
Postuar më parë nga
Lioness
Ku t'i kapesh e ku t'i lesh keto teorite e tua mor djale.
E para e punes, varet se si i perkufizon lirite ti, apo filani apo fisteku. Sepse ato qe per mua jane te drejta elementare (si liria e besimit, barazia e sekseve etj) ndoshta nuk jane per ty.
Tjeter gje, kuptohet qe sa me i ashper shteti, aq me i ulet krimi ordiner. Mjafton te shikosh te gjitha sistemet diktatoriale (pavaresisht nga ndryshimet ideologjike.) Por ne kete rast, krimineli i vertete eshte shteti. Nejse, shije shije kjo dynja, disa njerez mbase preferojne te jetojne ne kope, te ndrydhur, pa te drejta elementare.
Dhe me ne fund ... por mire mor djale, shqiptarizmi, zakonet, traditat tona familjare a nuk shprehen per lidhjet farefisnore? Po ku ka gje me te shenjte se familja e gjaku yt. Kam plot ne fis qe jane myslymane, dhe as qe ndikon ne dashurine time per ta.
Per me teper, ate fjalen "sanksionohet" zevendesoje me aplikimin shqetesues ekstrem te Sharias qe eshte "denimi me vdekje."
Sa per ate te fundit, shume mire per juve, qe besoni se feja juaj eshte me e paster, apo eshte HD-TV (sic thote Gostivari me lart) e ne te tjeret shohim TV-bardhe e zi. Por fakti qe myslymanet konvertohen ne fe te tjera, do te thote qe jo te gjithe jane e te njejtit mendim. Fakti qe ekzistojne sekte te ndryshme ne Islam, do te thote serish qe nuk jane i te njejtit mendim.
Por per me teper, ndersa keto pune jane ne doren e Zotit, atehere kush ia jep te drejten nje individi apo nje gjykate, t'i marri jeten tjetrit sepse vendosi te ndryshoje besimin. Nqs besohet qe ata qe jane infidele do shkojne ne ferr, atehere lere tjetrin te "marre veten ne qafe vete."
Per lidhjet farefisnore ate e bejne per mend e kokes, psh ne rastin e z. Rahman ne Afganistan, ishte vete familja e tij qe e raporti qe eshte konvertuar. Ne qafe marrshin veten (sic kane marre) per ate tru qe (s)kane.
Flm Zotit, qe ne Shqiperi nuk ekzistojne keto ekstreme, e qe gjaku yt, akoma konsiderohet gjak, pavaresisht se ku vene njerezit te dielave, ne xhami apo ne kishe.
Krijoni Kontakt