Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Qeveria rrit taksën e trashëgimit të pronës nga 3% në 10%

    Autori i Lajmit:
    M.R
    Tiranë- Qeveria Berisha kërkon rritje të taksës për kalimin e pronësisë nga 3% që është paguar deri më tani, në 10%. Përmes dy neneve që ndryshojnë ligjin aktual, deputetë të maxhorancës kanë kërkuar të emër të qeverisë që taksa të rritet në më shumë se trefishin e saj. Kurse në nenin tjetër të propozuar për ndryshimin e ligjit, kompetenca e vendosjes së cmimit maksimal për metër katrot të truallit nëpër qytete në rastet e ndërtimit dhe shitjes së ndërtesave, i jepet Këshillit të Ministrave. Kjo tregon se qeveria është në dijeni të pasojave që do të sjellë ky ligj i ri për kalimin e pronësisë, duke filluar nga rritja e cmimit të apartamenteve. Kjo është edhe arsyeja pse ajo kërkon të ndërhyjë për vendosjen e cmimit tavan, në një kohë që mund të kishte shmanguar një rritje të cmimeve për ndërtimet. Madje ky ka qenë edhe angazhimi i qeverisë Berisha, pavarisht se ligji i ri për kalimin e pronësisë realizon të kundërtën e kësaj. Gjatë diskutimit të ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat", maxhoranca ka votuar për të ndryshuar edhe tarifën e kalimit të pronësisë në jo më pak se trefishin e asaj që paguhet tani. Por për të bërë këtë ndryshim kanë pritur largimin e deputetëve të opozitës si dhe të përfaqësuesve të medias. Pas kësaj kanë miratuar edhe nen për nen projektligjin skandaloz që rrit përqindjen që duhet të paguajë pronari i tokës nga tre përqind deri në 10 përqind.

    Ndryshime,
    rritje për
    çmimet e
    ndërtesave

    Tiranë- Ndryshimet e propozuara nga dy deputetë të maxhorancës për ligjin e kalimit të pronësisë nuk priten të shtojnë vetëm ca nene të tjerë në këtë ligj. Në fakt pasojat do të jenë me një faturë tejet të madhe financiare, kurse ndërhyrja e Këshillit të Ministrave për të vendosur cmimet maksimale të truallit, do të rezultojnë shpejt jo efikase për shkak të mungesës së kompetencës në këtë drejtim. Ndryshimi i propozuar në ligjin për kalimin e pronësisë ka të bëjë me rritjen e përqindjes së paguar nga pronari i tokës për të bërë transferimin e saj në duar të tjera. Në rastin kur një pronar trualli kalon këtë pronë tek një firmë ndërtimi ai duhet të paguajë 10% të fitimeve kapitale të realizuara, nga 3 përqind që paguante më parë. Për këtë arsye, ky pronar do të kërkojë një cmim më të lartë nga firma e ndërtimit dhe për rrjedhojë edhe kjo e fundit do të rritë cmimin për të patur një përfitim të mirë. Gjithë kjo pritet të cojë në rritjen e cmimit të apartamenteve, në cdo qytet të vendit edhe pse kryeministri Berisha ishte angazhuar për të bërë të kundërtën. Pikërisht ligji tjetër skandaloz që është hartuar nga qeveria con në rritjen e konsiderueshme të cmimeve në ndërtim, duke bërë që fatura të paguhet nga qytetarët. Për shkak të rritjes nga tre përqind në 10 përqind të vlerës të fitimeve kapitale të realizuara, që duhet të paguajë pronari i tokës për ta kaluar atë në një emër tjetër, në këtë rast një firmë ndërtimi, rritja e cmimeve pason njëra-tjetrën.

    Neni 1/1
    "Kalimi i të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, toka e ndërtesa, tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. 2. Tatimi derdhet nga personi që ka të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme para kryerjes së regjistrimit të pasurive të mësipërme, në përputhje me aktet ligjore. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 3. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme janë të detyruara që, brenda 10 ditëve, të derdhin tatimin e paguar sipas parashikimeve të këtij neni".

    Neni 2/1
    i shton nenit 20 të ligjit aktual këtë paragraf "Për veprimtaritë e ndërtimit dhe shitjes së ndërtesave me destinacion për strehim, veprimtari prodhuese, veprimtari tregëtare ose shërbimi, do të njihet si shpenzim i zbritshëm edhe vlera e truallit të vënë në dispozicion nga pronarët në rastet e kontratave të këmbimit truall-sipërfaqe ndërtimi. Këshilli i Ministrave përcakton cmimet maksimale për metër katror të truallit sipas qyteteve dhe zonave përkatëse brenda qyteteve".
    Neni 4 i projektligjit, të miratuar vetëm me votat e maxhorancës në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë, thotë ky ligj do të hyjë në zbatim nga 1 Korriku 2007, kur priten të ndihen edhe efektet e tij në rritjen e cmimit të ndërtimeve.
    Ndryshimet në tarifat e paguara për kalimin e pronësisë, të bëra në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat" konsistojnë pikërisht në rritjen e përqindjes që duhet të paguajë pronari i tokës në rast të kalimit të pronës së tij tek dikush tjetër.
    #VamosArgentina

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Mos Lexoni Vetem Zp! Lexo Ketu!!!

    Citim Postuar më parë nga thekthi

    Taksat e larta dhe dhunimi i tregut
    Nga Feti Zeneli
    “Fuqia për të taksuar, përmban fuqinë për të shkatërruar”, - thoshte Xhon Mareshall. Ka patur një periudhë në Shqipëri, e cila përfshin vitet ’97-’05-së, kur në pushtet ishin të majtët, që biznesi i ndershëm ndjehet mjaft keq t’ia kujtosh, për shkak të pasojave fatale që shkaktoi ndaj tij aplikimi i ngarkesës më të lartë fiskale, krahasuar me të gjitha vendet ish- komuniste të Evropës Lindore, të përfshira në reforma të ndryshme integruese, që diktonte periudha e përbashkët e tranzicionit politik. Në një situatë të tillë absurde, rreth 30 mijë biznese të ndryshme, të licencuara në vitet e mëparshme, “hapën krahun” dhe mbyllën aktivitetin. Vendin e tyre filluan ta zënë ditë pas dite sipërmarrje të reja, të përgatitura në inkubatorin politik të krimit, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera antiligjore në ngjarjet e ’97-tës e më vonë, deri në atë masë saqë qeverisja u shndërrua në një vegël politike në duart e mafias ekonomike. Këmbanat e “Cam-Albania”-s filluan të binin papushim për gati 70 dosje korrupsioni për zyrtarët e lartë të asaj periudhe të lidhur me doganat shqiptare, por që s’u dëgjuan asnjëherë prej ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi. Konstatimet dhe cilësimet për një situatë të tillë vinin nga të katër anët e botës, por që te qytetarët mbërrinin të amplifikuara nga teknikat spekulative të të majtëve në luftën e pandershme politike me opozitën e kohës, të përfaqësuar nga Partia Demokratike. Lidhjet dhe influencat kriminale, që mafia ekonomike ka ende në gjysmën e pushteteve kushtetuese në Shqipëri, bëjnë që kjo epidemi e egër antibiznes dhe antinjerëzore të mos njihet mirë prej shqiptarëve edhe në ditët e sotme. Publikimi i disa përgjimeve dhe hetimeve të organeve të ndryshme të shtetit italian për bandën e Aldo Bares dhe “Hakmarrjen për Drejtësi”, ku implikohen politikanë e pushtetarë të lartë të së majtës, është vetëm maja e ajsbergut të lidhjes së krimit me politikën e majtë në Shqipëri, të krijuar nga ahullzimi banditesk i ekonomisë së tregut prej social-komunistëve shqiptarë.

    Në një raport të KE-së, të asaj periudhe, përgatitur nga ekspertët ndërkombëtarë të krimit thuhej se, “në Shqipëri veprojnë si biznese të fuqishme rreth 740 grupe të ndryshme kriminale, fitimi ditor i të cilëve arrinte në rreth 0,5 milionë dollarë”. Këtu nuk përfshihej fitimi nga trafiku i prostitucionit, i cili shkonte deri në 1 miliardë dollarë në vit. Por burimet e parave të pista në Shqipëri në ato vite ishin të shumta, duke filluar me evazionin fiskal dhe duke përfunduar me trafikun e drogës dhe armëve, në bazë të të cilave ishte konfrontimi fiskal i biznesit. Përballë një situate të tillë, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, do të pohonte se, “Shqipëria grumbullon 35-40% të ardhura fiskale më pak sesa vendet e tjera të rajonit”, gjë e cila do të thoshte se nuk hynin në buxhetin e shtetit mbi 800 milionë dollarë në vit. Ndërsa në një deklaratë të mëparshme të institucioneve amerikane thuhej se, “çdo vit në Shqipëri hyjnë nga trafiku i drogës mbi 2 miliardë dollarë”. Po t’i mblidhje të gjitha këto lloj fitimesh, atëherë buxheti vjetor i parave të pista në Shqipëri e tejkalonte vlerën e prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Ndërprerja për një periudhë të gjatë kohe, gati 3-4 vjet, duke filluar nga ’97-ta, e kreditimeve bankare dhe mungesa e donacioneve ndërkombëtare, “thirrën në skenë” këtë lloj paraje. Kësisoj, një pjesë e mirë e investimeve të rëndësishme private në Shqipëri filluan të financoheshin nga paratë ilegale, duke bërë kështu në njëfarë mënyre edhe pastrimin e tyre. Shumë analistë, madje dhe ekspertë ndërkombëtarë e konsideronin praninë e parave të pista në ekonominë shqiptare si një “e keqe e domosdoshme”. Fakti më i njohur në këtë drejtim është përgjigjja publike që i dha në atë kohë një këshilltar i Bankës Botërore shqetësimit të ngritur në Ministrinë tonë të Financave lidhur me mbulimin e deficitit tregtar. “Nuk ka rëndësi se nga vijnë të ardhurat, - ka thënë eksperti i huaj, - nga eksporti i mallrave apo nga eksporti i prostitutave, drogës, etj. Kjo është vetëm një çështje morale. Për më tepër, ju shqiptarët duket se jeni me fat, se keni Italinë afër dhe mund të eksportoni prostituta, ndërsa Kirgistani dhe Uzbekistani nuk e kanë këtë fat”. Gjurmët e një edukimi të tillë politiko-administrativ ende nuk janë shlyer. Kjo është arsyeja që opozita mjatiste, me qëndrimet e saj kundërshtuese ndaj reformave të qeverisë “Berisha” për sistemin e taksave, duket se vazhdon të jetë peng pikërisht i këtyre skemave antiekonomike për zhvillimin e vendit dhe bizneseve të lançuara në një formë të tillë.

    Sikundër e theksuam edhe më sipër, ka patur dy mënyra për të kriminalizuar ekonominë shqiptare nga kepërdorimi shtetëror dhe privat i sistemit fiskal. Së pari, rritja e ngarkesës fiskale, e cila goditi biznesin e ndershëm dhe i hapi rrugë biznesit spekulativ të banditëve dhe së dyti, përkrahja politike e bandave kriminale nga qeveritarët dhe pushtetarët e majtë. Kësisoj, ai biznes i ndershëm që nuk falimentonte në mënyrë të natyrshme nga mospërballimi i ngarkesës së lartë fiskale, gjobitej në mënyrë ilegale prej bandave kriminale. Këto janë realitete që njihen prej të gjithë atyre që kanë jetuar e punuar në Shqipëri, ndaj askush nuk ka pse të ketë droje t’i denoncojë publikisht, qoftë ky edhe përfaqësues i krahut të majtë. Dhe e sigurojë se, nuk bën asnjë mëkat elektoral, përkundrazi, demostron karakterin dhe shpirtin e tij kurajoz në mbrojtje të së drejtës. Unë nuk e kuptoj sesa të qetë në ndërgjegje mund të ndjehen këta njerëz, kur shikojnë banditë e kriminelë, apo qoftë edhe njerëz ordinerë, të cilët vunë kapuçin në kokë në ngjarjet e ’97-tës, të jetojnë sot në luks e mes pasurish përrallore, të fituara padrejtësisht, duke vrarë, kërcënuar apo shmangur me dhunë nga gara në treg sipërmarrësit e ndershëm dhe të palidhur me politikën kriminale të viteve të shkuara. Bilé, kjo situatë fare mirë mund të shërbejë për të iniciuar një lëvizje të gjerë qytetare për t’iu kërkuar organeve përkatëse verifikimin dhe hetimin e pasurive të paligjshme nga persona problematikë me ligjin dhe njerëzit e ndershëm, duke iu bërë kështu mbështetje qeverisë “Berisha”, e cila është e angazhuar me të gjithë forcat për formalizimin e ekonomisë dhe çrrënjosjen e sistemit të korrupsionit në Shqipëri.

    Duke patur parasysh një situatë të tillë, beteja për reformën fiskale mund të konsiderohet fare mirë si betejë për konsolidimin e demokracisë. Në shtator të vitit ’05-së, kur qeveria “Berisha” mori dorëzim detyrën e lënë nga paraardhësja e saj, krahas krizës energjitike, problemi i dytë i madh, me të cilin përballej, ishte sistemi vrastar i taksave. Për të ndryshuar këtë realitet mjeran që krijoi për tetë vjet rresht “fuqia socialiste” e taksave, qeveria e re nën moton “Të paguajmë të gjithë-gjithsecili më pak”, filloi zbatimin e një strategjie afatgjatë për uljen masive të taksave dhe reformimin e administratës fiskale. Hapat e para të kësaj strategjie, krahas zëvendësimit të punonjësve të korruptuar, kishin të bënin me përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël dhe uljen në minimum të kohës së regjistrimit të biznesit. Rritja e efektivitetit në administrimin e taksave bëri që në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar të miratohej buxheti suplementar, me një impakt pozitiv prej më se 500 milionë dollarësh të ardhura. Dy prej elementeve më të fundit të kësaj strategjie janë “taksa e sheshtë” dhe “ligji i gjobave”, të kundërshtuara ashpër nga opozita e majtë, megjithëse është një kundërshtim i paargumentuar tërësisht. Ishte pikërisht mungesa e këtyre argumenteve që e vuri në pozitë të vështirë Ilir Metën në emisionin televiziv “45 minuta” të gazetarit Franko Egro. Më në pozitë dhe më të paaftë se atë ditë nuk e kam parë ndonjëherë Metën. Por kushdo prej të majtëve, jo profesionist, që është marrë me këtë çështje, ka thënë “kodra pas bregut”. Normalisht, taksa e sheshtë është një reformë mjaft pozitive, sikundër e kanë pohuar edhe disa ekspertë të majtë, që krijon mundësinë për një administrim më të mirë të taksave dhe lufton informalitetin. Kjo i shërben barazisë së biznesit, por edhe të qytetarëve para tregut, e cila, normalisht bie ndesh me filozofinë majtiste të monopoleve qeveritare dhe banditeske në ekonominë e tregut. Shtimi në më pak se dy vjet me gati 20 mijë biznese i numrit të përgjithshëm të sipërmarrësve të lirë privatë tregon për drejtësinë e këtyre reformave të ndërmarra në fushën fiskale. Me efekte të tilla pozitive është edhe ligji i gjobave, i cili ka punë jo me biznesin e ndershëm, por me biznesin informal dhe banditesk. Nga ana tjetër, masa dhe nisma të tilla janë pjesë e eksperiencës më të mirë të vendeve të zhvilluara evropiane, qofshin këto të perëndimit apo dhe të lindjes.

    Siç shkruante “The Economist” në prag të anëtarësimit të 10 vendeve të reja anëtare të BE-së, më 1 maj 2004-tër, refreni i politikanëve të vendeve të reja anëtare në kryerjen e reformave integruese ka qenë: “Duam të bëhemi si Irlanda”.

    Po cili është modeli irlandez që e kishte entuziazmuar dhe bërë për vete dhjetëshen e re të Bashkimit Evropian?

    Ulja e studiuar e taksave dhe pjesës shtetërore në ekonominë kombëtare. Presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, i cili ishte irlandez, thoshte në ato momente se, masa të tilla e kthyen Irlandën “nga një pjesë e falimentuar e ekonomisë rajonale britanike, në një vend modern dhe plot të ardhme të kontinentit”. Kjo eksperiencë është shfrytëzuar me sukses edhe prej dhjetëshes së re të Bashkimit Evropian. Barra e taksave për të gjithë këto vende është vërtitur rreth shifrës 20%, ose dy herë më pak sesa ishte në Shqipërinë Socialiste të viteve ’97-`05-së, ndërkohë që kanë zbatuar incentiva të shumta fiskale për investimet e huaja. Favoret fiskale të kombinuara me qëndrueshmërinë politike dhe masat antikorrupsion u bënë shkak i vërshimit në këto vende të qindra kompanive të huaja perëndimore, që nga industria e prodhimit të makinave e deri te bujqësia. I ndodhur në Shqipëri, në korrik të vitit 2003, ekonomisti dhe politikani i njohur amerikan, Steve Forbes, iua rekomandoi modelin irlandez edhe qeveritarëve shqiptarë. “Shqipëria mund të bëjë në vitet e ardhshme atë çka ka bërë Irlanda 40 vjet të shkuara”, - tha midis të tjerash Forbes. Dhe masa e parë që mori qeveria irlandeze e asaj kohe ishte ulja e ngarkesës fiskale me gati 28%, duke krijuar një lobing agresiv për të tërhequr investimet e huaja, duke arritur kështu që brenda 15 vitesh të bëhet një ndër vendet më të zhvilluara me rritjen më të shpejtë ekonomike. Ulja e ngarkesës fiskale dhe aplikimi i incentivave të vazhdueshme në këtë drejtim në kushtet e një qeverisjeje efektive i jep frymëmarrje biznesit, e largon atë nga pasiguria që krijon mungesa e konkurrencës dhe e bën jetën e qytetarëve më të begatë. Biznesi me veprimtarinë e tij krijon sot 70-80% të GDP-së, ndaj në këtë kuptim, ecuria apo mosecuria e tij reflektohet drejtpërdrejt në ritmet e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik. Në këto kushte, nuk ka nevojë që tregun ta shikojmë dhe ndjejmë nëpërmjet kronikave televizive, po nëpërmjet veprimtarisë konkrete në të, për t’u bindur konkretisht mbi mënyrën e funksionimit demokratik të tij, jashtë diktatit politik apo ca më keq akoma jashtë diktatit diktatorial të ekonomisë kriminale. Luçius D. Klej thotë se, “rruga e demokracisë nuk është pa pagesë. Ajo është një rrugë, ku paguhet taksë, duke pranuar dhe zbatuar përgjegjësitë tona qytetare”. Por masa e pagesës duhet të jetë në funksion të zhvillimit dhe progresit të përgjithshëm shoqëror e jo të një grupi të caktuar individësh, me ose pa pushtet, siç ka ndodhur në 8 vjet të qeverisjes së majtë, për periudhën ’97-’05-së.

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •