Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1

    Malli I Shpirtit Tim.

    Meqenėse isha ngatarruar dhe vargjet e mia i kisha postuar tek rubrika e shkrimtareve shqiptar , po i ripostoj ketu duke shpresuar qe administratoret ti fshijne nga aty , sepse nuk eshte vendi i tyre.

    Po sjell kėtu disa vargje tė shkruara nga unė nėpėr rrjedhėn e ditėve, muajve apo dhe viteve.

    Mall i shpirtit tim
    Pėr Durrėsin

    Mė ka marrė malli Durrėsi im i dashur
    Tė t’i shoh ty rrugėt , bregdetin e lagur.
    Rrugėve tė tua si dikur tė shėtis
    Mes njerėzve tė njohur shokė apo miq

    Mė ka marrė malli Durrėsi im i dashur
    Larg teje, pėr mua, jeta ėshtė e zbrazur.

    Elna Durrėsi

    Endrra

    Nė ēdo ėndėrr tė gjumit tim tė trishtė
    Mė duket vetja se jam me ju , atje
    E ulur nė atė breg tė brishtė
    Buzė Adriatikut atje nė atdhe

    Hap sytė ēdo gjė u zhduk , deti shkoi
    Ah, sa dėshpėrim isha nė gjumė
    Kaloi kjo natė , eh, po kaloi
    Vallė larg Durrėsit sa kohė do tė jem unė .

    Elna Durresi
    Francė


    Durrėsi
    Ky qytet i mrekullueshėm pėr tė cilin gjithnjė mall kam.

    Ti zhurmė e kėndshme e detit tim
    Mes tė cilės rritur jam unė
    Je ninullė e shpirtit tim
    Mbrėmjeve kur unė mbyll sytė pėr gjumė.

    Ti rėrė e plazheve tė fėmijėrisė sime
    Pėrzier mes guackeve tė mbledhura nga unė
    Nga ajo vazė e vogėl , mė ngjall mijra kujtime
    Mė shpie pranė detit, edhe pse mes malesh jetoj unė.

    Ju foto tė mrekullueshme nga Durrėsi im
    Radhitur me aq kujdes albumeve jeni
    Ju ruaj si gjenė mė tė shtrenjtė
    Qetėsimin e shpirtit tim, nė brendėsi ju keni.

    Ju o ėndėrra tė shpeshta , qė buzė detit mė ēoni
    Mė vjen keq kur sytė hap, qė diku s’ju kam regjistruar
    Jeni pėr mua kinema e ēmalljes
    Unė Oscar-ėt e shpirtit ju kam dhuruar.

    Elna Durrėsi
    Gjenevė 22 tetor 2002.

    Durrsaket.

    Me lėkurėn e bronxtė nga rrezet e diellit
    Me tė kaēurrelta flokėt nga kripė e detit
    Me ecje tė kėndshme trupin ato zhdredhin
    Ne brendėsi tė tyre shikimet e djemve kredhin.

    Vazhdojnė ecjen e tyre, pa kthyer kokėn prapa
    Edhe pse e ndiejnė qė shumė djem janė ndalur nė hapa
    Shikime tė mahnitura ata kane hedhur mbi to
    I thone njėri-tjetrit , Hey , Durrsaket janė kėto!

    Elna Durresi
    Gjenevė

    Pėr ty nėna ime

    Ah flokėt e tu ,qė kėto vite shumė janė thinjur
    Ah duart e tua,qė ne tė katėrtėve na kanė rritur
    Ah shpirti yt,njė shkėmb i pazbuluar
    Ah zemra jote, e forte dhe e duruar.

    Kur do tė kem rastin,dhe njė herė ti prek
    Kur do tė kem rastin,dhe njė herė ti ledhatoj
    Kur do kem rastin,me sy tė tė shoh
    Kur do kem rastin,zėrin tė ta dėgjoj.

    Elna Durresi
    France

    Pėr ju kam mall

    Si jeni ? – Lajme ēonėmi
    Se malli mė ka marrė
    Si shkoni ? – Tregomėni
    Se kam shumė muaj pa ju parė.

    Besonėmi se si zjarr shpirti mė digjet
    Besonėmi se para mallit e pafuqishme jam
    Dua tė jem me ju , shpirtėrisht kėtu s’mė rrihet
    Por shpejt dot s’vij, ndaj shumė mall kam.

    Elna Durresi
    France

    Ju pėrshėndes Elna.

  2. #2
    Elna te pershendes nga larg!
    Vargjet jane shume te bukura, origjinale dhe me ndenje!

    Te kendofte shpirti!
    Gjithe te mirat!

  3. #3

    Faleminderit Nuska

    Tė falenderoj pėr urimin qė mbarte mesazhi yt dhe nė kėØte mesazh falenderimi po bashkangjis edhe ca vargje qė i shkrova sot , tė cilat i kushtohen tim biri 3 vjecar e gjysėm.

    Tim biri

    Pas qortimit qė sot nė drekė ende s’kishe fjetur
    Tek ishe nė njė gjėndje gjysmė –zgjuar, gjysmė- gjumė
    Vure dorėn tėnde tė vogėl mbi faqen time
    Mami mė the tė dua thumė.(shumė)

    Tė shikova e lumturuar
    Qė ke filluar tė mė flasesh nė shqipen time
    Gjuhė e nėnės tėnde biri im ėshtė
    Fole edhe mos druaj se bėn gabime.

    Shprehe atė qė ndien nė shqip
    Se shqipja shprehjet i ka tė mrekullueshme
    Lėre frėngjishten kur je jashtė shtėpisė
    Nė shtėpi gjuha , traditat janė tė trashėgueshme.

    E shoh qė je paksa i cuditur,
    Qė zemėrim i qortimit nga kėto fjalė u shua
    Por ti u shprehe nė gjuhėn qė tė ushqej cdo ditė
    Dhe kjo gjė mė lumturoi mua.

    Elna Durrėsi
    28 tetor 2002
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Elna ...urime per poezite dhe kryevepren tuaj..Cunin gushpellumin..
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  5. #5
    shpirt tironci Maska e ai hyjnori jot
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    Hapesire...
    Postime
    72

    Re: Faleminderit Nuska

    *Tė shikova e lumturuar
    Qė ke filluar tė mė flasesh nė shqipen time
    Gjuhė e nėnės tėnde biri im ėshtė
    Fole edhe mos druaj se bėn gabime.

    Shprehe atė qė ndien nė shqip
    Se shqipja shprehjet i ka tė mrekullueshme
    Lėre frėngjishten kur je jashtė shtėpisė
    Nė shtėpi gjuha , traditat janė tė trashėgueshme.*

    Urime Elna!
    Vertete vargje me mall...dhe vazhdo traditen te lutem me tet bir...
    Te lumte dora e mendja...!


    Gjithe te mirat!
    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.

  6. #6
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    shume te bukura
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  7. #7
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    shum poezi te bukura cool

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zysh Elna si shum disiplin i ben cunit ti..
    Lere rehat se tre vjec eshte..

    Poezite i ke te bukura.
    Ajo Cajupiada ishte fantastike..urime!


    Ja nje poezi nga Mitrush Kardashi.


    Durres o Durres..


    Nuk te njoh me Durres i dashur..
    Me lagje te reja shume je trashur..
    Argjilen e Currilave e mbarove..
    Per tulla pallatesh e qebabtore.

    Ne plazh ske ku ve mullaqet
    Se cahesh nga kanacet
    Hajdutet u bene milionere
    E artistet skan lek as per berbere

    Me Arqilen u lavderove
    Rruge e Kanale mbarove
    Me Mirin Vila ndertove
    Per Tashen tallaxhore


    Dimri po vjen
    Me qirinj po na gjen
    Lum ata qe kan shpin nga Vollga
    Se uj per Wc ne det me Kova


    durres ti o durres plak
    rakatak rakatak..

  9. #9
    Elna, e ke cunin shume te bukur. Si shpirt eshte. Jepi nje te uthur nga une. Muahhhh!

  10. #10
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    ahahahhahaha pse cun e ka ate nuk e dija
    edhe nga mua nje te puthur te dy faqet u ritsh thuaj

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2006, 07:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •