Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 120
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    vetem ate rrelsen Lioness nuk po shikoj ketu une apo ka shkuar me prit priftin?hahahaha.Nuk eshte hera e pare qe ndodhin keto gjera ne Shqiperi,une di se edhe sot ne kishat katolike vetem prifterinj italiane ka.apo kane sjellur kontigjent te ri per me hap kurse dhe te civilizojne shqiptaret??..besoj se e kuptoni cfare kursesh.

  2. #92
    Kryeengjell,
    Nuk e mora vesh kete punen e Turqise. Une e thashe qe ajo baza ne Bishtin e Palles nuk me pelqen por as ajo ne Pashaliman. Ska shume rendesi se nuk eshte kjo tema.

    Per fene dakord qe ajo nuk i perket vetem nje kombi por per mendimin tim dhe shume te tjereve kandari i tanishem anon ca. Apo jo?

    Ti mund te falesh ne cfare do gjuhe te duash por ai qe eshte ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet te kete parasysh qe behet fjale per kishen shqiptare. Prandaj lutjet ne gjuhe te huaj mund ti beje kur ata qe jane prezent jane te huaj dhe e kerkojne por jo per te hirotonisur nje Peshkop ne Gjirokaster.

    Dhe statusin e permenda sepse ai eshte baza e KOASH-it. Ai ndryshon, edhe Kushtetuta e Shqiperise ndryshon por per ate duhet pyetur populli. Po keshtu edhe per ndryshimin e statusin te KOASH-it duhet pyetur populli. Nqs nuk u pelqen Ministria e Drejtesise qe eshte zgjedhur nga populli ata mund te bejne nje tip referendumi.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Kisha orthodhokse iu perket orthodhoksve

    Autoqefalia e Kishes Orthodhokse te Krishtit ne Shqiperi me teper se kujdo tjeter u perket Othodhokseve te ketij vendi, autentike ne keto troje sa edhe vete krishterimi. nuk do te lejojme dhe nuk i japim te drejte askujt qe te percaktoje fatet e Kishes sone, i huaj ne Kishen Orthodhokse nuk eshte askush qe i perket ketij besimi.
    Sa per Hiresine e Tij Imzot Theofan Nolin, ne ia njohim vlerat dhe meritat me mire se sa ju, sepse Peshkopi Theofan ishte biri i kesaj Kishe qe ju e perbaltni me gjepura te tilla. Ndersa ata qe perpiqen te perdorin emrin e tij per te justifikuar qellime antiorthodhokse madje dhe antishqiptare, do tu thoja se nuk eshte e udhes qe te perdoresh cilendo figure historike per te arritur qellimin. Kisha orthodhokse eshte shume me e lire nga sa e mendoni ju dhe kjo eshte ajo qe juve ju shqeteson, mbarevajtja dhe perparimi i saj ne shume pak kohe, ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e mllefit qe shfreni kunder Kryepeshkopit Anastas dhe KOASH, sepse kjo arritje iu vret dhe verbon syte. Ne e dime, goditemi vazhdimisht sepse kemi fruta, pasi nje peme shterpe s'do kishte arsye ta godisnit me gure.
    Nese Imzot Theofani do te ishte gjalle do te ishte miku me i mire i Kryepeshkopit dhe bashkepuntor i tij.
    Ne si othordhokse jemi te lumtur qe Perendia na vleresoi duke na derguar nje njeri si Imzot Anastasi, per te drejtuar, ringritur dhe udhehequr Kishen e Krishtit ne kete vend.

  4. #94
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    vetem ate rrelsen Lioness nuk po shikoj ketu une apo ka shkuar me prit priftin?hahahaha.
    Priftin nuk me vjen ne shtepi mua XX22 qe ta "pres", vete une ne shtepine e Zotit, dhe me pret ai atje.

    Nuk eshte hera e pare qe ndodhin keto gjera ne Shqiperi,une di se edhe sot ne kishat katolike vetem prifterinj italiane ka.apo kane sjellur kontigjent te ri per me hap kurse dhe te civilizojne shqiptaret??..besoj se e kuptoni cfare kursesh.
    Kujdes me steriotipet e nje lloji apo te nje tjetri. Ku ke degjuar qe vetem prifterinj italiane ka ne kishat katolike?
    Do behej mire sikur cdo besimtare te shikoje besimin e vete, e te lere ate te te tjereve menjane.

  5. #95

    Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare eshte SHQIPTARE!

    Citim Postuar më parë nga Kryeengjelli
    Autoqefalia e Kishes Orthodhokse te Krishtit ne Shqiperi me teper se kujdo tjeter u perket Othodhokseve te ketij vendi, autentike ne keto troje sa edhe vete krishterimi. nuk do te lejojme dhe nuk i japim te drejte askujt qe te percaktoje fatet e Kishes sone, i huaj ne Kishen Orthodhokse nuk eshte askush qe i perket ketij besimi.
    Sa per Hiresine e Tij Imzot Theofan Nolin, ne ia njohim vlerat dhe meritat me mire se sa ju, sepse Peshkopi Theofan ishte biri i kesaj Kishe qe ju e perbaltni me gjepura te tilla. Ndersa ata qe perpiqen te perdorin emrin e tij per te justifikuar qellime antiorthodhokse madje dhe antishqiptare, do tu thoja se nuk eshte e udhes qe te perdoresh cilendo figure historike per te arritur qellimin. Kisha orthodhokse eshte shume me e lire nga sa e mendoni ju dhe kjo eshte ajo qe juve ju shqeteson, mbarevajtja dhe perparimi i saj ne shume pak kohe, ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e mllefit qe shfreni kunder Kryepeshkopit Anastas dhe KOASH, sepse kjo arritje iu vret dhe verbon syte. Ne e dime, goditemi vazhdimisht sepse kemi fruta, pasi nje peme shterpe s'do kishte arsye ta godisnit me gure.
    Nese Imzot Theofani do te ishte gjalle do te ishte miku me i mire i Kryepeshkopit dhe bashkepuntor i tij.
    Ne si othordhokse jemi te lumtur qe Perendia na vleresoi duke na derguar nje njeri si Imzot Anastasi, per te drejtuar, ringritur dhe udhehequr Kishen e Krishtit ne kete vend.
    Ti a u lodhe ndopak te shikosh postimet e mia te mesiperme?
    A e vure re qe edhe une jam ortodoks? A i vure re pergjigjjet e mia per kete pune?
    Apo je shume i zene qe ta paraqisesh si "ortodokset kunder te tjereve" nderkohe qe ne te vertete puna eshte te Janullatosi.
    Po ta besh detyren tamam do te kishe lexuar qe une nuk kam ndonje gje kundra KOASH-it dhe te mos me detyrosh ti them gjerat 100 here.
    Ishte pikerisht KOASH-i dhe Fan Noli qe kane luajtur nje rol madhor kunder interesave shoviniste greke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinezi : 08-12-2006 më 23:14
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Priftin nuk me vjen ne shtepi mua XX22 qe ta "pres", vete une ne shtepine e Zotit, dhe me pret ai atje.



    Kujdes me steriotipet e nje lloji apo te nje tjetri. Ku ke degjuar qe vetem prifterinj italiane ka ne kishat katolike?
    Do behej mire sikur cdo besimtare te shikoje besimin e vete, e te lere ate te te tjereve menjane.
    E do me te heq nga lista shoqnise?/ ;qe ke filluar me frekuentu edhe kishat katolike se dija,s e shikoj qe i di mire se çfare prejardhej fisnore kane prifterinjte e ketyre kishave italiane apo shqiptar/
    Kur shkon ne kishe ka people qe shkojne edhe per te pare njeri-tjetrin njera nga keto edhe une dikur hahahaha,kam shkuar ne kishe 3-4 here per hesap timin lol.Tek kjo e fundit ke te drejte,po sapo hapen tema islame nuk i thote njeri gje perse shkruan,duke pare qe ne postimin tim nuk kam ofenduar,eshte ndryshe kur ofendojme njeri-tjetrin sepse as mua nuk me pelqen kjo gje.Po ti nuk ke pse prekesh ne seder kur te them po pret janullen se fundja njeri eshte i shkreti,nga greqia vjen,po se pritet ju qe shkoni ne ate kishe kush do ta prese qyqarin.

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Per Kinezin

    I dashur Kinez, duke qene se po thua se je ortodoks dua te te them, se Kisha eshte Orthodhokse, ose emertimi me i sakte do te ishte Kisha Orthodhokse Autoqefale e Krishtit ne Shqiperi. Autoqefale ne kuptim ortodoks do te thote qe eshte e pavarur per tu vete administruar, por si Kishe ajo eshte pjese e se teres, e Nje Kishe te Shenjte te Pergjithsme dhe Apostolike dhe kreu i saj detyrimisht duhet te jete ortodoks. Une do te isha dakort po aq sa edhe ti qe kreu i saj te ishte vendas, por kur nuk mund te kemi nje te tille, a mund qe te pranojme qe Kisha te jete pa drejtim? Gjithashtu dua te te them se nuk eshte e lehte qe pergatitesh njerez qe duhet te marrin nje pergjegjesi te tille, pasi ne te kundert mund te shkaktojme me shume probleme brenda Kishes nga sa ne mendojme. Eshte mire te veme vetulla por pa nxjerre syte ama.
    Persa i perket dorezimit te Gjirokastres dhe berjes atje te nje peshkopi te ri edhe une e di qe sherbesa kishtare eshte mbajtur ne dy gjuhe dhe kjo per faktin e thjeshte te vecantise qe ka Gjirokastra, e kam fjalen per minoritetin qe jeton atje. Por une nuk mendoj se ky eshte problemi tragjik, i cili duhet te na shqetesoje, sepse e kam thene edhe me perpara qe ne Kishen Orthodhokse sherbesat kryhen edhe ne gjuhe te tjera, si maqedonishtja ne Prespe, serbishtja ne zonen e vrakes ku ka minoritet malzes dhe ne gjuhen vllahe ne nje kishe te qytetit te Korces dhe ne voskopoje.
    Baza e KOASH dhe cdo Kishe tjeter Orthodhokse kudo ne bote nuk jane statutet, por Kanonet e Shenjta qe kane te njejten fuqi vepruese ne te gjitha Kishat Orthodhokse, ne cilin do vend te botes, ku ato ushtrojne funksionin e tyre. Jo statutet i nderuar Kinez, por Kanonet e Shenjta jne ato qe ne Kishe jane te pa ndryshueshme. Kurse per hartimin dhe ndryshim e statuteve, ato pikesepari nuk duhet te vijne ne kundeshtim me frymen dhe Kanonet e Shenjta te Kishes, duhet qe te njihen nga te gjitha kishat orthodhokse simotra dhe te mos bien ne kundeshtim me frymen e Kushtetutes se nje vendi. Nderkaq Kisha nuk eshte institucion shteteror dhe asnje ministri nuk mund te percaktoje apo ndaloje zhvillimin e saj te brendshem, per sa kohe ky zhvillim nuk vjen ndesh me Kushtetuten e vendit. Instanca qe pergatit statutin ne cdo Kishe Orthodhokse eshte Sinodi i Shenjte i Kishes lokale, duke e aprovuar ate nga nje asamble kleriko laike, e cila mund te propozje shtim, ose pakesime brenda statutit. Eshte e njejta procedure si ne parlament ku ligjrt aprovohen me shumice dhe me referendume popullore, pasi dhe statutet jane paketa rregullash administrative.
    Sa per kandarin secili peshon me kandarin e vet, por dua te te bej me dije se kandari im eshte thjesht otodoks.
    Te kerkoj edhe ndjese qe nuk I kam lexuar te gjitha mesazhet e tua, ndoshta per efekt kohe. Nese problemi yt eshte Imzot Anastasi, une do te thoja vetem eshte fat per Kishen tone qe ne krye te saj kemi nje te tille personalitet, qe shume kasha te tjera ortodokse e kerkojne me qiri pa dashur t’ia dine fare per kombesine e tij. Ndoshta kur vertet Kryepeshkopi Anastas te mos jete me drejtuesi Kishes Orthodhokse do te flasim perseri, pork am frike se kur te mos e kemi do ta kerkojme dhe nuk do ta gjejme.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e I KTHYERI
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Postime
    85
    O Kinezo me fal qe po hyj edhe une ne kete "debat", nuk dua t'ju ngateroj por po me behet qejfi qe orthodhokset po bisedojne per shtepine e tyre. Do te te kerkoja te shikoje pak me shume menyren e organizimt te Kishes Ortodokse, sepse me duket se nuk je shume i njuhur me menyren e organizimit te saj, me fal qe po ta them kete gje, nuk dua te te ofendoj. Po them vetem dicka se ai qe shan kreun, ka share edhe trupin, sepse po te them se per cdo ortodoks te vertete do te ishte nje ofendim kur te degjonte sharje per udheheqesin e komunitetit te tij.
    Po te them edhe dicka se Anastasi nuk nuk u zgjodh per drejtimin e Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise se ishte grek por se ishte nje person qe ishte i gatshem te perballonte sfiden e ringritjes se Kishes Ortodokse ne Shqiperi.
    Sa per figuren e Hiresise se Tij Imzot Theofanit po te them ate qe Ate Artur Liolini thote, se ata do te ishin dy miq shume te mire. Gjithashtu po te them se asnje brenda Kishes Ortodokse nu khedh poshte vlerat e Imzot Theofanit, por ju duhet te kuptoni se Kisha e Krishtin nuk ka kufij, sepse eshte e "PERGJITHSHME" si thote Simboli i Besimit ne Kishen Ortodokse.
    Me vjen keq qe shume njerez ngaterojne te qenit ortodoks me te qenit grek, mund t'ju kujtoj ate qe apostull Pavli thote, se nuk ka as Jude dhe as Grek, por te gjithe u bene nje ne Zotin Jisu Krisht.
    Po ju them dicka meqenese edhe une jam nje ortodoks, se asnjehere nuk kam degjuar qe ne Kishe te thuhet dicka kunder Shqiperise, as nuk kam degjuar qe te behe ndonjehere propogande pro greke. POR me sigurine me te madhe po ju them se ato qe une kam degjuar jane pro KISHES ORTODOKSE AUTOQEFALE TE SHQIPERISE dhe vetem ne favor te saj, pa u ndikuar nga asgje e jshtme.
    Po ju them edhe dicka tjeter, Kryepiskopin Anastas kam patur mundesine ta degjoj edhe ne takime me politikane te larte dhe me ka bere pershtypje preokupimi i tij per Shqiperine dhe per Shqipetaret. Po ju them me bindje te plote se asnje qeveritar te vendit tone nuk e kam pare aq te preokupuar ndaj fateve te njerezve te ketij vendit sa kete njeri.
    Jam i sigurte se do te me quani si nje njeri filogrek, apo si nje njeri qe ka shitur veten e tij tek greket apo serbet, por ju siguroj se jam SHQIPTAR DHE BIR SHQIPEJE dhe ky vend me dhemb po aq sa edhe ATDHETARIT ME TE MADH.
    E fundit qe do te them eshte: A mund te diskutojme dicka mbi Hiresine eTij Imzot Kristofor Kisin i cili ishte personi qe me dijen dh ereputacionin e tij ariti te impononte tek te gjithe qe te njihej Autoqefalia e Kishes ne Shqiperi, sepse Autoqefalia e Kishes ne Shqiperi ishte nje proces dhe jo dicka e menjehereshme.

  9. #99
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Postim me vend ky i yti. Gam gam bejne shumica ketu, por nje gje eshte e sigurte, qe nje Grek eshte i preokupuar qind here me shume se ato qe luftojne per nje post te qelbur dhe nuk zgjidhin as edhe nje gje.

    Ky eshte morali fabules te dashur. Nuk ka pune ketu jo Janullatos Greku jo x y. Ai ka rimekembur nje sistem te tere fetar, ka hapur shkolla, ndetuar kampe, kisha, etj etj etj, e ju cfare beni ? I meshoni fyellit. Doli dhe Joan Pelushi meqe deshtet e tha nuk jam gati per kete post. Faktikisht ne nuk kemi akoma figura qe te zevendesojne eliten orthodokse ne KOASH. Prandaj dhe i degjon te gjithe te flasin per Nolin e Kissin, por ata kane vdekur, i perkasin te kaluares qe tashme dita dites po kthehet ne nje e kaluar historike jo ne nje te kaluar recente. Duke humbur kujtesa e ketyre njerezve, dhe duke ndenjur duarkryq pa bere asgje, nuk mund te pretendohet per nje peshkop Shqiptar ne rradhet e KOASH-it.

    Rasti i Janullatosit te jete si shembull i perkushtimit, sepse vec me perkushtim dhe ruajtje te interesave fetare dhe njerezore te nje kombi mund te arrijme dhe ne te prodhojme figura te tilla, perndryshe do bejme gjithe diten gam gam, e nuk do arrijme asgje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #100
    Si Kryeengjellit ashtu edhe te Kthyerit urime per shkrimet. Kesaj rradhe te pakten po behet diskutim dhe jo rremuje. Keni thene ate qe mendoni dhe keni dhene edhe arsyet. Vetem qe diskutimi vazhdon

    Keto pune nuk jane anjehere bardhezi dhe ne ketu me duket se diskutojme se cfare nuance ka ngjyra.

    Une them se nuk eshte e bardhe sepse sipas perberjes se Sinodit te Shenjte, edhe pasardhesi i Janullatosit do te jete grek. Ndonjeri qe e di me mire statutin te shprehet por une e di qe anetari me i vjeter ne Sinod ka te drejten dhe ky anetar eshte grek.

    Nga ana tjeter kisha greke gjithmone i ka fryre zjarrit me idera te prapambetura si Megalo Idea e te tjera. Ajo ka mbeshtetur Serbine kunder Kosoves dhe nuk ka qene asnjehere pro ceshtjeve shqiptare (psh Kozma Etoliani).
    Psh gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, thote se "ditën e martë të muajit Maj 2003, kryepeshkopi shkoi në Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe patrikun Bartolomeo, për t‘u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të shpallë Bashkimin Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e sipërpërmendur tregoi gjithashtu një fotografi të të tre drejtuesve ortodoksë-grekë. Në fotografi të bie në sy patriku Ekumenik Bartolomeo, që deklaroi në fillim të viteve nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje për simpati universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po përballojnë sulme nga forca të errëta në shumë drejtime".

    Keto gjera jane gabim nga ana morale e ligjore.

    Janullatosi me te vertete ka rimekembur besimin ortodoks dhe per kete ka bere me te vertete shume por me duket sikur drejtimin nuk po ja le klerit vendas. Shpresoj qe ta kem gabim por ashtu duket. Cfare kombesish te tjera ka kleri i huaj ne Shqiperi?

    Me sa di une Janullatosi ditën e parë që erdhi në kishën e Shën Vangjelizmoit në Tiranë, hoqi portretin e Fan Nolit. A ka nje praktike te tille neper institucione fetare?Nqs po, a mund te me konfirmojne ndonjeri afersisht sa perqind e ambjenteve fetare kane fotografi te Fan Nolit?

    Edhe nje here, SHPRESOJ se e kam gabim dhe te kete ndonje pasaktesi ne informacionet qe kam gjetur.

    Koha do e tregoje dhe kleri vendas eshte pothuajse gati.
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •