Shqipėria, Kuvajti i Ballkanit!
Studimet e fundit po nxjerrin gjithmonė e mė shumė nė pah rezervat e mėdha tė naftės nė Shqipėri. Studimet e fundit tregojnė se Shqipėria zotėron 57% tė rezervave tė naftės nė rajon.
Njė studim i bėrė pėr llogari tė kompanisė "Manas Petroleum" nga amerikanėt e Gustavson Associates LLC, ka konkluduar se Shqipėria zotėron mė shumė se 57 pėr qind tė rezervave tė naftės qė gjenden nė Ballkan. "Nga 345 milionė fuēi naftė qė gjendet nė Ballkan, 198 milionė prej tyre ndodhen nė Shqipėri", thotė studimi. Kjo ėshtė naftė e rikuperueshme ose e thėnė ndryshe naftė qė me teknologjinė aktuale mund tė nxirret nga nėntoka. Sipas tė dhėnave, mendohet se rreth 100 milionė e kėsaj rezerve ndodhet nė vendburimin e Patos-Marinzės, qė ėshtė dhe fusha naftėmbajtėse mė e madhe nė Evropėn Kontinentale.
Rezervat
Qė nga viti 1990, vendi ėshtė ndarė nė disa zona, tė cilat u janė dhėnė pėr shfrytėzim kompanive tė huaja. Por, nga njė vend eksportues deri mė 1989-ėn, tashmė Shqipėria detyrohet tė importojė 73% tė nevojave tė saj pėr naftė. Kjo edhe pėr arsyen se dy vitet e fundit njė pjesė e mirė prodhimit vendas po ikėn pėr eksport. Kanadezja "Bankers Petroleum", qė prodhon naftė nė vendburimin e Patos-Marinzės nė bazė tė njė marrėveshjeje koncesionare po eksporton mė shumė se gjysmėn e prodhimit tė saj nė vendin fqinj, Itali. Ndėrsa kompanitė e tjera koncesionare nuk ushtrojnė aktivitet nxjerrės. Nė 15 vjetėt e fundit, licenca pėr kėtė qėllim u janė dhėnė kompanive amerikane, austriake, kanadeze, kroate, greke dhe suedeze. Sipas statistikave tė Bankės Botėrore, janė kryer shpime nė 4 666 puse nafte, nga tė cilat 3 123 janė operative, ndėrsa 981 tė tjera janė mbyllur apo braktisur.
"Spekter"
Krijoni Kontakt