
Postuar më parë nga
Humdinger
Faik Toska: Doktori fajtor, se nuk i dha epikrizën Zyra Agos
E.Bardhi
Presidenti i Urdhrit të Mjekut të Rajonit të Tiranës, Faik Toska pohoi se e kanë ndjekur çështjen e Zyra Agos, nga ana profesionale dhe se kanë marrë masat përkatëse në lidhje me doktorin që ka kryer një vepër të tillë. Sipas tij, si fillim kanë realizuar një ballafaqim mes doktorit që e ka bërë operacion, Zyrasë dhe familjes Ago, ku mjeku ka shpjeguar se veshka ka qenë e dëmtuar, ndaj dhe duhej hequr në mënyrë të pashmangshme. “Megjithëse ndërhyrja e mjekut ka qenë profesionale, pasi ka kryer një operacion me sukses, dua të theksoj se është me ligj, që ai duhej t’ia jepte epikrizën me shkrim pacientit”,- theksoi Faik Toska, duke shtuar se për këtë ka marrë edhe ndëshkimin përkatës. Sipas tij, doktorit në fjalë i kanë dhënë paralajmërim me heqje të ushtrimit të profesionit, çka do të thotë se kjo është një masë disiplinore ndaj tij. Ndërkohë, Toska theksoi se për të arritur në një përfundim të tillë, është hetuar hap pas hapi çështja nga mjekët specialistë, pranë Urdhrit të Mjekut dhe se i vetmi gabim i doktorit, është se duhej t’ia kishte dhënë epikrizën me shkrim. Sa i takon pretendimeve të familjarëve të Zyra Agos, se doktori nuk ka marrë ndëshkimin e duhur, Toska pohoi se çdo procedurë është kryer me korrektësi dhe se gjykimi nuk ka qenë i njëanshëm. “Ne e kuptojmë shumë mirë shqetësimin e familjes Ago, por duhet të jenë të bindur, se doktori ka marrë ndëshkimin e merituar”,- theksoi Toska.
27/11/2006
Shekulli
Krijoni Kontakt