At Steven Siniari eshte femija i nje familje emigrantesh shqiptare nga Berati te ardhur heret ne zonen e Philadelphias ne SHBA. Ai eshte lindur e rritur ne zonen e Philadelphias dhe sot sherben si prift ne njeren prej dy kishave shqiptare orthodhoks te Philadelphias, Kishen e Shen Pjetrit dhe Shen Pavlit ne North East Philadelphia.

Ne te njejten kohe, ai ben nje pune misionare me femijet e humbur dhe te vobektet ne disa prej zonave me te varfera dhe me te vobekta te Philadelphias dhe Atlantic City. Pune kjo qe At Steven e ka bere me vite te tera pa shume publicitet.

Para dy ditesh, Hallmark TV nxorri nje rubrike te shkurter qe flet per punen e At Steven ne emisionin me emrin "New Morning" (Mengjes i Ri).

Faqja e emisionit:

http://www.newmorningtv.tv/todaysshow_112206.jsp


Video qe ben fjale per At Steven Siniari:

rtsp://real.faithandvalues.com/newmorning/week234/nm_1277_02.rm


Adresa e Kishes se Shen Pjetrit dhe Shen Pavlit ne Philadelphia:

http://www.oca.org/DIRlisting.asp?SI...=OCA-AL-PHLSPP