Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Hum-ding-er

    [QUOTE=Humdinger]Kostoja e programit, kushton 1.9 miliard lekė


    E.Bardhi

    Bashkia e Tiranės, jo vetėm qė ka zbuluar strategjinė e strehimit pėr banorėt, por janė dhėnė detaje edhe mbi koston e kėsaj strategjie. Pėr realizmin e kėsaj strategjie, Bashkisė sė Tiranės i duhen 1.9 miliard lekė, shumė kjo e pėrballueshme, sipas Ramės, pėr tė realizuar strehimin e qytetarėve. “Nė bazė tė programit 10-vjeēar, llogaritja e kostos sė trevjeēarit ėshtė e dobishme, pėr njė llogaritje paraprake tė impaktit social tė familjeve qė mund tė trajtohen gjatė kėtij plani”,- pohon Rama. Sipas tij, nėse nė ēdo trevjeēar ndėrtohen dhe akordohet i njėjti numėr banesash dhe i njėjti numėr familjesh, pėrfitojnė kredi tė subvencionuara dhe bonuse-qeraje, kosto (fondi pėrkatės) pėr ēdo trevjeēar ėshtė 656.739.000 lekė. Ndėrsa familjet pėrfituese do tė ishin 60,7% e familjeve aplikuese. “Nė dhjetėvjeēar, kosto teorike do tė ishte 1.970.217.000 lekė”,- bėhet e ditur nga Bashkia e Tiranės, duke u shpjeguar se pėrveē kėtyre shifrave, duhet llogaritur edhe viti i fundit i kontributit pėr qeratė dhe 6 vitet e tjera tė subvencionimit tė kredisė, nė rastin e kredive tė akorduara pėr 15 vjet.


    1-JA ME NE FUND E PASKA ZBULUAR FORMULEN E ....... !

    2-PO SHIKONI MORE SHOKE TE FORUMIT RRUGET E TIRANES!

    3-PASTAJ VETEM BULEVARDI QENDROR ESHTE PRISHUR 4 HERE !

    4- SHQIPTARET NUK I KANE BESUAR DHE NUK BESOJN, NIPIT TA SPIRO KOLEKES!

    5- TIRANA ESHTE E SHQIPETARVE DHE JO E BOLLSHEVIKVE!

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Une qe kisha ndermend te bleje shtepi NDERROVA MENDJE tash, po shkoj te rregjistrohem si i PASTREHE (kam edhe ca miq ne bashki) po marr nje shtepi falas prej bashkise e ndoshta i fus edhe nje te shitme asaj (sepse shtepia ime eshte e bej cte dua me te) , dhe jo vetem kaq por po lajmeroj edhe shoket e miqt e mi te veprojne si una ti bashkojme fitimet dhe te krijojme korporaten e te PASTREHVE

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    te pastrehet po me doket sipas asaj fotoje qenkan magjupt,po magjupt si ti marin ato banesa sociale do ti shesin dhe prape do te kthehen ne ato qabollat e veta

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    LOL,

    Keto artiklla jane demaskimi me i mire i Edushkes

    bravo Hum qe i ke sjelle
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Keto jane praktika komuniste qe hedhin n ere gjithe ekonomine, nxisin parazitizmin, korrupsionin

    Ne asnje shtet te botes nuk falen shtepi (nga paret e taksapagusve) SIGURIMI SOCIAL duhet te ndihmoje te pastrehet duke i paguar qerane e shtepise per sa kohe jane te papune dhe me te filluar pune ti hiqet pagesa

    Megjithse cdo politike sociale ne shqiperi eshte e destinuar te deshtoje (shqiperia nuk eshte Suedi) , ne Shqiperi kemi 500,000 jevgj e raca te tjera qe punojne vetem kur KANE URI, ti sigurosh atyre ushqimin dhe banimin ata nuk punojne kurre, vetem nevoja ve ne levizjeketo kategori njerezish

    Ne Greqi ka nje thenie sofike; " Me mire ta mesosh te peshkoje sesa ti japesh nje peshk cdo dite"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Ne kete fund viti po ju them nje kuriozitet.Tirana eshte i vetem kryeqytet ne bote me nje w.c. publike.Edi ka projekte te medhaaaaaa lesh ka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 30-12-2006 mė 19:20

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje grope e zeze, qe flet shume

    E Enjte, 08 Mars 2007

    Nga Fatos Lubonja

    Ne rrugicen ku kaloj perdite kur dal nga shtepia – po e quaj rrugice per nga ngushtesia, sepse mund te quhet edhe rruge per nga numri i banoreve dhe i makinave qe kalojne dhe i pallateve qe ajo ka anash - vodhen para disa kohesh kapakun rrumbullaket te nje pusete qe ndodhet mu ne mes te rruges. Nen vrimen e saj rrumbullake te zeze, ku mund te hyje e ngece nje rrote makine, u shfaq boshlleku i dhomezes prej betoni ku dolen ne drite edhe ca tuba e saracineska te ndryshkura qe spruconin uje me presion ne oraret kur Ujesjellesi na hap gryken e Bovilles.

    Sic e marrin me mend tiranasit, te cilet prej kohesh, e vuajne kete punen e vjedhjes se pusetave, as qe behej fjale ne ditet e para te pretendoje qe ajo te zevendesohej shpejt e shpejt. Te jetuarit ne Shqiperi na ka mesuar tashme me disa standarde sherbimi dhe e dime se ne raste te tilla duhet te presesh ndonja dy jave te mira perpara se te fillosh te shpresosh ta shohesh puseten te mbuluar me nje kapak te ri (e kam fjalen per qendren se ne periferi mund te kete te tjera standarde). Kerkush, pra, nuk po priste qe ajo te zevendesohej per dy jave megjithese ne zonen time ka edhe disa deputete qe nganjehere i bien telefonit dhe e zgjidhin ndonje veshtiresi te tille ne kohe me te shpejte se “norma”. Keshtu qe, sic pritej, rrumbullakja e pusetes ne mes te rruges dhe gropa e zeze poshte saj u kthyen ne nje veper arti nga ato qe i quajne instalacion. Hera-heres dikush fuste ne te ndonje derrase qe dilte nje meter mbi siperfaqe per t’u treguar shofereve se atje kishte nje grope, hera heres rrethohej me ndonje gome makine apo kuti kartoni e hera heres mbetej thjeshte nje rreth rrumbullak i zi qe duhet ta shquaje vecanerisht naten, perndryshe bie brenda. Nderkaq, meqenese aty afer saj jane edhe plehrat, boshlleku ne gropen e pusetes filloi te mbushej me lloj-lloj qesesh plasmasi me mbeturina shtepish, nga ato qe nuk i mbanin me koshat e Bashkise, me kuti kartoni e shishe gjithfareshe duke krijuar edhe shqetesimin se dekompozimet e tyre mund te filtronin ne te carat e tubit te ujit te pijshem qe rridhte. Por ama, si instalacion, u be edhe me i persosur.

    U interesova te di se kush e kishte ne vartesi e me thane: Ujesjellesi. Pra nuk e paska pushteti lokal, por e ka ai qendrori – thashe me vet - jo Edi Rama, por Berisha perkthehet kjo. Kaluan tre jave, kater jave, nje muaj, nje muaj e nje jave nje muaj e gjysme dhe ende puseta ka mbetur instalacion me disa variante qe mund ta titullosh fre mire “Rruge tranzicioni tiranase - 2007” apo “Grope shqiptare ku takohet uji i pijshem me plehrat”, apo “Kronike e Ujesjellesit pas nje vjedhjeje”.

    “Kot te presesh edhe nga deputetet - me tha nje komshi teksa kalonim une ne nje ane ai ne anen tjeter te gropes - kohet e fundit kam pare se nuk bejne asnje meter me kembe, kurse makinat i kane fuoristrada dhe nuk kane rrezik te bien tek vrima e pusetes. Prandaj - shtoi - shih mos na sjell ndonje televizion.” “Televizioni s’vjen ketu, por te shoh mos bej nje shkrim i thashe. Vecse pak shprese kam se mund ta lexoje drejtori i Ujesjellesit.”

    Né fakt vjedhjet e pusetave e meritojne nje kronike televizive sepse gojet e zeza qe ato lene hapur flasin shume me teper sesa per nje pusete. Ato jane te barsura me simbolike dhe kush kalon te paten tre here ne dite mbi nje grope te zeze si e jona nuk mundet te mos bjere ne refleksione te shumta. Pale sikur te vendosesh nje kamere aty diku mbi te dhe te filmosh menyren se si sillen kalimtaret kur kalojne nga mengjesi deri me darke ne ngushticen midis plehrave te Bashkise dhe asaj grope te Ujesjellesit – si me thene midis pushtetit lokal dhe atij qendror. Me siguri do te dilte nje mrekulli. Por mua kjo grope e zeze me erdhi ne ndihme edhe per te lexuar me mire voten e elektoratit. Do te thote lexuesi i nderuar c’lidhje ka kjo me votimin. Ka, ka. Ja ta shpjegoj:

    Problemi eshte se ne mungese te institucioneve te specializuara dhe me besueshmeri qe te masin e te na japin treguesit e efektshmerise apo jo te nje qeverisje dhe, po ashtu, ne mungese te mediave qe te bejne punen e informimit dhe jo te propagandes e manipulimit, qytetareve u duhet te orientohen intuitivisht per mbarevajtjen apo jo te puneve nepermjet shenjash te mbledhura andej ketej me sy e me veshe e me nuhatje e me prekje. Keto mund te na japin nje perceptim intuitiv nese jemi me mire se dje apo me keq – sepse, tek e fundit, edhe votimi nuk na jep nje gjykim te qarte, pasi te gjitha palet reklamojne fitore. Them se cdo qytetar ka shenjat e veta, disa pika referimi qe i ka pare dhe i sheh vazhdimisht nepermjet shqisave te tij e qe lidhen me gjerat qe sillen rrotull jetes e punes se tij duke filluar qe nga uji e dritat e deri tek rruga ku shkel perdite, ku bejne pjese edhe gropat edhe pusetat. Eshte e qarte se te dhenat shqisore te perpunuara nga intuita nuk kane ashtu dhe aq siguri dhe mund te jene edhe ato rezultat i nje keqvleresimi, sepse jane thjesht pervoje personale. Por ja qe ato mbeten thuajse i vetmi burim i besueshem – sigurisht me i mire se mediat qe shkojne i zgjedhin ne menyren me te paturpshme per motive krejt te tjera nga informimi dhe sherbimi, raste te tilla.

    E pra une do te thosha se, ne zonen ku banoj, nuk ka mbetur pa ndikim ne humbjen e besimit tek qeverisja edhe kjo gropa e zeze rrumbullake e pusetes. Mund te duket dicka fare e vogel por jane keto “vogelsira” qe duke i takuar dite per dite vijne e mblidhen e behen nje mullar pakenaqesie. Sepse kur kaloi muaji dhe ajo vrima rrinte atje ende e hapur duke gelltitur plehrat qe gjithmone e tejkalojne gati dy here kapacitetin e koshave qe na ka vene Bashkia nuk mund te mos thoje me vete: pa dyshim ketu kemi te bejme me dicka qe nuk shkon me keta demokratet. Ne kete pike do te thoja se pleherat, qe tani u takojne socialistčve, nuk luajne rol sepse ato jane dhe kane mbetur thuajse konstante ne pamjen e tyre: gjithnje, perjetesisht sheh nje mullar pleherash, qe dalin jashte koshave e rrijne nganjehere dy-tri dite pa u marre. Edhe pusetat i vidhnin edhe ne kohen e socialisteve, por kaq gjate, mu ne qender te qytetit, sikur ata nuk i linin pa i zevendesuar. Mund te rrinin tre jave, ja kater shume-shume, por nje muaj e gjysme sikur i tejkalon te gjitha normat. Por edhe sikur t’i kene lene kaq gjate a nuk na u premtua permiresimi i cilesise se jetes? Si duket pa marre sms Kryeministri dhe pa marre drejtori i Ujesjellesit urdher prej tij, apo po nuk mbeti ndonje makine ministri a deputeti demokrat atje tek gropa, kapaku i pusetes nuk do te zevendesohet kurre.

    Por reflektimet rreth asaj grope, teksa kalon anash saj, nuk mund te mos te te cojne edhe ne zona te tjera te qeverisjes. Madje edhe tek sektori me i suksesshem, Ministria e Rendit. Vertet jane kapur disa banda trafikantesh, dhe shyqyr, por puna e policise nuk eshte vetem te kape trafikante. Ka lloj-lloj krimesh ne kete vend. Dhe eshte per t’u cuditur se pse policia jone nuk eshte, psh., ne gjendje te zbuloje trafikantet e pusetave prej gize. Sepse, ta haje dreqi, ato nuk jane kuleta, as celulare qe fshihen lehte. Ato jane pllaka te renda prej gize te cilat kush i vjedh e ben per t’i shitur. Dhe ato nuk mund te shiten ne ndonje vend dosido. Ato mund te shiten atje ku pastaj dergohen ne nje furre shkrirjeje qe ne vendin tone, me sa di une, nuk jane te shumta, ne mos qofte vetem Metalurgjiku. Pra mjafton te cosh shqetesimin atje tek shkriresit dhe tu kerkosh atyre llogari se kush ua sjell keto puseta per te mberritur deri tek njerezit per te cilčt punojne hajdutet e pusetave naten. Mirepo edhe policet tane duket kane pune te tjera me te rendesishme ne mos bashkepunofshin edhe ata, si shkriresit, me hajdutet.

    Megjithate, pusetat e vjedhura e te lena deshperimisht pa kapak per muaj e muaj mu ne mes te rrugeve me shume se cdo gje tjeter, edhe se standardi i jetes se dores se pare te hajduteve te tyre, te ngacmojne per dicka tjeter. Ato te revoltojne per faktin se zevendesimi i tyre nga pikepamja materiale nuk kushton thuajse asgje. Ajo cka tregon puseta e mbetur pa kapak eshte pikerisht “kapaku” qe u ka munguar e vazhdon t’u mungoje njerezve tane te politikes e administrates: minimumi i ndjenjes se pergjegjesise per punen qe bejne. Ajo grope/goje e zeze flet perdite e te thote se e fundmja gje qe mendojne keta njerez kur shkojne neper zyra eshte se si te kryejne punen per te cilen paguhen, reduktimin e halleve me banale te njerezve.

  8. #18
    ......pas me se 10 vjeteve ,qe isha larguar nga shqiperia,isha ne tirane dhe mendova se megjithemente tirana e edit ishte nje tirane moderne ,tirane europiane sic duan ta quajne disa,mendoja se megjithmente ishte bere dicka e mire por ,e kuptova sa zbrita ne rinas,poashtu edhe kur hyra ne tirane,ajo tirana europjane sic i bene reklam edi dhe suita e tije mu duk si ndonje lagje e bombeit te indise,pallate ku te zihej fryma.pislleke ne cdo rruge ku te shkoje,balte edhe peluhur benxa lluksoz, qe po te hapje deren dhe te futeshe brenda po te ishe kohe e thate dote gjeje pluhur po ishte shi kishe2 gishta balte,sheshi skenderbej katastrofe pallati i kultures ,,,, i mbushur me afishe elektoriale deri ne maje mud te gjeje aty edhe afishet e1991, nuk pashe asnje meter gjelberim o kopeshte ku mund femijet te luajn ,me duket se kishte vetem nje kinema edhe ne cdo 5 pallate kishte 4 kafe ne katet e para dhe fotot e edit per kryetar

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Kryebashkiaku Rama mungon nė mbledhjen mė tė rėndėsishme tė Kėshillit Bashkiak tė kryeqytetit


    Poni: Buxheti i Ramės nuk financon sektorėt prioritarė


    Kėshilltarėt e Partisė Demokratike dhe tė partive tė tjera tė djathta e konsiderojnė buxhetin e Bashkisė sė Tiranės pėr vitin 2007, qė u miratua dy ditė mė parė vetėm me votat e tė majtėve, si tė pabalancuar dhe tė shpėrndarė sipas interesave partiake nėpėr minibashki. Nė kėtė mbledhje qė zgjati deri afėr mesnatės tė 30 prillit, kėshilltarėt demokratė argumentuan se ky ėshtė njė buxhet spekulativ, shumė i ngjashėm me atė tė njė viti mė parė qė nuk solli asnjė ndryshim nė Tiranė. Gjithashtu, kėshilltarėt e PD u shprehėn se buxheti i ri nuk financon disa sektorė me mjaft rėndėsi siē ėshtė arsimi dhe nuk janė marrė parasysh disa prioritete, si ai i strehimit. Kreu i grupit tė kėshilltarėve tė PD-sė, Ferdinand Poni, vuri nė dukje se buxheti ėshtė i pabalancuar dhe ėshtė ndikuar nga interesa tė ēastit, nga zgjidhje jo afatgjata. "Nė kėtė projektbuxhet ka prioritete qė nuk financohen. Kemi prioritete tė komunikimit, prioritete tė sigurisė rrugore, prioritete tė ndotjes sė ambjentit, tė strehimit qė ngelen pa u financuar, ndėrkohė qė financohen nė njė masė tė madhe disa projekte fitimprurėse", u shpreh Poni. Po ashtu sipas tij, nė kėtė buxhet nuk financohet pėr infrastrukturėn rrugore, pėr pakingje etj.

    Ndonėse nėn diktatin e lidershipeve tė partive tė tyre pėr ta votuar verbėrisht, vėrejtje tė theksuara rreth kėtij projektbuxheti u bėnė edhe nga ndonjė kėshilltar i majtė. Kėshtu, kėshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi, pasi vuri nė dukje disa defekte nė buxhet u shpreh se moralisht nuk do ta votonte atė.

    "Moralisht, si njė anėtare e Kėshillit Bashkiak qė kam dalė me votat e qytetarėve tė Kombinatit nuk do ta votoja kėtė buxhet, duke patur parasysh qė nuk ka asnjė lloj zgjidhje pėrsa i pėrket projektit tė plehrave tė Sharrės".

    Nė kėtė mbledhje tė njė rėndėsie tė veēantė ka munguar kryetari i Bashkisė Edvin Rama, mungesė kjo qė ėshtė kritikuar jo vetėm nga kėshilltarėt e djathtė, por edhe nga ata tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim.

    "Do tė dėshiroja qė tė kishte mė shumė respekt nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, pėr tė qenė kėtu prezent dhe pėr tė bėrė betimin, sepse vėrtet mund tė pėrfaqėsojmė forcat tona politike, por secili nga ne pėrfaqėson njė lloj individualiteti dhe integritetin e tij", u shpreh znj. Kryemadhi. Injorimi i njė prej mbledhjeve mė tė rėndėsishme tė Kėshillit Bashkiak tė kryeqytetit dėshmon mė sė miri mungesėn e pėrgjegjėsisė tė kryebashkiakut Rama pėr tė pėrmbushur detyrimet ndaj qytetarėve tė Tiranės.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-07-2006, 00:50
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •