E kena ngrene nga njerezit tane! Cfare paradoksi, me ngjan si ajo piktura e Goya-s, nje mallkim qe ende vazhdoka me sa duket.
Duhet c'bere fare cetnike.
E kena ngrene nga njerezit tane! Cfare paradoksi, me ngjan si ajo piktura e Goya-s, nje mallkim qe ende vazhdoka me sa duket.
Duhet c'bere fare cetnike.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Postuar më parë nga Akili-A
Shikoni Janullatusin tek lavderohet nga me te larter se ay, qe kane qene ne kontakt me rrethin te klerikeve te medhenj te krishterimit dhe laikeve perendemore, qe kuptojne dokrinat e iluminizmin, e qe jane ne gjendje te rendisin ne shkallen e nderit bartesit e tyre. C'hall te kte Janullatosi i shquar qe pranon te gelltise te ketilla Cheeezy! (Shqip: Gjize) levdata per kultine e tij pa ju nakatosur? I gjori plak. Duhet ta kete pisk.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Une them se nuk eshte e bardhe sepse sipas perberjes se Sinodit te Shenjte, edhe pasardhesi i Janullatosit do te jete grek. Ndonjeri qe e di me mire statutin te shprehet por une e di qe anetari me i vjeter ne Sinod ka te drejten dhe ky anetar eshte grek.
Sa per kete pike, ke te drejte deri ne nje fare mase, mire thua qe vendin e kryepiskopit e mer me i vjetri nga peshkopet, por vjetersina nuk nenkupton moshen por kohen e dorezimit te tij n e peshkop. Por cili eshte peshkopi qe ka kete privilegj brenda Sinodit te Kishes Ortodoks, ai eshte Mitropoliti ti Beratit Ignati, i cili eshte nje Arvanitas (Grek). Por ne menyren e organizimit te Kishes Ortodokse autoriteti me i larte ne keto raste eshte Sinodi dhe vendosja ose jo e do te varet nga votimi qe do te kryhet ne Sinod. Per momentik kjo nuk perben nje problem per sepse Kisha Ortodokse e ka nje Kryepiskop, prandaj cdo gje ne momentin e duhur. ]
Nga ana tjeter kisha greke gjithmone i ka fryre zjarrit me idera te prapambetura si Megalo Idea e te tjera. Ajo ka mbeshtetur Serbine kunder Kosoves dhe nuk ka qene asnjehere pro ceshtjeve shqiptare (psh Kozma Etoliani).
Psh gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, thote se "ditën e martë të muajit Maj 2003, kryepeshkopi shkoi në Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe patrikun Bartolomeo, për t‘u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të shpallë Bashkimin Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e sipërpërmendur tregoi gjithashtu një fotografi të të tre drejtuesve ortodoksë-grekë. Në fotografi të bie në sy patriku Ekumenik Bartolomeo, që deklaroi në fillim të viteve nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje për simpati universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po përballojnë sulme nga forca të errëta në shumë drejtime".
Keto gjera jane gabim nga ana morale e ligjore.
Nuk dua te kundershtoj pjesen e pare te fragmentit qe ta kam vijezuar, sepse ka patur raste qe edhe persona me petk fetar "qofshin keta edhe greke" kane nderhyre ne perhapjen e kesaj ideje. Do te behesha perserites i vetes nese do te te rithoja se Ortodoksia Shqiptare eshte mese e qarte ne mesimdhenien e saj qe eshte vazhdimi i misionit te Krishtit, shpetimi i njeriut. Ndersa me duket pak e cuditeshme qe shoh shume here permendjen e emerit te Shen Kozmait si perhapes i "Megalo Idese". Mendoj se duhet te jemi te qarte per kohen ne te cilin ka jetuar dhe predikuar Shen Kozmai. Kam degjuar qe e akuzojne se u thoshte njerezve qe te mbyllnin Kisha dhe ti benin shkolla, duke thene se ne ato shkolla mesohej greqisht. Me lejo te te pyes, kujt ju predikoi ai dhe cfare po ndodhte ne ate kohe me te krishteret ne shqiperi? Ndersa per pjesen e fundit nuk di cfare te te them sepse nuk kam ndonje informacion.
Janullatosi me te vertete ka rimekembur besimin ortodoks dhe per kete ka bere me te vertete shume por me duket sikur drejtimin nuk po ja le klerit vendas. Shpresoj qe ta kem gabim por ashtu duket. Cfare kombesish te tjera ka kleri i huaj ne Shqiperi?
Me behet qejfi qe ju po pranoni dicka mbi ate qe Janullatosi ka bere per besimin ortodoks ne shqiperi. Sa per pjesen tjeter nuk me duket se jeni shume korekt me situaten. Po ju them ate qe Mitropoliti i Korces Joani ka thene se ne jemi komuniteti me me teper klerike vendas, dhe po te siguroj nga sa une kam pare brenda Kishes Ortodokse dhe nga sa kam pare komunitetet e tjera edhe une e konstatojkete gje dhe gjithashtu se te gjitha perpjekjet po behen qe drejtimi i kishes ortodokse t'iu lihet klerikeve shqiptare. Sa per kleriket e tjere te huaj qe jane ne Shqiperi po te them se nuk ka me shume se sa 7 (shtate) veta duke futur ketu edhe Kryepiskopin. Gjithashtu ka Amerikane, dhe po ti mbledhesh te gjithe duke futur edhe ata qe nuk jane klerike qe ndihmojne ne Kishen Ortodokse po te them se nuk jane me shume se 20 (njezet) persona.
Me sa di une Janullatosi ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit. A ka nje praktike te tille neper institucione fetare?Nqs po, a mund te me konfirmojne ndonjeri afersisht sa perqind e ambjenteve fetare kane fotografi te Fan Nolit?
Nqs e ndoqet emisioni "Shqip" dhe te njejten akuze beri edhe z.Petrit Bidoshi dhe ne ate debat ndodhej edhe ishperfaqesuesi i Komunitetit te Kulteve ne vitet 1991 deri 1998 i cili ju pergjigj vetem me fjalen "Genjeshter". Dhe per kete te siguroj se figura e Imzot Theofanit asnjehere nuk eshte neperkembur nga snje Ortodokse dhe aq me teper nga Kryepiskopi Janullatos. Ne te gjithe institucionet fetare konkretisht neper "Selite e Mitropolive" vendoset gjithmone fotografia e Kryepiskopit qe eshte ne detyre (per momentin e Kryepiskopit Anastas) dhe e Mitropolitit te Mitropolise perkatese (per Beratin e Imzot Igntit psh). Dhe fotografia qe vihet ne cdo vend eshte ikona e Jisu Krishtit dhemelit te Kishes.
Edhe nje here, SHPRESOJ se e kam gabim dhe te kete ndonje pasaktesi ne informacionet qe kam gjetur.
Koha do e tregoje dhe kleri vendas eshte pothuajse gati.[/QUOTE]
Po te siguroj vetem per dicka se koha do ta tregoje se zgjedhja e Kryepiskopit Anastas ka qene me e mira qe mund te behej dhe se kleri vendas po pregatitet per te vazhduar dhe "eshte pothuajse gati" por cdo gje ne kohen e duhur.
E dija qe anetari me i vjeter nga dorezimi eshte shtetas grek. Me duket shqetesuese qe anetari i dyte (qe eshte shqiptar) eshte dorezuar vetem 2 dite me vone. Pse vetem 2 dite? Duket sikur radha do te kete rendesi kur ti vije koha.
Kozma Etoliani sido qe te kene qene kohet, ngelet fakti qe ai i ndalonte njerezit te faleshin ne shqip. Dicka e makaber.
Cfare moshe ka mitropoliti i Korces dhe sa vjet eksperience ka?
Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa
E dija qe anetari me i vjeter nga dorezimi eshte shtetas grek. Me duket shqetesuese qe anetari i dyte (qe eshte shqiptar) eshte dorezuar vetem 2 dite me vone. Pse vetem 2 dite? Duket sikur radha do te kete rendesi kur ti vije koha.
Tani do me duhet ti kthehem pak historikut se si kane rjedhur ngjarjet deri ne formimin e Sinodit te Kishes ne Shqiperi. Pas dorezimit te Imzot Anastasit, duke pare qe Kisha Ortodokse ne Shqiperi nuk kishte Sinod te sajin dhe te mos harojme se per Kishen Sinodi eshte autoriteti me i larte kishtar i cili shpreh dhe ekzistencen e Kishes si institucion ne plotesine e saj. (Perpara se te vazhdoj po te them se kjo eshte nje bisede midis dy ortodoksesh dhe besoj se e kemi ide se si funksionon kisha ne menyren e organizimit te saj)
Imzot Ignati Mitropoliti i Beratit ishte i dorezuar peshkop dhe i vetmi qe u pranua nga shteti Shqiptar kur Patriarkana vendosi dergimin e disa peshkopeve qe te drejtonin Mitropolite qe ka Shqiperia. Ishte Imzot Anastasi qe nuk pranoi dergimin e ketyre Mitropoliteve ne Shqiperi duke pasur parasysh kushtet e ndera politike. Me pas u kerkua qe te dergoheshin disa Peshkope te tjere te kombesive te ndryshme si Rumun, Bullgar dhe nje Grek, por edhe ne kete rast nga Kryepiskopi nuk u pranua dergimi i tyre. Nese do te me pyesesh se cfare pune ka Patriarkan me Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, do te te thoje se cdo kishe ka nje varesi shpirterore dhe Kisha Orthodhokse e Shqiperise varesine e saj shpirterore e ka naga Patriarkana Ekumenike (ashtu si psh Kisha Ortodokse Autoqefale e Gjeorgjise ka varesi shpirterore nga Patriarkana e Rusise). Dhe per te vazhduar mendimin Imzot Ignati vetem u fronezua si Mitropolit i Beratit.
Dhe pse Mitropoliti i Korces ka nje diference prej dy ditesh po te them se eshte vetem per arsye kohe dhe per arsye prakticiteti. Besoj se me lart te kam shpjeguar se eshte Sinodi ai qe zgjedh personin qe do te drejtoje KOASH-in si Kryepiskop.
Kozma Etoliani sido qe te kene qene kohet, ngelet fakti qe ai i ndalonte njerezit te faleshin ne shqip. Dicka e makaber.
Nga sa mua me ka rene rasti te lexoj mbi jeten e Shen Kozmait asgjekundi nuk kam lexuar qe ai te bente propogande anti shqiptare. Po te permend disa fakte historike se ne kohen kur ka jetuar dhe ka kryer misioni e tij Shen Kozmai neper te gjitha Kishat te gjitha shebesat dhe te gjitha lutjet beheshin ne greqisht, sepse fatkeqesisht une me njohurite e mija nu di qe te kete pasur tekste liturgjike ne shqip. Dhe dicka tjeter qe mendoj se eshte shume e rendesishme ta themi se: Ishte koha kur po ndodhnin kthimet ne mase te Shqiptareve ne myslimane dhe besoj se ne ate kohe fokusi i Shen Kozmait nuk ka qene ruajtja e identitetit kombetar por ruajtja e identitetit te krishtere. (Me kete qe thashe me lart nuk dua te ngre nje debat mbi identitetin kombetar te te krishtereve sepse besoj se kemi the ne shume). Gjithashtu me lejo te te kujtoj se idete kombetare ne keto troje jane shume me te vona dhe me sa une kam lexuar njerzit perpiqeshin qe te kishin si vlere identifikuese perkatesine fetare te tyre, duke mos haruar se pushtimi Otoman po bente gjithcka per konvertimin me menyra te ndryshme te te krishtereve. Me sa une e njoh figuren e Shen Kozmait mund te te them se ai beri cmos per moskthimin e te krishtereve ne myslimane duke perdorur cdo mundesi qe i afrohej qofte edhe ate te gjuhes. Ju kam thene me lart se ishte ai qe shtynte njerezit qe te nxenesoheshin duke i perdorur edhe Kishat si shkolla. Mua si person me duket me te vertete e mrekullueshme qe ne ate kohe kur ne te gjitah keto teritore padituria bente kerdine kishte edhe njerez qe inkurajonin nxenesimin e popullit qofte edhe ne greqisht. Gjithashtu po te them se Matematika, Letersia Antike, Filozofia dhe gjithcka tjeter ne cdo gjuhe kane dhene te njetin mesazh, kultivimin e mendjes njerezore. Prandaj mendoj se ne ate kohe kishte me shume rendesi qendrimin e besen e krishtere se gjithcka gje tjeter.
Cfare moshe ka mitropoliti i Korces dhe sa vjet eksperience ka?
Sa per moshen e Mitropolitit te Korces Imzot Joanit nuk e kam idene se cfare moshe ai ka. POr di qe ai eshet dorezuar peshkop ne vitin 1998 pas studime ne SHBA, nga kjo i bie qe ai te kete 8 (tete) vjet eksperience si peshkop.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 11-12-2006 më 17:47
Brravo Seminarist. E qave pergjigjen. Hajde anej ka tema e Greqise ene Shqiperise, se na mungon dituria jote.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Faleminderit për vlerësimin e bërë prej jush. Të të them të drejtën, nuk jam në korrent të shkrimeve të fundit të të Kthyerit mbi këtë debat, por gjithsesi, kam parasysh që jemi pak a shumë në të njëjtën frymë.
Vërtet historia dhe çdo zhvillim, nuk është bardhë e zi, por nuk do të flas thjesht në teori për ngjyra dhe nuanca. Unë do të vazhdoj me shqetësimin tuaj, për sa i përket Sinodit të KOASH. Ky sinod sot përbëhet nga shtatë anëtërë, ndër të cilët dy janë greke, njëri është arvanitas, ose arbëresh, kuptohet që ka pasaportë greke, kurse katër anëtarët e tjerë të këtij institucioni, më i larti i KOASH, janë shqiptarë. Nëse do të lipsej do të mund të përmendja edhe emrat e tyre.
Diçka tjetër përsa i përket anës ligjore do të përmendja nenet kushtetuese, që kanë të bëjnë me këtë gjë, janë neni 10 dhe 24 i Kushtetutës së Shqipërisë, me të cilat aktiviteti dhe zhvillimi i KOASH është në përputhje. Pra, pengesa ligjore në këtë çështje nuk ka.
Tani nëse do të konsultoni numrin e fundit të gazetës “Ngjallja” organ i KOASH, aty flitet për miratimin e Statutit të ri të Kishës, kryer më 2006, sipas procedurave të organizimit të një Kishe Ortodokse.
Ju ngrini problemin e pasardhësit të Janllatosit, duke iu referuar Statutit, shkruhet “Sinodi i Shenjtë zgjedh Kryepeshkopin, Mitropolitët dhe Episkopët…”, pra nuk ekziston ndonjë trashëgimtar direkt, por zgjidhet me shumicë votash, shumicë e cila përbëhet nga shqiptarë.
Sa për çështjen, se si e ngrini ju, se pasardhësi i Janullatosit do të jetë një grek unë nuk e di ku e bazoni, por nëse është i njëti shqetësim që kam dëgjuar dhe diku tjetër, përsa i përket peshkopit më të vjetë është e gabuar. Sipas Statutit, në rast se Kryepeshkopi që është automatikisht dhe Kryetari i Sinodit, mungon në mbledhjen e Sinodit, për shkaqe të ndryshme, mbledhja e Sinodit drejtohet nga peshkopi më i vjetër, por vetëm ajo mbledhje në rast mungese. Madje edhe kur flitet për peshkopin më të vjetër, nënkuptohet ai që ka marrë më përpara gradën e peshkopit, nuk bëhet fjalë për moshën. Edhe dicka tjeter persa i perket Statutit, vetem disa pika te krehut te pare qe kane te bejne me besimin, jane te pa ndryshushme, pjesa tjeter mund te ndryshohet me dy te tretat e votave te Sinodit, njesoj sic funksionon nje parlament.
Kur Janullatosi erdhi në Shqipëri, dua të të them që Kisha e Ungjillëzimit në Tiranë kishte ende pamjen e një palestre të rrënuar dhe Janullatosi nuk ka hequr asnjë fotografi, për faktin e thjeshtë sepse nuk ekzistonte, kurse Selia e Kryepeshkopatë nuk ishte marrë ende. Megjithatë, po ju siguroj që në selinë e Kryepeshkopatës dhe në Mitropolinë e Korçës, që unë kam pasur mundësinë të shoh, gjendet jo vetëm fotoja e Imzot Theofanit, por edhe e shumë peshkopve të tjerë të KOASH, të cilët kanë dhënë po aq kontribute të vyera në këtë Kishë dhe që kanë qenë po ashtu shqiptarë.
Për problemin e Luftës në Kosovë dhe gazetën që përmendni, apo të tjera si këto, duke mos dashur ta diskutoj gjatë jo për ndonjë arsye, por sepse nuk kam shumë informacin, përsa i përket qëndrimeve të tjera jashtë shqipërisë nuk mund të flas. Sa për KOASH mund të them se ngjarjet dhe faktet flasin krejt ndryshe, nuk e di sa jeni në dijeni për atë periudhë dhe mbi aktivitetin dhe qëndrimin e KOASH dhe të liderit të saj.
Unë di se KOASH ka mbajtur qëndrim kundër atyre që serbët bënë në Kosovë, madje KOASH ngriti në atë kohë dhe një kamping, për popullatën e dëbuar me dhunë nga Kosova, gjithashtu ofroi dhe ndihma të tjera ushqimore dhe materiale me angazhimin e drejtpërdrejtë të Kryepeshkopit Anastas.
"Perendia eshte Dashuri dhe kushdo qe mbetet ne dashuria, tek Perendia mbetet"
Qellimi im ne keto rrjeshta marre nga “Kisha ortodokse dje edhe sot” liber i Jean Meyendorff, qe me duket se i pershtatet fare mire temes, raste si ky me poshte ka shume por ndryshimi i madh midis dy popujve ne fjale dhe largesia ( qendrat kulturore ), per mua, mjafton si ekstrem pa patur nevoje te permend te tjera.
Nje nga misionaret me aktiv te te gjitha koherave ishte At Nikolla Kasatkin.Mberriti ne Tokio ne vitin 1861 si capelan ( prift ne ushtri ) i ambasades ruse , shpejt i braktisi detyrat e politikes dhe i’u dedikua plotesisht misionit. E para gje qe beri perktheu ne gjuhen japoneze “Dhjaten E Re” dhe tekste liturgjike. Duke u emeruar peshkop me 1880, Nikolla dijti te fitoje besimin ne ate vend ku predikonte Ungjillin; sidomos kaperceu pa shume deme, periudhen kritike te 1904 – 1905 , duke qendruar ne vendin e detyres edhe pse lufta vinte vendin e tij kunder Japonise, kendonte Te Deum per fitoren e ushtrise japonese. Edhe sot e kesaj dite, te gjithe e pranojne karakterin me te vertete indigjen ( cilesi kjo ) e Ortodoksise qe i’u pershtat aq mire vendit Japones.
Pra ngado te vije nje episkop, vendi i tij eshte ku ai kryen detyren.
Zoterinj, ç’do te thonit, nese Kryepiskopi yne do behej nenshtetas shqipetare?
Shume nenshtetas shqipetare jane ne dhe te huaj dhe shume kane marre dhe do te marrin nenshtetesi tjera. Kur merret nje pashaporte e re behet edhe nje betim kundrejt vendit qe e leshon.
Po te marre pashaporte shqipetare, s’ka me fjale, do jete te pakten para ligjit i barabarte.
Pershendetje.
Ndryshuar për herë të fundit nga arbereshi_niko : 13-12-2006 më 12:50
Une jam kundra dhenjes se nenshtetesise shqiptare Janullatosit. Ky eshte mendimi im sepse me mire te jem i kujdesshem sesa pishman.Postuar më parë nga arbereshi_niko
Nuk ka se cfare ti duhet.
Edhe ne nje shtet shume demokratik sic eshte SHBA-ja president duhet te jete nje shtetas qe ka lindur ne SHBA, nuk mjafton thjesht shtetesia. Nuk eshte e njejta gje por nje paralelizem mund te behet.
I bukur ai shembulli qe dhe por ama ke SHUME me teper shembuj 100% te kundert nga ai qe dhe sic e dine te gjithe, kisha greke ka interesa te kunderta me ato shqiptare.
Pershendetje,
Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa
Pse ka ligje shqiptare ? Per cilat ligje po flasim ? Per ato rryshfetejane qe zejme vendin e pare ?
Ku ka ligje ne Shqiperi aman. Sidoqofte Janullatosi me apo pa ligje ka per ta marre ate pashaporte.
Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 15-12-2006 më 00:55
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt