Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 120
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    E aman Kinezo. Ku te rref ty i her ? Ti je ortho jo ? Nese po rri drejt sic duhet ene bashkoju epokes historike. Ti thu "greqizohet" kisha. Po si mund te greqizohet dicka qe ka 2000 vjet qe esht greke ?! Je shume i paditur. Merru me Pashko Vase-n se ai po qe qe theollog.
    Un nuk e kam hallin me greket, as me Janullatosin, por me ju patriotet.

    Hajde ta bejme i liste keto 20 vjet se car ka hap Janullatosi dhe Kisha qe ai rimekembi, dhe car keni bo ju ne shqiperi ose meqe ju skeni breke ne byth, ajo diaspora e famshme ?
    Ho mer car keni bo ? keni bo shkolla ? LESH, keni bo spitale ? LESH, keni ndertu komunitete ? LESH, e ateher nese nuk jeni ne gjendje te beni asgje vete car keni me Janullatosin ? Ta them une car keni, ju or daj keni shkemby xhelozine me patriotizmin e kjo ju vjen nga padituria. Nese do ishit te ditur nuk do sulmonit Janullatosin, por do krijonit nje shtet stabil qe mendon per popullin e vet.

    Boll na cat derrasat se kena vujt si qena Enverin 50 vjet, tani na duhet te vuajme dhe pseudopatriotat.

    Po ti nuk je shqiptar?

    Pse e drejton pyetjen me "JU" por nuk thua "NE"?
    Pse e le vehten jashte?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #22
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Po ti nuk je shqiptar?

    Pse e drejton pyetjen me "JU" por nuk thua "NE"?
    Pse e le vehten jashte?
    Megjithese i je drejtuar Genesis, me ben pershtypje se si ti vete (ne kete rast) i jep nje identitet tjeter..
    Mua Genesis te me fale qe po pergjigjem ne vend te tij, ndoshta vertet eshte grek, ndoshta jo, ndoshta flet si "grek" ose ndoshta si orthodhoks i thekur.
    Puna eshte se kohet e fundit , te pakten ne kete forum, orthodhokset shikohen si greke dhe ne nje fare menyre ose tjeter u imponohet ne subkoshience qe shqiptaret e feve te tjera jane kundra orthodoksizmit( sikur lexova ne nje post te FLORIRIT, ku theshte se orthodhoksia qenka armiku numer nje i shqiperise) .
    E realiteti eshte ne nje fare mase ashtu sic thote Genesis, ne ne diaspore, kemi nge e meremi me "thashetheme" dhe "politike" por ata qe jetojne ne Shqiperi u ka erdhur shpirti ne maje te hundes, i ke me 100 parti dhe 100 flamuj, atje ku kane dhe interes. Pra te dashur forumista, kot i fryni kosit, se nuk i fryhet.
    Vertet shqiptaret jane shumica ateista, por me thoni nje "ateist" qe kur i fyet background-i fetar, ben sikur nuk ka ndodhur gje?! Zien perbrenda. Mos i fryni zjarrit kot se do pervelohemi qe te tere.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ky eshte nje emerim racist e ofendus ndaj gjithe ortodoksve shqiptare.

    Shqiptaret nuk jane te denje te drejtojne kishen e tyre e duhet te na i sjellin nga greqia?! e kur shqiptaret e besimit kishter ortodosk kane ne mesin e tyre nje shumice shume te madhe njerezish te zgjuar te ndershem e besimtar qe mund te benin cdo detyre , PO QE SE RRUGET NUK MBYLLESHIN NGA GREKET QE DUAN TE VJEDHIN KISHEN TONE.
    Pra nga 4 tre jane grek me pashaporte greke e te ardhur nga greqi, ofendim me te madh nuk ka?
    E kishat ortodokse jane nacionale e kudo jane me drejtus nga ai komb e te cilit eshte dhe kisha, e kjo eshte dhe llogjike se po duam qe feja te futet ne popull kjo eshte nje tregus i tij.Keshtu jane kishat e krishtera ortodokse dhe ne greqi dhe ne serbi [me qe ra llafi] e kudo, e ne nuk kemi pse bejme perjashtim, te mos e kemi hirearkine nga vendi.

    Plus statusi i kishes sone edhe ata qe e formuan keshtu e duan plus dhe ligjet cdo shteti keshtu e duan.

    Politizim i kishes, se edhe njeriu i zakonshem e shikon kjo eshte vazhdim i politikave shoviniste per te paraqitur e greqizuar kishen ortodokse shqiptare qe greket kane 200 vjet te pakten e perdite e thone hapur.

    Kjo kembengulje per te pasur gjithe drejtusit e kishe grek te ardhur nga greqia e te huaj ne shqiperi, jo te dale nga besimtaret ortodoks shqiptar.

    E nje fushe si feja ku cdo gje ngrihet mbi besimin, ca besim do kene njerezit te keta qe shihet qarte merren me politike e me matrapazlleqe, pa hapur ketu ato problemet qe kisha greke kishte me investimet e qe jane te shtrira dhe ne shqiperi.

    Kryepeshkopi, qe pretendonte qe kishte ringritur kishen, me investivet e parave qe vinin nga greqia [qe ka plasur skandali per to ne greqi sic e pame ca muaj me pare].....me kete pas 15 vjetesh...qe prap ve grek...tregon se jo vetem nuk ka bere pune per te ngulur krishterimin te shqiptaret....po thjesht ka manipuluar me fene per politiken greke, qe sic dime ka te beje me shtetin grek e greqine e jo me krishterimin qe lindi ne Izrael e u perhap ne gjithe bote, ska te bej fare.

    Pra duket hapur....e pranoi...se nuk ka bere pune per te ngulitur fene te njerezit...pasi prape merr prifterinj nga greqia....e vazhdon perdorjen e fese per politike...duke ulur me keq autoritetin e fese e demtuar ate...se njerezit nuk jane idjota te mos kuptojne keto gjera sa bajate aq te thena hapur nga shovinistet 'vorio epiriot'.

    Prifterinjte akoma nga greqia....puna e Kryepeshkopit...eshte zero...e me keq negative kur e perdor fene ...jo per punet e zotit ...po per interesat e nje shteti fqinj

    Besimtaret e krishter ortodoks shqiptar [e sidomos njerezit e paangazhuar me politiken e te zakonshem], une si pjese e tyre e njohes i mire i tyre, i kuptojne mire keto gjera qe jane shume te dukshme [aq me teper, teper bajate per inteligjencen e tyre] edhe nje pjese e madhe e mbajne veten larg ketyre, e plus e dine se keto lorja politike do kene fatin e lojrave politike, qe kur eshte greqia ne mesymje do jene ne mesymje, e kur eshte greqia ne ikje e terheqje do jene dhe keto zero, sic ka qene dhe me pare, e prandaj shume nuk duan te ndyn veten me keto lojra politike me perdorim te fese ne te.

    Feja eshte fe e njerezit e kane besuar e do ta besoje, e do vazhdoj.

    Politika eshte politike e do kete fatin qe ka politika edhe emrin e saj.

    Ndajini gjerat, shume antareve te forumit, mos bini preh e ca provokatoreve te qellimshem, qe bejne shume postime ketu e zhurme te kote pa llogjike, te duken sikur jane shume, si gjithe ajo pakice greke ose e blere nga greket, dhe e financuar nga ata si mercenare, sot ne shqiperi.

    Plus me teper besim e mbeshtetje per shqiptaret e krishter ortodoks , keta qe e bene kete kishe e ata e nxorren grekun jashte [qe manipulonte me punet e zotit per politika shovinizte qe skane te bejne fare me krishterimin] e ata dhane kontribut te madh per nacionalizmin shqiptar e tani ndodhen ne nje agresion nga mercenaret grek.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 28-11-2006 më 12:47
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Megjithese i je drejtuar Genesis, me ben pershtypje se si ti vete (ne kete rast) i jep nje identitet tjeter..
    Ty kush te caktoi avokat? Pse hidhesh perpjete kot? Une nuk i dhashe nje identitet tjeter por me beri pershtypje pozicionimi i tij kur thoshte " Ju shqiptaret" e jo "Ne shqiptaret"....

    Personalisht perdor shprehjen "Ne shqiptaret" sepse shume thjesht i perkas ketij kombi...

    Si ortodoks i thekur qe qe je duhet te komentoje rreth temes e jo ta drejtosh qellimisht biseden diku tjeter...

    Fakt eshte qe komunitetit ortodoks shqiptar ne shekullin e 21-te po i caktohen "udheheqes" shpirterore greke, ketu eshte gjithe esenca. Dhe ironia eshte se disa fanatike dhe pseudopatriote ketu ne Forum cirren e beratsin per pastertine e gjakut shqiptar, per nderrimin e beses se krishtere, per gjuhen shqipe etj, dhe kur vjen puna te debatojne rreth komunitetit te tyre qe drejtohet nga jo-shqiptare jo vetem qe nuk reagojne por i mbeshtesin me te gjitha forcat kete realitet. Fatkeqesisht hipokrizia ne disa raste behet e neveriteshme.

    Nese ke dicka per te komentuar dhe te ka mbetur sadopak shpirt shqiptari per te reaguar atehere reago, ne te kundert hesht dhe mos fol kot me kot.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Sinodi i Shenjtë, me shumicë greke


    Shekulli

    Reagimi i famulltarit At Nikolla Marku vjen fill pas fronëzimit në krye të kishës ortodokse të Gjirokastrës të një prifti grek. Të dielën, kryepeshkopi Janullatos ka bekuar priftin Dhimitër Sinaiti në krye të Mitropolisë së Gjirokastrës dhe ky emërim duket se ka krijuar pakënaqësi në radhët e Kishës Ortodokse. Nga ana tjetër, ky fronëzim ka ndryshuar raportet në Sinodin e Shenjtë, i njohur si organi më i lartë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Deri para ardhjes së peshkopit grek në krye të Kishës së Gjirokastrës, Sinodi i Shenjtë përbëhej nga dy peshkopë shqiptarë dhe dy grekë, ndërsa që prej ditës së dielë balanca e këtij organi të lartë drejtues është prishur, pasi shumica e anëtarëve janë grekë. I pari që ka reaguar ndaj fronëzimit, por edhe haptazi kundër Janullatos ka qenë drejtuesi i kishës Shën Maria të Elbasanit.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #26
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Nese ke dicka per te komentuar dhe te ka mbetur sadopak shpirt shqiptari per te reaguar atehere reago, ne te kundert hesht dhe mos fol kot me kot.
    Po mire ti kush je te percaktosh se kush eshte shqiptar dhe kush nuk eshte?? Thjesht sipas perceptimit tend, shqipetar eshte thjesht ai qe reagon kunder Janullatosit?? Cfare llogjike?!
    E kam thene njehere, patriotet gjenden vetem ne diaspore, atje ku jane rehat dhe nuk kane me cte meren tjeter pervec patriotizmave. Ne shqiperi te tere shkojne sipas interesave, perfitimeve, ashtu dhe puna e ketij At markut, atyre myftinjve etj.

  7. #27
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    E pse mos te jete shqiptari ne krye te kishes se vet, por nje i huaj?
    A nuk ka mbetur ndonje shqiptar i afte qe ta kryej kete detyre?
    Kjo shkakton vecse probleme dhe iu len vend spekullimeve dhe manipulimeve te shumta.
    Nuk e di se si do te reagonin bullgaret ose maqedonet ne keso rastesh? Ne Maqedoni, bile kan burgosur kryepeshkopin e kishes serbe. Nuk e di se pse ne shqipetareve duhet te na "udheheq" i huaji, tashti edhe institucionet fetare?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #28
    Kreu i Kishës Shën Maria në Elbasan ka ngritur akuza të ashpra ndaj kryepeshkopit, pas emërimit të priftit grek

    At Nikolla: Të largohet Janullatos

    Janullatos po thellon veprimet antishqiptare. Nuk është më fetar, por agjent shovinist i Vorio-Epirit

    Bardha Nergjoni

    ELBASAN- Emërimi i peshkopit të ri grek, në krye të kishës ortodokse të Gjirokastrës ka sjellë një reagim të ashpër të këshillit të kishës ortodokse autoqefale Shën Maria në Elbasan, me në krye at Nikolla Markun. Famulltari i kishës së vjetër ka deklaruar dje, gjatë një konference për shtyp se emërimi i priftit grek si peshkop i Gjirokastrës është një veprim tejet i rrezikshëm, jo vetëm për pavarësinë e kishës, por edhe për sovranitetin e kombit shqiptar. Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj hirësisë së tij, Anastas Janullatos duke deklaruar se ai po vazhdon të thellojë veprimet antishqiptare për tjetërsimin e Jugut të Shqipërisë, duke vendosur në përbërje të Sinodit të Shenjtë priftërinjtë grekë. “Shteti grek ka gjunjëzuar në këtë rast shtetin shqiptar, duke bërë presion me refugjatët, të cilët i ka kthyer në skllevër. Statusi i Shenjtë dhe i përjetshëm i kishës Ortodokse shqiptare është shkelur përfundimisht, duke i shërbyer qarqeve Vorio- Epiriote. Veprimet që ndjekin njëri-tjetrin në dëm të kombit shqiptar, si kthimi i emrave të njerëzve, ndërtimi i varrezave greke, dhënia e pensioneve, shpërndarja e librave për Vorio- Epirin, dhënia e dyshtetësisë e të tjera, janë veprime që përkrahen direkt nga shteti grek me misionar Anastas Janullatosin. Të gjithë këto veprime që i kemi thënë disa herë, tregojnë qartë se misioni i i Janullatos nuk është më fetar, por ai i një agjenti të asfalisë greke dhe i shovinizmit grek të Vorio -Epirit”-deklaroi dje an Nikolla Marku.
    ***
    Për arsyet e mësipërme, këshilli i kishës Shën Maria ka dalë dje me një deklaratë, e cila i bën thirrje opinionit kombëtar për mbështetje. Në këtë deklaratë, at Nikolla Marku thekson faktin se pensionet, ndërrimi i emrave nga shqiptarë në grekë dhe ndërtimi i kishave në formën e kishave greke nuk mund të tjetërsojë indetitetin shqiptar. “Kërkojmë me forcë ndërhyrjen e parlamentit të Shqipërisë që të miratojë ligjin përkatës për administrimin dhe drejtimin e subjekteve fetare në Shqipëri, si hap i domosdoshëm për ruajtjen e sovranitetit të besimit dhe të kombit shqiptar. I bëjmë të ditur organizmave ndërkombëtarë si dhe ambasadorëve të vendeve mike të Shqipërisë se Anastas Janullatos nuk përfaqëson kishën Ortodokse shqiptare dhe se është një person nxitës konfliktesh ndërfetare në Shqipëri, me politikat e tij shoviniste greke. Kërkojmë gjithashtu nga Këshilli i Evropës ndërhyjen e tij autoritare ndaj Greqisë, e cila nxit dhe provokon veprime në dëm të Shqipërisë. Integrimi i Shqipërisë nuk duhet të jetë Vorio- Epir, por evropianizëm historik”,- shtoi më tej at Nikolla.
    ***
    Nëpërmjet at Nikolla Markut, këshilli i kishës Shën Maria në Elbasan i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës të largojë menjëherë nga Shqipëria skuadrën e priftërinjve grekë, me në krye Janullatosin. “I bëjmë thirrje ligës shqiptaro-amerikane, me qendër në SHBA që të bëjë prezent para Kongresit Amerikan dhe presidentit Bush gjendjen e krijuar nga ndërhyrja e shtetit grek në punët e brendshme të Shqipërisë, por sidomos në Kishën Ortodokse Shqiptare dhe tek besimtarët e saj. I bëjmë thirrje besimtarëve ortodoksë gjirokastritë, por edhe qytetarisë që të mos dëshpërohen nga emërimi i grekut në krye të Peshkopatës, sepse është një komb i tërë që mbron sovranitetin e besimit ortodoks si dhe identitetin e tij shqiptar. U kujtojmë atyre pak të shiturve me pensione e viza greke se ka ende kohë të reflektojnë dhe të mos përdoren në dëm të Shqipërisë, përpara se zjarri i ferrit t’i djegë përjetësisht”. Në deklaratën e Këshillit të kishës Shën Maria theksohet se mesazhi është i qartë për të gjithë. Duhet reflektuar që nga intelektualët e Shqipërisë e deri tek besimtari më i thjeshtë, që nga shoqatat patriotike e deri tek partitë e institucionet e larta të shtetit shqiptar. Duke mbyllur deklaratën e tij, Nikolla Marku deklaron se besimi tek Zoti nuk mund të justifikojë përçarje kombëtare e tjetërsim të identitetit tonë historik duke kërkuar që Janullatos të largohet së bashku me priftërinjve grekë që drejtojnë institucionet fetare në Shqipëri.

    29/11/2006
    Gazeta Shekulli


    P.S. Greqia po shfrytezon momentin kur kombi shqiptar gjendet para proves historike - pavaresise se Kosoves!
    Ata e dijne se tani eshte momenti me i pershtatshem per realizimin e enderrave te tyre, sepse ne nje kohe tjeter kjo do te ishte cmenduri.
    Harrojne se shqiptaret nuk jane vetem Berisha, Nano, Ceka, Gjinushi apo dhe ketu Albo & Co!
    Harrojne se shqiptaret jane nje komb qe po ringrihet dhe brenda vitit 2020 do te jene 20 milione!

  9. #29
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Te gjitha keto jane endra si te nacianalistave greke ashtu dhe shqiptare.
    Nacionalistat greke nuk mund te dalin kundra ligjeve dhe konventave qe kane nenshkruar se bashku me NATO,BE;UN etj,pra me nje fjale nuk ka aneksim te asnje cm te vorioepirit . Kurse sa per nacionalistat shqiptare, me thene te drejten, nuk i pierdh njeri , jane si puna e asaj pordhes qe vertiten neper breke
    Sa per Janullatos e CO, shumica e besimtareve orthodhokse me sa di une , nuk kane asgje kundra tij, keshtu nje percapje kunder tij do ishte vetvrasje politike per cdo politikan shqiptar. Sa per popullin e thjeshte(me perjashtim te grupeve te ndryshme qe jane te interesuara), as po ja ndjen se kush eshte Janullatosi, myftiu apo ndonje tjeter, apo keni pare te behen demonstrata, tubime kundra tij ne jugun e shqiperise?

    P.S. Greqia po shfrytezon momentin kur kombi shqiptar gjendet para proves historike - pavaresise se Kosoves!
    Ata e dijne se tani eshte momenti me i pershtatshem per realizimin e enderrave te tyre, sepse ne nje kohe tjeter kjo do te ishte cmenduri.
    O burra te rembejme kallashet e fshehura neper dollape, te mbrojme kufirin

  10. #30

    At Nikolla: E kanë bërë kishën greke që të pushtojnë Jugun

    “Greqia e ka ëndërr Vorio-Epirin. Për ta pasur sa më të lehtë i ka pushtuar nga ana shpirtërore njerëzit, ua plotëson mangësitë ekonomike dhe në këtë mënyrë ata tërhiqen nga kisha ortodokse me në krye Janullatosin.

    Emërimi i priftit grek në Gjirokastër do të thotë pushtim i këtyre shpirtrave e për pasojë aneksimin e Shqipërisë së jugut nga Greqia”. At Nikolla Marku, prifti i kishës Shën Maria në Elbasan, emërimin e fundit në dioqezën e Gjirokastrës e cilëson një përpjekje të Janullatosit për të realizuar grabitjen e tokave shqiptare në jug. Në një intervistë Marku thotë se këtë po realizon fillimisht grekëzimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Akuzat e tij ai i bazon në faktin që tani që çamët rikthyen kërkesën për të marrë pronat e tyre, Janullatosi “ndezi” situatën me emërimin e një greku.

    Si e pritët emërimin e një peshkopi grek në Gjirokastër?

    Sapo kam mësuar lajmin e emërimit në Gjirokastër të një peshkopi grek kam mbledhur urgjentisht këshillin e kishës së Shën Mërisë dhe vendosëm të dilnim me një komunikatë kundër këtij vendimi. Ne bazohemi jo vetëm mbi ligjet e amanetet e martirëve, por mbi të gjitha mbi strukturën e kishës dhe mbi bazën juridike dhe kanonike. Janullatos vendosi sërish një grek në dioqezën e mbetur bosh, duke çuar raportin: 3 grekë dhe 1 shqiptar. Ky raport të bën të kuptosh se Kisha Ortodokse në Tiranë është filiali i plotë i kishës greke. Me gjithë kritikat tona drejtuar Kishës Autoqefale Shqiptare dhe vetë shtetit shqiptar, kryepeshkopi Janullatos po i mëshon teorisë së pushtimit të kishës. Ai po e çon në rrugën e helenizimit të plotë, që nga kreu i saj e deri te besimtari më i thjeshtë. Po ta pyesësh një besimtar të thotë se “ne nuk jetojmë dot pa ndihmën e kishës greke”, “prifti grek na çon shpirtin në paqe dhe te Jezu Krishti”, etj. Kjo është një ndërhyrje e jashtëzakonshme, një tronditje e madhe shpirtërore një spostim i historisë. Me këtë veprim Janullatosi tregoi dhe një herë se është agjent i Asfalisë greke e ushtar i atdheut të tij.

    Sipas jush, pse emërohen peshkopë grekë në vendin tonë?

    Statuti i kishës autoqefale të Shqipërisë, i miratuar në kongreset e viteve 1922 në Berat dhe 1929 në Korçë, thekson pavarësinë e kishës shqiptare. Pas viteve ’90, Janullatos vjen në krye të kishës sonë, pa lejen e besimtarëve, por e solli politika shqiptare. Tashmë, në Tiranë, Berat e Gjirokastër ka drejtues grekë dhe vetëm në Korçë është një shqiptar, i caktuar për balancë politike.

    Mendoni se ky emërim ka lidhje me deklaratën e qeverisë greke për dyshtetësinë e shtetasve shqiptarë?

    Pa dyshim që ka të bëjë se shteti grek, me në krye klerin, kërkojnë që për çdo problem Shqipëria të jetë vasalja e tyre. Ata kërkojnë të kenë në dorë e të kontrollojnë ekonominë shqiptare dhe klerin tonë dhe jo të mbështesin fqinjësinë e mirë.
    Unë jam shumë i shqetësuar, pasi ka mbi 10 vjet që përpiqemi të luftojmë dhe japim informacione nëpër simpoziume dhe artikuj të ndryshëm për këtë çështje. Iu jam drejtuar dhe krerëve të shtetit, trupit diplomatik në vendin tonë se kisha nuk po drejtohet nga ligjet e vendosura prej nesh, por dirigjohet nga kisha greke. Nëse Janullatosi dhe skalioni i tij largohen nga Shqipëria, atëherë gjithçka do të marrë fund një herë e mirë. Interesimi i qeverisë është shumë i ngadaltë, pasi çështja e emigrantëve ekonomikë në Greqi është problemi kryesor.

    Sipas jush, cili është qëllimi që Janullatosi ka bërë këto emërime?

    Unë e kam marrë shumë herë në analizë këtë çështje dhe kam dalë në përfundimin se Greqia e ka ëndërr Vorio-Epirin, por po i korrupton besimtarët me ndihmë ekonomike dhe shpirtërore. Për pasojë e ka më të lehtë që të realizojë qëllimin për të aneksuar Shqipërinë e Jugut. Unë Janullatosin nuk e përjashtoj asnjëherë nga vendimet e shtetit grek dhe ai shfrytëzohet sa herë ka çështje të nxehta. Kur çamët bënë kërkesën për tokat e tyre, Janullatosi doli me emërimin e peshkopit grek apo dyshtetësinë e Vorio-Epirit. Në vend që t’i jepte Shqipërisë përparësi për të rregulluar fqinjësinë me grekët, ata nxjerrin pengesa të kësaj natyre dhe duan t’ia ulin kokën Shqipërisë që të mos ecë asnjëherë përpara.

    ALDO KOZARJA - Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •