Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Jeta është e shkurtër, shkurorëzohu!

    Kush nuk ka probleme martesore, nuk duhet te frikohet nga kjo reklame, e cila është drejtuar atyre që me të vërtetë duan të shkurorëzohen.

    Slogani ‘Jeta është e shkurtër, shkurorëzohu’, është vepër e dy avokatëve të guximshëm Cori Fetman dhe Kellz Garland, të cilët në këtë mënyrë promovojnë biznesin e tyre, por për fat të mirë apo të keq, reklama është mënjanuar nga inspektorati amerikan i marketingut. Organet qeveritare aspak nuk pajtohen me këtë mënyrë reklamimi dhe kanë hequr reklamën, ku aty po ashtu tregohej një femër dhe një mashkull gjysmë të zhveshur. Autoritetet thonë se reklama është hequr për shkaqe se avokatët nuk kanë pasur lejen e duhur, për vendosjen e kësaj pllakate në qendër të qytetit. ‘Thjesht e kanë hequr reklamën tonë, pa asnjë paralajmërim apo kërkese gjyqësore. Ajo është pjesë artistike e jona. Ndjehem i i indinjuar nga e gjithë kjo që ndodhi’ – shprehet Cori Fetman. Edhe për shkak te shume kritikave reklama ka pasur efektin e saj, dhe ka tërhequr shume çifte, të cilat kanë kërkuar ndihmë adekuate për shkurorëzim. ‘Ai i cili nuk ka problem me martesën, nuk ka pse të frikohet, ajo është e destinuar për ato që kanë probleme martesore’ – njëzëri theksojnë avokatët e guximshëm.

    Kështu duket reklama:-
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Me duket e padrejte qe nuk ia kane lene reklamen,nuk perben ofendim per askend,me duket diçka shume hipokrite kjo sjellja e autoriteteve.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e _SheJtaNia_
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Amerikanet se kane problem te shkurorezohen sikur edhe 10 her lol.. Ama ajo qe kane problem eshte qe gjate marteses te kete besnikeri te ndersjellte nga te dyja palet

  4. #4
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Sa interesant keta amerikanet qe e paskan shume problem qe gjate marteses te kete besnikeri te ndersjellte!

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet nje veprim i guximshem nga keta te dy , lool mer sa qeshi kur me kujtohet ajo fjale se si ndjeheshin ata te kurorezuarit kur e shikonin reklamen do frigoheshin se mos ndikon negativisht ne lidhjen e tyre...

  6. #6
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Eshte gjeja me e mire , shume te guximshem por eshte e vertete.
    E kam shkruar , ne nje postim tjeter kur thoja``Nuk e do nje njeri ndahu dhe bej qejf .....`` e cila me pak fjale ,nuk e do dike, nuk ke perse te shkaterrohesh nga nervat dhe kush e ka provuar, e kupton shume mire c`do te thote te jetosh me nje njeri, qe ben sherr ore e minute. Eshte humbje kohe , pra shkuarje jete kot.
    Mendoj kane shume te drejte , kur thone jeta eshte e shkurter dhe ndahu, pra duhet te jetohet.Ne kete rast nuk bej thirrje qe te gjithte ndahen.
    Kuptohet per ata qe jeta , eshte bere e pa durueshme, pra ferr.
    Mendoj qe eshte normale.
    Kjo nuk eshte per ata qe duhen dhe mendojne per te ardhmen e tyre dhe, te femijeve te tyre.
    Mbigjithshka eshte respekti per njeri tjetrin, dhe mos perfitim nga dobesia apo paaftesia e tjetrit.Duhet te falni, dhe te harroni gabimet e tjetrit. (Ne qofte se eshte per te falur.)
    (Eshte vetem nje opinion personal)
    Pyet 100 vete dhe bej si do vete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 12-05-2007 më 22:39

Tema të Ngjashme

  1. Shkëlqimi i shkurtër i elitës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  2. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:08
  3. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Takim i shkurtër i Tadiçit me Thaçin në Athinë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 18:21
  5. Festivalit i filmit të shkurtër "Nine Eleven" - Prishtinë
    Nga Davius në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-09-2005, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •