Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945

    Si u vranë 4300 shqiptarë më 1945

    Mbi 3000 veta u masakruan në një magazinë në periferi të Tivarit


    Më 1 prill u mbushën 60 vjet (1945-2005) nga Tragjedia e Tivarit, në të cilën u likuiduan në mënyrën më mizore rreth 4200 shqiptarë, kryesisht nga Kosova, të cilët ishin të mobilizuar si rekrutë në aradhet partizane për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.

    Por, edhe pas 60 vjetëve, kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshëm nga vetë fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e papreferueshme dhe me pasoja për autorët. Edhe pse në popull dihej për këtë tragjedi dhe pëshpëritej për numrin e të vrarëve, saktësisht pakkush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nën embargo apo edhe dokumentet përgjegjëse ka mundësi të jenë zhdukur nga ata që e kanë kryer këtë masakër.

    Nisja nga Prizreni për në Tivar
    Për të bërë plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në frontin veri-perëndimor të bregdetit të Adriatikut, në mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22017 luftëtarë shqiptarë nga Kosova. Ata janë deportuar në formacione ushtarake, të quajtur eskalone. Gjatë muajve mars-prill 1945, nga Prizreni për në Tivar u deportuan gjithsej gjashtë eskalone të tilla. Kështu, në mars janë deportuar tre eskalone: i pari me 3.700 luftëtarë, që u nis nga Prizreni më 24 mars 1945 dhe arriti në Tivar më 29 mars 1945; i dyti me 4 700 luftëtarë, u nis nga Prizreni më 26 mars 1945 dhe arriti në Tivar më 31 mars 1945 dhe eskaloni i tretë me 2 700 luftëtarë shqiptarë, u nis nga Prizreni më 27 mars 1945 dhe arriti në Tivar më 1 prill 1945.
    Ndërsa gjatë muajit prill janë deportuar edhe tre eskalone të tjera: eskaloni i parë me 1506 luftëtarë niset nga Prizreni më 19 prill 1945, eskaloni i dytë me 2 601 luftëtarë niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe eskaloni i tretë me 1216 luftëtarë niset nga Prizreni më 24 prill 1945. Kurse në ditët e para të prillit nga Prizreni niset një eskalon i veçantë me 5 323 luftëtarë shqiptarë nga Maqedonia.

    Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova
    Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund nga mbarimi i vitit 1944, me të drejtë bëhet pyetja përse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova. Përgjigja është e qartë: sepse planifikohej një hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës për humbjen që kishin pësuar formacionet ushtarake të partizanëve jugosllavë në luftën ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Ndërsa nga ana tjetër, si qëllim ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve, të cilët mund të bëjnë rezistencë për vendosjen e pushtetit ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës në sajë të vendimeve të mëvonshme.

    Luftëtarët u ngjanin robërve
    Edhe pse të gjithë të tubuarit nga anë të ndryshme të Kosovës kishin premtime se do të deportoheshin me statusin e luftëtarëve për të ndjekur armikun në vijën e frontit në veri-perëndim të Adriatikut (Istër-Slloveni), nga momenti i parë në Prizren u vërejt se do të jetë tërësisht ndryshe. Nëse deri aty ata ishin të armatosur dhe të përcjellë me oficerë shqiptarë, me t’u nisur nga Prizreni, përcjelljen e morën oficeret serbo-malazezë, ndërsa po ashtu u detyruan për të dorëzuar armët me pretekst se “rruga është e gjatë dhe do të lodheni pa nevojë”. Pra, ata u nisën nga Prizreni të paarmatosur, të paushqyer, të lodhur, të paveshur dhe në kushte higjienike të papërshtatshme. Ishte ky eskaloni i dytë i nisur nga Prizreni më 26 mars, pjesëtarët e të cilit do të përjetojnë gjenocid të paparë në qytetin e Tivarit të Ri.
    Gjatë rrugës atyre u ndalohej dalja nga kolona, qoftë për të pirë ujë apo kryer nevoja fiziologjike. Kush kishte guxim të vepronte ndryshe e pësonte me jetë, sepse pushkatohej në vend. Nga një sjellje e tillë e oficerëve përcjellës, të cilët vrisnin kur kishin dëshirë e flisnin fyerjet më vulgare ndaj shqiptarëve, tash të gjithë e kishin të qartë se nuk ishin më luftëtarë, por u ngjanin robërve të luftës. Dhe nga një situatë e tillë dramatike, gjatë rrugës deri në Shkodër, numri i të vrarëve kishte arritur në rreth 800 luftëtarë, që u hodhën në lumin Drin, Bunë etj.

    Magazinat e duhanit, ferri i shqiptarëve
    Ata më pas i detyruan të ecin në kolonë dhe i vendosën në objektin e Monopolit të Duhanit, në afërsi të portit. Ishte kjo një ndërtesë trekatëshe, ku i detyruan të hyjnë brenda, ndërsa të tjerët u vendosën në oborr, të gjithë grumbull e jo në kolonë sepse kështu mundësia për t’i shfarosur ishte më e madhe. Dhe nuk vonoi shumë, kur mbi të gjithë shqiptarët, si brenda në ndërtesë ashtu edhe në oborr, është shtënë me të gjitha mjetet luftarake rreth dy orë. Në oborr dhe shesh ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njeri i gjallë, sepse u bë kasaphanë e vërtetë dhe kudo u bë lumë gjaku. Patën fat të shpëtojnë vetëm ata që ishin në katin e sipërm të ndërtesës dhe disa nga eskaloni i parë, të cilët për momentin ishin në Tivarin e Vjetër. Por tragjedia u ndërpre duke iu falënderuar një automobili, i cili brenda kishte disa vëzhgues amerikanë, të cilët me gjasë kishin dëgjuar të shtënat e armëve dhe kishin ardhur për të parë vendin e ngjarjes. Por, kriminelët u dolën përpara dhe i bindën që të largoheshin dhe të vazhdojnë rrugën për Ulqin. Pra, nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta ndërpresin plojën. Ishte kjo një rastësi që shpëtuan disa luftëtarë kosovarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të kësaj masakre, edhe pse forcat jugosllave donin t’i vrisnin të gjithë, për të mos pasur dëshmitarë.

    Mungojnë varret e të masakruarve

    Më pas u mobilizuan të gjithë qytetarët si pleq, gra, të rinj, punëtorë e ushtarë për të pastruar oborrin, për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore. Me kamionë kanë ngarkuar të vrarët dhe të plagosurit për t’i deportuar në varreza të ndryshme kolektive. Madje në këtë transport kanë angazhuar edhe ata shqiptarë të cilët kanë mbetur gjallë. Ende nuk dihet se ku janë bartur kufomat dhe ku janë varrosur ato. Bëhet fjalë për disa vende si në Tivarin e Vjetër, Tugjemil, Zalef dhe në një shpellë në malin e Vollujicës, pranë detit. Por, nuk ka dilemë se pjesën më të madhe të tyre e kanë hedhur në det. Bëhet pyetja se sa janë vrarë në këtë masakër dhe sa kanë mbetur gjallë, pasi nuk ka të dhëna arkivore. I vetmi burim është Azem Hajdini-Xani, i cili thotë se të gjallë kanë mbetur 810 individë. Duke ditur se nga Kosova janë nisur 4700 luftëtarë, atëherë del se gjatë rrugës dhe në këtë masakër janë vrarë e zhdukur 3890 shqiptarë të eskalonit të dytë dhe 420 të eskalonit të parë, pra jetën e kanë humbur gjithsej 4310 individë.
    Nën këtë regji shfarosëse ka pasur raste që individë të ndryshëm të shpëtojnë dhe të ikin në drejtime të ndryshme, por edhe ata nëse janë zbuluar janë likuiduar, sepse të gjithë shqiptarët nga pushteti ushtarak janë cilësuar si armiq. Ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare, duke u shpëtuar jetën, si në Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, raste për të cilat ekzistojnë dëshmi autentike. Tragjedia e heshtur për vite të tëra. Me të përfunduar lufta dhe kthimi i luftëtarëve kosovarë në shtëpitë e tyre, kjo ngjarje mori dhenë, por ishte me pasoja nëse kërkohej e vërteta. Madje ata që e përjetuan ishin të kërcënuar nëse debatojnë mbi këtë ngjarje e jo më të kërkojnë që ajo të ndriçohet në tërësi. Dhe si për ironi të fatit, pas kësaj masakre, ajo u hesht nga ata të cilët është dashur të flasin dhe ta informojnë opinionin për këtë gjenocid të bërë nga partizanët jugosllavë, duke kërkuar përgjegjësi nga ana e tyre. Por, ndodhi që për këtë masakër të mos flasin kuadrot shqiptarë, qoftë nga Kosova apo nga Shqipëria, por për të parën herë të deklarohet A. Rankoviqi në Kongresin Themelues të PKS, më 8-12 maj 1945, i cili në mes tjerash ka thënë se “udhëheqësit e eskalonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve”, duke planifikuar të vrisnin “40 shqiptarë për një luftëtar të vrarë”, duke vazhduar se “udhëheqësit tanë hapën zjarr dhe vranë 300 shqiptarë”. Një e dhënë e tillë, edhe pse e minimizuar shumëfish, dëshmon se një masakër e tillë ka ekzistuar dhe është realizuar nga forcat partizane jugosllave të Brigadës X Malazeze.
    Por, edhe pse një nismë të tillë në rrugë institucionale për të prezantuar dhe hulumtuar të vërtetën është bërë nga Azem Hajdini, si pjesëmarrës i kësaj masakre, nga viti 1966 e më pas çdo gjë mbeti vetëm nismë, sepse pushtetit jugosllav të kohës nuk i ka interesuar e vërteta për këtë tragjedi, sepse ishin vetë serbo-malazezët skenaristë dhe regjisorë të kësaj masakre, më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Juglindore.



    Zbardhja e genocidit antishqiptar
    Botimet që mblodhën dëshmitë autentike


    Vetëm pas vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjerë filloi të njihej me detajet e kësaj masakre duke iu falënderuar dëshmitarëve autentikë, të cilët kishin shpëtuar nga kjo kasaphanë e bërë nga pjesëtarët e aradheve partizane jugosllave, gjoja “nacional-çlirimtare”. Dhe janë këta individë që e përjetuan personalisht këtë masakër, të cilët kanë treguar kujtimet e tyre për këtë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi në relacionin Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar. Ndër ta bën pjesë edhe Azem Hajdini-Xani, i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar në Shtutgart - Gjermani në vitin 1990, e që më pas është ribotuar në Prishtinë në vitin 1998. Po ashtu, ky autor ka botuar edhe një botim tjetër me titull “Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinë 1998, duke prezantuar dëshmi autentike të personave të cilët kanë mbetur gjallë. Edhe pse ndërkohë janë botuar edhe disa studime nga autorë të tjerë për këtë masakër, botimi i këtyre materialeve nga autori që e ka përjetuar drejtpërdrejt këtë masakër, për momentin shërben si lëndë bazë dhe e domosdoshme për të trajtuar këtë tragjedi.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Une hiq ma larg se dje, rastesisht e lexova librin e Historise e shkollave te mesme te Kosoves (botimi ishte 1998), aty shkruajke se gjate vitit 1942-1945 jane vra dhe masakru mbi 50.000 shqiptar te Kosoves nga serbet, 8000 vetem ne Podujeve (Besianse ose Llap) dhe Tivar ishte afer 5000...etj dhe shume shqiptar jane debu nga Mali i zi e Kosova.

    Tash spo di a eshte e vertete qe jane masakru mbi 50.000 shqiptar ndermjet vitit 1942-1945, a din kush ma shume rreth ketij genocidi sepse kjo eshte nje shifer e madhe kur dihet qe ne clirimin e Kosoves jane masakru dhe vrare afer 20.000 veta por edhe jane disa mijera te zhdukur?

    A din dikush rrteh kesaj tragjedie 1942-1945...?

  3. #3
    Fotoja e maturës :) Maska e Kinezja
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzë liqenit - Pogradec
    Postime
    76
    Geri kam nje pyetje per ti.
    A me tregon ku i mer keto shkrime qe i poston ne forum. Jane te mira, me vlere, te rendesishme, te shkruajta me kualitet te larte, valle i shkruan vetem apo edhe keto jane carcafe "copy-paste" nga dikund.

    Pyetja eshte sa per kureshjte, dhe te them se me knaqsi te lexoj.
    Buzëqeshja i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin.

  4. #4
    Geri,

    Per here te pare per keto masakra kam degjuar permes valeve te radios Prishtines nga vitet '89 ose '90.Ka qene nje emision qe transmetohej pasdite dhe ne to eshte folur ne disa cikle per keto masakra.
    Tregimet e atyre qe kishin mundur te shpetonin ende dhe sot e kesaj dite i kam ne mendje.
    Mirepo ne kohen kur jane kryer masakrat, ne Shqiperi ka qene instaluar regjimi i Enver Hoxhes dhe ne Kosove ka qene ne fuqi gjendja e jashtezakonshme.
    Per me teper ne te dy anet e kufirit shqiptar kane qene zoter te vendit komunistet e Fadil Hoxhes dhe te Enver Hoxhes te cilet ne "emer" te ideologjise masakronin cdo shqiptar nacionalist.
    Andej vrau Tito,Fadil Hoxha e serbo-malazezo-maqedonet e ketej vrau Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Miladin Popovic e Shefqet Peci sa munden.
    Megjithate per pjesen shqiptare nen regjimin e Enver Hoxhes ajo eshte nje faqe e turpshme dhe nje njolle e zeze,sepse si kishte mundesi qe para syve te kalonin mijera shqiptare te zene rober ne Kosove e te masakroheshin si delet?
    Por ne frymen e ideologjise komuniste ata shqiptare te ngrate ishin armiku i perbashket i vellazerim-bashkimit dhe si te tille ata ishin te rrezikshem per Enverin-Titon-Fadilin etj dhe duheshin eleminuar.
    Ne Kukes po ato vite eshte marre lidhur kembe e duar dhe ne pantofla duke u terhequr zvarre nacionalisti dhe tregetari Halim Spahia nga shqiptaret e UDB-se dhe eshte derguar per gjykim e pushkatim ne Prizren!?
    Fatin e tij e paten dhe qindra e mijera shqiptare te tjere anekend trojeve shqiptare.
    Per fat te keq ende sot e kesaj dite nuk i eshte treguar nje seriozitet i madh ketyre masakrave dhe zbardhjes se plote te krimeve dhe urdheruesve te tyre.
    Ka prej atyre qe ende jane gjalle dhe qe mund te deshmojne si Ramiz Alia,apo ish-partizane te Kosoves, qe e kane gjoksin plot me dekorata e medalje te AVNOJ-it e te Republikes se Serbise.
    Ata nuk duhet te heshtin per kete masaker por te marrin kurajon e te thone te verteten, qe te pakten te japin ndihmese ne dhenjen e se vertetes,sado e hidhur qofte ajo.
    Gjaku e trupat e tyre te tretur neper Dri e neper Adriatik akuzojne dhe therrasin per drejtesi!
    Ata qe vrane shqiptare ne emer te vellazerim-bashkimit te pakten te kerkojne ndjese per gjakun shqiptar te derdhur pa meshire andej e kendej kufirit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-08-2005 më 15:31

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar më parë nga Kinezja
    Geri kam nje pyetje per ti.
    A me tregon ku i mer keto shkrime qe i poston ne forum. Jane te mira, me vlere, te rendesishme, te shkruajta me kualitet te larte, valle i shkruan vetem apo edhe keto jane carcafe "copy-paste" nga dikund.

    Pyetja eshte sa per kureshjte, dhe te them se me knaqsi te lexoj.
    Disa i shkruaj nga librat qe kam , disa nga ato qe di ,dhe disa nga batanijet e copy pastet, disa i perkthej e keshtu me rradhe.

    Faliminderit per vemendjen e leximit qe me kushtoni.

    Me respket Geri
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)

    Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
    Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
    Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
    Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
    Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
    Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
    Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
    Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
    Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
    Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
    Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
    Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
    Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
    Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
    Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
    Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
    Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
    Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,

    Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
    Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
    Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
    Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,
    Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
    Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.

  7. #7
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Tregojani nacionalisteve te kqi serb, se cfare kane be mbi popullin shqiptar ka edhe shume gjera tjera qe kane be...

  8. #8
    tuki
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    fer
    Postime
    28
    un nuk e di se sa shqiptar kane vdekur apo jane masakrue ne ate kohe por nje kusheri i imi ka vdekur ne ate vend edhe sot e kemi nje foto te ti dhe rrypin e pantoloave qe nje shok i tij i cili ka shpetuar nga viti e ka pruar ne shtepin tone .
    tmerr

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Poashtu, afro 500.000 te shperngulur dhunshem nga Kosova ne Turqi i kemi vetem gjate viteve 1945-1958. Kam degjuar disa raste qe disa prej tyre jane kthyer tani pas clirimit te Kosoves dhe kane arritur te rimarrin pronat e tyre me vendim gjykate te UNMIK-ut nga uzurpuesit e dhunshem serbe.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 15-02-2006 më 04:55
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Poashtu, afro 500.000 te shperngulur dhunshem nga Kosova ne Turqi i kemi vetem gjate viteve 1945-1958. Kam degjuar disa raste qe disa prej tyre jane kthyer tani pas clirimit te Kosoves dhe kane arritur te rimarrin pronat e tyre me vendim gjykate te UNMIK-ut nga uzurpuesit e dhunshem serbe.

    Tung
    Edhe une e kam nje kusheri, ende gjalle qe ka shpetuar ne kullen etmerrit !
    kurse nipi i tije qe ishte ne katin perdhese te kesaje kulle, ka gjetur vdekjen, 17 vjeçari nga Kozhica, i biri i Imer Kozhices(qe, sa keç, tani s'po me kujtohet emri) por e mbaj mend Imerin qe sa here e permendte te birin...
    Kurse daja i ketij nipit qe ka shpetuar neve na tregonte hapats, por kuptohet ne oda, tere ngjarjen e di permendsh...si e tek e si ka ndodhur..

    Besoj se kesaj vere do te kem nje takim me bacen Bajram, ku do te beje ndoshta edhe nje film dok.
    Por ai qe eshte i interesuar une munde t'ia japi adresen e tije, se kjo histori i perkete tere popullit.
    Me beni nje MP. aaai qe don te interesohet me shume pere kete ngjarje.

    Edhe nje gje me kujtohet se permendej tek ne nje Komandant partizan, famekeqe qe ishte nga rrethi i Gjakoves, nje Malë Sadiku, i cili i ka pushkatuar dy te rinje nga fshati Plluzhine, apo Palluzhë, dhe ne fshataret, sidomos une me gjyshin tim ua pertrinim varret per ç'do vite(pertrirja e varreve behej duke hjekur barin dhe perkujdesur per keto varreza) te ketyre dy te rinjve 17 vjeçare, qe s'din ende familja e tyre se ku jan te varrosur ...
    Mandej pakez me lartë ne nje koder, jane te vorrosur 7 viktima shqiptare te pushkatuar nga Partizanet me 1945 e edhe keto vorre i pertrinim per çdo vite me gjyshin tim, ne menyre te fshehtë, e nder ta qe me kujtohet ishte varri i Ymer Zariqit nga Baica, qe posa kam filluar ti mesoja shkronjat e para ua veja ne epitif emrat e ketyre viktimave, si me porosiste gjyshi, e pas luftes se 1999 kam shkuar ne kete vende, por mjerishte nuke me lejuan njerzit te afrohem aty ne male ngase, siç me thane, kishte plote mina te kurdisura...
    por keto viktima s'duhet harruar kurre. Andaj faktet nuke mungojne, por duhet kerkuar se ka ende deshmitar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •