Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    "Nata e Bardhë" në Pezë dhe Berisha.

    Berisha kundër “Natës së Bardhë”: Peza ishte orgji

    Data e Publikimit: 27/11/2006

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.

    Tiranë
    - Kryeministri Berisha nuk është ndalur me sulmet e tij edhe ndaj festës tradicionale të Pezës, duke u shprehur se kjo nuk ka asnjë lidhje me festën. Gjatë seancës së djeshme plenare, kur kreu i qeverisë mbronte buxhetin e paraqitur në kuvend gjeti kohën për të vlerësuar se festa e Pezës nuk është gjë tjetër vecse një orgji. Por kjo nuk e pengon që megjithatë të ketë respekt për të rinjtë, sic është shprehur vetë Berisha. Nuk dihet se cila është origjina e këtyre sulmeve nga ana e kryeministrit, por me siguri që sulmi ka qenë i drejtuar pikërisht ndaj bashkisë së Tiranës që organizon një festë të tillë, duke e kthyer tashmë në një festë tradicionale që ndiqet nga mijëra të rinj. Megjithatë Berisha nuk ka nguruar ta fyejë këtë traditë duke e cilësuar thjesht si orgji. Ndërkohë që Peza është vetëm një bekim, sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës, Rama, i cili është shprehur se Peza "është edhe amaneti ynë, është një amanet vlerash të patjetërsueshme për socialistët si liria, demokracia, solidariteti, sensi i së drejtës dhe njëkohësisht edhe autonomia si bashkëjetesë qytetare, ku liria e gjithësecilit mbaron atje ku fillon liria e tjetrit".

    Zëri Popullit

  2. #2
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Berisha kundër “Natës së Bardhë”: Peza ishte orgji

    Data e Publikimit: 27/11/2006

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.

    Tiranë
    - Kryeministri Berisha nuk është ndalur me sulmet e tij edhe ndaj festës tradicionale të Pezës, duke u shprehur se kjo nuk ka asnjë lidhje me festën. Gjatë seancës së djeshme plenare, kur kreu i qeverisë mbronte buxhetin e paraqitur në kuvend gjeti kohën për të vlerësuar se festa e Pezës nuk është gjë tjetër vecse një orgji. Por kjo nuk e pengon që megjithatë të ketë respekt për të rinjtë, sic është shprehur vetë Berisha. Nuk dihet se cila është origjina e këtyre sulmeve nga ana e kryeministrit, por me siguri që sulmi ka qenë i drejtuar pikërisht ndaj bashkisë së Tiranës që organizon një festë të tillë, duke e kthyer tashmë në një festë tradicionale që ndiqet nga mijëra të rinj. Megjithatë Berisha nuk ka nguruar ta fyejë këtë traditë duke e cilësuar thjesht si orgji. Ndërkohë që Peza është vetëm një bekim, sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës, Rama, i cili është shprehur se Peza "është edhe amaneti ynë, është një amanet vlerash të patjetërsueshme për socialistët si liria, demokracia, solidariteti, sensi i së drejtës dhe njëkohësisht edhe autonomia si bashkëjetesë qytetare, ku liria e gjithësecilit mbaron atje ku fillon liria e tjetrit".

    Zëri Popullit

    Humdinger,

    Lexo se si eshte shprehur Rama per Pezen e per konferencat e tjera gjate Luftes se II-te Boterore!

    Lexo se si eshte shprehu ai per veteranet ne vitin 1991 dhe krahasoje me ato qe thote ne vitin 2006!

  3. #3
    A ka kuptim të ketë festa në nëntor?



    Alban BALA

    “Të rinjtë e Tiranës prej kohësh e mbiquajnë me humor “Nata e Miellit të Bardhë”.

    Shqipëria duhet ende të çlirohet. Të çlirohet nga mitet e gënjeshtrës, nga krimet e kryera në emër të diktaturës, nga iluzionet egocentriste të individëve pa të ardhme.”



    Dikur, Ernest Heminguej shkroi një libër të çuditshëm, ku shpjegonte sesi një plak peshkatar, një ditë, vendosi të nxirrte në breg gjahun më të madh të jetës së tij. Koha, kapitja, fati dhe pafuqia për të parë gjërat mirë, bënë që ai të nxirrte në breg vetëm skeletin e një peshku.

    Diçka më herët, një tjetër plak, nga një ballkon i vogël sa një varkë, vendosi të nxirrte nga deti i robërisë një popull, të cilin ai besonte se e njihte ashtu si plaku tjetër detin. Ai kishte gjithsej një shkop dhe një flamur, shumë njerëz përreth, por pak vizionarë. Dhe tmerrësisht shumë pak fat.

    Njëlloj si plaku i Heminguejit vite më vonë, edhe ky plak atëherë arriti të nxjerrë nga deti vetëm skeletin e një kombi. Festat e Nëntorit në fakt janë një dilemë e madhe për këdo që mendon.

    Më 28 Nëntor, një flamur i ngritur kithët në një ballkon të një qyteti jugor, shënoi fillesat e shtetit shqiptar, i cili pas gati 95 vjetësh nuk është instaluar ende plotësisht dhe nuk është funksional. Njohja ndërkombëtare që i është dhënë shtetit shqiptar është e pamjaftueshme për të besuar se ne kemi një shtet tonin, në të gjitha efektet.

    Qysh prej vizionit të pafuqishëm e të plagosur të Ismail Qemalit, ne kemi humbur në këto dekada pavarësie gjysmën e territoreve, më shumë se gjysmën e popullsisë dhe thuajse krejt dinjitetin.

    Shteti shqiptar është sot i paintegruar as së brendshmi dhe as së jashtmi, i veçuar në rrafshin ekonomik, i nëpërkëmbur në rrafshin njerëzor, i denatyruar në shumëçka.

    Herëpashere, ëndërrimtarë të dëshpëruar në këtë vend përpiqen të shpikin sërish e sërish një plak e një ballkon, me shpresën se diçka mund të ndreqet në mekanizmin e vetëshpalljes sonë kombëtare, diçka që ka shkuar keq atëherë e ndoshta mund të përmirësohet sot.

    Por, problemi në fakt, në të gjithë këtë ngjarje, nuk është plaku dhe as ballkoni i tij. Problemi janë turmat atje poshtë.


    Mjafton të hedhësh sytë - dy ditë pas festës- në radhët e gjata pranë dyerve të ambasadave të huaja, të dëgjosh komentet e qytetarëve për trajtimet, me të cilat përballen në zyrat e shtetit të tyre apo të shteteve të tjerë, të njohësh nivelin e pamjaftueshëm të mbrojtjes që ky shtet shqiptar- sovran në pafuqinë e tij- mund të ofrojë për reputacionin e tij dhe të dokumenteve që prodhon, për të kuptuar se shpallja e pavarësisë është një konvencion i lumtur historik, por jo një ngjarje e përmbushur.

    Pavarësia e Shqipërisë nuk është arritur ende.

    Jemi të pushtuar. Të pushtuar nga dëshpërimi kombëtar e individual, armiku më i keq i të gjithë njerëzimit. Jemi të pushtuar nga mërzia, se nuk vlejmë më as për të na pushtuar dikush.

    Jemi të pushtuar nga mosbesimi, premisa më e egër e dizintegrimit të brendshëm, e shkapjes shoqërore, e veçimit individual deri në nihilizëm.

    Jemi në shtratin e vdekjes kombëtare. “O sa mirë me qenë shqiptar!” është ndoshta tingëllima më ironike e kësaj rrëpire, ku po ecim.

    Ne nuk jemi ende të pavarur, përsa kohë që nuk i japim dinjitetit të vetes, dinjitetit me të cilin na kanë lindur për të qenë vetja jonë, përmasën e shoqërisë ku përkasim. Jemi të pushtuar përsa kohë që nuk i gëzohemi arritjeve dhe dinjitetit të bashkëqytetarit tonë, dinjitetit të tjetrit dhe vazhdojmë të refuzojmë t’i njohim këto vlera edhe si vlerat tona.

    Trualli historiko- shoqëror i origjinës fshatare të shumicës së popullsisë, potencuar nga kolektivizmi i dhunshëm komunist, ka prodhuar sot si kundërpërgjigje shkallën më të lartë të individualizmit idiotesk. Njëlloj si ai druvari që pret me sëpatë për t’u ngrohur degën e pemës, mbi të cilën ka qëndruar.

    Kjo do të thotë se pakkush ende e sheh apo e kërkon fatin e tij brenda fatit të një bashkësie. Interesi i komunitetit shoqëror nuk ndikon, as ndikohet më tej nga interesi i secilit individ anëtar.

    Në fund të fundit, çfarë i duhet fati i shoqërisë një individi që nuk e njeh shoqërinë? Çfarë i duhet liria shoqërore një njeriu, të cilit i mjafton përmasa vetjake –shpesh meskine- e shprehjes? Çfarë nënkupton pavarësia kombëtare për një qenie të tillë?

    Edhe në trafikun rrugor, shqiptarët janë ndoshta të vetmit në planet që nuk i ndajnë rrugët në parësore e dytësore, por në “rruga ime” dhe “rruga jote”.

    Së dyti, ne nuk jemi ende të pavarur, përsa kohë që përpiqemi në çdo seminar ndërkombëtar t’i ndërtojmë vetes një aureolë që na largon nga origjina, nga tradita, nga ajo çfarë mëtojmë, nga hiri ku kemi lindur. Ne rrezikojmë të bëhemi racistë me këdo që është i ndryshëm, pikërisht sepse së pari, jemi racistë me veten tonë. Ne qeshim me problemet tona, kur do të duhej të qanim. Ne dimë të qajmë vetem për veten tonë.

    Sot, shumë prej shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve, kanë turp të thonë nga vijnë. Të rinjtë mbartin thuajse aspak kujtesë nga jeta e mëhershme e familjes. Hapja kulturore ndaj botës prodhoi një fluks edukimi që i mëshonte sidomos shkëputjes nga e kaluara, përpjekjes për të qenë qytetarë të botës përpara se ne të jemi qytetare të pallatit, lagjes, qytetit apo vendit ku përkasim. Për këtë shkak shumë shqiptarë ngjajnë sot me nomadët endacakë, që veshin tipare kulturash dhe zakonesh të panjohura edhe për ata vetë.

    Qytetet tona, të mëdha janë kthyer në fshatra globale, me të gjithë kuptimin e keq të kësaj fjale. Getot e dhimbshme, të dikurshme po treten ngadalë brenda kornizës së qytetit, ndërsa kultura qytetare po degradon dita-ditës, si çdo njësi tjetër e përmasës shpirtërore, kombëtare. Meqë ra fjala, Shqipëria nuk ka ende një ligj që përkufizon të drejtat e bashkëjetesës në condominium.

    Më acaron shpesh gjuha e studiuesve ndërkombëtarë apo atyre socioanalistëve vendas, që i referohen modelit fisnor si model rregullator i marrëdhënieve dhe sjelljes në Shqipëri. Fisi është model komunitar i bashkëjetesës. Ne edhe këtë pasuri mesjetare e kemi humbur tashmë.

    Modeli i vetëm që gjallon sot në Shqipëri është modeli antietik i interesit vetjak, ku liria individuale e gjithkujt trajtohet si pronë dhe mall tregu. Kush ka pará, blen gjithçka. Gara e tregut rregullon çdo marrëdhënie. Ligji që duhej ta rregullonte këtë të drejtë është gjithashtu subjekt tregu: i shërben atij që paguan më shumë, më mirë dhe më shpejt.

    Unë pyes: çfarë vlen pavarësia dhe me çfarë metri matet ajo në një komb, i cili nuk e ka përmbyllur ende procesin e vet të etnogjenezës? Individi që nuk mbart tipare kombëtare nuk shërben për të ndërtuar apo matur përmasën e një kombi. Individi shqiptar është në tranzicion. Ai nuk e di ende ku përket. Mes ikjes dhe qëndrimit, shumica zgjedhin të largohen. Ata që rrinë, e bëjnë këtë ose, sepse janë shumë të fortë, ose, ngase janë shumë të dobët.

    Sot, në dallim nga turmat që ngrinin brohorima që poshtë atij ballkoni të 1912-tës, të gjithë shqiptarët duhet të gëlltiten për të mos pështyrë, kur përballen në kufij ndërkombëtarë me kapakun e pasaportës së tyre. Flamuri i tyre nuk valëvitet më.

    Iluzioni i pavarësisë është më i rrezikshëm se një sëmundje si TBC-ja. E them këtë, sepse ne kemi hequr dorë nga shërimi, nga e drejta për të marrë frymë lirshëm. Ne, sot, na mjafton ajo që s’kemi. Madje e festojmë, tipikisht si ballkanasit e tjerë, që diku festojnë humbjen, e diku mortin.

    Shakaja e dytë, e hidhur në lidhje me festat e Nëntorit është debati për ditën e çlirimit - 29 Nëntorin, festën e komunizmit shqiptar, i cili si një eunuk i mirë vendosi t’i përkëdhelej atëherë Jugosllavisë së Titos për të shpallur pika të reja të përbashkëta për kauzën idologjike dhe antinjerëzore të shekullit.

    Është për të ardhur keq që njerëz me kostum perëndimor dhe në përfaqësim politik të rëndësishëm kërkojnë lëmosha elektorale në ngjarje të tilla, tragjike. Aq më e shëmtuar është rigjallërimi i kësaj kujtese të njollosur historike përmes ceremonialesh komerciale si Nata e Bardhë, që të rinjtë e Tiranës prej kohësh e mbiquajnë me humor “Nata e Miellit të Bardhë”.

    Shqipëria duhet ende të çlirohet. Të çlirohet nga mitet e gënjeshtrës, nga krimet e kryera në emër të diktaturës, nga iluzionet egocentriste të individëve pa të ardhme.

    Ashtu si Niçja idealizonte njeriun ahistorik si njeriun e parë të lirë të planetit, shqiptarët duhet t’i japin historisë vendin që i takon për të filluar të shohin nga e ardhmja. Asnjë krim nuk zhbëhet më. Asnjë padrejtësi nuk rikthehet mbrapsht plotësisht. Por çdo gjë e ndodhur meriton një përgjigje, një gjykim publik të drejtë dhe një vendim historik përmbyllës.

    Lufta e Dytë Botërore duhet të marrë fund edhe për shqiptarët dhe të dërgohet në muze. Njëherë e përgjithmonë.

    Si të gjitha kombet e qytetëruara duhet të fillojmë të jetojmë në të tashmen, për të parë nga e nesërmja. Me një moral të ri. Me një themel të ri, ku bëjmë pjesë të gjithë, si shoqëri dhe si komb. Pavarësia fillon nga bashkimi. Sot jemi të ndarë.

    Gazeta Tema

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e qe thoni ju..dola tash me 29 nentor rruges andej nga unaza.. qe shkon nga ekspozita kineze.. kur aty diku matan lanes diku tek gjykata perballe .. nji zhurm degjohet e fuqishme..
    ka.rambol me motorra ..
    njeri me skafander ne kok me motorr te vogel..tip nga ato qe cojn katunaret qumshtin ne qytet.. tjetri nji alamet motorri i fuqishem.. po vozitsi pa kokore fare..

    u mblodh mileti..dhe si perfundim.. ai me motorr te madh me duket humbi jeten.. kurse ai tjatri dicka me me shprese per jete..

    u tmerrova..

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Keto kopukat ala me festat e komunizmit

    Po demokratet cfare bejne!!!!!!!!!!!!!!!!!!! pse nuk sjellin eshtrat e patrioteve, legaliste, balliste , apo nuk eshte permbys komunizmi akoma

    Pse nuk heqin emertimet e shpifura komuniste "ekipi partizanit" "ekipi dinamos"
    ylli kyq e pislliqe te tjera

    Infektohet brezi i ri me pislliqet e propagandes Judeo-komuniste,

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •