-
................
Vistua dhe vizat
Vistua dhe vizat
Nga Selim Belortaja
Nė fakt se kanė direkt me ne shqiptarėt. BE-ja e di, se pėrfaqėsuesit tanė shtetėrorė qeshin njėlloj pėrpara kamerave, si atėhere kur procesi i integrimit pėrshpejtohet ashtu edhe kur ai ngadalėsohet, madje edhe kur pezullohet fare kryesisht pėr shkak tė vetė atyre. Kėshtu ndodhi edhe nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp, kur ministrja jonė e integrimit, duke harruar fare aksesimin ra edhe ajo nė grackėn e para- aksesimit duke na shpjeguar se ēgjė e mirė ishte ky instrument pėr ne e tė ardhmen tonė..Le qė ēe zgjasim? A nuk u gėzuam ne sė bashku kur kryeministri ynė, i veshur si pėr festė, doli e na dha lajmin e madh se nė vlerėsimin antikorrupsion tė Transparency International kishim marrė notėn ..2.6?
Imagjinoni dot njė nxėnės shkolle, tek kthehet vrap nė shtėpi i gėzuar, flak ēantėn nė divan e shpall i lumtur: mami, sot mora ...njė dysh e gjysėm!!.
Se edhe kėtu tė njėjtin sistem kemi, me dhjetė nota. Si mund tė quhet ky njė lajm i mirė kur rreshtohemi mė dobėt se tė gjitha vendet e rajonit pa pėrjashtim? Kur jemi 25 pikė poshtė mesatares sė rajonit, 6 vende poshtė Maqedonisė, 18 vende poshtė Bosnjė-Hercegovinės, dhe 32 vende poshtė ...Moldavisė? Kur shumė mė mirė se ne paraqiten edhe Kuba e Kastros edhe Libia e Ghadafit? Ndėrsa Kolumbia shkėlqen 52 vende pėrpara nesh (njė shembull i rrallė ky, kur trafiku i drogės nuk qenka medoemos nė njė linjė me ..korrupsionin). Na kalojnė kollaj fare pastaj edhe Tanzania e Mali, Senegali e Mozambiku, Uganda e Malavia. Surinami e Mongolia. Plot 27 pikė na ndajnė edhe nga ..Madagaskari! A ka vend kėtu pėr festė?
***
Kėshtu pra, BE-ja para nesh nuk do tė vihej fare nė siklet e as qė do ti duhej tė kėrkonte njė rrugė pėr tė na zbutur, lidhur me qėndrimin e saj pėr tė shtyrė procesin e anėtarėsimit tė vendeve tona (kandidate e kandidate potenciale). Bazuar nė njė raport tė Komisionit tė javės sė shkuar, dy ditėt e fundit, Kėshilli i BE sė edhe pse spėrmendi hapur fjalėn shtyrje a pezullim kumtoi qartė se deri tani, me valėn e katėrt e tė pestė tė zgjerimit u bė si u bė dhe se tani i kishte thirrur mendjes. Arsyet qė ai jep pėr shtyrjen e nėnkuptuar janė gjithashtu jo bindėse. Deklarata e Kėshillit, herė le tė kuptohet se kjo bėhet pėr tė tretur kafshatat e mėdha tė zgjerimit qė BE-ja vetė ka kapėrdirė deri tani tani me ngut (..to enable the EU to maintain the momentum of its own internal integration..), herė se i duhet tė pėrqėndrohet nė efektivitetin e institucioneve tė veta, e herė se duhen parė ca aspekte buxhetore. Tė gjitha kėto me njė emėr quhen aftėsi pėrthithėse e BE-sė. Nė se kjo rėnie e fuqisė pėrthithėse, ėshtė normale e objektive, apo rezultat i njė tejngopje tė paarsyetuar e tė nxituar tė vetė sfungjerit, kėtė mund ta shohim nė njė shkrim tjetėr. Atje mund tė njihemi edhe me disa prirje e zėra refuzues tė zgjerimit nga vendet e vjetra anėtare si njė nga faktorėt e vėrtetė tė pezullimit. Sdo tė ishte keq madje, tė sqaronim pak edhe atė takėm njerėzish brenda nesh, qė nuk e do fare integrimin, e qė ēdo sharje Europės e kapitalizon si shans pėr ti bėrė bisht reformave e shtyrė mė tej rrumpallėn!.
***
Ajo qė na intereson sot, ėshtė mėnyra e pėrciptė qė ofron BE-ja pėr tejkalimin tė kėtij momenti. Nga paketa e re bien nė sy disa veēori: sė pari njė lidhje mė direkte e perspektivės sė antarėsimit me kushtet e ashpra pėr tu plotėsuar nga ēdo vend (
ju ėshtė dhėnė perspektiva e antarėsimit nė BE vetėm pasi plotėsimit tė kushteve tė nevojshme. Mė poshtė flitet pėrsėri pėr njė kushtėzim rigoroz, por tė drejtė). Sė dyti, pėr herė tė parė nė vend tė anėtarėsimit si synim final, deklarata na kujton se mund tė kėnaqemi edhe me vetė procesin: procesi drejt antarėsimit na kujton deklarata, -ka vlerė nė vetvete, edhe atėhere kur antarėsimi largohet pėr shumė vjet (!!). Sė treti, si njė alternativė shumė e leverdisėshme kompensuese, vendeve tė Ballkanit ju ofrohet ...bashkėpunimi i shtuar rajonal! (-rregullohuni mes jush, sa tė rregullojmė edhe ne ca punė tonat duket se ėshtė ideja). Por ēėshtja ku cektėsia e argumentit shoqėrohet edhe me pak manovėr prej dadoje tė pasinqertė, ėshtė pikėrisht e treta: Vizat!
Me njė bindje (pak fyese pėr ne) se kjo gjė mund tė na ngazėllejė e tė na bėjė ta harrojmė dertin, Kėshilli i Ministrave i BE-sė, shpalos njė angazhim serioz pėr pėr
lehtėsimin e vizave!)
Pavarėsisht vrapit tė zakonshėm (shpesh tė neveritshėm), tė udhėheqjes sonė, pėr tė zėnė tribunat e pėr tė bėrė ..pėrshėndetjen e rradhės mbi ēdo gjė qė vjen nga Brukseli, kėmbėngul se kjo ēėshtje pėrveēse krejt e papėrcaktuar, si histori e realitet ka dėshmuar tė ketė qenė kryesisht ..njė farsė fyese. Kam disa arėsye pėr ta thėnė kėtė: E para, BE siē thotė edhe vetė jo vetėm e njeh mirė prej kohėsh rėndėsinė qė i kushtojnė popujt e rajonit tonė (shqiptarėt veēanėrisht shėn.im) ēėshtjes sė vizave, por edhe e ka marrė zyrtarisht njė angazhim tė tillė, nė Samitin e Selanikut mė shumė se tre vjet tė shkuara! Sė dyti, BE nuk premton asnjė lehtėsim shtesė kur pėr kėtė liberalizim, topin na e le pėrsėri neve nė derė: progresi nė kėtė punė thotė ai, -do tė varet nga zbatimi i reformave, etj.etj, -njė histori qė mund ta dėgjojmė prapė edhe pas dhjetė vitesh. Sepse kush e mat e monitoron zbatimin e reformave? A mos vallė ai fshatari qė do njė vizė se do tė ēojė jashtė fėmijėn e sėmurė? Po kėshtu ēfaj ka njė eksportues qė do tė shikojė tregun e vet nė Athinė a nė Paris nė se Partnershipi Europian pra vetė programet europiane me qeveritarėt tanė nuk ja dalin tė bėjnė qeverisjen e drejtė e shtetin ligjor? Sė treti, fjalia pėr angazhim lehtėsimi tė vizave na vjen e ngjitur me kėrkesėn pėr marrveshje tė ripranimit. Duket qartė se halli ėshtė pikėrisht tek kjo e fundit. Pėr Shqipėrinė kjo ėshtė dyfish e padrejtė me qė ne e kemi nėnshkruar prej kohėsh marrveshjen e ripranimit me BE-domethėnė kemi pranuar qė tė gjithė tė ikurit nga pikat tona kufitare tė kthehen pėrsėri kėtu nė se rezultojnė ilegalė.
***
Mosbesimi ynė i plotė, si qytetarė tė Shqipėrisė, lidhet kryesisht me dy ēėshtjet e para. Ai mund tė shprehet me pyetjen e thjeshtė: Nė se ju (tė BE-sė dhe vendeve anėtare) e ditkeni prej kohėsh se sa e rėndėsishme ėshtė pėr ne ēėshtja e vizave, nė se njė deklarim e zotim tė ngjashėm e keni bėrė qysh nė 2003-shin, nė se Shqipėria ka bėrė siē thoni nė progres report pėrparime nė disa reforma, nė se edhe Marrveshjen e Ripranimit ėshtė vetėm Shqipėria ajo qė e ka nėnshkruar (nga kandidatet potenciale), atėhere ēkeni qė na hapni barkun me kėtė gjuhė diplomatike? Pėrse nuk bėni pjesėn tuaj e tė lehtėsoni menjėherė procedurėn e turpshme tė rropatjes pėr njė vizė nė sportelet e zyrave tuaja konsullore? Ka edhe mė: ndėrsa nga ne kėrkoni parreshtur dhe mirė bėni) progres tė qartė, dhe raportoni rregullisht progresin e bėrė me sforcot tona, por ju, a keni bėrė ndopak progres nė procesin lehtėsues pėr vizat? Shkurt, sa janė lehtėsuar procedurat e marrjes sė njė vizė nga qytetari ynė, tė themi nė kėto 3-4 vjet? Jua them unė, i bindur se sjell mendimin e mijėra tė tjerėve, e tė gjithė shqiptarėve qė kanė punė me sportelet tuaja, mendim qė edhe ju e njihni tashmė mirė: PROCEDURAT JANĖ PĖRKEQĖSUAR E RĖNDUAR!
Si nė terma kohe pritje e pėrpunimi ashtu edhe nė numėr dokumentash tė kėrkuara e ndėrlikimesh proceduriale, qė nganjėherė nuk kanė kurrfarė sensi e logjike. Kam parė ekspertė tė promocionit tė investimeve tė huaja (tuajat) nė Shqipėri, akademikė shqiptarė tė ftuar nė Universitet e botės pėr leksione, biznesmenė qė lėvizin vapora e maune mallrash nėpėr botė, studentė tė shkėlqyer nė auditoret e vendeve tuaja, njerėz qė kanė paguar klinikat e vendeve tuaja me dhjetra mijra Euro pėr ti bėrė njė operacion tė vėshtirė prindit a fėmijės, njerėz qė pasurojnė dynjanė me shpirtin e tyre sipėrmarrės e energjitė krijuese tė gjithė kėta - (sė bashku me veten time sigurisht) i kam parė e i shoh pėrditė tek zhgryhen shkallėve e grisen hekurave pėrballė sporteleve tuaja tė shtyrė e tė pėrbuzur ēdo muaj e mė keq, ēdo vit e mė keq. Nė emėr tė PROCEDURAVE qė ju i ngatėrroni e mpleksni krejt ...njėanshmėrisht.
***
Mė besoni, kjo sjellje e kjo procedurė diskrediton mė keq se ēdo gjė tjetėr parimet madhore -tuajat dhe tonat mbi lirinė, para sė gjithash mbi lėvizjen e lirė. Ska dyshim qė kjo kompromenton edhe vetė vlerat e tregut tė lirė qė aspirojmė sė bashku. Ēlėvizje tė lirė tė mallrave mund tė kemi kur shoferi i kamionit smerr dot vizėn? Si mund tė bėhet lirshėm marketingu i vendit nė se njeriu i promocionit rropatet ēdo javė sporteleve? Si mund tė lėvizim tregun e ideve kur shkencėtari ynė pret nė rradhė si refugjat i rėndomtė? Pyetja se pėrse, sipas lajmeve e kronikės qė dėgjojmė -emrat e kriminelėve e njerėzve mė tė kėrkuar, na shfaqen pa problem nė kryeqytete e aeroporte tė botės (dakord qė pastaj kapen, po si kalojnė aq lehtė?), mė mirė tė mos e bėjmė. Mund tė jetė njė punė e ngatėrruar.
Qė beni presion e kushtėzime pėr reforma, kjo ėshtė njė punė qė tė gjithė e duam. Por mos harroni: edhe politika mė e qelbur, edhe qeverisjet mė antireformė, -nuk marrin kurrfarė ndėshkimi nė ēėshtje vizash. Ata kanė visto e pasaporta sa tė duash. Viktimat e vėrteta tė procedurės suaj, ato qė e hanė tė plotė goditjen e barrierėn e ngritur me kujdes nga ana juaj, janė dy kolonat: qytetaria dhe dinjiteti i njerėzve. Dhe hallet e tyre tė pambaruara. Bėni pra njė hap tė guximshėm e tė pakusht kundėrveprimi pozitiv, nė respekt tė atyre qė rrijnė gatitu e mbajnė direkt mbi shpinė procedurat tuaja. Sė paku, tė shpėtojmė diēka nga ai pak personalitet i mbetur kėtyre anėve.
Ballkan Web
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt