te konvertuarit nga islami ne krishterim nuk bejne buje, dhe shpesh here jetojne ne anonimitet persa i perket besimit te tyre, sepse rrezikohen me vdekje per apostasi. Pikerisht per kete po diskutohet ne teme.
E pesta, e gjashta, e shtata, pak rendesi kane. Meqe ben dallime zotrote, shqiptaret e Shqiperise vs shqiptaret e Maqedonise dhe Kosoves, (qe s'hane buke konvertimi) atehere rri urte e mos na zi ne goje, se s'te zuri njeri ne goje ty. Besimi eshte personal, cdo individ beson, ben si t'i ndihet ne shpirt. Mos u bej merak, se s'te konverton njeri me zor. Te pakten jo nga anet tona.
Krijoni Kontakt