Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do te jete fituesi i Kampionatit Boteror 2006?

Votues
364. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Gjermania

    82 22.53%
  • Brazili

    91 25.00%
  • Italia

    92 25.27%
  • Argjentina

    26 7.14%
  • Hollande

    21 5.77%
  • France

    20 5.49%
  • Spanje

    3 0.82%
  • Angli

    21 5.77%
  • Republika Ceke

    1 0.27%
  • Nje ekip tjeter

    7 1.92%
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #-9
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Kampionati Botëror 2006, përtej kufijve të një sporti të zakonshëm

    Mjaft me luftrat,politiken dhe fene,ekonomine dhe filozofine...................
    Pak dite dhe spektakli me i madh sportiv,Kampionati Boteror hap dyert e stadiumeve te Gjermanise.
    Nje feste per te gjithe,nje feste qe do ndiqet nga mese 1 miliard njerez.Pra mese 15% e rruzullit i perulet gjithe pasion mbretit futboll.
    A ka dicka me te rendesishme ne kete fillim muaji? Veshtire se do gjeni.

    Probleme serioze e te rendesishme rendojne ne shpatullat e kesaj bote,qe nga Iraku deri ne Iran,Palestine, qe nga nafta e deri tek dollari.
    Eh,le te presin qofte edhe per nje muaj.
    Ne nje bote te trazuar ku me te shumtet dine te shqiptojne emrin ROLANDINHO,shpresa vdes e fundit.
    Futbolli kjo loje magjike,qe luhet mrekullisht qe nga fushat moderne te Europes e deri tek plazhet e Brazilit,fton gjithe popujt te flasin nje gjuhe te perbashket,te harrojne per pak caste luftrat,mizerjen,varferine,urrejtjen............

    Futbolli prej kohesh ka kapercyer kufijte e nje sporti te zakonshem.Brazili nuk ka asnje lloj peshe si komb ne problemet nderkombetare,por gjithkush njeh dhe ka degjuar emrin e Pele-se.E njejta gje edhe per Argjentinen dhe Maradonen.

    Edhe ne jeten e perditshme politike,futbolli le gjurmet e veta.Nje fitore e Brazilit ne Boterorin e Gjermanise shton gezimin e Brazilianeve por edhe ditet ne pushtet te presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.
    Kualifikimi per ne Boteror dhe mundesite e nje suksesi aty,jane pellumba fluturues te nje paqeje qe kerkon per popullin e vet,presidenti i Ivory Coast Laurent Gbagbo.
    Kush munt te mohoje se edhe vete Silvio Berluskoni ngjiti shkallet e politikes e u be kryeminister i Italise,fale fames dhe sukseseve te Milan.

    Gjermania e kryqezuar pas luftes se dyte boterore ne shume aspekte,shihte fitoret e Kupave te Botes 1954,1974,1990 caste qe u dhuronin nje krenari kombetare.

    Kombetarja angleze,ka trajner nje Suedez,ajo e Australise nje Hollandez,nje Brazilan ne bankinen Japoneze,nje Ganez vesh fanelen e kombetares gjermane,nje brazilian ate te nacionales Portugeze.
    Futbolli sjell me prane njeri-tjetrit lojtare,popuj,kultura e per me teper endrra................

    Dikur Billy Shackley trajneri i Liverpoolit shprehej.........."Shume njerez mendojne se futbolli ,eshte ceshtje te jetosh apo te vdesesh..."
    Ndonese historia ka ngjyrosur me germa te zeza poshte kesaj shprehje emrat e portierit brazilian Barbosa me 1950,dhe mbrojtesit kolumbian Escobar me 1990,futbolli eshte dicka shume me teper se ajo shprehja e vjedhur hamletiane.

    9 qershor Gjermania-Costa Rica,jane dy ekipet qe nisin udhetimin futbollistik,me endrren e finales se Berlinit kete here,nje Berlini, pa mure,pa ideologji.


    Per ti dhene vertet ngjyra me sportive kesaj teme,me debate dhe shkembime opinionesh,po hap nje sondazh,ku do votojme ekipin qe mendojme se do te jete fituesi i Kampionatit Boteror 2006.
    Nje sondazh i tille eshte hapur edhe tek forumet e sportit,por ketu tek ky kend i forumit,do deshiroja qe krahas tifozeve,te apasionuarve,te ftoja ne nje debat brenda kornizave te sportit edhe "sportdashesit",ata qe per arsye te ndryshme,kane qene larg stadiumeve,por prane sporteve ne pergjithesi dhe futbollit ne vecanti ne evenimente kaq te medha,qofte edhe prane TV.

    PS Per ta zgjeruar kete sofer futbollistike,le te shprehimit mendimet tona se cili nga ekipet te ashtquajtura te medha do deshtoje plotesisht,dhe cila nga te ashtequajturat ekipe te vogla do jete supriza e ketij boterori?
    Po golshenuesi me i mire?

    Para se fushat e blerta te Gjermanise te ne e tregojne,le te japin edhe ne mendimet tona...............
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 08-06-2006 më 18:00
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    duke qene se e kam gjermanine afer do shkoj te shikoj ndonje ndeshje atje ne gjermanine e jugut ne mynih , qe e kam afer relativisht afer nga verona ku jetoj

  3. #-7
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Kaluan 4 vjet nga aventura aziatike. Gjithcka eshte akoma e fresket ama ne memoriet e fansave sportive. nje boteror qe ishte komplet anormal. Nje boteror qe skualifikon superfuqite qe ne grup. Argjentina edhe Franca largohen pa buje edhe ndricojne (Me falni per krahasimin) Sennegalezet. Turqia edhe Korea arrijne te luajne finalen per vendin e trete kur te dyja teorikisht nuk duhet te kishin kaluar as grupin. Gjermania ishte ne vit tranzicioni. Brazili me zorr ishte kualifikuar edhe nuk vinte si pretendente. Te dyja ekipet ama luajne finalen e madhe ne Yokohoma. Fitojne finalistet me ne forme edhe me me klas brazilianet ndersa Gjermanet jane ne nje mendje. SHIHEMI NE 2006.

    Pikerisht 2006, vit te cilin Gjermanet e orgqanizojne kupen e arte qe ka cmendur si televizionet ashtu edhe biletashitesit. Biliona dollare jane ne loje. Asnjehere nuk eshte pare nje interes kaq i madh te vertitet rreth nje topi futbolli qe nuk kushton me shume se $130. materialisht eshte asgje, emocionalisht ka temperaturen e nje ferri futbollistik. 32 ekipe me nje enderr ne sirtar i cili do te hapet vetem per nje ekip. Oshitima nis qe nga Australia e larget edhe perfundon egersisht ne kontinenti e ri amerikan ku futbolli quhet thjeshte soccer edhe eshte sport qe nuk i perket tavolines ku serviret McDonalds edhe Starbucks. Megjithate ky boteror eshte ndryshe krejt ndryshe nga te tjeret. Tashme futbolli pushton faqet sportive te gazetave amerikani edhe le pas dore baseballin edhe finalet e NBA.

    Gjithcka per nje top. 32 ekipe, vetem njera do te triunfoje, ama te drejten per te enderruar e kane te 32.


    2006 eshte viti i topit, top i cili ka cmendur mbare boten.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #-6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    THIS IS THE YEAR OF



    ITALY

  5. #-5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Epo edhe kete vit ne e kemi rradhen o kolombi.

    Forca BRASIL!

    Ps: Te pakten mos ngel kete here i zhgenjyer nga futbolli
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #-4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me pak se 24 ore nga vershellima e pare,dhe ethet e kesaj sfide te madhe futbollistike kane mberthyer gjithe ata qe adhurojne kete sport mbaretokesore.
    4-vjet pritje jane paksa shume.

    Vota ime per ekipin qe do ngreje kupen e arte ne qiellin e Berlinit shkon tek organizatoret,ekipi i GJermanise.
    Mendoj se ne castet me delikate dhe perballe kundeshtareve te forte e me emer,publiku,fusha dhe pesha e rende e fanelles bashke me historine do u japin ate cka duhet drejt nje triumfi.

    Supriza mendoj se do jete Mexico,dhe Ivory Coast.
    Zhgenjimi mendoj Hollanda e Van Basten qe munt te mos kaloje grupin.
    Golshenuesi me i mire,padyshim ai qe njeh rrjetat me sy mbullur,francezi Henry.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 08-06-2006 më 18:33
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #-3
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Kupa e Botes eshte e "mbivleresuar" ne keto kohe moderne...
    Personalisht, mendoj se ky eveniment shoqeror, i krahasuar vetem me ate fetar!!! i ka arritur vlerat maksimale ne vitet '80...
    Kush ka ndjekur gjysemfinalen e Sevilles 1982, ndermjet R.F.GJ. dhe Frances duhet t'a kuptoje krahasimin!

    Gjithashtu, pres qe Meksika te krijoje nje ''surprize'' ne kete Boteror. Edhe ''elefantet'' e Henry Michel mund te arrijne ''hipnotizimin'' e rradhes nga Kontinenti Afrikan!
    Ukraina, mund te jete nje e papritur e rastit, per shume arsye.
    Zhgenjimi im personal do te jete Gjermania! Perse? Nje fjale, e paster dhe e thjeshte: i mungojne talentet dhe personalitetet e nje here e nje kohe, fatekeqsisht...

    Anglia dhe U.S.A. zgjedhjet e mia personale!

    Brazili! Perhere favorit... Kete here? te shohim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga dordi1 : 09-06-2006 më 03:46

  8. #-2
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Vota Ime dihet

    Forza Brazil ( Ronaldinho , Adriano , Ronaldo etj)

  9. #-1
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Normale qe Vota Ime eshte per Italine sepse eshte skuadra qe luan me shpirt, force dhe grint

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Euuuuuuuu sedi e kam te veshtir per ke te themse eshte kampione por mendimi im eshte se ( Brazili) po se po 100%.......... Por vota ime shkon per Argentinen sepse brazilin se dua se oshte shum e fort
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vargje nga mërgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Akademia E Shkencave Në Mbrojtje Të Kufijve Të Serbisë
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 15:53
  3. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Eshtrat e Mbretit Zog të vijnë në Shqipëri
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •