Kush vė tritol mbi kronikat e lajmeve?



Nga Kico Blushi

Para disa ditėsh,nėpėr tė gjitha TėVė-tė e gazetat e Tiranės, kronikat nisėn me lajmin e mėnxyrtė tė vrasjes sė njė nėne nė Vlorė pėr hakmarrje. E pat vrarė njė adoleshent nė sy tė vajzės. Gruaja ishte oficere e Marinės. Njė shkollė u dogj e u bė shkrumb e hi po atė ditė, nė Veri. Gjatė natės, siē mėsuam, ju vu tritol edhe apartamentit tė shefit tė shėr-kryeqytetit. Po atė ditė tritol ju pat vėnė edhe njė ish polici tė forcave speciale nė njė lokal nė Fushė Milot.

E kishim harruar tritolin, por ja tek na u ringjall.Nė njė lokal nė Gjirokastėr u pėrleshėn dy banda, lazaratasit me memaliasit, ku mbeti njė i vrarė, ndėrsa lokali u shkatėrrua. Nė Burrel u rrah aq sa ra nė koma Sul Mema, ish futbollist i shquar, pėr arsye se, si shef i gjyqtarėve,po ndiqte njė ndeshje futbolli. Nė stadiumin e Poliēanit u rrahėn dhe u goditėn me sende tė forta edhe futbollistėt e Ballshit, por, pėr fat, nuk pati tė vdekur, veē tė lėnduar…Nė Greqi, ndėrkohė pamė tė shiten si dele, jo njė e dy fėmijė, paēka se ishin romė… Nė Lushnjė plasi sherri pėr zotėrimin e xhamisė, e cila, mė nė fund, u mbyll qė tė mbrohet nga policėt, se dy hoxhallarėt janė prej javėsh nė njė konflikt tė papajtueshėm mes vedi e nuk dihet se kush do ta marrė nė dorėzim e nė drejtim xhaminė e Lushnjės… Hoxhallarėt dhe priftėrinjtė, shyqyr, nuk kanė filluar ta pėrdorin tritolin. Por ja qė edhe nė Shkodėr plasi sherri nė komunitetin musliman, sepse nga qendra u kėrkua tė hiqej myftiu i mirėnjohur Bylykbashi e tė zėvendėsohet me njė tjetėr…Edhe nė Elbasan myftinia ka pasur probleme tė ngjashme lidhur me pronat e vakėfit, tė cilat u dashkan tė tjetėrsohen e tė ndėrtohen merkato e dyqane nga do investitorė arabė…

“Tritoli “i vėnė nė gjuhėn e ndonjė at Marku tė Elbasanit, apo nė gjuhėn e myftiut tė shfronėsuar, ē’ėshtė e vėrteta, mė shumė u hedh kripė e lezet ekraneve dhe gazetave, se sa mund tė ndikojė pėr pėshtjellime e ngatėrresa nė shoqėrinė tonė multifetare. Por ja qė duket sikur ndėr ne askush nuk tromakset kur kronika ėshtė mė se e zezė, sterrė e karasterė. Nė kėtė tablo tė lartpėrshkruar, kaq oguezezė e tė gjakosur nga krimi dhe padrejtėsitė e papara e tė padėgjuara kurrė mė parė, duket mė se normale qė nė Ksamil psh banorėt tė rrihen mes vedi me leva e hekura, edhe kėta pėr ēėshtje pronash, e dikush tė mendojė: e pastaj?… Njė nėnė korēare qėnkesh arrestuar, pas denoncimit nė polici tė sė bijės, pasi si nėna dhe njerku e kishin detyruar tė prostituonte, e dikush thotė me vete:- e pastaj?…Njė djalė i ri hidhet nga kati i pestė prej depresionit dhe vdes. Po sa tė tillė janė vetėvrarė vitet e fundit me litar, me fotoksinė dhe me armė?…Njė baba hedh nė gjyq tutorin e sė bijės se ky, tutori pra, nuk i sillte paratė ēdo muaj, sipas “kontratės”… Njė i papunė pardje piu fotoksinė dhe vdiq nė spital…Aksidentet rrugore nuk quhen mė lajme e nuk habisin kėrkėnd, edhe pse na tėrhoqi vėmendjen vetė Presidenti Moisiu…

E gjithė kjo tablo e errėt, ndodhur nė harkun kohor tė mė pak se njė jave, e nxjerrė nga kronikat tona tė zeza, do tė trondiste nga themelet ēdo shoqėri normale, ndoshta pėrveē Irakut dhe Afganistanit qė janė nėn terrorin e kamikaxeve.Do tė mjaftonte vetėm njėra prej tyre, shitja e fėmijėve, qė do tė ngrinte mė kėmbė mbarė shoqėrinė, le mė pastaj klerikėt e lartė qė predikojnė nė kisha e nė xhamira. Por ja ku u kujtua akademiku Qosja qė tha nė njė intervistė se shoqėria jonė ėshtė e sėmurė moralisht, se asaj nuk i bėkan mė pėrshtypje skandalet dhe abuzimet e deputetėve e politikanėve kosovarė, po edhe pse intelektualėt e kėtushėm e tė atjeshėm nuk reaguan kur Kadareja tha nė Prishtinė se akademiku kosovar duhej tė shtrohej nė njė spital psikiatrik…Nuk ėshtė as e re dhe as e papritur po tė themi se asnjė nga kėto lajme rrėnqethėse, pėrfshi edhe debatin Kadare-qose, nuk e trondit mė shoqėrinė shqiptare e aq mė pak politikėn e zyrtarėt tanė tė lartė, sa tė mėnēur, aq edhe tė nderuar e tė lavdishėm.Po pėrse ndodh kėshtu? Pėrse ne nuk tronditemi mė nga tritoli i rrugės dhe nga “tritoli”aq agresiv nė media e politikė? Ē’ėshtė e vėrteta, pyetja dėshpėruese e Qoses shtrohet nė ēastin kur vetė ai sulmohet e kur ai nuk u ndje i mbrojtur nga kolegėt. Ndaj, edhe pėr tė, si akademik, ėshtė ca si vonė pėr ta kuptuar se ne tashmė jemi tė imunizuar, kryekrejt tė pambrojtur nga sėmundjet e rėnda morale qė e topisin jo vetėm ndėrgjegjen e shoqėrisė, po e rrėnojnė atė nė ind, e, pse jo, ndoshta edhe nė gen. Duket sikur asgjė e mėnxyrtė, asnjė krim, asnjė shifėr vjedhjeje e zhvatjeje, asnjė sipėrfaqe toke e grabitur nga “tė fortėt” nuk na bėn mė pėrshtypje. Mjaft qė kėto zezona tė jenė larg dhe jashtė shtėpisė sonė e mjaft qė njėri prej kėtyre zullumqarėve tė na hedhė njė kockė te goja…


Ndaj ngjan sikur mė rėndėsishme ėshtė tė marrim vesh se ē’tha deputeti demokristian Ndoka, u fut nė qeveri a jo, doli a nuk doli nga partia e Xhuvelit deputeti Nerėnxi, foli e si foli Topalli nė Kuvend dhe a i bėri edhe njėherė rezil zonja nė fjalė kundėrshtarėt dhe “armiqtė e partisė sė saj tė dashtun”, u vėrsul edhe njėherė mbi prokurorin e pėrgjithshėm e Presidentin e Republikės bashsherrxhiu i palodhur Berisha, apo mos ėshtė sėmurė qė nuk po ndjehet tash ca ditė…A u pėrgjigj Rama, apo heshti? Ē’tha zoti Fratini dhe me kė e kishte atė qė tha se edhe prokurori i pėrgjithshėm nuk duhet e nuk mund tė vihet mbi ligjin?A foli nė emėr tė vet, apo i ka thėnė Brukseli tė mbėshtesė hapur Berishėn e jo opozitėn? Kjo, sepse shqiptarėt gjithė tė mirat e tė kėqiat vazhdojnė t’i presin nga lart, nga politika, nga qeveria, e shumė pak nga djersa, nga mundi e nga prona e tyre, tė cilat, deri mė tash, janė tė pasigurta, tė palrgalizuara e tė pastabilizuara, dmth tė varura tėrėsisht nga politika. Politika tė bėn fatkeq, apo tė pasur, tė ve tritol, tė bėn me baltė, tė bėn tė korruptuar, apo ministėr, ta jep, ose ta merr pronėn, tė fut nė punė, ose tė heq nga puna, tė le anonym, ose tė bėn rė shquar…Qytetari shqiptar nuk ka as edhe njė burrė tė ndershėm, le mė ndonjė institucion te i cili tė falet e tė ketė besim tė palėkundur. Nuk ėshtė e nevojėshme tė bėhet asnjė testim pėr tė kuptuar se vetėm njė prej lajmeve tė rėndomta tė politikės -c’tha sot Berisha, apo Topalli - pėr shumė shqiptarė ėshtė ku e ku mė ndjellės e pėrcillet si mė i rėndėsishėm se ngjarja e vrasjes sė njė nėne, se mbi njė mijė e ca fėmijė tė ngujuar nė veri, se fėmijėt romė qė shiten nė sheshet e doganave, se rėnia nė koma e kryegjyqtarit Sul Mema, se debati pėr identitetin, se vjedhja e votave, se sherri Kadare-Qose, se hapja e dosjeve, se sherret nė komunitetin musliman pėr cėshtje tė tjetėrsimit tė pronave qė pėrfunduan edhe me njė vrasje misterioze mu nė zemėr tė komuntetit mysylman nė kryeqytet...

Pra, pyetja ėshtė e thjeshtė dhe tronditėse: Pėrse ne jemi bėrė kaq tė pandjeshėm, kaq tė imunizuar, kaq indiferentė, pėrse pra nuk ka njė reagim qytetar ndaj sė keqes qė na bėn jo vetėm mekanizmi i pushtetit, po edhe individi? Nė mėnyrė tė thjeshtė e mė se tė qartė pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje tė vėshtirė, krejt padashje e zbulova teksa ndoqa debatin mes ministrit tė kulturės, turizmit e sporteve, z. Leskaj dhe presidentit tė Federatės sė futbollit, z.Duka. Aty mėsova se stadiumet tona, siē u tha nė atė debat, janė kthyer tashmė nė arena rrahjesh tė shėmtuara, bastesh, pazaresh, shitjesh tė rezultateve me allishverishe jo vetėm mes gjyqtarėsh e trajnerėsh. Kėto dihen. Nė debat u tha se as policia, sikurse pohoi njė zyrtar i lartė i policisė, nuk i jep dot dum rrumpallės rrahėse me gladiatorė tė stadiumeve tona.Por ajo qė ia vlen tė theksohet se dhuna nėpėr stadiume, njėlloj si nė politikė, nuk ardhka nga “biletat e lira”dhjetėshe, nga anėsoret, nga karshia ku rri populli, po nga tribunat vip, nga bankinat, nga drejtuesit e futbollit, nga kryetarėt e bashkive, nga shefat e policisė, nga “tifozėt” e shquar tė rajonit ku luhet ndeshja! Kronikat e rrahjeve nėpėr stadiume e dėshmojnė kėtė dukuri. Stadiumet qėnkan si salla e Kuvendit nė kėtė drejtim. Nuk kanė as edhe njė ndryshim pėr nga agresiviteti dhe sundimi arrogant i vulgarėve tė shquar tė veshur me kostume firmato. Asnjė polic nuk i prek dot kėta, le mė t’i arrestojė, teksa vėrsulen nė mes tė ndeshjes si toreadorė drejt gjyqtarit a futbollistit qė ėshtė paracaktuar tė ndėshkohet publikisht me grushte e shkelma. Ēdo tifoz i thjeshtė e ēdo polic i gjorė e di se askush nuk i prek dot kėta horra, medemek vipa, se gjen belanė. Kėta tė fortė tė krahinės, kuptohet, janė tė fortė financiarisht, derisa paguajnė skuadrėn, blejnė edhelojtarė zezakė, po ata janė tė fortė edhe fizikisht, edhe politikisht, ndaj njė hiē province i transformuar nė njė vip krahine ku mund ta dėshmojė mė mirė se nė fushėn e stadiumit, nė mes tė ndeshjes, para gjithė banorėve famėn e lavdinė e fituar me dhunė e allishverishe? Nė stadiumet tona paska ndodhur krejt njėlloj si me deputetėt anonimė nė Kuvend dhe arsyet e ngjashmėritė nuk janė dhe aq tė vėshtira pėr t’u kapur. A nuk u rritet edhe mė tepėr fama e nami kėtyre anonimėve tė shquar, kur bėjnė trimin e ēartur para kamerave dhe publikut? Qyteti e di fort mirė se kush janė “vipat” e paprekshėm me zinxhir ari nė qafė e me tru me muskuj qė qėndrojnė nė tribunė dhe nė bankinė, duke dhėnė urdhėra, por qė nuk kanė as faqe tė bardhė e as emėr tė nderuar nė krahinė… Mbi tridhjet pėrqind e presidentėve tė klubeve tė futbollit qėnkan vrarė, burgosur, ose janė nė kėrkim ndėrkombėtar! Pyetja e thjeshtė ėshtė kjo: Kush i pat zgjedhur kėta “presidentė”me preēedentė tė rrezikshėm penalė? Natyrisht, njėlloj si shumicėn e deputetėve, as sportistėt, as publiku, as tifozėt. Ndaj publiku ėshtė bėrė indiferent, njėlloj i pafuqishėm si policia, jo vetėm se nuk ka asnjė pėrgjegjėsi pėr “zgjedhjen” e tyre, po as edhe njė mundėsi pėr ēmontimin e tyre. E pra, a mund tė quhet kjo indiferencė qytetare?Edhe nė stadiumin e politikės qė quhet Kuvend ėshtė i njėjti realitet.Nuk ka opinion publik qė mund tė pėrballojė e t’i rrezistojė kėsaj lukunie injorantėsh me pushtet tė pakufizuar e tė pakontrolluar qė kujtojnė se janė ajka e vėrtetė e shoqėrisė. Kjo ėshtė edhe njė arsye mė shumė pėr tė kuptuar pėrse opinioni ynė publik ngjan si memec, si indiferent,.sepse ai nuk ka as edhe njė mjet pėr t’u vetėmbrojtiur. Jo vetėm te ne, por nė tė gjithė Lindjen ndodhi e njėjta dukuri. Kriminelėt, trafikantėt, horrat, batakcinjtė e suksesshėm, pėr tė pastruar paratė, fytyrėn, pėr t’i dhėnė emrit nder, lavdi dhe sidomos imunitet, dmth paprekshmėri, u vetėbėnė presidentė klubesh sportive, presidentė ojėqėsh e fondacionesh e mė pas edhe deputetė, sepse kishin blerė e mė pas manipuluar dhe mashtruar, si kujtojnė, gjithė opinionin publik. Po le tė ndjekim mė tej arsyetimin. Po presidentėt e tjerė qė vazhdojnė tė ndjekin ndeshjet dhe tė “sponzorizojnė” skuadrat, tė ē’kategorie sociale dhe morale janė, krahasuar me ish kolegėt e tyre qė janė vrarė, ose burgosur? Po deputetėt dhe qeveritarėt tanė ē’pėrfaqėsojnė nė tė vėrtetė moralisht, intelektualisht, financiarisht, krahasuar me kategorinė e presidentėve tė klubeve sportive? A janė edhe kėta ata qė ne kemi zgjedhur me votė tė lirė dhe demokratike dhe qė ne dėshirojmė tė na pėrfaqėsojnė nė Kuvend? A ėshtė modeli i deputetit qė duam ai i atij deputetit republikan qė para ca ditėsh u vėrsul,, pėr tė rrahur nė podium, njėlloj si nė stadiumin e Burrelit, njė kolegun e vet? Jo,nuk i zgjedh kėta presidentė klubesh, ojėqėrash e deputetė populli. Nuk ėshtė ky modeli qė kėrkon shoqėria jonė. Askush nuk shpreson prej tyre se do tė sjellin standarte dhe regulla demokratike nė shoqėri. Shumicėn e deputetėve, edhe presidentėt e sportit e tė ojėqėrave nuk i zgjedhin qytetarėt, sportistėt dhe tifozėt, por allishverishi. Ndaj publiku ndihet i pafuqishėm dhe bėhet indiferent ndaj sė Keqes qė po shfaqet kaq me tėrsėllėmė e arrogancė nė Kuvend, nėpėr stadiume, nėpėr rrugė, nė publik e kudo, se ndjehet i pambrojtur nga institucionet e zaptuara nga tė fortėt e pagjykueshėm e tė pandėshkuar. Opinioni ynė public e di se dhunėn e stimulojnė, e mbajnė gjallė, si nė stadiume edhe nė politikė “vipat”tanė e kjo duket sheshit e pa shumė mund e zgjuarsi. Janė kėta qė hedhin “tritol”nėpėr lajme, janė pikėrisht kėta uzurpatorė tė podiumeve, ekraneve, pushteteve, stadiumeve, pasurisė dhe famės sė pamerituar qė ndihen tė gjithėpushtetshėm vetėm kur shpėrthen tritoli para hundės sė opinionit publik pėr ta traumatizuar e tulatur…Pėr kėto arsye ėshtė e pamundur tė ndryshojė gjuha me dinamit e politikės sonė, e njerėzve qė u bėnė tė pasur, tė fuqishėm e tė gjithėpushtetshėm me ndihmėn e tritolit verbal nėpėr media dhe sheshe metingjesh.. Mė kot shpresuan shumė shqiptarė se Berisha e ndjekėsit e tij kishin ndyrshuar e kishin lėnė mėnjanė tritolin si nė dyert e armiqve, ashtu edhe nė fushėn e propogandės. Por, kur shoqėria nuk ka asnjė lloj profilaksie, e vetmja masė mbrojtėse e qytetarit krejt tė pambrojtur pėrballė njė epidemie tė tillė morale, pėrballė njė sėmundjeje morale, pėrballė tritolit mediatik, me sa duket ėshtė largimi prej kėsaj kolere. Mėnjanimi nga tritoli. Vetėizolimi dhe pritja e njė situate mė tė mirė…Kjo ėshtė edhe njė arsye tjetėr pėrse opinioni ynė publik nuk reagon mė si njė komunitet indėrgjegjshėm dhe i vetėorganizuar.asta qė venė tritol verbal, e kanė paralizuar hė pėr hė. Kjo mund tė quhet indiferencė, apati, imunitet, mungesė kulture demokratike, sėmundje morale, po nuk ėshtė kurrsesi pajtim me tė keqen dhe nėnėshtrim pa kushte. E nė qoftė se ėshtė kėshtu, atėhere ėshtė pak tė thuash se shoqėria ėshtė e sėmurė moralisht. Por Shqipėria shpreson e pret gjykon nė heshtje e me durim. Sepse shoqėria shqiptare ka vuajtur shumė, ėshtė mashtruar, terrorizuar dhe zhgėnjyer pafundėsisht, ndaj dyshimet e saj nuk janė pafuqi, as pa mėncuri, as mungesė kulture dhe qytetarie.sepse derisa tritolin e venė nėpėr stadiume, po dhe nė Kuvend, vipat e vetėzgjedhur e jo populli qė ri nė “karshi”, kjo do tė thotė se epidemia ėshtė e pėrkohėshme. Dhe qė opinioni ynė publik nuk ėshtė njė i vdekur i pakallur.

Ballkan Web