Close
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 147
  1. #11
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    Nese njeriu ka nje logjike te shendoshe, dhe e perdore ate logjike do ta sheh se Albini ka shume te drejte.
    Mirpo fatkeqsisht disa ketu ne forum e bajn koken per se randi se ska qka i vyn se nuk e shtin ne perdorim
    kjo vlen posaqerisht per Brarin qe mas gjdo shkrimi po bindem se aj eshte ndonje i rekrutum i serbise, per me kriju trazira
    ylli i mëngjesit

  2. #12
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Policia ndërhyn me dhunë

    Çfarëdo arrestimesh ose dënimesh nuk mund ta ndalin VETËVENDOSJE!-n. Sepse ajo është vetë populli i cili nuk duron t’i mohohet vullneti, t’i shkelen të drejtat e t’i mbyllet perspektiva.

    Prishtinë, 20 nëntor 2006
    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Cfare deklarata bombastike, "Policia ndërhyn me dhunë".

    Policia eshte instrument ligjor me te cilin ushtrohet dhuna ligjore. Te thuash nderhyri me dhune eshte njejte sikur te thuash Kuvendi miratoj nje ligj.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #13
    Ky forum po me sherben mire per te njohur me mire karakterin e disave qe quajne veten shqiptar.

    Brari he burr me kane pelqyer disa shkrime tuat pro demokracise po me doket kesaj here ke sharruar keq. Ri shqyrtoj ato qendrime tuat se mos ke shkel dikund gabim.

    Albin Kurti eshte momentalisht njeriu me i madh i Kosoves, i vetmi burre qe guxon te thote te verteten ne sy, kunder te gjitheve por Pro Kosoves.

    Albinin mos e perzieni me partite e ndyera politike cilat do qofshin ato, ky eshte ngritur kunder te gjithave qe po e rrjepin Kosoven. Nuk eshte ky as me thaqin as me rugoven, te gjithe i ka vendosur ne listen e zeze dhe shume mire ka bere.

    Deri me tani qe 1 vit kam lexuar shkrimet e Albinit dhe me ka dale gati profet. Nuk ka gabuar absolutisht asnje milimeter ne qendrimet e tij, dhe ka dale cdo fjale e thene prej tij, dhe prandaj skemi pse dyshojme se do te dalin edhe me tej.

    Albin Kurti ka qene i vetmi burre i Kosoves qe eshte ngritur kunder zones 1000 hektareshe te manastirit te deqanit dhe thoshte: Nuk duhet lejuar kjo zone sepse nese kete e lejojme keso zonash do te perfitojne te gjitha kishat tjera ortodokse, po na vjedhin kulturen, po dalim neve ardhacak ne Kosove. As une skam besuar atehere para 1 viti mirepo doli saktesisht ashtu. Pasi askush nga HAJVANET tane politikuaj nuk doli kunder, 39 kishave ortodokse iu dhane zona qindra hektareshe.

    Nuk duhet biseduar per decentralizimin para sovranitetit sepse kur ska pushtet qeveria qendrore ska si te kete as qeveria lokale thoshte Albini. Kjo po legalizon enklavat, kthimi i qendrueshem po legalizon ri kolonizimin e Kosoves sepse serbet munde te vijne ku te do Serbia jo ku kane qene me heret. Edhe kjo ndodhi edhe ndarja e Kosoves sot eshte realitet.

    Ne menyre absolute cdo fjale e Albinit tashme ka dale: Ky ka thene moti qe bisedimet nuk duhet te ndodhin me serbine sepse legalizohet krimi. Ky ka thene moti qe bisedimet do te shtyhen. Ky ka thene qe sdo te kete pavaresi as ne vitin 2006 as ne asnje vit tjeter nese nuk ndodh referendumi. Kjo eshte tashme realitet. Ne nje emision televiziv gazetarja Jeta e pyeste Albinin. Cka do te besh ti nese para vitit te ri kemi pavaresine. ky tha: Une do te jepja doreheqje publike nga te gjitha deklarimet e mija, por jam i sigurte se pavaresia nuk do te ndodhe me kete trend bisedimesh, mirepo thoshte jam i sigurte se keta udheheqesit tane nuk do te japin doreheqje edhe nese nuk vjen pavaresia. Keto fjale jane thene 6 muaj perpara kur te gjithe ishin te sigurte se u kry pavaresia, Cfare eshte Albini atehere, i vetmi njeri ne Kosove qe nuk rren vetveten dhe popullin e vet. Kush dha doreheqje qe nuk u realizuan synimet. askush!!!!!

    Albin Kurti ka thene tashme se pavaresia prap nuk do te vjen, bisedimet do te vazhdojne me muaj te tere edhe propozimi i Ahtisarit do te jete autonomi substanciale, dmth pa ushtri, pa ministri te puneve te jashtme , pa ambasada neper bote, pa ulese ne kombe te bashkuara, UNMIKU do te behet EUMIK edhe u kry ky pis muhabeti. Statusi i kosoves pra ishte DECENTRALIZIMI. TURP

    Te gjithe ata qe thone dicka kunder Albinit do ti kuptoj tash e tutje qe sjan tjeter pos vegla te tjeter kujt per te thene keq ne kete forum, prandaj te gjithe ata qe nuk jane te tille ju lutem ti ri shqyrtoni qendrimet tuaja sepse eshte turp te flasesh dicka kunder Albin Kurtit, lider si ky lindin nje here ne 100 vjet.

    Ska pavaresi, ska asgje pa referendum dhe vullnet te popullit. TURP per te gjithe qe ende vrapojne pas plackave te mbetura te partive tona te ndyera politike qe kane rrejt popullin qe 17 vjet. TURP

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Brari
    "aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE patën bllokuar portat hyrëse të ndërtesës
    së Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut, me rastin e vizitës së Martti
    Ahtisaarit, "


    thuhet aty me lart..

    Po cfar jane portat hyrese te kuvendit te Kosoves dhe UNMIKu-t..?

    cili serb e do qe te kete Kosova Kuvend te pa zgedhur prej tyre..?
    Cili arkan do qe kosova te ket UNMIK?

    gjejeni nji serb te tille.. po nuk e gjeni dot..

    Cdo serb pa perjashtim.. don qe Kosova te kete ne cdo qytet Porta te UDB-es.. porta te Kasaneve ku ushtrohen polic e arkan te shumadise te gatshem per te genociduar Shqiptaret..
    Cdo serb don qe te kete ate mundesi tja veje drynin portave te Kuvendit me deputet te zgedhurnga vota e shqiptarit..
    Cdo serb don tja vej drynin cdo organizmi nderkombetar qe eshte ne Kosove per te mbrojtur ate qe serbet nuk e duan.. rezultatin e nderhyrjes se Natos.. pra largimin e detyruar te ushtrise serbe nga misilet e Klarko Blero Klintonit..

    Pra nuk jan tjeter vec lahpera e vegla te serbise kta albin kurtat me shoke..
    Kush e ndalon albin kurtin qe levizjen vet vendosja ta beje parti politike.. e te hyje ne zgedhje e kur te marri shumicen ...ne se e merr.. le te veje dryna ..

    Pse perfunduan.. ne laprak , OTRANTO e stankovac e furra te shkritoreve e ne varre te paditura mbi 2 milion shqiptare te Kosoves??

    Sepse dolen disa lahpera TIP ALBIN E TIP DAUT SELIM.. e folen ne emer te LAHPERAVE ENVEROISTO QOSEISTE te klos nano halitave te entusiazmuar se ja mbrriten me 97-TSHin gjakatar te rrezojne dhjetorin anti-enverist.. ne shqiperi dhe tani u duhej rrezuar dhe ai shalli i prishtnes.. dhe o burra menyra me e mire me e rrezu dhe ate e partin e tije ishte me shpall uck-a pa ushtar qe kusurin e punes ta kryente sllobo-arkanet me maxhupet e kosoves.. sic e kryen ne fakt..

    Dhe ish ajo Nato qe ja po.rdhi Sllobos e arkanit fitoren aq te lehte qe per pun javesh me e shporre nji popull nga trojet.. dhe po ajo Nato.. e pat fuqine qe ti thot Sllobos ..atij qe e shprazi Kosoven.. Shko ne hage .. dhe po ajo Nato qe i tha shqiptarit dil e voto ate qe do.. e kije kuvendin tend.. e qeverine tande e policine tande.. e un po ti le ktu instrumentat e mija Kfor e Unmik.. qe mos tju kthehet ma Arkani e Sllobo.. e un po ti mbaj me pare nepunsit nderkombetare qe ta instalojne shtetin demokratik.. te Kosoves..
    Pra Unmiku nuk eshte aty si vegel e Arkanit se me qen per arkan aty ish vnue UDB jo unmik e kfor..
    Pra nderkombetaret jan aty si dore e Natos.. e atyre nuk i vihet dryni..

    prandaj cmenduria e albinit nuk eshte deshire e popullit..

    mundet i cmenduri Demaq e caushoisti enveroist qos ta perkrahin.. por ne kosov e ka than populli me vote se kujt ja ka lan detyren me ba politik..

    pik..

    Vetem nje pyetje per ty brar, sipas teje cilet jane ata qe nuk jane lapera e kanibal!

    Dhe cilet jane ata qe jane atdhetar dhe ata te cilet jane ata qe nuk jane atdhetar sipas mendimit tend!

  5. #15

    Protesta e "Vetvendosjes" kthehet e dhunshme në Prishtinë

    Policia e UNMIK-ut ka ndërhyrë kundër demonstruesve të Lëvizjes Vetëvendosjes të martën para selisë së UNMIK-ut duke hedhur gaz lotsjellës në momentin kur këta të fnndit kanë dashur të rrëzojnë njërin nga muret e betonit që janë të vendosura para ndërtesës së UNMIK-ut dhe kanë hedhur gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe.

  6. #16
    Kurti: Ky është dënimi minimal dhe vërejtja e fundit

    Prishtinë, 28 nëntor 2006 (Kosovapress) Koha 17:23


    Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë të martën në Prishtinë, në demonstratën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është mbajtur në shenjë pakënaqësie ndaj Ekipit Negociator të Kosovës dhe proceseve politike në vend. Protestuesit kanë hedhur shishe me ngjyrë të kuqe në ndërtesën e Qeverisë, Kuvendit të Kosovës dhe selisë së UNMIK-ut. Ndërhyrje të policisë ka pasur vetëm te selia e UNMIK-ut.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    44

    Jo policia e UNMIKUT por...

    policia e Kosoves duhet te nderhyje e te i zbute keto turma rrugaqesh qe ngrisin dore ndaj Institusioneve te Kosoves.
    Nga e drejta per te thyer dhe shkaterruar,kush i paguan ato deme,ne interese te kujte shkone terbimi dhe rrugaqeria.
    A eshte ky "revulucioni i kuq" i levizjes "otpor",a eshte vegel e dikujt ky tipi qe baba i punon per UNMIKUN.
    Pse nuk formon parti apo te hyje ne ndonjeren dhe ta provoje voten apo duhet gjithe gjak dje nga serbi sot nga banda rrugaqesh.Patronat e tij ne Prishtine dhe Beograde do ta likvidojne sepse nuk jane te kenaqur me "suksesin" e tij,ata dojne jo ngjyre te kuqe ata desherojne gjak,gjak sepse me gjak jane ngritur dhe me ta mbahen ne jete.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lahperet ne burg !

    Kosova duhet ta gezoje Clirimin qe ja dhuroj Nato..
    Mos e kafshoni doren e Mirberesit e shpetimtarit o faqezinj..


    skane asnje te drejte te protestojne kudrat e adem demaqit..

  9. #19
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Unë isha sot ne proteste, dhe mendoj se ishte me te drejt ajo qfar ndodhi sot, dhe mendoj se me shum behet dem nese vazhdojn te punojn ashtu siq kan punuar deri me sot sesa ato deme qe u bene (thyerje dritaresh)

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Qy gaz lotsjelles..., po keta zagare rrugesh eshte dasht me i vra si qente...

    Kush mendojne more se jane keta qe sulmojne Institucionet e Kosoves, te ndertuara me voten e lire te popullit, dhe personalin nderkombetar qe bejne punen e tyre ne Kosove?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •