Almona eshte nje poeteshe e re, nga qytei i Tropojes.
Shkollen e mesme e ka mbaruar ne tirane ne gjimnazin Petro Nini.
Tani eshte studente e vitit te dyte Jurisprudence ne fakkultetin e drejtesise Tirane.
E solla ne forum pasi personalisht i pelqej pozite e saj.
Shpresoj qe te keni te njejtin mendim me mua.
per kedo qe do te flas me te e-mail i saj eshte almonabajrami@yahoo.com.
Egoaltruizem
Ne cep te dhomes
Ka mbetur vetem dialogu yt me lirikat.
Mua me duket e tepert te krijoj vetveten
Tani qe vdekja vjen kaq vone
Si postskriptumi I pare qe shkrova per jeten.
Dhe heret
Atehere kur harresa I ngjan te premtes me kembana
Nje replike memece per sendet dhe dashurine
Qe zmbraps ate qe thame
Rrallesine tragjike te fjaleve kur sditem te heshtim.
Une dhemb
Si arti yt I te mosqenit
Dialogu I vjeter me lirikat.
Femije te bardhe
Femije te bardhe ,te bardhe,te bardhe
Kalterojne rete e veshtrimit tim mortndjelles
Qe padashur jeton ne mesnate.
Femije te bardhe,te bardhe,te bardhe
Qe kane merzi te shndritshme ne buze,
Qumesht vdekjesh ne gjethet e te parit muzg
Ku dashuria ishte dicka tjeter.
Femije te bardhe
Aty diku afer kamomilit te syve.
Te dua
Sybukuri im I shtrenjte
Njehere miku yne poet
Me pikellimin e lirise qe I tradheton mengjeset
Pat thene,urrejtja e kthen dashurine ne plage.
Une me nje pause ringjallese them
Tejadhurimi im eshte kolle prej vaniljeje
Qe shkund identitetin e cekuilibruar te frymes
Kullon si ne damare yjesh
Rrjedh e rrenqeth
Shikimin tim te pare perballe lumturise.
Sybukuri me I bukur ne bote
Ne boten e madhe
te vogel pa ty
qe ne e rrokullisim ne nje kafe
te depozituar pa elegance ne qelq
e thyejme ne puthje te lemuara
prej flladi alpin
e rinisim ne piken e vdekjes
te dua.
AJO
Gjashtembedhjete
E perditshme e ligeshtuar qe tejtherrmohet pa shkak
Ne besim te humbur,
Miqesi ku perkthehen te rralluara,
Te trishta deri ne pagjumesi
Keqardhjet e se kaluares.
Vetem gjashtembedhjete
Qyteti perpelitet ne muskujt e lengeshtuar
Te dinjitetit ne mosqenie
Cenohet pambarimisht
Nga nje renkim I dlire
I shtrydhur ne humneren e vetvetes .
Vetiu
ENGJELLI I DESHPERIMIT
Sonte asgje seshte e lehte
nje rryme mermerimash perqesh
neuronet e mia te brera nga deshperimi
miku qe me josh me jete dhe njomeshti dashurie
bredh ne brirthet njomezake te lutjes sime
pergjuar nga muret kenddrejta
uni I mbetur ne brinjet e derdhura
ne shtratin me grope ne mes
,zbritja e shpejte e merimanges ne vetekrijim.
Sonte asgje seshte e lehte
E diku ne vizionin e shperbere
Te deshires dhe dashurise
Ndrin therrese
Buzeqeshja e mikut qe me josh
Me jete dhe njomeshti dashurie.
]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]]
Ne jemi femije te padeshiruar
me mbeturina pabesish qe shpelajne
epidermen e lodhur te vetedijes,
hetues te tradhetuar
nga trilli I rrenjeve te diellit
qe rralle neutralizon deshiren per vetevrasje.
E verteta jone eshte nje tjeter,
Pertej histories se paragjykuar te asgjese
Nje renie e lire dhe rrezim I fatit.
MBREMJE PA TRENDAFILA.
Humbi edhe nje nate,
Rrokje te ngrira kenge qe mardh
Delirin e periferise se qytetit
Idioma te nje rregullsie te tejdukshme
Per syte tane qe ikin me trenat,
Rikthejne muzgun e vendlindjes.
Atje je ti
Mes geshtenjave pa qiell,
Zogjve te ikur nisjes sime
Ne ajer puth lamtumirat
E kaluara te shkermoqet si fyerje te shperbera pikellimi
Kthinat e vetvetes te presin si ankthe te pista
Ne dimensionet e cunguara te endrres
.sa shume te dua
sa rralle ta kam thene
atehere kur ska ylbere per te mbledhur driten
kur meteorologet shi te portokallte klithjesh pohojne
e shtrenjta ime gjithmone e bukur.
Humbi dhe nje nate
as me shume as me pak nga urrejtja ime
Hene e krisur ne guaske deshtimi.
POEZIA E VDEKJES
Rralle, teper rralle;
Vetja ime,vetem vetja ime;
Derrmuar nga permbyllja e gjate ne liri,
Pa askend qe te vije,
Pa askend qe te prese,
Sdo te mund te shkoje me kurre drejt jetes.
Pa mall,
qe vdekjen e sjell si shi a ndonje bluz I lehte blu,
Ne oret e vona qe kundermojne dhembshurisht vetmi,
Kultura e nervava hapet pa pikellim.
E pastaj trupi im I pabindur,I mbushur me fllad
Qe ndjell dhe erret pa revokim,
Rrezohet ashtu si vogelushja Ane,
Prostituta qe vdiq duke ndjekur rete.
Permbi te gjitha vetja ime vdiq,
Lunatiket e dendur ne endje ,
Qe zbresin ne damaret e kulluar te deshtimit
Te mendjes sime te semure
Ku dashuria semuri gjithcka.
Rralle, teper rralle,
Nje mase e paqene shprese do te vibroje
Mes dashurive qe si dhashe kurre dhe si bera,
Mes njerezve qe harruan syte e mi,
Te gjithe syte e mi,te medhenj ,te fryre, te pakalter,
syte e mi ,
syte e mi qe gjithmone rifillojne me nje brenge.
MESDITA.
Mesdita,
Nje rrekeze e hajthshme,eklektike fytyrash,
Leshohet mbi gjymtyret e tu,
Si mjegull profecish.
Rrenimi,nje atavizem I bukur dhe ironik,
Kalimi I vertete drejt qiellit,
Koha e zbraset si dialektike pa metafora.
E qeshura jote imcake-dhe,
Qielli mbetet nje diagrame,
E kulluar peshperitjesh.
RENIA.
Ti me dhemb;kur ecen zbathur
Hapat ishqyen ne dekadence.
Kur deshperimi te ndrin ne mekat
E filtrohet ne pauza te gjata.
..
ndoshta te duhet
shmangia e fundit drejt jetes,
thjeshtimi yt ne arome bliresh.
Krijoni Kontakt