Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Të burgosurit blejnë me dyfishin e çmimit të tregut

    Abuzimi, të burgosurit blejnë me dyfishin e çmimit të tregut


    Kujtim Boriçi

    Për të blerë një kilogram domate, patate,zarzavate të tjera, apo pastën e rrojës e artikuj
    të ndryshëm të përdorimit të përditshëm, të dënuarit e burgjeve tona, si pasojë e spekulimit të komisioneve të ngritura për këtë qëllim, duhet të paguajnë deri në dyfishin e çmimit të tregut. Shqetësimi bëhet prezent nga letrat e të burgosurve, të ardhura në redaksinë e gazetës, nga dëshmitë e tyre dhe Avokati i Popullit, ndërkohë që për drejtuesit e burgjeve tona, edhe pse ky problem nuk rezulton të jetë aq shqetësues, premtohen masa për frenimin e këtyre abuzimeve. “Kemi verifikuar situatën nëpër burgje gjatë kontrolleve tona, por dhe letra e shqetësime të të dënuarve e familjarëve të tyre të ardhura tek ne, e evidentojnë pasivisht këtë abuzim të pastër, problem për të cilin ne kemi informuar titullarët e burgjeve, për të frenuar këtë spekulim”,- pohon për gazetën,
    Skënder Haluci, Komisioner i Avokatit të Popullit.

    Abuzimi

    “Kur në treg një kilogram domate është 50 lekë, ne e blejmë 80 ose 100 lekë, patatet po
    ashtu, ndërsa artikuj të kozmetikës (brisku I rrojës, pasta, sapuni, etj.), për ne janë dy here më shtrenjtë se jashtë qelive. Shpesh, ushqimet që na sjellin ata të komisionit, janë mbeturina të tregut, por edhe pse i refuzojmë, nuk ka rrugë tjetër, e ne duhet të boshatisim xhepat e familjarëve”,- shkruajnë në letrën e tyre, një grup të dënuarish të burgut të Burrelit. Burime për gazetën, si nga ky kamp, ashtu dhe nga kampe të tjera, pohojnë se kur kanë refuzuar e janë ankuar tek drejtuesit për çmimet e kripura të artikujve, nuk kanë gjetur zgjidhje. “Këtë situatë ne e kemi konstatuar vetë gjatë kontrolleve tona, si në Burrel, në burgun e Lezhës dhe në disa të tjerë, duke apeluar tek drejtuesit e tyre për masa urgjente”,-shton komisionari Haluca.

    Avokati i Popullit

    Për Avokatin e Popullit, spekulimi me çmimet e artikujve të konsumit, që janë të detyruar të blejnë të privuarit nga liria, është një nga problemet shqetësuese, me të cilat përballen banorët e qelive, krahas dramës jetësore, si pasojë e shlyerjes së krimeve të bëra. “Duke e vlerësuar drejt këtë problem, ne kemi konstatuar gjatë kontrolleve te ushtruara, se me përjashtim të masave që janë marrë nga drejtuesit në burgun e Kosovës në Lushnje, për ta frenuar këtë spekulim në kurriz të të dënuarve, në të gjithë burgjet e tjera të vendit, ku më
    pak e ku më shumë, ky problem vazhdon të jetë shqetësues e pa zgjidhje”,- shton për gazetën komisioneri Haluci. Për faktin se kuota ushqimore për 3500 të dënuarit e burgjeve tona, për
    paradoks, është ende ajo e kohës së Ramiz Alisë, 90 lekë dita, mundësitë praktike të kufizuara të familjarëve për të sjellë ushqime nga jashtë, shtojnë burimet zyrtare për gazetën, spekulimi me çmimet në kurriz të të dënuarve në qeli, është një faturë diskriminimi për vetë të dënuarit e familjarët e tyre që u duhet të boshatisin xhepat, që njerëzit e tyre prapa hekurave të ushqehen.

    “Rrimë vetë pa bukë, i sjellim djalit në burg!”

    Një prej denoncuesve të abuzimit me çmimet e ushqimeve që blejnë të burgosurit, është dhe F. Hasaji, 70-vjeçari nga Peshkopia. Ai tregon se djalin e madh e ka në burgun e Burrelit, ku vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie, për krimin e vrasjes së mbetur në tentativë. Nëfamilje janë 7 veta, të gjithë të papunë, e vetëm
    me një rrip toke e disa kokë bagëti për të mbajtur frymën. “Ngaqë jam larg, pasi fshati im është mbi dy orë me makinë nga Peshkopia, por dhe ngaqë jemi të varfër, rrallë vij në burgun e Burrelit, të takoj djalin e ti sjell ndonjë ushqim. Kur kemi ndonjë lek, ia dërgojmë për të blerë ndonjë gjë djalit, pasi me supën e burgut nuk mund të mbahet, por na çoi haber para disa ditësh, që të mos i dërgojmë më para”,- shton 70-vjeçari. Tregon gjithashtu, se në takimin e fundit, djali i ka thënë se ushqimet këtu i blejnë me dyfishin e çmimit, gjë për të cilën është i pezmatuar. Por, gjithsesi, ai e qindra të tjerë si ai, vazhdojnë të kursejnë e të mbledhin ndonjë lek, për t’ua dërguar familjarëve të burgosur, edhe pse e dinë e denoncojnë se të tjerë abuzojnë me paratë e fatin e njerëzve të qelive.

    Rruga e zgjidhjes

    Lidhur me këtë shqetësim, Shkëlqim Kalemi, drejtor i burgut të Peqinit, konfirmon për gazetën, se vazhdimisht ushtrojnë kontrolle për frenimin e abuzimeve me çmimet e ushqimeve që blejnë të dënuarit, duke mbështetur dhe të drejtën e tyre (të dënuarve) për të refuzuar mallin e porositur, nëse e gjykojnë
    se ai është blerë shtrenjtë, apo është pa cilësi. Ndërkohë që titullarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, teksa konfirmojnë masa urgjente për shqetësimin e Avokatit të Popullit dhe të të burgosurve, pohojnë dhe masa të tjera e projekte të rëndësishme në zbatim, që do të çojnë burgjet shqiptare dhe trajtimin e të dënuarve në parametra bashkëkohorë. Ndër ‘ta, siç pohojnë titullarët e DPB, është dhe rregullimi i kuotës ushqimoreditore në bazë të vendimit të qeverisë, vendim që vihet në zbatim në janarin e vitit 2007. Por, aktualisht, të dënuarit, klientë të detyruar të “dyqaneve” të burgjeve shqiptare, rezultojnë
    klientët më të “pasur” në vend!


    SKËNDER HALUCI

    (Komisioner i Avokatit të Popullit): “Nga informacionet e ardhura nga të dënuarit dhe gjatë verifikimeve tona në disa burgje, si në Burrel, Lezhë etj., janë konstatuar abuzime të vazhdueshme në çmime, nga komisionet e ngritura për blerjen e ushqimeve dhe mallrave
    vetjakë të përdorimit, për të burgosurit. Me përjashtim të burgut të Kosovës në Lushnje, ky problem shqetësues është prezent në të gjitha burgjet e tjera të vendit. Konstatimet tona në këtë drejtim, janë bërë prezent tek Drejtoritë e Kampeve të Riedukimit dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, por ende ky problem nuk po gjen zgjidhje”

    ENEIDA BARONI

    (Zëdhënëse e Drejtorisë së Burgjeve): “Mund të ketë ndonjë rast të shkëputur, por problemi që evidentohet, sipas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe informacioneve të ardhura nga Drejtoritë e Kampeve të Riedukimit, ky problem nuk rezulton të jetë shqetësues”.


    27/11/2006

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Burgu nuk eshte shteteror?Dmth gjyqi qe i ka denuar keta njerez eshte shteteror edhe burgu nuk qenka.Sepse ne te gjithe burgjet e gjithe botes te burgosurit blejne gjerat personale vetem si cigare,cokollata etj.Por jo donate edhe patate sepse ne burg ka edhe kuzhine per keta.Shpresoj qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpjet sepse si duket kur u privatizua Shqiperia qenkan privatizuar edhe burgjet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Burgu nuk eshte shteteror?Dmth gjyqi qe i ka denuar keta njerez eshte shteteror edhe burgu nuk qenka.Sepse ne te gjithe burgjet e gjithe botes te burgosurit blejne gjerat personale vetem si cigare,cokollata etj.Por jo donate edhe patate sepse ne burg ka edhe kuzhine per keta.Shpresoj qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpjet sepse si duket kur u privatizua Shqiperia qenkan privatizuar edhe burgjet.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Qesh per vizite ne shqiperi dhe nuk degjove njehere fjalen ZOTERI, pashe me syte e mi nje degradim total te nje populli , jam tmerruar,(nuk kane qene keshtu shqiptaret)

    Pashe me syte e mi edukatore kopshesh, mesuese nevrastenike, police pisa pa edukate, pa kulture qytetare, burgjet jane lene ne meshire te fatit, njerezit trajtohen me keq se kafsha, turp o shtet i ndyre




    A

Tema të Ngjashme

  1. Ndimë në përkthimin e një materiali në Anglisht.
    Nga Neki1 në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 19:09
  2. Dëshmitë e Bedri Spahiut për historinë
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 02:00
  3. Manipulimi i Tregut
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 14:44
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 11:01
  5. Ribashkimi i tregut kombëtar
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •